TAHRET ME RAKI

-Daja Xhafė, kam nie se te ti ka ba vaki kjo mesele. Po kam qef me nie pi gojės tane, qyshė u kanė kjo mesele.
-E, bash shejtan je,- ma priti.
-E din se nė kohėne krajlit jam kanė kmet i katunit. Pėr shkado sen, xhanart vijshin te unė. Kmeti u duftė me pasė grazhdin e fortė. U duftė m’i shti mrena, me ju dhanė me hangėr e me pi shka kanė dashtė.Bile edhe raki u duftė me majtė n’shpi edhe pse e kam pasė tullusum .
Rakinė e majsha n’qenef. Aty u kanė ni dollap i vogėl pėr me majtė ni enė me ujė pėr tahret. Edhe shishen me raki e lajsha qaty.
Ni ditė m’erdhi ni mik pi Vjehrrice me bujtė nja dy-tri netė. I bana muhabet qyshė a ma mirė.
Dikur, mas gjysės natės u banėm gati me ra me fjetė. Miku shkoi me krye nevojen. Nejse, masi e kryen nevojėn, e merr ibrigun me marr tahret. Po, ibrigu nuk kish pasė pike uji. Aty, skej ibrigut e sheh shishėn plot me raki e menon qi asht ujė.Ia hjek mutusėn e nisė me u ba paqt. E mush grushtin raki e ti mshon prapanicės ama edhe haleteve, po due me thanė, pi habimllekut t'ia fut ni gtusht raki kalemit . ’’ Ouu, ouuu”,- e njeva ni piskam,thash mos u rrėxue pi qenefit e ka ra poshtė. Shpejtė dola nė divanhane. Pe shoh, tirqit i kanė ra nė fun tė kamve e po bertet: ” O, u kalla, u kalla bre!, o flaka po m’ del!
-Kadale burrė, shka u ba?
-Nuk di sen,u pėrvlova me krejt haletet. Shkova, marova! Oh, diqa bre!
Shpejtė hina nė qenef. I vjenė era raki,shisha e derdht. E t’ja plasa gazit sa qi me dolėn edhe lotėt.
-O hajvan,-i thash,- kurrgja nuk paske , ke marrė tahret me raki.