Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Si t’i luteni një Zoti që nuk i besoni?

    Emri:  file-20191015-98653-7p86wy.jpg

Shikime: 3116

Madhësia:  23.1 KB

    Situata në të cilën bota ndodhet momentalisht është e tmerrshme. Miliona njerëz kanë vdekur si pasojë e Covid-19. Autoritarizmi është në rritje, ndërsa lufta Rusia dhe Ukrainë ka mbjellë shkatërrim, vdekje dhe zhvendosjen e milionave personave.

    Në kohë të errëta, shumë njerëz kërkojnë strehim tek feja, po ka dhe një pjesë tjetër që në momentet e vështira i largohen besimit të Zotit.

    Djali im i madh, Rex, është një prej tyre. Ai nuk beson në Zot dhe kur e pyeta një ditë më tha:

    “Nëse Zoti do të ekzistonte, ai nuk do të lejonte që të gjithë këta njerëz të vdisnin.” Ai e kishte fjalën për pandeminë, por ai mund të ishte duke folur edhe për vrasjen e qindra civilëve në periferi të Kievit të Bucha apo një sërë mizorish të tjera.

    “Zoti duhet të kujdeset për ne,” tha Rex.

    Ky është “problemi i së keqes”. Është një thënie e vjetër filozofike. Rex nuk kishte dëgjuar kurrë për të, por nuk është e pazakontë që fëmijët të rizbulojnë vetë thëniet e lashta. Dhe nëse mendoni për Perëndinë (i cili supozohet të jetë i plotfuqishëm dhe pafundësisht empatik), ekzistenca e së keqes shtron një enigmë serioze: Pse na lë Zoti të vuajmë?

    Njerëzit kanë dhënë shumë përgjigje, por shumica nuk kanë argumenta. Për shembull, disa thonë se nuk ka të mirë pa të keqe. Problemi më i madh është se nëse vërtet mendoni diçka të tillë, atëherë ju po vini në dyshim fuqinë e Zotit, raporton abcnews.al.

    Si përfundim rezulton diçka që Zoti nuk mund ta bëjë: të krijojë të mirën pa të keqe.

    A është çdo e keqe në botë thelbësore?

    Pse Zoti nuk mund ta qetësojë dhimbjen e nervit shiatik?

    Terapisti im, Toni, më bën të ndihem më mirë por ai nuk është Zoti. Megjithatë, ai është një hero, të paktën për mua. Dhe disa thonë se kjo është arsyeja pse Zoti e lejon të keqen në botë. Ai nuk kujdeset për kënaqësinë dhe dhimbjen. Ai kujdeset për atë që kënaqësia dhe dhimbja mund të realizojnë- dhembshuria, shëlbimi dhe aktet heroike.

    Megjithatë, për të pasur akses në ato shërbime, Zoti duhet të na japë vullnet të lirë, por disa prej nesh abuzojnë.

    Kjo është, historikisht, përgjigjja më me ndikim ndaj pyetjes së Rex-it.

    Pse Zoti nuk mund të krijojë vetëm ata njerëz që do ta përdorin për mirë vullnetin e tyre?

    Pse Zoti nuk e la të jetonte Paul Farmerin dhe të “hiqte qafe” Vladimir Putinin?

    Marilyn McCord Adams, një filozof dhe prift dyshonte se ne mund të shpjegonim ekzistencën e së keqes. Një fëmijë 2-vjeçar, shpjegoi ajo, mund të mos e kuptojë pse nëna e tij do ta lejonte atë të bënte një operacion të dhimbshëm.

    Megjithatë, ai mund të bindet për dashurinë e nënës së tij nga kujdesi i saj. Për ata që e ndiejnë praninë e Zotit ose kanë besim se do ta ndiejnë më vonë, mendoj se qëndrimi i Adams ka disi kuptim.

    Unë jam dakord me Rex. Unë mendoj se e keqja është një pengesë serioze për besimin fetar. Megjithatë, Rex vazhdon të studiojë për bar-mitzvah-në (ritual i judaizmit). Pse?

    Unë nuk besoj në Zot, por pse agjëroj në Yom Kippur dhe kremtoj Pashkët?

    Por kur Rex ishte 4 vjeç, ai riformuloi pikëpamjen time për fenë. Një natë, po gatuaja darkën dhe ai më pyeti: “A është Zoti i vërtetë?”

    “Unë mendoj se Zoti është i vërtetë kur ne duam që ai të jetë i vërtetë,” tha Rex.

    Mbeta e shtangur. Ky është një mendim i madh për një 4-vjeçar. Është një mendim i madh për një 40-vjeçar. I kërkova Rexit të më shpjegonte se çfarë donte të thoshte.

    “Zoti nuk është i vërtetë,” tha ai. “Por kur ne pretendojmë, ai është.”

    Filozofët kanë një domethënie për këtë lloj pikëpamjeje. Ata e quajnë atë “fiksionalizëm”. Supozoni se unë them, “Dambledore jep mësim në Hogwarts”. Nëse ky do të ishte një pretendim për këtë botë, do të ishte i rremë. Hogwarts nuk ekziston këtu, dhe as Dumbledore, kështu që ai vështirë se mund të japë mësim atje.

    Por ato ekzistojnë në një botë tjetër – botën e trilluar në të cilën jeton Harry Potter. Fjalia “Dambledore mëson në Hogwarts” është e vërtetë për atë botë. Disa filozofë janë fiksionalistë kur bëhet fjalë për moralin; ata mendojnë se e drejta nuk është reale, përveç në tregime.

    Të tjerët janë fiksionistë për numrat; ata mendojnë se matematika është sajim. Unë mendoj se të dyja pikëpamjet janë të gabuara; Unë besoj si në moral dhe në matematikë.

    Por unë mendoj se Rex kishte të drejtë dhe për diçka të rëndësishme: në të vërtetë, Zoti nuk është i vërtetë dhe kur ne duam ai atëherë bëhet i vëertë. Pra unë, një fiksionalist kur bëhet fjalë për besimin në Zot, raporton abcnews.al.

    Familja jonë kohët e fundit ndërroi sinagogat. Në sinagogën e vjetër, shërbimi ishte kryesisht në hebraisht, dhe unë nuk flas shumë hebraisht. Unë di të lutem por nuk di se çfarë nënkupton secila prej tyre.

    Në sinagogën e re, ne këndojmë të njëjtat këngë dhe themi të njëjtat lutje. Por ne themi shumë prej tyre në gjuhën angleze.Dhe kjo më duket pothuajse e patolerueshme. Unë nuk i besoj historitë që tregojnë dhe duke i dëgjuar në anglisht, jam e detyruar të përballem me situata të ndryshme.

    Por megjithatë nuk kam ndërmend të heq dorë, sepse të shtiresh e bën të botën një vend më të mirë. Këtë e mësova nga fëmijët e mi- Rex dhe vëllai i tij më i vogël, Hank.

    Të supozosh për diçka i turbullon kufijtë mes kësaj bote dhe asaj që imagjinojmë. I jep jetë historive, duke i lënë ato të formësojnë botën në të cilën jetojmë.

    Mendoni vetëm për kënaqësinë që fëmijët kanë tek babagjyshi, madje edhe ata e dinë thellë branda vetes së tyre se nuk është i vërtetë. Të pretendosh apo supozosh e bën botën më magjike dhe kuptimplotë. Dhe nuk është vetëm për fëmijët.

    Kur ndihem sikur bota po shkatërrohet, kërkoj strehim në ritualet fetare por jo sepse besoj se lutjet e mia do të realizohen. Lutjet që bëjmë në sinagogë më kujtojnë se e keqja ka qenë gjithmonë me ne.

    Unë i marr fëmijët e mi kur shkoj në sinagogë në mënyrë që ata të ndihen më të lidhur me atë traditë, dhe se bota është e përçarë dhe se ekziston një e veçantë në përpjekjen tonë për të bashkuar atë.

    Së shpejti, Rex do të qëndrojë para kongregacionit tonë dhe do t’i lutet një Zoti që nuk mund ta besojë plotësisht. Do të jetë një mëngjes magjik, dhe për atë moment, të paktën, për një moment të gjitha problemet e botës do të zhduken.

    Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

  2. #2
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Për: Si t’i luteni një Zoti që nuk i besoni?

    Njeriu eshte Gabim i Zotit apo Zoti Gabim i Njeriut
    skerdigodo@hotmail.com

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Si t’i luteni një Zoti që nuk i besoni?

    Ne shkencen shpirtrore Universi pershkruhet si nje rrezulltat i nje "impulsi Makro-psiqik" : i gjithe universi ekziston brenda mendjes kozmike, qe vete eshte vetvetja vete dhe shprehja e pare e koshiences qe i vjen e servirur dhe emetuar nga vete natyra e vetvetes

    Me evolucionin dhe progresin e qenjeve njerzore individuale, jeta individuale, projeksioni ekstrovers i mendjes kozmike fillon "udhetimin e vet te rikthimit" duke ndjekur menyra apo modalita unike, gjate kesaj faze asnje entitet i ketij universi eshte i ngjashem saktesisht apo identik me nje tjeter ,por te gjithe kane te njejtin qellim : te zhyten perseri dhe te behen njesh aty ku edhe kane origjinen e tyre ne Koshiencen Kozmike Eternale , ne kete menyre fluksi kozmik zhvidhohet fillimisht nga koshienca e pafundme tek koshienca e limituar-kufizuar dhe pastaj me vone perseri nga koshienca e kufizuar dhe limituar => (ne kohe hapesire dhe univers) ne koshiencen e pafundme e arritur kjo gjendje e plote nepermjet meditimit dhe praktikes shpirterore

    P. R. Sarkar
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 23-05-2022 më 16:05

Tema të Ngjashme

  1. Si i luteni Zotit?
    Nga prizrenasi_30 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-02-2017, 00:46
  2. Çfarë ju shtyu që të besoni tek Zoti?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 19-09-2014, 20:49
  3. Mos harroni te luteni per popullin e Sirise
    Nga Xhemis në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-01-2013, 08:01
  4. Berisha: Zoti bekoftë NATO-n! Zoti bekoftë vendin tim!
    Nga strange në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 07-04-2009, 20:08
  5. Besimi tek zoti i çifuteve, edhe tek zoti i arabëve.
    Nga Apollyon në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 10-08-2008, 15:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •