Një shqiptar në listën e “Forbes” të 30 të rinjve më të talentuar

Emri:  forbes.jpg

Shikime: 84

Madhësia:  36.1 KB

Një i ri shqiptar është renditur në listën e 30 të rinjve më të suksesshëm të publikuar nga revista prestigjoze “Forbes”. Ai është Dean Çelaj, krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit. Çelaj është personi që gjatë pandemisë COVID-19, nëpërmjet platformës Akademi.al ndihmoi mbi 500 mijë nxënës të aksesonin mësimin online falas. Ai aktualisht ndodhet në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë.

“Dean Celaj themeloi Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në vendin e tij, Shqipërinë. Duke funksionuar si Khan Academy, Akademi.al publikon video mësime nga mësuesit që studentët mund t’i shikojnë falas. Kur goditi Covid-19, Akademi.al nënshkroi kontrata me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’u bërë platforma e tyre zyrtare e mësimit në distancë. Tani ka mbi 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në shqip” – shkruan revista për shqiptarin.

Lista Forbes “30 under 30” është lista e 30 njerëzve më me shumë influencë nën moshën 30-vjecare. Ketë vit janë zgjedhur 30 të rinj nga industri të ndryshme si biznesi, sporti, kultura, dhe impakti social. Ne listë ka emra të njohur si Kylian Mbappe, Jack Harlow dhe biznesmenë të famshëm. Në këtë listë kanë qenë më herët edhe: Mark Zuckerberg, Rihanna, Lebron James, Kylie Jenner, Daniel Ek (CEO i Spotify) dhe 2 nga miliardët më të rinj të kriptomonedhave Vitalik Buterin dhe Sam Bankman-Fried.

Emri:  celaj.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  28.3 KB

Lapsi