K’SI MYSAFIRĖ MOS M’BJER MA!

-Bablok, edhe pak na vjen ni musafir, e n’mujsh, ep pak qehre se asht jabanxhi e edhe burrė i mirė.
-Pa gajle djal’jem. Kur jam mrrolė para musafirėve?
Dhe, nuk vonoi, erdhi mysafiri. Babė e birė e pritėn sa s’bahet ma mirė. Me “mirė se t’pruni Zoti”, e shtinėn nė odė. Hala pa u rahatue mirė, djalit i doli ni punė me shkue nė shehėr.
-Shko bir, shko se unė jam ktu, nashta nuk vonohesh.
Djali u nis pėr nė qytet. Plaku me tė shpejtė poqi dy kafe u ul pėrballė tij dhe po e pvetė:
-Kah tė patėm or mik?
-Pi Gurine,- u pėrgjegj mysafiri.
-I kujna je?
-I Lamit jam.
- Mirė boll, po Lami i kujna ke?,- vijoi plaku.
-Valla veq shka m’ngushton, nuk e di i kujna u kanė.
Plaku, iu avyt shumė ngat e po ja zgurdullon sytė.
-Thue nuk ja din emnin babgjyshit ,a?
-Jo valla. Jum kanė i vogėl kur ka dekė . Qat vjet kum pas hi n’shkollė..
- Po mirė, a kini ba muhabet najhere pėr ta?
-Jo, kurrė. U kan i dekt.
-Po, a?!
-Po, Valla!
-Haj medet, haj!,- bani plaku.
Nuk vonoi shumė,erdhi djali. Plaku doli n’oborr dhe bėrtititi kooxha si fort:
-Biro, ksi mysafirė mos m’bjer kurrė!



K’SI MYSAFIRĖ BJERĖM PĖR NATĖ

-Allahile Durim, a ban me ardhė me bujtė ni natė se, krejtė jam hallakatė me babėn.
-Po mor, pse, shka ka ba vaki?!
-O ni natė m’erdhi musafir ai djeli i Lamit. E, llaf mas llafi nuk kish ditė m’i kallxue babės se i kujna asht Lami, demek babgjyshi i tina. Baba veq qi nuk i kish thanė “qu e hupum pi ktuhit!”
- Sonte kam me ardhė e kam me ta knaqė babėn.
Dhe, para akshamit Durimi cokati nė derė me “ a ka bujrum,hej?”
Bali Xhafė doli e pėrcolli si asht adeti. Me, “mire se na erdhe” e shtini nė odė. Pa u vonue, i poqi dy kafe ,u ul pranė tij dhe ia krisen muhabetit:
-Kah tė patėm lum djali dhe i kujna je?-e pveti odaxhiu.
-Pi Vjehrice, jam i biri i Rrahės.
- Po Rraha, i kujna u kanė?
- Rraha u kanė i Monit.
- E dini pse t’ veta pėr babgjyshin?
-Jo valla, nuk e di.
-Para do ditėve, na pat ardhė ni musafir, qeshtu sikur ti. Kur e veta pėr emnin e babgjyshit, mė tha, ”nuk e di valla, jam kanė i vogėl kur ka pas dekė”. E tu idhnova ore lum miku, veq qi nuk i thash ēohu, e baje bishtin.
-Kurgja nuk paske ba ore axhok. Atina u kanė duftė me ja qitė opangat e me i thane, ”qyre derėn e oborrit, hup e sytė mos t’i pafsha kurrė!”. Ai njeri qi nuk i din bile pesmdhetė shokė (paraardhės) tė vet, haram asht me ja dhanė bukėn.
Bali Xhafa i hapi sytė e pe kqyrė n’drita t’syve.
-Qe axhok, unė po t’i kallxoj me renė nė familjen teme , kush i kujna u kanė.
Tė thash, 1. Unė jam i Rrahės, 2. Rraha i Monit, 3. Moni i Qemės, 4. Qema i Nurės, 5. Nura i Dikit, 6. Diki i Males, 7. Mala i Selamiut, 8. Selamiu i Tafilit, 9. Tafili i Tatarit, 10. Tatari i Pajės, 11. Paja i Muratit, 12. Murati i Malit, 13. Mali i Shpatit…
-Kadale djalo, tash po m’ doket ja dhae shpatit,- nuk pati qare pa gufue plaku.
- Jo axhok, jo, nuk po ja japi shpatit, por tashti kam mrri nė kohėn para ardhjes sė Turkut te na. Atėherė, emnat jav kanė pas ngjitė shyp, ty po t'doket se po t' rrej. Jo jo. Ngo hala!: 14. Shpati i Gurit, 15, Guri i Kuqit, 16. Kuqi i Bardhit,… a po don hala?
-Jo, boll!. Tė lumtė goja biro!
-Lazim, ēu shko e prenaj ni ēuran, ata nuk bejnė voe. Ēuranat janė errski e qetyne mysafirėve.
Qesi musafirė bjerėm pėr natė.