Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka deklaruar se është shumë normale që të jetë përsëri në Kosovë dhe në krye të një institucioni, pasi e kishte imagjinuar këtë gjë.
Ministrja Gërvalla-Schwarz ka deklaruar se Qeveria Kurti dëshiron të motivojë diasporën që të jetë pjesë e rëndësishme e ndryshimit në Kosovë.
“Në të ardhmen Kosova duhet të përfitojë jo vetëm nga transferimet e parave, por edhe nga njohuritë e kosovarëve të trajnuar mirë jashtë vendit, për shembull duke marrë funksione të ndryshme nëpër institucionet shtetërore ose duke ardhur këtu si investitorë. Pjesëmarrja në zgjedhje gjithashtu duhet të bëhet më e lehtë për diasporën dhe të bëhet e mundur që ata të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e vendit. Do të ketë një ligj të ri zgjedhor këtë vit”, ka deklaruar Gërvalla për median zvicerane, nzz.ch.
Nga ana tjetër, kryediplomatja Donika Gërvalla Schwarz thotë se “Bashkë me të tjerët unë kam kërkuar vazhdimisht që vrasjet politike pas përfundimit të luftës të hetohen plotësisht. Duhet të ketë drejtësi për të gjithë. Ne kemi nevojë për këtë, për procesin e brendshëm të shërimit të shoqërisë sonë”, tha ajo duke shtuar se fatkeqësisht gjyqësori kosovar nuk arriti që të zgjidhë çështjen e vrasjeve të pasluftës.
Bilanc lufte: 1450 vrasje në Kosovën e pasluftës !
Mbi dhjerë varre të reja, janë hapur sivjet në Kosovë. Këto viktima janë shkaktuar si rezultat i shkrepjes së armëve mbi trupat e tyre. Me dhjetë rastet e reja të vrasjeve ndodhen në Kosovë, pas vrasjes se Elvis Pistes dhe të sotmes ne Prizren. Bilanci i ketyre krimeveeshte trishtues, thuajse bilan lufte në Kosovën e pasluftës ku prek shifrën 1.450 persona derisa zbulueshmëria e ketyre krimeve në Kosovë është shume e vogël, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Krijoni Kontakt