UNĖ, UNĖ KAM RREJTĖ!
Dikur, kah pesėdheta sene,Sllakovci ishte edhe komunė. Besa po, kishte kryetarin,sekretarin,ofiēarin edhe ni hyzmeqar. Tetanė ishin ciribashė, hajtali qi as shpija nuk jav pake hajrin. Nejse,ishte koha e tyne.
Kta nuk kishin shka punojnė, po edhe nuk dishin. Dishin me shkru e me lexu qysh kishin msu kur ishin ushtarė tė krajlit.
Ni ditė nisėn po bajnė llaf pėr azganat e katuneve nė kohen e Shypnisė.
-A ban me thirrė Bacin Curr, ta tutmi pak? E dini se qyshė na rrejke? e vrava ni, i vrava dy , bile ni ditė pat thanė i palova tre,-tha sekretari i komunės.
- Ban vallahi, pe kqyrmi shka po banė,- thanė.
E banėn gati ni thirrje me bojė tė kuqe, i ranė myhyr e ja dhan kuririt. Ky menihere shkoi. Curr Menihere me ardhė nė komunė, dishka keq i kishe senet, do vrasje i permenėn.
-Mos bre, allahile?
- Po valla qeshtu i nijta tuj folė. Mdoket kanė dijeni pėr ato vrasjet qi i bajshe nditė tShypnies.
-Kush, unė kum vra kan ,a?! Jo bre, pasha kryet e thmive, kurrė skam vra kan, hiq.
-Ama Curr, vet thojshe e vrava nja, i vrava dy. Me gojė tane e ke ba ispatė. Po hajde mos tvonohemi se mujnė me ardhė milicija pi Gilanit e me t ba tamruk.
Currin e lshuen kamtė ama pa shkue nuk bajke. Hini nė zyre, sarih si limoni.
-Hajde Curr, dilum qanenaj edhe rri nė kamė,-i tha kryetari.-Punėn e paske pisk. Paske vra shumė kanin e ma shumė kokan shkie. Ti kallxona: Vet i ke vra apo bashkė najkan?
-Jo- jo, jo shok kryetar as vet, as me kerkanin nuk kam vra njeri. Kjo asht rrenė. Rrenė, rrenė e marume. Amani ju koftė, mos mė merrni nė qafė!, - foli Curri tuj kajt.
-A po rrejshmi na, a?- i piskati kryetari .
-Jo more, jo! Ju nuk jini tuj rrejt po unė, unė. Unė rrejsha. Paj krejt me njihni o burra. E dini qi daima shka kam folė kam rre. A Hashim, ti bilum me njeh, a jam kanė rrenc?
-Po valla nime rrenc je kanė, po kta spot besojnė.Po dojnė me tqu nGilan. Shka tbajnė atje se din as kta.
-Amani burra , kini ni fije rahmet! Pshtomnėni qesaj here, se goja e jeme kurrė ma nuk ka me marue rrena.
Kur e panė se i lagu apongat me shurrė, e lshuen ama i thanė se ni muj ki me ardhė pėr ditė me na thane " kam rrejtė, kam rrejtė."
- Ejvalla pi juve! Jo ni muj, po ni vjet kam me ardhė e me ju thanė unė kam rrejtė, unė kam rrejtė.
Krijoni Kontakt