KOHA E DILINXHINJĖVE
-Po, pi nizetes sene e teri hinėn parizantė, isha koxhobash (kryeplak) i katunit Kashkallė.Nejse, erdhėn partizantė, mue nuk m’i vetėn dajtė, m’ė qitėn pa kapuq. Tash nisa me u merzitė, bile u bana vesveseli . Ma marrke menja se nuk ka bir nane qi munet me ardhė nė venin tem . Thojsha vetmeveti “nashta Sula munet me ba naj sen, ama nuk ka idare, se kmeti u duftė me pasė grazhdin e fortė a, si njeri asht shumė i drejtė; Milaimi ka idare, ama, asht pis njeri. Nuk ban - hiq s’ban”-nisi rrėfimin daja XHafė,dhe vijoi.
Kur, qe, ni natė u thirren katuni ne ni tubim, ku u dashke m’u zgedhė kryetari i katunit. Mue nuk mė thirrėn, ama nuk m’u zake veni -ven. Prita e prita tekteri u derdh tubimi. Masi u shkepėn mileti, e nala Jahėn.
-He Jahė, shka batė?
-E zgedhėm kryetarin, - ma priti Jaha
-Hajde per hajr, ka?!
-Zilin, Zilin e banėm kryetar.
- Jo ishalla, jo!,-i piskata.
-Po ishalla po!,- m’ bertiti .
-Haj medet pėr Kashkallėn shka e paska gjetė! Po qyshė more jav piu sorra mentė e e zgedhtė bash Zilin! A e din ti se shka kam pas hjekė me ta? Dilingjiu ma i madh u kanė e edhe asht. E din more se shka ka pas hjekė kovaēi me kėt pis. E qitke kovaēin pi sobe e ky hike te gruja e tina. Jaaa, gja nuk paskeni ba!. Jazėk ju koftė!
-Aiiii, baci Xhafė, sen nuk po dishe.Sot asht koha e dilinxhive, e rakixhive, e kumarexhive, e hajnave,e drogaxhive…, Sot ata e kanė marrė hyqmin dhe kanė me na grahė kah e kanė piken e qefit. Ti, mshile gojėn se sahora qyky Zili munet me t’shkalė hu gardhi.
Krijoni Kontakt