Nga Edmond Arizaj
Si ka mundėsi qė traditat tona, arbėrore-shqiptare po rrėnohen ēdo ditė e mė shumė? A mund tė mendohej para 100 vjetėsh qė ajo vajza nga Librazhdi qė pėrdhosi krevatin e pangrohur nga burri e qė pėr punė e shėrbim e kishin marrė, tė shpėtonte gjallė, pasi e kapėn me jaranin nė shtėpinė ku flinte vetėm prej tri vitesh?
Si ka mundėsi qė nderi dhe namuzi ynė, pėr tė cilin jemi mburrur nė shekuj, tani ėshtė katandisur vetėm nė shkopinj e dru, jo nė plumb?! Si ka mundėsi qė degjenerimi i dikurshėm, aq i bukur dhe autentik qė bėhej nėpėr lagje, apo fshat pėr hatara tė tilla, tani bėhet me video nėpėr rrjete sociale, pa shkaktuar atė ngazėllimin e kokave qė zgjateshin nga dritaret duke kukurisur o ēu kėnaqėm?
Po si ka mundėsi qė prindėrit e saj, pritėn 17 vjet pėr ta martuar dhe jo 13 e 14 sa e kemi pasur traditė?! Po si vallė nuk e kanė mė atė gjakun e ndezur qė tė merrte gjak nė vetull dikur, e nuk ia prenė vajzės mishin me gėrshėrė e kėshtu ta vinin nderin nė vend dhe me miqtė e para fshatit tė mos turpėroheshin? Po si vallė ata vjehėrr e vjerrė, pasardhės tė denjė tė Lekės, nuk i prenė hundėn siē e kėrkojnė rregullat e inkuizicionit nė kėto raste, qė tėrė jetėn tė tregohej me gisht?
Po si vallė nė gjithė shoqėrinė tonė me prejardhje hyjnore pellazgo-arbėrore, ka ende tek -tuk ndonjė qė i vjen keq pėr atė vajzė? Dhe si ka mundėsi, si ka mundėsi, ka disa qelbėsira qė thonė tė merren masa pėr ata qė i pėrhapėn videot, pa menduar qė kjo shėrben pėr tu dhėnė njė mėsim tė mirė gjithė atyre vajzave e grave qė e kanė zakon tė pėrdredhin bishtin?
Si mund dikush tė mbrojė njė femėr tė tillė tė ulėt, qė tradhėton burrin, sepse arbėrorėt nė kėto 30 vjet i kanė ēuar vetė a i kanė shitur nė Itali tė fejuarat dhe gratė, por kjo ska pse tė jetė skandal, ato plaēkė janė tek e fundit?
Po si vallė ne, pasardhėsit direkt tė virtytit, nderit, burrėrisė, besnikėrisė, tė prekur nga dora e Zotit qė nė pėrmbytjen e Noes, tė pamolisur nga rrjetet sociale dhe videot me bythė e gjokse jashtė; me programe televizive ku puna, inteligjenca, talenti dhe mundi marrin vlerėsim; ku nuk ēmendemi fare nga programe qė promovojnė seksin e shfrenuar, marrėdhėniet me shumė partnerė, fjalorin e denjė pėr kuplara nė programe tė rinjsh; qė jemi qibarė e nuk pranojmė qė eskortat tė na shiten si modele; qė kundėrshtojmė si shoqėri pasuritė e vėna nga vajza e gra qė nuk kanė punuar kurrė as si modele tė na dalė njė pispilluqe nga Librazhdi dhe tė na prishė imazhin?
(Pyetja ime e parė, me vete sigurisht, ishte: Mirė nusen, po as djalin nuk e deshėn kėta qė bėnė videon, sepse nė njėfarė mėnyre edhe ai ndihet keq dhe i rėnduar nga gjithė kjo shfryrje shoqėrore? Pse pra meqė e bėnė videon, tja nisnin dhe ti thoshin, o bir, kjo vajzė nuk bėn pėr ty, na fal?)
Nuk ka Jezus mes nesh qė tė thotė kush nuk ka bėrė mėkate tė hedhė gurin i pari mbi mėkataren, sepse nuk ėshtė pa faj dhe ajo vajza sigurisht. Por vrisni njėherė mendjen, mblidhini faktet, imagjinoni trysninė, vendosuni nė vendin e kėsaj fėmije (minimumi 10 vjet mė e vogėl se gjithė personazhet e tjerė) e pashkolluar ndoshta, shtojini kėsaj bombardimin prej njė viti tė merakut tė madh kombėtar cilėn ka lėnė dhe cilėn ka zėnė Donaldi mes Alesias, Borės dhe Beatrixit, apo ndonjė bombardimi tjetėr, dhe do dalė i pastėr qelbi shoqėror i Librazhdit, por qė besoj ka mbledhur nė shumė e shumė vende e familje tė tjera tė Shqipėrisė.
Nė kokat pellazgo-arbėrore duhet tė nisė tė ngulitet mirė njė gjė: Tradhėtia ėshtė punė vetėm e dy-tre njerėzve dhe zgjidhet nė gjykatė. Gjithė tjerėt duhet ta mbajnė hundėn brenda punėve tė tyre, edhe vjehrrat, edhe baballarėt, edhe komshijtė.
Tema
Krijoni Kontakt