Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Vodafone Albania operatori më i mirë celular në Shqipëri sipas OpenSignal

    Raporti i OpenSignal citon edhe blerjet e fundit të One dhe ALBtelecom nga kompania Hungareze 4iG ndërsa pret që shkrirja e dy kompanive së bashku të përmirësojë cilësinë më tepër.

    Emri:  Vodafone-albania-730x410.jpg

Shikime: 100

Madhësia:  40.9 KB

    Standardi ndërkombëtar i analizimit të eksperiencës së konsumatorit me shërbimet mobile, OpenSignal, publikoi ditën e sotme raportin më të fundit për Shqipërinë duke vlerësuar performancën e tre operatorëve.

    Raporti i publikuar nga OpenSignal krahason shërbimin e ofruar nga Vodafone Albania, One Telecommunications dhe ALBtelecom në 9 kategori të ndryshme si: Eksperienca Video, Eksperienca e Videolojërave, Eksperienca Zanore, Shpejtësia e Shkarkimit, Shpejtësia e Ngarkimit, Disponueshmëria e Shërbimit, Mbulimi 4G dhe Konsistenca në rezultatet e testimit.

    Në matjet e bëra për periudhën 1 Janar 2022 – 31 Mars 2022, OpenSignal gjeti Vodafone Albania operatori me shpejtësinë më të lartë të shkarkimi prej 34.6 Mbps ndjekur nga One me 29.7 Mbps dhe ALBtelecom me 14.6 Mbps.

    Vodafone fitoi përsëri edhe në eksperiencën video duke shënuar 57.3 pikë, ndjekur nga One me 52.3 pikë dhe ALBtelecom me 42.2 pikë. Një rezultat i mirë konsiderohet 55-65 pikë dhe Vodafone është i vetmi që hyn në këtë kategori ndërsa operatorët e tjerë hyjnë në kategorinë e një 40-55 që konsiderohet shërbim i pranueshëm.

    Emri:  opensignal-albania-april-2022-768x562.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  34.4 KB

    Për eksperiencën në video lojëra One mori 73.2 pikë nga 100 pikë ndjekur nga Vodafone me 69 pikë dhe ALBtelecom me 47.1 pikë. Testimet bëhen me lojëra popullore si PUBG dhe Fortnite apo lojëra masive si Arena of Valor.

    Abonentët e Vodafone marrin një shërbim më konsistent ku kompania fitoi në të dy kategoritë e testimit me një nivel qëndrueshmërie prej 77.7% ndjekur nga ALBtelecom me 68.1% dhe One me 68%.

    One dhe Vodafone ndajnë së bashku kategoritë e disponueshmërisë së 4G, shpejtësisë së ngarkimit dhe eksperiencës zanore. Më specifikisht në eksperiencën zanore One ka 79.7 pikë ndjekur nga Vodafone me 78.9 pikë dhe ALBtelecom me 73.6 pikë.


    One ka mbulimin më të mirë ku përdoruesit në 96.8% të kohës kanë mbulim por me një diferencë e papërfillshme me Vodafone prej 96.5% dhe ALBtelecom me 93.6%.

    Në eksperiencën 4G Vodafone kishte 8 nga 10 pikë, One 7.7 pikë dhe ALBtelecom 4.9 pikë.

    Raporti i OpenSignal citon edhe blerjet e fundit të One dhe ALBtelecom nga kompania Hungareze 4iG ndërsa pret që shkrirja e dy kompanive së bashku të përmirësojë cilësinë më tepër.

    Vodafone fiton 8 nga 9 kategoritë ndërsa One 4 prej tyre. ALBtelecom nuk fitoi në asnjë kategori. Raportin e plotë e gjeni të publikuar në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-07-2022
    Postime
    1

    Për: Vodafone Albania operatori më i mirë celular në Shqipëri sipas OpenSignal

    Idea me pelqen

Tema të Ngjashme

  1. Free internet vodafone albania
    Nga Neteorm në forumin Informatikë dhe Internet
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2017, 10:50
  2. Vodafone-albania *ja Menyra Si Vjedh Klientet*
    Nga Dito në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-07-2010, 14:21
  3. Operatori Mobile Vala shkon në Shqipëri
    Nga YlliRiaN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 09:20
  4. 'Vodafone Group' gati të shesë Vodafone Albania sh.a
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 05:33
  5. Vodafone Albania VS AMC !!
    Nga BvizioN në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 12-12-2005, 12:50

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •