Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    225

    A janë bërë Patriotët shqiptarë – Nacionalistë?

    Deri sa u formua Shqipeëria, rilindasit kombëtarëve që vinin nga pjesa më e mirë intelektuale e të tre feve në Shqipëri ishin patriotë të vërtetë dhe asnjëherë nuk luftuan për poste dhe hegjemoni të shqiptarëve, por vetëm për një Shqipëri të pavaruar dhe sovrane.
    Menjëherë pas pavarësisë patriotizmi e realizoi detyrën e vet por vëndin e zuri administrata dhe rregullimi i shtetit të ri shqiptar të formësuar si një mbretëri e cila në fakt përbënte një diktaturë të djathtë.
    Më vonë, gjatë luftës antifashiste nacional çlirimtare gjithashtu vlerat patriotike të populllit shqiptar u çfaqën me madheshtinë më të bukur morale dhe sociale nëpërmjet dëshirës për liri dhe çlirim të vëndit nga okupatorët. Menjëherë pas çlirimit diktatura e majtë shmangu patriotizmin dhe u përpoq të konsolidonte pushtetin e marrë me luftë. Për herë të parë u çfaqën dhe shenjat e nacionalizmit , shënja që për shqiptarët nuk janë tipare dalluese.
    Pas rënies së Komunizmit dhe kalimi në një system të ngjashëm me demokracitë perëndimore, patriotizmi i shprehur në dëshirën për të respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të pronës private të shkatëruar nga diktatura, kaloi në një fazë më të avancuar në atë të dëshirës për tu bërë Shqipëria si Europa (kuptohet si vëndet e Komunitetit Europian sot BE).
    Dëshira e shqiptarëve brënda dhe jashtë vëndit ishte edhe çlirimi i shqiptarëve të Kosovës nga pushtimi serb, gjë që u realizua përkohësisht dhe paradoksalisht gjatë pushtimit italo-gjerman, nga ku dolën dhe divergjencat e para midis komunistëve dhe ballistëve.
    Çlirimi dhe bërja e Kosovës republikë, realizoi aspiratat shumë vjeçare për të parë shqiptarët që jetonin në Ballkan si një kombësi të barabartë me kombësitë e tjera dhe jo si qytetarë ë dorës së dytë ashtu siç ishin parë e vlerësuar në shtetin jugosllav por dhe gjetkë.
    Këtu fillon dhe faza e nacionalimit shqiptar nëpërmjet parrullave Shqipëria e madhe, Shqipëria nacionale , Shqipëria autoktone, e cila ngjalli frike dhe hutim në shtetet fqinjë por edhe BE e shihte si një fenomen jo të mirë por kërkonte integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në BE në formen jo të kufijve politikë të një Shqipërie natyrale siç është e vërteta (dhe jo Shqipëri e madhe të cilën e reklamojnë me frike dhe hutim politikanët fqinjë), por në formën e integrimit ekonomiko- financiar dhe social brënda BE. Në këto vite era e nacionalizmit sidomos nga shqiptarët e Kosovës ka patur një ngritje të madhe sigurisht e përkrahur dhe në Shqipëri nga një varg politikanësh shqiptarë por me të rezervuar.
    Por cilat janë dallimet midis një patrioti dhe një nacionalisti?
    Fjala patriotizëm u regjistrua për herë të parë në fillim të viteve 1700. Është interesante se deri në vitet 1770, fjala patriot mund t'i referohet "një anëtar i një lëvizjeje rezistence, një luftëtar lirie", veçanërisht ata që luftuan kundër britanikëve në luftën për pavarësi - shoqata që vazhdojnë edhe sot.
    Me 'patriotizëm' nënkuptoj përkushtimin ndaj një vendi të caktuar dhe një mënyre të veçantë jetese, të cilën njeriu beson se është më e mira në botë, por nuk ka dëshirë t'ua detyrojë njerëzve të tjerë. Patriotizmi është nga natyra e tij mbrojtës, si ushtarakisht ashtu edhe kulturalisht. Fjala patriotizëm është një emër që do të thotë "dashuri, mbështetje dhe mbrojtje e përkushtuar e atdheut; besnikërinë kombëtare” (https://ëëë.dictionary.com/e/patriotism-vs-nationalism/).
    Nga ana tjetër, nacionalizmi është i pandashëm nga dëshira për pushtet. Në shumicën e konteksteve sot, nacionalizmi është "politika ose doktrina e pohimit të interesave të kombit të vet, të parë si të ndara nga interesat e kombeve të tjera ose nga interesat e përbashkëta të të gjitha kombeve". Me pak fjalë, nacionalizmi është një lloj patriotizmi i tepruar, agresiv. Pra, Besimet nacionaliste bazohen në idenë se vendi i dikujt është më i mirë se të gjitha vendet e tjera, pa përjashtim.
    Besime të tilla mund të çojnë në intolerancë dhe izolim, së bashku me një mungesë vullneti për të njohur problemet me mënyrën se si janë gjërat.
    Nacionalizmi është një formë etnocentrizmi, që është besimi se rruga e vendit tuaj është gjithmonë mënyra më e mirë, në çdo rrethanë.
    Në rastet më ekstreme, nacionalizmi shndërrohet në një formë të parkializmit, në të cilin njerëzit besojnë se rruga e vendit të tyre është e vetmja rrugë e pranueshme.
    Nacionalizmi mund të çojë gjithashtu në ksenofobinë, e cila është një urrejtje ose frikë irracionale ndaj njerëzve ose kulturave që janë (ose perceptohen si) të huaja ose të ndryshme (https://grammar.yourdictionary.com/v...es-made-simple).
    Duket qartë dallimi. Një rol të madh në mbajtjen në një nivel të ulët të nacionalizmit ka luajtur prania e shumë feve në Shqipëri Multi-religjioziteti ka majtur nën frena edhe politikanët më të gxumshëm shqiptarë të cilët nuk kanë gxuar kurrë që të shprehin ndjenja të qarta nacionaliste. Ateizmi po luan rol të kundërt.
    Por a ka nacionalizëm shqiptar dhe nacionalistë shqiptarë? Referuar kohëve të mëprashme, Patriotë kanë qënë Rilindasit shqiptarë dhe nacionalistë ishin disa figura që `deshën babën` që kërkonin një Shqipëri nën Perandorinë turke si një shtet autonom me të katër krahinat shqiptare të ndara sipas administratës osmane. Këtu përfshihen edhe disa pjestarë të `Lidhjes së Prizrenit`, Esat Pashë Toptani, dhe disa bejlerë të mëdhenj shqiptarë dhe kosovarë që krahas patriotizmi kishin ndjenjat e një Shqipërie të madhe që ti nënështronte fqinjët.
    Edhe në kohën e Zogut, vetë përkufizimi `Mbret i shqiptarëve` tregon synimet e tij nacionaliste (në teori) të parealizuara.
    Në kohë e luftës nacional-çlirimtare në Frontin Demokratik që drejtoi luftën ballistët dhe nacionalistët krahas patriotizmit deri diku të vërtetë, kishin ndjenja nacionaliste dhe kjo u shpreh në fjalimet rraciste e Mustafa Krujës kur kërkonte Shqipëri të madhe që neveriste dhe shante `kaurrët`, `jevgjit` që nuk ishin `rraca jonë` sipas tij.
    Gjatë diktaturës kishte një `patriotizëm nacional` i fshehur në retorika komuniste, i cili promovohej nga diktatori me qëllim që të hiqte mendjen popullit nga problemet e varfërisë dhe halleve duke nxitur nacionalizmin.
    Gjatë kësaj kohe të Demokracisë perëndimore sidomos pas bërjes së shtetit të dytë shqiptar nacionalzmi u shpreh në disa politikanë përfshi dhe presidentin e asaj kohe Berisha por edhe nga analistë dhe shkrimtarë si Kadare. Sidoqoftë përkufizmi më i mirë i nacionalizmit gjatë demokracisë shqiptare ishte parrulla e vetëkënaqësisë -`o sa mirë me ken shqiptar`, e cila u përqafuar nga shumë të rinj por edhe politikanë.
    Fatmirësisht nacionalizmi që të çon në luftë, shqiptarët nuk e kanë, dhe mjaftohen vetëm me parrulla. Sidoqoftë tendenca për të mbivlerësuar rracën shqiptare mbi të tjerët qoftë në debatet historike, sociale, apo dhe politike, tregon se nacionlizmi në Shqipëri është në ngritje; por shpresojmë që politikat e Shqipërisë dhe politikanët shqiptarë duhet të vetëpërmbahen e të mos shaktojnë konflikte të panevojshëm me fqinjët.
    Një rol të madh frenues të nacionalizmit shqiptar luan BE dhe SHBA , të cilët luajnë rol monitorizues nga politkës dhe politikanëve shqiptarë.
    Shpresojmë që si shqiptarët e Shqipërisë ashtu dhe ata të Kosovës . Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe diaspora, të mbeten vetëm patriotë, sepse nacionalizmi i tepëruar historikisht e ka çuar shtetin përkatës në luftë me fqinjët dhe si rezultat ka ndodhur shkatërrimi. Lufta në Ukrainë mbetet një luftë nacionaliste ruse, por edhe deri diku ukrainase.

    priftipirro2017@gmail.com

    ……

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1

    Për: A janë bërë Patriotët shqiptarë – Nacionalistë?

    Citim Postuar më parë nga pirro2020 Lexo Postimin

    Persa ke folur permend emra "nacionalistesh", i pari sale "nongrati", mafiozi me familjen dhe vrastar, autori i 97, dhe hajduto-vrasesit e tjere qe ka ne vartesi e tij, si dhe spaku ne sherbim te tij, qe kane lejuar mjerimin ne shqiperi (jo varferine), dhe mos fol gjera te pergjithshme se si hyn ne sy me njeriu, se shqiptaret ne shumice i kane njohur kriminelo-saliistet, dhe spaku rri e ben sehir dhe merret me cironka, ne nje kohe qe 2 peshkaqenet i ka gati, presidentin ne largim dhe nongraten me fakte.
    S`kemi nevoje per propagande.
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane kriteret per tu bere moderator ne forum?
    Nga legjenda12 në forumin Pyetje - përgjigje
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 15:42
  2. Kur jane bere emerime me baze krahinore?
    Nga shitesi në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-12-2013, 16:59
  3. Sot të gjithë janë bërë Benike
    Nga fegi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-09-2011, 06:49
  4. Lidhja e Prizrenit, u organizua nga Sulltani apo patriotet shqiptare?
    Nga Anesti_55 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 05-02-2010, 21:04
  5. 25 foto që janë bërë në kohën e duhur
    Nga CuLi-GoaL në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-08-2009, 18:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •