Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Suedia dhe Finlanda jo më vende neutrale. Do të aplikojnë të antarësohen në NATO

    Finlanda dhe Suedia: fillim i anëtarësimit në NATO?

    Emri:  finland.jpg

Shikime: 109

Madhësia:  30.0 KB

    Për një kohë të gjatë, një anëtarësim në NATO i Finlandës dhe Suedisë përjashtohej. Tani ai po duket më i mundur. Në takimet e kryeministreve e në një raport aktual të Këshillit të Sigurisë bëhet fjalë për gjendjen e re.

    Nga Lufta e Ftohtë deri në aneksimin e Krimesë në vitin 2014, asgjë deri tani nuk ishte në gjendje t’I nxisë Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen aleancës ushtarake perëndimore NATO – duke hequr dorë në këtë mënyrë nga pavarësia e tyre ushtarake. Finlanda në veçanti nuk donte të irritonte fqinjët e saj rusë dhe në vend të kësaj preferoi të ishte një lloj ndërtuese urash midis Lindjes dhe Perëndimit, si për shembull gjatë samitit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump në Helsinki në 2018.

    Por vitet e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe NATO-s janë forcuar, edhe pa qenë ato shtete anëtare. Në fund të marsit, Suedia dhe Finlanda morën pjesë në një stërvitje të madhe të NATO-s në Norvegji. Veçanërisht në Finlandë, ka një ndërgjegjësim në rritje se ky vend është shumë i cenueshëm për shkak të kufirit të tij prej rreth 1300 km me Rusinë. Por lufta në Ukrainë tani ua tregon edhe më qartë evropianoveriorëve: pa anëtarësimin në NATO, nuk mund të presësh mbështetje të plotë ushtarake nga vendet e tjera perëndimore në rast emergjence.

    Partia e majtë finlandeze ende frenon

    Në fillim të janarit, sondazhet treguan se 30 për qind e finlandezëve ishin në favor të anëtarësimit në NATO. Në fund të marsit, kjo shifër ishte mbi 60 për qind. Dëshira për mbrojtje nga fqinji rus është rritur që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Atmosfera politike po ndryshon gjithashtu: disa parti populiste të qendrës së djathtë dhe të krahut të djathtë kanë qenë prej kohësh të hapura për anëtarësimin në NATO. Fundjavën e kaluar, partia e dytë më e madhe e qeverisë, Partia e Qendrës, hapi rrugën pasi e kishte kundërshtuar gjatë anëtarësimin në NATO. Socialdemokratët e kryeministres Sanna Marin dhe partneri i koalicionit Të Gjelbërit gjithashtu do të pozicionohen javët e ardhshme.

    Që sot, qeveria finlandeze do të paraqesë një raport mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë – nuk është e qartë se deri në çfarë mase do të marrë një qëndrim të detajuar për çështjen e NATO-s. Megjithatë, shumë ekspertë politikë finlandezë presin që debati të jetë më shumë për “kur” sesa “nëse” përsa i përket aplikimit për anëtarësim. Edhe Presidenti finlandez Sauli Niinistö pret një “shumicë të madhe parlamentare” në favor të anëtarësimit.

    Por partia e majtë në pushtet ende i frenon gjërat. Deputetja e kësaj partie, Katja Hänninen theksoi në radion finlandeze Yle: “Pavarësia ushtarake e Finlandës na ka dhënë një rol të rëndësishëm si ndërmjetës në krizë, ne kemi një vullnet të shkëlqyer për të mbrojtur vendin tonë dhe ushtrinë tonë funksionale”.

    Opozita suedeze ushtron presion

    Në Suedi, shumë njerëz tradicionalisht janë krenarë për pavarësinë e tyre ushtarake. Për më shumë se 200 vjet, vendi nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në ndonjë luftë.Ky neutralitet lejoi që Suedia të shpëtonte nga luftërat botërore të shekullit të 20-të. Pse të rrezikosh sot të përfshihesh ndoshta në një konflikt, thonë kritikët.

    Por si te fqinjët e Suedisë, atmosfera ka ndryshuar kohët e fundit: menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë, një sondazh tregoi se pothuajse gjysma e suedezëve ishin në favor të anëtarësimit të vendit në NATO dhe se pak më shumë se një e katërta ishin qartësisht kundër tij.

    Megjithatë, këtu situata politike është disi më e ndërlikuar. Sepse në vjeshtë, do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme – dhe çështja e NATO-s është bërë një çështje gjithnjë e më e rëndësishme e fushatës javët e fundit. Socialdemokratët në pushtet të kryeministres Magdalena Andersson e kanë kundërshtuar tradicionalisht anëtarësimin në NATO. Këtë partitë konservatore po e shfrytëzojnë për të bërë presion ndaj qeverisë në fushatën elektorale që po fillon. Udhëheqësi i opozitës Ulf Kristersson la të kuptohet se do të paraqesë një kërkesë për anëtarësim në rast të një fitoreje në zgjedhje. Kohët e fundit, edhe demokratët suedezë populistë të krahut të djathtë kanë sinjalizuar se përfundimisht do të mbështesin një anëtarësimi në NATO. Kështu në parlamentin suedez do të kishte një shumicë në favor të anëtarësimit.

    Shqetësim për reagimin rus

    Situata megjithatë, nuk do të ishte pa rreziqe për të dyja shtetet. Deputetja Juha Mäenpää, nga partia e djathtë populiste finlandeze “The Finns”, për shembull, mendon se një kërkesë për anëtarësim vetëm sa do të përkeqësonte marrëdhëniet tashmë të acaruara me Rusinë.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kohët e fundit tha se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk do të sillte stabilitet në Evropë. NATO është një “instrument i drejtuar për konfrontim”, tha ai. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, kërcënoi gjithashtu në fund të shkurtit me “pasoja të rënda ushtarake dhe politike”.

    Eksperti finlandez i politikës së jashtme Charly Salonius-Pasternak tha në radion finlandeze se nga Moska janë të mundshme dy reagime: sulme kibernetike kundër autoriteteve -ose që Rusia të dërgojë refugjatë nga vende të tjera përtej kufirit finlandez për të ushtruar presion. Të premten e kaluar, Ministria e Mbrojtjes dhe e Punëve të Jashtme Finlandeze ishte shënjestër e një sulmi kibernetik, autori i të cilit ende nuk është identifikuar.

    Marrë nga Deutsche Welle

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Suedia dhe Finlanda jo më vende neutrale. Do të aplikojnë të antarësohen në NATO

    Suedia nuk ka bërë asnjë luftë prej 200 vitesh, por nëse futet në NATO, Rusia bën gati armët bërthamore!

    Emri:  Capture-32.jpg

Shikime: 53

Madhësia:  15.9 KB

    Nga “Zëri i Amerikës”-

    Një nga aleatët më të afërt të Presidentit rus Vladimir Putin paralajmëroi të enjten NATO-n se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA-të, atëherë Rusia do të duhet të forcojë mbrojtjen e saj në rajon, pa përjashtuar dislokimin e armëve bërthamore.

    Finlanda dhe Suedia po shqyrtojnë mundësinë e anëtarësimit në NATO. Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se vendi i saj do të marrë një vendim në javët e ardhshme.

    Dmitry Medvedev, i cili mban detyrën e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse këto dy vende hyjnë në NATO, atëherë Moska do të duhet të forcojë praninë e saj tokësore, detare dhe ajrore në Detin Baltik.

    Zoti Medvedev ngriti gjithashtu në mënyrë të qartë mundësitë mbi një kërcënim bërthamor, duke thënë se nuk mund të flitet më për një Baltik pa armë bërthamore, një rajon ku Rusia ka enklavën e saj të Kaliningradit, të vendosur mes Polonisë dhe Lituanisë.

    “Nuk mund të flitet më për një status pa armë bërthamore për Baltikun, ekuilibri duhet të rivendoset“, tha zoti Medvedev, i cili ka shërbyer si president nga viti 2008 deri në 2012.

    Lituania tha se kërcënimet e Rusisë nuk ishin asgjë e re dhe se Moska kishte vendosur armë bërthamore në Kaliningrad shumë kohë përpara luftës në Ukrainë.

    Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO, një strukturë ushtarake themeluar në 1949 për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik, do të shënonte një nga zhvillimet më të mëdha strategjike evropiane lidhur me luftën në Ukrainë.

    Finlanda fitoi pavarësinë nga Rusia në vitin 1917 dhe ka zhvilluar dy luftra kundër saj, gjatë Luftës së Dytë Botërore që rezultuan me humbjen e disa territoreve. Të enjten, Finlanda njoftoi një stërvitje ushtarake në pjesën perëndimore të saj me pjesëmarrjen e trupave ushtarake nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Letonia dhe Estonia.

    Suedia nuk ka zhvillyar ndonjë luftë prej 200 vitesh dhe politika e jashtme e saj e pasluftës është përqendruar në mbështetjen e demokracisë në nivel ndërkombëtar, dialogun shumëpalësh dhe çarmatimin bërthamor.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Suedia dhe Finlanda jo më vende neutrale. Do të aplikojnë të antarësohen në NATO

    Finlanda dhe Suedia në NATO, Eksperti: Aleanca do përdorë mekanizmin e aderimit të shpejtë

    Emri:  Capture-35.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  37.2 KB

    Vendet nordike, si Suedia dhe Finlanda po shqyrtojnë opsionet e sigurisë pas luftës së Rusisë në Ukrainë dhe kanë nisur një debat për aderimin në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Sipas një eksperti, NATO mund të përdorë mekanizmin e anëtarësimit të shpejtë për pranimin e dy vendeve.

    “Nëse dy vendet vendosin të aplikojnë për anëtarësim në NATO, mund të ketë një mekanizëm të shpejtë që NATO do ta prezantonte në mënyrë që pranonte këto vende sa më parë, ndoshta që në fillim të kësaj vere”, tha Zhang Xin, profesor i shkollës së politikës në Kinë.

    Suedia nuk pritet që ta vonojë vendimin dhe po shqyrton të mirat e të këqijat që mund të sjellë aderimi në NATO. Finlanda do të zyrtarizojë qëndrimin e saj brenda pak javësh, ndërsa po mbikëqyr me shumë kujdes situatën përgjatë kufirit të saj me Rusinë.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Suedia dhe Finlanda jo më vende neutrale. Do të aplikojnë të antarësohen në NATO

    Rusia: Suedia dhe Finlanda do të përballen me pasoja nëse anëtarësohen në NATO

    Emri:  putin.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  25.1 KB

    Rusia ka paralajmëruar Suedinë dhe Finlandën se do të ketë kenë pasoja nëse anëtarësohen në NATO.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova është shprehur se Rusia i ka bërë të gjitha paralajmërimet e saj publikisht.

    “Ne i kemi bërë të gjitha paralajmërimet tona publikisht. Suedia e Finlanda e dinë shumë mirë këtë dhe nuk kanë përse habiten nëse do të përballen me reagime nga ana jonë”, ka thënë ajo.

    Parlamenti i Finlandës do të hapë sot një debat nëse do të kërkojë anëtarësimin në NATO, pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një rritje të mbështetjes politike dhe publike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Suedia dhe Finlanda jo më vende neutrale. Do të aplikojnë të antarësohen në NATO

    Anëtari i NATO-s zotohet të bllokojë kandidaturën e Suedisë dhe Finlandës

    Zagrebi ka në plan të vendosë veton, tha presidenti kroat

    Emri:  6268251b203027415b1e8610.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  24.8 KB

    Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO është "sharlatanizëm shumë i rrezikshëm" dhe përbën provokim të Rusisë, tha të martën presidenti kroat Zoran Milanovic. Zagrebi do të refuzojë të ratifikojë anëtarësimin e tyre derisa SHBA dhe BE të bëjnë presion ndaj Bosnje-Hercegovinës fqinje për t'u garantuar kroatëve etnikë të drejtat e tyre bazë të votës, shtoi Milanovic.

    "Për sa më përket mua, ata mund të hyjnë në NATO, ata mund ta fusin në sy ariun e tërbuar me një stilolaps," u tha Milanovic gazetarëve në Zagreb të martën.

    “Sidoqoftë, derisa çështja e ligjit zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë të zgjidhet, derisa amerikanët, anglezët, gjermanët – nëse munden dhe duan – të detyrojnë Sarajevën dhe Bakir Izetbegoviçin që të përditësojnë ligjin zgjedhor në gjashtë muajt e ardhshëm dhe t'u japin kroatëve të drejtat e tyre elementare, Sabor nuk duhet të ratifikojë pranimin e askujt në NATO,” shtoi ai, duke iu referuar parlamentit kroat.

    NATO nuk mund të pranojë anëtarë të rinj pa miratimin e atyre aktualë, vuri në dukje Milanovic, duke shtuar se ai e sheh rolin e Kroacisë në këtë moment si "një plumb historik argjendi".

    “Lëreni presidentin ose sekretarin e shtetit të SHBA-së ta dëgjojë këtë tani. Le të shohim se çfarë mund të bëjnë për Kroacinë. Më ka ardhur mjaft që ata të injorojnë dhe lënë pas dore një anëtare të NATO-s dhe BE-së dhe të lënë mënjanë Kroacinë,” tha Milanovic, duke shtuar se nëse SHBA dhe aleatët e saj evropianoperëndimorë duan dy vendet skandinave në NATO, “ata do të duhet të dëgjojnë Kroacinë. .”

    Ankesa më e madhe e Kroacisë është sistemi aktual zgjedhor në Bosnje-Hercegovinën fqinje, e cila ka një komunitet etnik kroat të njohur si të barabartë sipas kushtetutës së vitit 1995 që i dha fund luftës civile. Zagrebi këmbëngul në përditësimet e ligjit zgjedhor në mënyrë që kroatët në Bosnje të jenë në gjendje të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, në kundërshtim me praktikën aktuale që ata të zgjidhen nga komuniteti shumë më i madh i muslimanëve boshnjakë, të njohur gjithashtu si boshnjakë.

    Përveç Bosnjës, Milanovic renditi disa nga ankesat e tjera të Zagrebit: refuzimi i BE-së për të pranuar Bullgarinë dhe Rumaninë në marrëveshjen e kalimit kufitar të Shengenit, mungesën e njohjes për provincën e shkëputur serbe të Kosovës dhe asnjë përparim në bisedimet e BE-së me Shqipërinë dhe Veriun. Maqedonia – e cila madje ndryshoi emrin kohët e fundit për të kapërcyer kundërshtimet nga Greqia, pa dobi.

    Suedia dhe Finlanda historikisht neutrale kanë bërë lëvizje për t'u bashkuar me NATO-n në javët e fundit, duke përmendur konfliktin Rusi-Ukrainë.

    Kroacia u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009 dhe iu bashkua BE-së në vitin 2013, kur Milanovic ishte kryeministër. Politikani socialdemokrat ka qenë president që nga tetori 2020. Megjithatë, nuk është e qartë nëse kërcënimi i tij për të vënë veton ndaj zgjerimit të NATO-s do të funksionojë në praktikë, pasi partia nacionaliste HDZ ka shumicën parlamentare.

    Burimi: RT

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Suedia dhe Finlanda jo më vende neutrale. Do të aplikojnë të antarësohen në NATO

    Parlamenti finlandez do të votojë për anëtarësimin në NATO

    Përpjekja e Helsinkit për t'u bashkuar me bllokun ushtarak të udhëhequr nga SHBA është ende në pritje të ratifikimit nga të gjithë anëtarët e tij

    Emri:  638df62a20302720450a6a3b.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  22.6 KB

    Qeveria finlandeze ka paraqitur një projekt-ligj për anëtarësimin në NATO për miratim parlamentar. Ndërsa Helsinki ndërmori një hap tjetër për t'u bërë një anëtar i plotë i bllokut të udhëhequr nga SHBA, Ministri i Jashtëm Pekka Haavisto këmbënguli se vendi nuk i kishte kërkuar NATO-s të vendoste armë bërthamore në territorin e tij.

    Duke komentuar lëvizjen e qeverisë në një konferencë shtypi, Haavisto e përshkroi atë si "një moment historik". "Unë mendoj se të gjithë po dridheshin pak brenda," shtoi ai, duke iu referuar mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit për këtë çështje.

    Propozimi kërkon që ligjvënësit të miratojnë, ndër të tjera, Traktatin e Atlantikut të Veriut, i cili shërben si një kuadër ligjor për NATO-n. Ai gjithashtu përshkruan pasojat kryesore të anëtarësimit për Finlandën, duke përfshirë angazhimin e saj të ardhshëm për të zbatuar nenin 5, një klauzolë që përcakton se një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithë bllokut.

    Nisma thotë gjithashtu se anëtarësimi në NATO "nuk do të ishte problem për sovranitetin dhe pjesëmarrjen e Finlandës në bashkëpunimin ndërkombëtar", duke shtuar se "nuk do të përbënte një transferim të rëndësishëm të kompetencës tek një organizatë ndërkombëtare".

    Finlanda mund të bëhet një anëtare e plotë e NATO-s vetëm pasi të 30 anëtarët e bllokut të ratifikojnë ofertën e saj, me vendimin e Hungarisë dhe Turqisë për këtë çështje ende në pritje. Megjithatë, parlamenti ka ende autoritetin ligjor për të përpunuar propozimin e qeverisë.

    Haavisto komentoi gjithashtu vendosjen e mundshme të arsenalit bërthamor të NATO-s në territorin finlandez. Ministri vuri në dukje se armët atomike janë "nën kontroll të rreptë" të Uashingtonit. "Ne nuk e dimë nëse ka interesin më të vogël për t'i përhapur ato diku tjetër përveç bazave ekzistuese," tha zyrtari.

    “Ne nuk po i kërkojmë dhe askush nuk po na i ofron” , theksoi ai.

    Deklarata e tij vjen pasi muajin e kaluar presidenti finlandez Sauli Niinisto tha se ndërsa Finlanda përcakton kufizime për anëtarësimin e saj në NATO, ajo nuk ka ndërmend të vendosë armë bërthamore në territorin e saj nëse bëhet pjesë e aleancës.

    Finlanda, së bashku me fqinjin e saj nordik, Suedinë, paraqitën aplikime për t'u bashkuar me bllokun ushtarak në maj në mes të operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, duke thyer neutralitetin prej dekadash.

    Javën e kaluar, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Moska nuk ka nevojë për arkitekturën e sigurisë që vendet perëndimore po përpiqen të ndërtojnë pa Rusinë dhe Bjellorusinë. Ai gjithashtu vuri në dukje se siguria evropiane po "po i nënshtrohet plotësisht SHBA-së", duke shtuar se në vend që të punojë drejt sigurisë kolektive në Evropë, Perëndimi "po gërmon vija ndarëse".

    Burimi: RT

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Suedia dhe Finlanda jo më vende neutrale. Do të aplikojnë të antarësohen në NATO

    “Nuk do të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO”, Erdogan i prerë pas protestave në Stokholm: Nëse nuk tregojnë respekt për ne…

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do të mbështesë ofertën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

    Deklarata e tij vjen pas një proteste në Stokholm në fundjavë ku u dogj edhe një kopje e Kuranit.

    Protestat në kryeqytetin suedez të shtunën kanë rritur tensionet me Turqinë në një kohë kur vendi nordik ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë për të hyrë në aleancën ushtarake.

    Ankaraja ka qenë nën presion në rritje nga zyrtarët suedezë dhe finlandezë, si dhe nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, për të miratuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës që kur të tre vendet nënshkruan një memorandum trepalësh gjatë një samiti të NATO-s në Madrid qershorin e kaluar.

    Të dy vendet nordike ranë dakord të trajtojnë shqetësimet e sigurisë të ngritura nga Turqia, përkatësisht praninë e organizatave kurde në Suedi që Ankaraja pretendon se kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Turqia, BE-ja dhe Uashingtoni e kanë cilësuar si grup terrorist.

    “Ata që lejojnë një blasfemi të tillë para ambasadës sonë në Stokholm nuk mund të presin më mbështetjen tonë për anëtarësimin e tyre në NATO”, tha sot Erdogan.

    Ai kritikoi gjithashtu autoritetet suedeze për lejimin e zhvillimit të demonstratës jashtë ambasadës turke në Stokholm.

    “Nëse Suedia nuk do të tregojë respekt për Turqinë apo myslimanët, atëherë ata nuk do të shohin asnjë mbështetje nga ne për çështjen e NATO-s”, tha ai.

    (BalkanWeb)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 02-12-2014, 10:30
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2014, 16:13
  3. Per 400 vende ne FSK aplikojne mbi 4000 rekrute
    Nga Kasumi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2010, 06:06
  4. Finlanda e bën linjën e internetit 1 Megabit të drejtë ligjore
    Nga ClaY_MorE në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-10-2009, 19:19
  5. Kreu i BE: Vendet e Ballkanit perendimor do te antaresohen
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •