Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Rama nxjerr nga mėnga presidentin: Gjeneral Bajram Begaj

    Kandidati per President Republike i propozuar nga Partia Socialiste ėahtė Bajram Begaj, shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura. Ai ėshtė komunikuar sot nga Edi Rama pas mbledhjes sė Kryesisė sė PS.

    Nesėr pritet qė tė bėhet miratimi nė Grupin Parlamentar tė PS dhe pasdite nė orėn 18:00 do tė shkohet pėr votim nė seancė plenare. Nė vitin 2020, Bajram Begaj mori detyrėn e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura Shqiptare.
    Ai mė parė shėrbeu si Komandant i Komandės sė Trajnimit dhe Doktrinės, Shef i Njėsisė Mjekėsore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shėndetėsor dhe Kryeinspektor dhe Kėshilltar i Inspektoratit Shėndetėsor nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Forcės sė Armatosur Shqiptare. Bajram Begaj ėshtė Profesor i Asociuar i Mjekėsisė. Ai ėshtė i martuar me Armanda Begaj dhe kanė dy fėmijė tė rritur.

    Ai mban gradėn “gjeneralmajor”, vendim tė cilėn e ka dekretuar Presidenti Ilir Meta nė 3 korrik tė vitit 2020.


    Duke pėrligjur zgjedhjen e tij Rama pėrmendi shembullin e Moisiut qė vinte nga radhėt e ushtrisė. “Gjithēka qė rodhi pas tij shkoi keq e mė keq” tha kryeministri duke i konsideruar si tė tilla presidencat, Nishani, Topi dhe Meta.


    Ndonėse Rama evokoi shembullin e ushtarakėve nė drejtimin e shtetit, emri i Begajt ėshtė pėrfolur nė transferimin e pronave tė ushtrise tek privatėt me bekimin e qeverisė.

    Ish ushtaraku i lartė Artur Meēollari qe ka denoncuar nė Spak tjetėrsimin e pronave tė portit te Sarandės dhe atij tė Shėngjinit ka renditur si njė gga pėrgjegjėsit edhe shefin e shtabit Begaj.

    ©Lapsi.al

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Rama nxjerr nga mėnga presidentin: Gjeneral Bajram Begaj

    Shume shpejt do e kuptojme arsyen/interesin perse Rama e ka zgjedhur kete tipin qe nuk e njeh askush…
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Rama nxjerr nga mėnga presidentin: Gjeneral Bajram Begaj

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Shume shpejt do e kuptojme arsyen/interesin perse Rama e ka zgjedhur kete tipin qe nuk e njeh askush…
    Minimalisht kane forcen te nxjerren dicka te re, jo si qeveria e Sales qe vazhdon e nuk ben asgje.

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Rama nxjerr nga mėnga presidentin: Gjeneral Bajram Begaj

    Nuk e ka nxjerre Rama, as nga menga, as nga xhepi i vogel, e ka sjelle tjeterkush...,mos u beni naive
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Rama nxjerr nga mėnga presidentin: Gjeneral Bajram Begaj

    Citim Postuar mė parė nga Neteorm Lexo Postimin
    Minimalisht kane forcen te nxjerren dicka te re, jo si qeveria e Sales qe vazhdon e nuk ben asgje.
    Sala nuk eshte me ne qeveri prej 9 vitesh, e rrjedhimisht nuk mund te nxjerri asgje.
    Tema e thote vete, nje individ anonim perzgjidhet president, vetem sepse i pelqen Rames. E kane bere postin e presidentit si me qen sanitaria e urgjences. Nuk merret parasysh asnje lloj kriteri perzgjedhes..
    Nejse me rendesi qe delet e rilindjes me naivitetin e tyre besojne se presidentit e vendit e ka caktuar Joe Biden personalisht.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Rama nxjerr nga mėnga presidentin: Gjeneral Bajram Begaj

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Sala nuk eshte me ne qeveri prej 9 vitesh, e rrjedhimisht nuk mund te nxjerri asgje.
    Tema e thote vete, nje individ anonim perzgjidhet president, vetem sepse i pelqen Rames. E kane bere postin e presidentit si me qen sanitaria e urgjences. Nuk merret parasysh asnje lloj kriteri perzgjedhes..
    Nejse me rendesi qe delet e rilindjes me naivitetin e tyre besojne se presidentit e vendit e ka caktuar Joe Biden personalisht.
    E ke gabim. Ne kohen e luftes ne Kosove socialistet na dhane nje tjeter gjeneral per president: Alfred Moisiu. Sot na bene president nje tjeter gjeneral president.

    Ne ka nje grup njerezish ne administraten shteterore per te cilet Rama i trajton si mos me keq, keta jane njerezit e punesuar ne Ushtrine Shqiptare. Rrogat me te uleta, investimet me te pakta ne kete dekaden e fundit. Njehere e nje kohe Edi Rama tallej me "kapteret" e ushtrise. Policet majmen dhe ushtaraket shkojne me moton: "mishi tretet, kocka mbetet".

    Lind pyetja: Pse Edi Rama dhe socialistet zgjodhen nje ushtarak president?

    Perpara se ti pergjigjesh kesaj pyetjeje, duhet te besh edhe ate pyetjen tjeter:

    - E zgjodhi vete Rama shefin e shtabit te ushtrise president apo i dhane sugjerime/urdhra qe ta beje nje gje te tille?

    Le te supozojme se e zgjodhi vete e nuk ia caktuan te tjeret. Motivacioni per te zgjedhur president nje ushtarak anonim apolitik eshte qe ti uli vlerat institucionit te presidences. Presidenti ne Republiken e Shqiperise eshte nje figure ceremoniale dhe "pushteti" i vetem eshte ushtria dhe emerimi i gjykatesve ne gjyqesor. Duke qene se babezia e Rames eshte me fame boterore, ne mendjen e tij gjithmone punohet per "te vene gjoba" dhe per "te shtene nen kontroll" te gjitha institucionet. Pra ne mendjen e tij, ai e ka mendjen te fjetur nga presidenca, nuk do ti hapi me peripeci ne aventurat e tij sic beri Ilir Meta ne keto 5 vjetet e fundit.

    Nje tjeter shpjegim eshte qe flaket e luftes ne Ukraine, se shpejti do te vine edhe ne Ballkan. Dhe partnereve tane nderkombetare ne NATO dhe BE u duhet nje "komandat i besueshem ne krye te ushtrise shqiptare", ne nje mocal si Shqiperia ku te gjithe njerezit jane te korruptuar. Idealistet e vetem te mbetur ne shoqerine shqiptare, i kemi ne rradhet e ushtrise. Se kush do te duronte e qendronte ne pozitat e ushtarakut ne Shqiperi kur situata ekonomike dhe respekti qe tregohet ndaj profesionit eshte mbase ne nivelet me te uleta ne 100 vitet e fundit? Vetem nje njeri i ndershem dhe idealist qe nuk e kompromenton integritetin e tij. Nese kjo eshte e vertete, atehere i bie qe partneret tane nderkombetare me kete emerim treguan jo vetem qe kane besimin ne personin e emeruar me te cilin mund te kene bashkepunuar ne vite. Por ne te njejten kohe thone edhe ate tjetren: nuk kemi besimin e duhur tek Kryeministri i vendit. Presidenti i sapozgjedhur i sponsorizuar nga jashte eshte nje kontroll nderkombetar mbi veprimet e Edi Rames dhe administrates se tij.

    Dhe shpjegimi i fundit, ne nje bote te mbytur ne borxhe, me inflacionin ne stratosfere qe po e ben jeten te paperballueshme per njerezit e botes, revolucioni apo kunder-revolucioni popullor eshte i pashmangshem. Njerezit ne rruge bejne revolucione. Ushtaraket bejne kunder-revolucione. Dhe nese situata lihet pas dore sic eshte lene per keto 15 vjetet e fundit, revolucioni dhe anarkia ne rruge eshte e pashmangshme. Me ke perballen revolucionaret ne rruget e botes? Me ushtrine qe mundohet ta vere situaten nen kontroll. Se cilen ane do te mbaje ushtria, anen e njerezve ne rruge apo pushtetareve qe e krijuan kete situate, kjo ngelet per tu pare. Por nje gje eshte e sigurt, kur ai moment te vije, pashalleku i Edi Rames merr fund dhe ushtaraku i bere president do te marri kontrollin e vendit ne duart e tij.

    Po afron fundi i filmit. Vetem ne fund te filmit njerezit do te kuptojne se cfare loje luhej dhe kush ishin "te miret" dhe "te liqte".

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-06-2022 mė 15:13

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-04-2021, 11:16
  2. Rama nxjerr pamjet e projektit Ekopark nė Durrės
    Nga ilia spiro nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2021, 04:19
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-03-2013, 12:01
  4. Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 21:18

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •