MUE PASKA ME M'A HJEKĖ FLAMEN!
-Daja Xhafė,kam me p'vetė edhe dishka, ama nkoftė qi e zgatė,hiq s'po te nguci.Pe tepron!
-Mos ta nien, shkurt kam m'i ra. Shka po don?;-m'tha.
-Qyshė t' bani vaki nė synetinė e djalit tė Dilit?
-Po. Dili e bani djalin synet e kish qef me knue edhe ni mevlud.Nejse,kish thirrė ni nam burra,po dihet edhe mue. Shkova me gjithė qef, por e kisha ni mene t'keqe, m'i provue burrat me ni mesele qi e kisha nie moti.
-Apet je tuj e zgatė si shumė,-i thash..
-Qe pe shkurtoj pak,ama s'muj m'i ra bash trupka.Nejse, hina n'odė.U ēuen bitevi n'kamė e m'a banen ni ven t'mirė. Erdhi edhe hoxha me nja dy jabanxhi,si nihmaqarė i kish marrė. Nuk e zgati shumė ja nisen pe knojnė mevludin. Mas ni sahati,e prunen buken me tetana t'mirat. Si hangrem bukė (harrove me thanė i fshijtem troshat,i lajtė durtė dhe e kallėm ka ni duhan h'i).-Ani, ti e thave,su ba nami,-keshi.
- U ēova n'kamė,-Burra, me ma dhanė izen se henez kam me shkue n'Kashkallė. Veq i kam nja dy fjalė:
-Dil t'koftė per hajr synetia e djalit! Boll burra t'mirė paske thirrė veq me njanin paske ba gabim t'madh qi e ke thirrė. Ai nuk e ka venin ktu. Ngoni mirė,unė vet,me qeket gisht kam me t'ja qi atė nanė! Mane men! Veq jav lshova xekrrat dhe dola. Dilin, e pashė u merzit kogja shumė.
E, si kisha pas dalė,ish kanė hallakatė muhabeti,po m'kallxon Dili.
Dili ju paska pas thanė, "a nijtet Xhafėn?! Ai e pati fill pernime.Shka ii kini ba njerit? ,-i paska vetė.
Gjema paska pas folė i pari: "Valla unė ja kam pas vjedhė ni gusan. Nshta per mua e ka pasė. Hysi,"ban vaki per mue ka fole se ja kam pas mytė ni maēorr krejtė pahiri".Xeni,"pėr mue e pat se " dimnit m'ka zanė tuj pre dru n'zabei t'tina." Jo, jo, per mue e pati,paska pas folė Syli. M'ka pas zanė n'presek t'hamarit tuj vjedhė grunė.Nuk e paska harrue. Beqa,ne anėn tjetėr paska pas thanė. Hiq mos u merzitni,se per mue ka menu.Ni ditė e zateta gruen e tij,hallen Mane dhe e veta : Halla Mane, a po munet baci Xhafė?- Uh t'ligat mi marrsh! Shka po t'hin ty n'udhe a munet Xhafa ajo? Pisi i flliqtė. I paska kallxue Bacit. Mu paska me m'a hjekė flamen,edhe pse une krejtė pa sherr i kem thanė. Qashtu paskan pas folė gati se tetanė. I mrami paska pas folė hoxh:
-Burra,mos u tutni asnja.Sa pashė unė,gabimet e juve nuk janė kurrgja. Xhafa ka folė pėr mue. M'u ka me m'a hjekė flamen se shpeshėhere e kam ranue. Kurrė nuk e ka shtie kamėn n'xhami,e i thojsha hec more,hin n'xhami me kam tua se ni ditė kanė me ta lujtė nanen e kanė me t'prue lidhė e me t'qitė pemi guri. Pėr qata i paska metė hatri, e vallahi, munet edhe me v'ra. Ju asnja mos u tutni. Une jav paskna marre t'ligat,-paska pas thanė hoxh.