Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2

    Mesele shqiptare

    QYSHĖ I SHPĖTOI XHAHU LUFTĖS?

    Bali Xhah,qat natė qi kish pas hi dhanėrr,ja kish pas majt nuses ni ders te fortė.
    -Nuse, dije pi ksaj nate,kurrė nuk du me m'u perzie ne punet e mija.Pra maje men, hiq kurrė nuk te ngoj u ba shka u ba. Mos'em thuej nuk e kam ditė.
    -Ani burrė,qysh tė thuesh, nuk ta prishi.
    Nejse kaluen bashk nja pesė vjet,nime kurrnihere nuk e ngojti gruen. Grues i vinte tepėr inati. Bile, kanihere kur Bali gabojke,gruja i thojke, "ma, se ashtu s'ban". Bali i grahke me tvetėn edhe pse i dilte dallash.
    Nė senen 1943,bali kish hypė nė divanhane e i kish kacavjerrė kamtė kah oborri. Grueja e pa dhe vetmeveti po thotė. " tash e zuna ngusht,s'ka qare pa me ngue". I afrohet ngat dhe i thotė:
    -O njeri, shka i ki kacavjerrė kamtė pi oborrit,hin mrena se po rrėxohesh e p'e then naj krah a naj kamė e bahesh sakat !
    Balit ju ngushtue hesapi. Me hi mrena,p'i bjen se p'e ngon gruen, me ra p'i s'nalti,nime bahet sakat! Menoi mirė e mirė,s'mujti me ngue gruen. Fėėsht rrėshiti pi divanhanes, po dihet, katit tė dytė ra ne do gurė,u qallamish krejtė,e theu kamėn ne dy vena e theu edhe krahun e djathtė. Ngajten rob e kojshi, me lese, diqysh e shtinen mrena. Nime u ba sakat. Mas disa ditėve ja nisi me hecė, ama me paterica.
    Bash n'qato ditė ishte lufta. Shumicen e mashkujve i mobilizuen dhe i quen nėluftė. Balin kur e panė me paterica, nuk e moren.Shoktė e tij shkuen e do-do kurrė nuk u kthyen. Bali pėshtoi pa ni therrė n'kamė, u shnosh si a ma mirė. Nejti te shpija bashkė me gruen e thmitė. Shpesh i thojke grues,"me t'pas ngue ty, sot pale se ku isha,me siguri m' kish mlue bari.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hajrush : 09-06-2022 mė 11:11

Tema tė Ngjashme

  1. Mesele shqiptare
    Nga Hajrush nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2022, 18:52
  2. Mesele shqiptare
    Nga Hajrush nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2022, 17:49
  3. Mesele shqiptare
    Nga Hajrush nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-06-2022, 12:06
  4. Mesele shqiptare
    Nga Hajrush nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2022, 11:42
  5. Mesele shqiptare
    Nga Hajrush nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2022, 11:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •