Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    I penduari i mafies italiane: Trafiku i drogës bëhej me garancinë e ministrit në Qeverinë Rama

    I penduari i Ndraghetas rrëfehet mbi një ministër shqiptar

    Emri:  -640-0-340bd238bd55eb886e29e209b563fd25.jpg

Shikime: 2423

Madhësia:  30.7 KB

    Mafia kalabreze Ndrangheta, ka një të penduar të ri që ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane duke rrëfyer emra e ngjarje që zbardhin trafikun e drogës, marijuanës, kokainë e hashashit, nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë së Veriut e në vecanti rajonit të Piemontes.

    I penduari quhet Antonio Guastalegname, 54 vjec, i arrestuar në kuadër të megaporcesit të emërtuar "Rinascita Scott" i cili ka vënë nën hetim mbi 350 persona e përmban rrëfimet e dhjetra bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

    E këtij megaprocesi i është shtuar ky emër i ri i cili po bashkëpunon me drejtësinë italiane prej janarit të 2022 e ka bërë rrëfime të rëndësishme mbi Shqipërinë.

    Në këto rrëfime të fokusuara mbi trafiqet e drogës ai ka zbardhur lidhjet e bosave mafiozë të Ndranghetas me emra e personazhë të rëndësishëm të politikës shqiptare.

    Në albumet fotografike të shfaqura nga Drejtoria e Antimafias, Antonio Guastalegname, ka njohur krahun e djathtë të bosit mafioz të Zungrit, Antonio Giuseppe Accorinti, i cili ka bazën e tij operative në rajonin e Toskanës.

    Personi i identifikuar në këtë fotografi, i quajtur Valerio Navarra, sipas rrëfimit të të penduarit Antonio Guastalegname, kishte lidhej të ngushta me elementë shqiptarë.

    "Këta të fundit, shkruhet në procesverbalin e rrërfimit të Antonio Guastalegname, kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare. Me sa kujtoj, thotë ai, ky person i korruptuar ishte o Ministri i Drejtësisë, o Ministri i Brendshëm, pra sidoqoftë një pesonazh politik mjaft i rëndësishëm në Shqipëri".

    Këtë informacion, i penduari Antonio Guastalegname, thorë se ia ka dhënë një shqiptar me emrin Eduard o Robert, që sipas hetuesve të antimafias është Robert Lazaj, 50 vjeç."

    I penduari Antonio Guastalegname, e ka njohur Robert Lazaj në fotografinë e dëshmuar nga prokurorët italianë duke e identifikuar si personi që prezantohej si familjar i afërt i ministrit të qeverisë shqiptare e që garantonte mbulimin e këtyre trafiqeve."



    ORA NEWS
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Arianitas (11-05-2022)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 10:36
  2. Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 19-09-2011, 15:00
  3. Meksikë: Lufta mes mafies së drogës
    Nga Renea në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-05-2011, 14:47
  4. Trafiku i droges, shkarkohet oficeri i Rinasit
    Nga [Perla] në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-06-2009, 09:08
  5. Trafiku i droges nga agjentura komuniste!
    Nga xfiles në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 18:56

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •