Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2

    Mesele shqiptare

    I BIRI I ZIZĖ VEJUSHKĖS
    Daja Xhafė, ti si burrė i meqėm qi je, a t’ka ba vaki me ta lshue mjekrrėn najkush,du me thanė, a t’ka mashtrue kush?
    -Jo! Kurrė hiq!,- m' tha
    -Po mvjen shtirė me t’thanė qyshė duhet, por, po t’tham, po mahitesh.
    -Demek po rrejsha unė, a?
    -Qashtu dishka,-ia ktheva tuj keshė.
    -Hajt, kallxo, qyshė t’mashtruen me shkue n’Vjehricė me pa pėr Xhymen gjoja se ka dekė.
    -Aaaa,po. Paskna harrue. Ktahen m’a ka ba i biri i Zizė vejushkes. Fort e kam dashtė.
    -Zizena, a?
    -Jo mor edepsėz, djalin e saj.
    -Mirė, e nreqe pak,se i rajke qi e ke dashtė Zizen.
    -Ni ditė u zateta me ta. Po m’pvetė me do fjalė t’amla “Si je baci Xhafė? A po munesh hiq? A po t’vjen kush apo je tuj shkue kun?- Jo i thash, as nuk m’vjen kush e as nuk i shkoj kujt.Ka dekė kjo punė.
    “ E, a je kanė kah Vjehrica ma frik?”
    “Jo valla, i ka tri vjetė qi s’jam kanė?”
    “Qysh more! A s’paske shkue me pa, a?”
    “Ka me pa?!”
    “Pėr Xhymen,shoqin tan”.
    “Pse, shka u ba me ta”?!
    “Ka dekė more”.
    “Jo ishalla, jo”!
    “Po ishalla po.Sot ni javė e kemi kurtalisė”.
    “Bile u habita qi nuk t’pashė n’vorrim.E ke pasė shok pėr kime t’kresė.Marre duhet me t’ardhė”,-m’tha
    “Kuku pėr mu, shka m’paska gjetė. Xhyma me dekė e unė mos me kanė aty. Haj medet, haj!
    “Baci Xhafė,ti apet munesh me shkue. Pėr ty kurrė nuk asht vonė”.Munesh edhe me bujtė nja dy tri netė”.
    “Po kismet, nesėr kam me shkue”- i thash melunit dhe u nisem p’i shpije. “
    -Tevona,se pe zgatė si shumė,-i thash
    -Tė nesėrmen,ditė maji,qaty kah iqinia u nisa drejt pėr Vjehricė. Ishte ni far zapullimi. Mas nja dy sahat udhė,u ēuen do vrancina te terrueshme. Nisi po veton e murmuron.U ba burg. E pash se shka don me m’gjetė.Kisha edhe ni sahat udhė tekteri n’Vjehricė. Nuk vonoi shumė e tja krisi shiu skurrim. Dikur nisi me ra edhe kokrriz.Nisi ni zerzele e madhe. Lisat nisen po luhaten si kajzi te theknes ne arė. Nisa me ra shehadet po, badihava.Jaa,-thshs vetmeveti- koka shkrue me met shehit qetu. Shiu e kokrrizi,s’u nalshin hiq. Nuk mujsha me marre frymė pi ujit. Qashtu,pėr gazepi,u afrova ngat Vjehricės.Thash,si t’hi nkatun,po lej pėr s’dyti. Pak pa hi nkatun u javashit shiu. Dhe qashtu,qullumak mrrijta ted era e Xhymės.
    -O Xhymoo!-thirra.
    -Dajė,e zgate tepėr. Biri ma shkurt,- i thash.
    -O bujrom Bali Xhafė,e mire se t'pruni Zoti!,-m'ė tha ni djal i Xhymes. Ni tjetėr thirri “O babė, dil se erdhi Baci Xhafė!”
    Papritė e pa kujtue doli Xhyma!
    “O Bujum Xhafė miku. Koke ba sikur pula e nukt.Hec dathu e hin mrena se paske marue”!
    Unė meta si hu gardhi.
    -Xhymė, a je ti Xhyma?!
    -Qyshė “a je ti Xhyma”? Po kush kam me kanė? S’ki faj se aj far kiameti t’paska hutue”.
    -Allahile a s’ki dekė, a?!
    -Hajde mrena, e kallim ni zjarm e knellu pak se s’te koke kerkah.Paske shleisė.
    -Nejse, hinėm mrena,e kallen zjarmin .U afrova ngat oxhakut dhe u tera bash nam. Dikur ja nisėm muhabetit.
    -Ngo Xhymo,unė nuk jam shleisė. Bash mire jam.
    -Kqyrem shka m’ka ba i biri i Zizė Vejushkės. Ai m’ka prue ktu.M’tha “Xhyma ka dekė. Para ni jave e kemi kurtalisė". Unė kam ardh me pa pėr ty. Ti,shyqyr koke si molla.A, djait t’vejushkes kam me t’ja q* atė nanė ”,- i thash Xhymės.
    -Jo vallahi, ti djalit t’vejushkes veq munesh me ja ēue selamin pi meje,e m’i thanė, selam t'ka ba Xhyma, e bafsh hajr qi na paske ēue Xhafėn se qe tri vjetė nuk m’a ka shkelė derėn.Zoti tė Ruejtė!
    Bujta dy netė t'mira dhe kah u ktheve pi shpije,i cokata n’derė kopilit. Doli tuj keshė.
    -Ore edepsuz,qysh ma more ftyren e m’ēove n’Vehricė me pa pėr Xhymėn pėr sė gjalli.
    -Baci Xhafė, tash jemi nja me nja. M’a ke ba – t'a kam ba. Hec e mos m’u sill ksajde!
    -Valla daja Xhafė edhe mu m’ke lodhė me kete mesele. Nuk e di shka m’u krue qi t'veta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hajrush : 31-05-2022 mė 16:41

Tema tė Ngjashme

  1. Mesele shqiptare
    Nga Hajrush nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-05-2022, 16:18
  2. Mesele nga Pleqtė tanė
    Nga fisniku-student nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 11-05-2022, 19:35
  3. Disa mesele tė teuhidit,shirkut,kufrit dhe tekfirit
    Nga referi_1 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2010, 18:20
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-07-2007, 15:01
  5. ~~~~~~~Mesele~~~~~~~
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-04-2005, 12:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •