Realisht, procesi i psonisjes dhe emėrimit tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė ėshtė shndėrruar nė njė ngjarje me regji telenovelash, ku qarkullohen emra tė rinj e tė vjetėr, tė harruar dhe tė ditės, pavarėsisht se nė kulisa, procesi mund tė jetė mbyllur me kohė dhe presidenti faktikisht ėshtė emėruar…



31 mars 1991! Nė vend zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste, ku Partia e Punės sė Shqipėrisė, qė kish mbajtur pushtetin me dhunė pėr pothuaj 50 vjet, vihej nė garė me parti opozitare tė krijuara pas protestave tė studentėve nė dhjetor tė vitit 1990.

Ishte dita kur pasuesi i diktatorit komunist, z. Ramiz Alia, humbiste garėn pėr anėtar Kuvendi nė lagjen nr. 8 nė Tiranė, pėrballė inxhinierit z. Mark Krroqi, kandidat i opozitės. Humbja ishte e disafishtė: rrėzohej me votė popullore pasuesi i diktatorit; rrėzohej bindshėm nga vota e asaj lagjeje, qė padrejtėsisht ishte asociuar me shtėpinė ku u themelua Partia Komuniste; rrėzohej kreu i Partisė sė Punės, kur kjo parti ishte ende nė pushtet dhe “fitoi” zgjedhjet e 31 marsit 1991.

Triumfoi, nė kėtė mėnyrė, fryma e kundėrshtimit tė diktaturės, pavarėsisht zgjedhjeve tė mbajtura nėn hijen e diktaturės dhe tė manipuluara. Mbi tė gjitha, ky rrėzim nė lagjen 8 tė Tiranės nxori nga politika kreun e Kėshillit Presidencial, njė organ i krijuar jo nė pėrputhje me Kushtetutėn e asaj kohe si grahmė e fundit e ushtrimit tė frikės e dhunės.

… Pėr tė hyrė nga dritarja, me propozim tė partisė nė pushtet, tashmė si President i Parė i Republikės sė Shqipėrisė sė pas diktaturės, mbi bazė tė njė dokumenti kalimtar siē ishin dispozitat kushtetuese qė shpikėn postin e presidentit dhe qė pėr ironi, u pėrkrah edhe nga opozita e kohės.

Nėn maskėn e ndryshimit tė Kushtetutės komuniste, kryetari Kėshillit Presidencial u shndėrrua nė President tė Republikės, ose i pari kre i shtetit tė pas diktaturės. Kjo shpėrfillje e frymės sė elektoratit, siē duket, ishte oguri i keq pėr tė gjithė historikun jo aq tė lavdishėm tė institucionit tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė.

Pozicion, i cili ėshtė luhatur mes ushtrimit tė tepruar, apo tė munguar, deri nė heshtje tė kompetencave tė presidentit; mes nxjerrjes sė figurave pjesė pazaresh apo qokash politike, krijimin e raporteve konfliktuale tė skajshme me pushtetet e tjera, mungesės sė respektit institucional, pėrplasjeve nė Gjykatėn Kushtetuese e deri nė rastin e parė nė historinė 30-vjeēare tė ndėrmarrjes sė nismave pėr shkarkimin e Presidentit.

Pozicion, i cili ėshtė shoqėruar edhe me rishikim tė ndjeshėm tė kompetencave ligjore dhe nė ushtrimin faktik tė tyre. Apo duke e dobėsuar rėndėsinė e figurės sė presidentit, qė kulmoi me marrėveshjet pozitė – opozitė nė vitin 2008 pėr ndryshimin e Kushtetutės. Tashmė kryetari i partisė, qė siguron shumicėn e thjeshtė tė votave, mund tė zgjedhė kėdo


“Kush do tė ulet nė karrigen e presidentit?”

Kėto ditė po luhet pėrsėri telenovela me titull: “Kush do tė ulet nė karrigen e presidentit?”. Realisht, procesi i psonisjes dhe emėrimit tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė ėshtė shndėrruar nė njė ngjarje me regji telenovelash, ku qarkullohen emra tė rinj e tė vjetėr, tė harruar dhe tė ditės, pavarėsisht se nė kulisa, procesi mund tė jetė mbyllur me kohė dhe presidenti faktikisht ėshtė emėruar.

Janė disa elemente tė kėsaj qasjeje, tė cilėt e zhvleftėsojnė procesin, cenojnė thelbin e demokracisė dhe shtrojnė rrugėn pėr njė president jo garant tė frymės sė Kushtetutės nesėr, apo pėrfaqėsues tė unitetit tė popullit.

Po tentohet tė krijohet pėrshtypja sikur pėrzgjedhja po bėhet demokratike, duke i dhėnė tė drejtėn gjithkujt tė propozojė emra. Njė proces qė mė shumė ėshtė formatuar si nė njė procedurė tenderimi me tri emra-oferta.

Po tentohet tė krijohet pėrshtypja sikur opozita, po ashtu, ėshtė njė pjesėmarrėse e respektuar nė proces, se dėrgon disa kandidatura.

Po tentohet tė krijohet pėrshtypja sikur janė pėrfshirė nė proces, edhe palė interesi tė rėndėsishme pėr vendin e ekonominė, tė cilat po propozojnė kandidaturat e tyre. Pra, nga aspekti i marketingut jemi korrekt, pasi pėrzgjedhja e presidentit po synohet tė paraqitet si njė proces pėrfaqėsues.

Por, nė realitet, ky proces nuk pėrngjan me proceset normale nė njė demokraci tė konsoliduar, siē do tė ishte zgjedhja me votė popullore, ēėshtje e diskutuar shumė herė dhe qė po aq herė sa ėshtė ndryshuar Kushtetuta, ka pasur mundėsi tė parashikohej si mekanizėm.

Ky proces, madje, nuk i pėrafrohet aq frymės sė konsensusit tė gjerė tė pėrfaqėsimit nė Parlament, qė ėshtė synimi i parė i Kushtetutės. Sa kohė qė nė proces hyhet me tensione politike, me opozitė tė pėrēarė, me retorikė tė ashpėr dhe ofenduese, konsensusi dhe besimi reciprok ėshtė mbytur, duke e ēuar procesin nė hulli tė njėanshme.

Edhe nėse do tė ishim nė kushtet qė vendi tė kish njė opozitė jobashkėpunuese pėr zgjedhjen e presidentit e do tė keqpėrdorte kufirin e shumicės sė cilėsuar (84 vota), pėrsėri ekziston mundėsia qė me zgjedhjen me shumicė tė thjeshtė (71 vota) procesi tė ruante pėrfaqėsimin e frymės apo interesit tė shtetit.

Tė gjithė e kujtojmė se si nė fushatėn zgjedhore tė shkurtit 2021, nė Kosovė, forca politike qė doli fituese e tyre, shpalosi qartė pėrpara zgjedhėsve programin, kryeministrin dhe presidentin e ardhshėm. Procesi nė Kuvend pėrfundoi me zgjedhjen e presidentit nė raundin e tretė me shumicėn e thjeshtė, 71 vota, dhe me pjesėmarrjen e 82 kuvendarėve nė votim.

Por tashmė, ky president e kish fituar konsensusin e pjesės mė tė madhe tė zgjedhėsve, prandaj mvishet me autoritetin real tė funksioneve. Ndėrsa kur ėshtė shpallur fillimi i procesit tė votimit tė presidentit, nė Republikėn e Shqipėrisė, deri mė datė 13 maj 2022, nuk ka ende tė shpallur njė kandidaturė zyrtare qė do tė hidhet nė votim. Pėrvoja nė Republikėn e Kosovės ėshtė njė tjetėr rast qė e bėn tė skuqet politikėn vendimmarrėse nė Shqipėri.

Nė kėtė rrugėtim tė pas ’90-s, mund tė themi se Republika e Shqipėrisė u luhat me sukses tė plotė nga pothuaj republika presidenciale nė republikėn kryeministrore. Pushtetet e tjera kanė pak rol, ose rėndėsi. Prandaj, pavarėsisht pamjes apo emrit, presidenti i ardhshėm do tė jetė ai profil qė nuk prish qejf e nuk bėn zė.

Duke parė bilancin e 30 viteve “demokraci” dhe dėshtimin nė krijimin nė tėrėsi tė institucioneve tė pavarura garante tė demokracisė sė munguar, ky ishte shansi i radhės pėr rivendosjen e njė ekuilibri kaq tė nevojshėm nė arkitekturėn e shtetit tonė, pavarėsisht rolit simbolik tė institucionit tė presidentit.

Jo vetėm kaq! Lufta nė Ukrainė dhe ritheksimi i rėndėsisė qė kanė kapacitetet mbrojtėse dhe mobilizuese nė mbrojtje tė njė shteti, duhet ta kishin bėrė politikėn shqiptare tė reflektonte mė thellė e mė me maturi pėr procesin e zgjedhjes sė presidentit dhe njėherėsh Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura e Kryetarit tė Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare.

Deri mė sot, pėr fat tė mirė, vendi nuk ėshtė pėrballuar me konflikte tė natyrės sė luftės dhe nė tėrėsi partnerėt tanė Perėndimorė kanė qenė nė njė periudhė paqeje e prosperiteti. Tė gjithė presidentėt shqiptarė janė zgjedhur e kanė ushtruar funksionet e tyre nė tė tilla rrethana.

Prandaj, rolin e Komandatit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura e kanė ushtruar nga kolltuku. Por konflikti nė Ukrainė tregoi qartazi se paqja nuk ėshtė e pėrjetshme. Tė mos harrojmė qė Republika e Shqipėrisė shtrihet nė njė rajon jo tė qetė, nė tė cilin kėto 30 vjet janė zhvilluar konflikte tė pėrgjakura jo larg kufijve tė saj. Prandaj, kėtė herė nuk mund tė jemi aq indiferentė ndaj situatės dhe funksioni pėr zgjedhjen e Presidentit duhet tė ketė si variabėl tė rėndėsishėm faktin qė po zgjidhet edhe Komandati i Ushtrisė.

Anėtarėsimi nė NATO nuk ėshtė arsye e mjaftueshme pėr tė vijuar me moskokėēarjen tradicionale ndaj kėrcėnimit tė integritetit territorial apo shtetėror prej palėsh tė jashtme armike.

Lufta nė Ukrainė tregoi qė koncepi i armikut nuk ėshtė zhvlerėsuar, siē ka propaganduar nė vijimėsi pothuaj i gjithė spektri politik shqiptar. Kėsaj here, si anėtarė tė NATO-s e me luftėn nė prag tė kufijve tė kėsaj Aleance, kur Shqipėrisė i ra dhe rasti qė nė Kėshillin e Sigurimit nė OKB tė jetė bashkėhartuesja apo bashkėpendėmbajtėsja e qėndrimeve ndėrkombėtare pėr aktin e pushtimit rus ndaj Ukrainės, ėshtė mė shumė sesa papėrgjegjshmėri qė procesi i zgjedhjes sė presidentit nuk po kryhet me seriozitetin e duhur.

Tashmė u bė e qartė se nė rast shpalljeje tė ndonjė lufte ndėrmjet ndonjė vendi tė NATO-s dhe njė pale tė tretė, e gjithė Aleanca ėshtė nė luftė, e automatikisht edhe Shqipėria. Urojmė e mos e dhėntė Zoti tė bėhemi dėshmitarė tė njė situate tė tillė. Por sigurisht nuk do tė dėshironim qė kėtė lloj rasti, personi i ulur nė karrigen e presidentit, pėrmes mekanizmash qė po shohim aktualisht, tė na bėjė qesharakė nė momentet mė dramatike.

Por, duket politika shqiptare ende nuk e ka mėsuar konceptin e shtetit dhe kreut tė tij. Me sa duket do tė na duhet tė presim vitin 2027 pėr tė kuptuar nėse procesi i zgjedhjes sė presidentit do i kthehet seriozitetit. Pėr kėtė herė presidenti do tė jetė rrogėtari i radhės!

Presidentėt e Republikės sė Shqipėrisė tė pas ’90-s
Emri:  IMG-20220514-WA0000.jpg

Shikime: 90

Madhėsia:  30.4 KB

Burimi: Revista Monitor