Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA: Për herë të parë gjuha shqipe përfshihet si lëndë me zgjedhje në universitetin e Harvardit

    Emri:  harvard-gjuha-shqipe-1280x720-1.jpg

Shikime: 291

Madhësia:  41.7 KB

    Gjuha shqipe është futur si lëndë me zgjedhje për herë të parë në universitetin e Harvardit, për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lajmin e ka dhënë Faton Limani, administrator pranë Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Harvard. Sipas tij, lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele: njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

    Emri:  Screen Shot 2022-05-10 at 7.40.33 AM.jpg

Shikime: 218

Madhësia:  36.3 KB

    “Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese” shkruan ai.

    Lapsi

  2. 3 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Arianitas (11-05-2022),Neteorm (10-05-2022),sirena_adria (10-05-2022)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: SHBA: Për herë të parë gjuha shqipe përfshihet si lëndë me zgjedhje në universitetin e Harvardi

    Një lajm nga më të bukurit !

    KRENARI ! BRAVO !

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Për herë të parë gjuha shqipe përfshihet si lëndë me zgjedhje në universitetin e Harvardi

    Nje lajm vertet i mire. Bravo Eva! Permetaret gjithmone do ta tregojne veten se jane promotoret me te mire te kultures e tradites shqiptare jo vetem ne Shqiperi por ne mbare boten!

    Suksese te metejshme.

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: SHBA: Për herë të parë gjuha shqipe përfshihet si lëndë me zgjedhje në universitetin e Harvardi



    Gjuha Shqipe futet si lëndë në Havard, meritë e studentes shqiptare


    Plotësohet kërkesa e studentes shqiptare, Gjuha Shqipe futet si lëndë në Havard

    Universiteti i Harvardit ka një shtesë në kurset e tij të gjuhës. Departamenti i gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së Afërt (NELC), i cili ofron aramaisht, persisht, turqisht, jidish dhe gjuhë të tjera, ka futur këtë simestër edhe gjuhën shqipe.


    Edona Cosovic, e bija e emigrantëve shqiptarë nga Mali i Zi, ishte një nga studentët që bëri kërkesën për futjene gjuhës. E rritur në Shtetet e Bashkuara, ajo mësoi të fliste shqip joformalisht në shtëpi, por e kuptoi se ishte e vështirë të ruante gjuhën, pavarësisht dëshirës së madhe për ta bërë këtë.

    “Kur isha fëmijë, prindërit e mi nuk kishin burimet për të na marrë televizionin shqiptar,” thotë ajo. “Ne jemi në shkollë gjithë ditën, dëgjojmë TV amerikan, gjithçka është në anglisht, dhe ata gjithashtu po përpiqen të mësojnë anglisht sepse po punojnë këtu dhe po përpiqen gjithashtu të bëjnë para, kështu që ne e humbasim gjuhën shumë shpejt, brenda një brezi.”

    Në mars 2022, Cosovic pyeti për mundësinë e ndërtimit të një kursi në Harvard. Ajo foli me Eva Stathi Misho, një koordinatore studentore e NELC e cila ishte e etur për të ndihmuar. Para se të vinte në Shtetet e Bashkuara për të studiuar në Kolegjin Hellenic në Brookline, Stathi Misho studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Tiranë. Ajo shpesh pyetet se çfarë gjuhe flitet në Shqipëri. Kursi, beson ajo, do ta bëjë përgjigjen për këtë pyetje pak më pak të errët. Kjo tregon se “ne ekzistojmë [dhe] kemi një gjuhë,” thotë ajo. Ajo po u mëson djemve të saj shqip duke u lexuar dhe folur në gjuhën e saj amtare.

    Harvard është i vetmi universitet që ofron shqip. Megjithatë, gjuha ka një trashëgimi të gjatë mësimore në Shtetet e Bashkuara. Siç shkruane dhe Harvard Magazine, e nxitur nga valët e hershme të emigrantëve shqiptarë, Kolumbia e mësoi atë me ndërprerje nga viti 1932 deri në vitet 1960. E konsideruar gjerësisht ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, shqipja mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane, duke përfshirë Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork.

    E standardizuar në vitin 1972, shqipja ka dy dialekte kryesore, të kuptueshme reciprokisht – gegërishten veriore dhe toskërishten jugore – si dhe disa nëndialekte dhe variante të tjera. Gjuha përbën degën e saj të vetme të familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe ka një gramatikë komplekse me pesë rasa dhe gjashtë mënyra. Përveçse është gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe gjuha zyrtare e Kosovës, ajo flitet nga komunitetet pakicë në vende të tjera të Ballkanit, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kroacinë, Serbinë dhe Bullgarinë, si dhe në Greqi, Itali dhe Turqi.

    Faton Limani, administrator i studimeve pasuniversitare në departamentin e Letërsisë Krahasuese, bashkëpunoi me Stathi Mishon për të gjetur një shtëpi për kursin. Kur filloi pandemia, ai dhe gruaja e tij themeluan një program online shqip për fëmijët pa akses në mësimin e gjuhës. Tani ai u mëson shqip studentëve të Harvardit në kursin e ri. Kursi ka për qëllim të sigurojë që kushdo që dëshiron të mësojë shqip do të ketë mundësinë, thotë ai.

    Sipas marrëveshjeve ndërmjet Fakultetit të Arteve dhe Shkencave të Harvardit dhe universiteteve të tjera, studentët nga Brown, Tufts dhe MIT kanë të drejtë të regjistrohen për këtë kurs. Megjithatë, shpresa është që të zgjerohet programi për të përfshirë shqipen e mesme dhe të avancuar. Me një ofertë të plotë kursi, studentët që janë të interesuar të testojnë gjuhën shqipe jashtë kërkesave të gjuhës së huaj mund ta bëjnë këtë në Harvard, pa pasur nevojë për një ekzaminues të jashtëm.

    Nader Uthman, drejtor i programit të gjuhëve moderne të NELC, ka mbështetur iniciativën për futjen e shqipes, duke përmendur kërkesat e studentëve. “Shpesh zbulojmë se interesat e studentëve tanë në LCTL [gjuhët më pak të mësuara] kanë të bëjnë me interesat e tyre akademike, kuriozitetin për kulturat e ndryshme ose trashëgiminë e tyre,” tha ai përmes emailit. “Duke u ofruar studentëve tanë mundësi të tilla më mirë u mundëson atyre të bëhen qytetarë globalë duke zgjeruar aftësitë e tyre kulturore, aftësinë e tyre për të ndërmarrë kërkime të pavarura [dhe] për të ndjekur një shumëllojshmëri më të gjerë opsionesh karriere.”

    Mbështetja institucionale për gjuhët e rralla, të vogla dhe më pak të mësuara ka tendencë të jetë më e vështirë për t’u arritur. Ka më shumë se gjashtë milionë shqipfolës vetëm në Evropën Juglindore dhe një diasporë e madhe e shpërndarë në të gjithë globin, duke përfshirë 200,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara, shkruan Magazine Harvard.


    / Liberale.al

    https://liberale.al/plotesohet-kerke...nde-ne-havard/

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: SHBA: Për herë të parë gjuha shqipe përfshihet si lëndë me zgjedhje në universitetin e Harvardi

    Gjuha shqipe në Universitetin e Harvardit

    Nga Burim Goxhuli VOA


    Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe.

    Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.

    Ky është semestri i dytë i dhënies së lëndës së gjuhës shqipe në Harvard. Kolegu Burim Goxhuli ishte në qytetin Cambridge të Masaçusetsit ku ndodhet Universiteti i Harvardit dhe sjell më shumë hollësi mbi këtë programi.

    Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së afërt në Universitetin e Harvardit, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, varësisht nga njohuritë e studentëve.

    Ligjeruesi Faton Limani thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës.

    “Studentët mësojnë strukturën e gjuhës, gramatikën dhe morfologjinë, por edhe të folurit, shkrimin dhe leximin. Gjithashtu, unë si ligjerues, përveç atyre gjërave bazike, që u duhen studentëve për ta mësuar, për ta folur dhe për ta shkruar gjuhën shqipe, kam futur edhe pjesën e kulturës dhe historisë. Për çdo semestër studentët bëjnë nga një prezentim, ku zgjedhin tema të caktuara si historia e alfabetit të gjuhës shqipe, historia e shqiptarëve, apo folklori, muzika, tradita e të tjera”, thotë zoti Limani për Zërin e Amerikës.

    Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Çosoviç ajo që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha shqipe të bëhej pjesë e studimeve në Universitetin prestigjioz amerikan.

    Studentja e Shkencave Politike ka lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër shqiptarë të Malit të Zi.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona thotë se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

    “Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip. Por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

    Klasët e gjuhës shqipe i zgjodhi edhe Kevin Dervishi, student shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tirana.

    “Ndoshta nuk duhet ta them këtë në televizion, por familjes sime ende nuk i kam treguar, sepse dua t’i befasoj me një shqipe më të mirë dhe duke qenë më afër me komunitetin shqiptar. Një ditë, kur shqipja ime të jetë shumë më e mirë, do t’u tregoj se çfarë kam mësuar. Mezi po pres t’i befasoj”, thotë ai.

    Kevini po vazhdon studimet e doktoraturës për biologjinë e kancerit në Harvard.

    Ai thotë se pasi zgjodhi klasët e guhës shqipe, aftësitë e tij për t’u shprehur janë përmirësuar dukshëm.

    “Jam shumë i lumtur sepse kur isha i vogël, harrova gjithë gjuhën shqipe. Por tani do ta praktikoj gjuhën dhe do të flasë prap në shqip”, thotë ai.

    Studentja Çosoviç thotë se ruajtja e gjuhës është mënyra më e mirë për të mbajtur lidhjet me familjen.

    “Prindërit e mi janë shumë krenar për mua, sepse ata kanë dashur gjithmonë që unë të jem shumë afër me kulturën dhe familjen time. Kur je më e lidhur me kulturën tënde është më e lehtë të jesh më afër me familjen. Kultura e shqiptarëve është të jesh më afër me familjen dhe të ruash lidhjet me komunitetin tend. Edhe ata janë shumë shumë krenarë për mua. Edhe ata që ndodhen në Mal të Zi. Gjithmonë pyesin për mua. Jam shumë e lumtur”, thotë ajo.

    Edona është një nga drejtueset e shoqatës së studentëve shqiptaro-amerikanë në Harvard.

    Ajo thotë se për momentin në Harvard janë 12 studentë shqiptaro-amerikanë.

    Ky rrjet është një dritare informimi për të gjithë studentët e rinj shqiptarë, që duan të studiojnë në këtë universitet.

    “Kur erdha në fillim në këtë program, menjëherë u njoha me studentë të tjerë shqiptarë, që ishin disa vite para meje. Pata mundësi të mësoj nga ata. Gjatë këtyre viteve në univesitet u njoha dhe ndihmoja studentët e rinj shqiptarë. Jemi një komunitet që e mbështesim njëri tjetrin”, thotë studenti shqiptaro-amerikan Kevin Dervishi.

    Ky është viti i parë që gjuha shqipe jepet si lëndë mësimore në Harvard dhe aktualisht ka 5 studentë, 3 prej tyre shqiptaro-amerikanë.

    “Këta studentë nesër kur të dalin nga universiteti zakonisht shkojnë nëpër vendet e tyre apo nëpër komunitetet e tyre dhe ka një ndikim shumë-dimensional sepse ata mbesin të informuar për Shqipërinë, dinë për shqiptarët në përgjithësi. Kjo mund të jetë një gjë shumë pozitive sepse ata nesër mund të jenë investitorë potencialë, ose ambasadorë potencialë të vendeve të tyre”, thotë zoti Limani.

    Harvardi është i vetmi ndër universitet më të njohura prestigjioze amerikane, që ofron gjuhën shqipe.

    Veç tij, gjuha shqipe mësohet në disa institucione të tjera amerikane si Universiteti Shtetëror i Arizonës, Universiteti DePaul dhe Kolegji Mercy në Nju Jork.

    “I ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë nëpër universitete në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre, që me mundësitë e tyre të shohin se si mund të fillojnë një lëndë me zgjedhje, apo një kurs të gjuhës shqipe, apo edhe studentët për shembull në universitete të ndryshme mund të fillojnë një klub studentor i cili organizohet përreth gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në përgjithësi”, thotë zoti Limani.

    Zoti Limani shton se synimi i tij është që në të ardhmen, ndërsa rritet interesimi i studentëve për gjuhën shqipe, të themelohet edhe qendra për studime shqiptare në Universitetin e Harvardit.


    Gazeta TEMA

    https://www.gazetatema.net/kulture/g...vardit-i411900

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Lisiani (25-10-2023)

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha shqipe si lëndë në shkollat e mesme në Shqipëri
    Nga Edvin83 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 09-04-2021, 10:21
  2. Si te arrihet deri ne Universitetin e Harvardit?
    Nga fighterme në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-05-2011, 11:22
  3. Gjuha etruske - Gjuha shqipe
    Nga tur12web12 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2010, 13:39
  4. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 10:05
  5. Gjuha Shqipe ne rrezik.Votoni qe te mbroni gjuhen shqipe ...
    Nga Kallmeti në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-05-2003, 00:14

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •