Presidenti i Ukrainës, Zelensky flet në Kuvendin e Shqipërisë: Kufizoni ardhjen e turistëve rusë

Emri:  zelensky-parlament-1280x720-1.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  30.5 KB

Në një fjalim mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë këtë të martë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky foli për situatën në vend dhe nevojën për më shumë mbështetje humanitare dhe armatime për të cilat ka nevojë ushtria në përballimin e sulmeve ruse.

”Dje, myslimanët festuan Bajramin. Ju uroj për këtë festë. Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tonë në një rrezik vdekjeprurës. Në qytetin e Odesës, një 14-vjeçar ka humbur jetën. Çdo ditë, ukrainasit humbasin fëmijët e tyre. Sot është një ceremoni lamtumire për gazetaren që u vra nga një raketë ruse. Në Khrakiv, një e pesta e të gjitha shtëpive është shkatërruar tashmë. Shpesh pushtuesit nuk lejojnë as të varrosim të vrarët. Faleminderit për hapat konkrete që keni bërë për Ukrainën”.

Po ashtu Presidenti i Ukrainës i bëri thirrje Shqipërisë që të kufizojë ardhjen e turistëve rusë në vendin tonë këtë verë.

”Ju kërkoj që të kufizoni portat për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë”.

Më herët gjatë një konference për shtyp me gazetarët, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë do t’i hapë derën të gjithë turistëve të huaj, përfshirë dhe ata rusë. Madje nga 1 maji, ka hyrë në fuqi dhe masa që lejon të gjithë qytetarët rusë që të hyjnë në vendin tonë pa viza.

Koha Jonë