Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Qametit: Alarmi i INSTAT, vetëm brenda vitit 2021 popullsia e Shqipërisë u pakësua me 1.3%

    COVID-19 dhe emigrimi pakësojnë popullsinë e Shqipërisë

    Të dhënat e vlerësuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se vitin e kaluar, popullsia e Shqipërisë u reduktua me 1.3%, një fenomen i paparë më herët në historinë e vendit. Mbi 42 mijë vetë emigruan.

    Emri:  shesh-skenderbej-bosh.jpg

Shikime: 137

Madhësia:  33.5 KB

    Shqipëria pësoi rënien më të fortë të popullsisë në historinë e vet të njohur gjatë vitit 2021, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në mënyrë dramatike dhe numri i lindjeve ra. Por rënia u shkaktua në pjesën më të madhe nga vendimi i mbi 42 mijë shqiptarëve që të emigronin.

    Të dhënat e Institutit të Statistikave të publikuara të premten bëjnë të ditur se në 1 janar të këtij viti, popullsia rezidente rezulton të jetë më pak se 2.8 milionë banorë, me rënie 1.3% nga vlerësimi i popullsisë më 1 janar 2021.

    “Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative,” bëri të ditur Instat.

    “Numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona. Migracioni neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve) pësoi një rritje në vlerë absolute, krahasuar me një vit më parë: nga -16.684 në -32.853 banorë në 2021,” thuhet më tej në njoftim.

    Më pak dhe më të plakur

    Rënia e përgjithshme e popullsisë me 1.3% është vetëm një nga treguesit alarmues të gjendjes së përgjithshme të vendit. Rënia e popullsisë në moshë të re si pasojë e emigrimit dhe rritja e popullsisë së moshuar, si dhe rritja e moshës mesatare të popullsisë janë treguesit e tjerë. Sipas të dhënave të INSTAT, mosha mesatare e popullsisë arriti në 38.2 vjeç më 2021 nga 37.6 vjeç në vitin 2020.

    “…raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 22,3 % në 23,1 % gjatë të njëjtës periudhë,” thotë më tej INSTAT.

    Gjatë vitit 2021, numri i shqiptarëve që u ndanë nga jeta ishte mbi 30 mijë, rreth 10 mijë më shumë se sa në vitet e zakonshme, besohet për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e sëmundjes COVID-19 kanë vdekur deri më sot në Shqipëri 3495 persona. Kjo shifër shpjegon vetëm pjesërisht shtesën e përgjithshme të mortalitetit në vitet 2020 dhe 2021 kur në Shqipëri rezultoi se vdiqën rreth 17 mijë persona më shumë se sa mesatarja e viteve para pandemisë.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Qametit: Alarmi i INSTAT, vetëm brenda vitit 2021 popullsia e Shqipërisë u pakësua me

    Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3%, sipas INSTAT

    Emri:  qarqet.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  15.6 KB

    Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3%, krahasuar me një vit më parë.

    Rol në rënien e numrit të popullsisë ka luajtur emigrimi i mbi 42 mijë banorëve si dhe raporti negativ lindje-vdekje, tregon raporti i fundit i INSTAT.

    Emri:  emigrante4.jpg

Shikime: 84

Madhësia:  38.6 KB

    Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative.

    Emri:  lindje.jpg

Shikime: 69

Madhësia:  30.2 KB

    Rënia e numrit të popullsisë është shoqëruar dhe me rritjen e moshës mesatare, e cila rezulton 38,2 vjeç.

    Rreth 1/3 e popullsisë totale në vend jeton në Tiranë (32,9%). Dy qytetet e tjera me numrin më të lartë të popullsisë janë Durrësi (10,4%) dhe Fieri (10%).

    Euronews.al

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Qeveria e Qametit: Alarmi i INSTAT, vetëm brenda vitit 2021 popullsia e Shqipërisë u pakësua me

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Kjo ka te beje me synimin e shqiptareve per nje jetese me te mire. Greket thoshin "Atdheu im eshte atje ku rroj me mire". Sado te perpiqen qeverite duhen dhjetera vite t`i afrohemi nivelit jetesor te evropes. Dhe mos be propagande me "qamete" se sa ka bere kjo qeveri s`kane bera te tera te marra se bashku.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Qeveria e Qametit: Alarmi i INSTAT, vetëm brenda vitit 2021 popullsia e Shqipërisë u pakësua me

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    Illia Spiro nje pyetje ne lidhje me temen:
    Si ben delja???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Qeveria e Qametit: Alarmi i INSTAT, vetëm brenda vitit 2021 popullsia e Shqipërisë u pakësua me

    Nuk begenis te merrem me ty. E kisha me albon debatin
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Qeveria e Qametit: Alarmi i INSTAT, vetëm brenda vitit 2021 popullsia e Shqipërisë u pakësua me

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nuk begenis te merrem me ty
    Ok dele…..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Qeveria e Qametit: Alarmi i INSTAT, vetëm brenda vitit 2021 popullsia e Shqipërisë u pakësua me

    Na jepni ju pra ndonje mendje si mund shtohet popullsia, se konstatimi eshte kollaj..
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Qeveria e Qametit: Alarmi i INSTAT, vetëm brenda vitit 2021 popullsia e Shqipërisë u pakësua me

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Na jepni ju pra ndonje mendje si mund shtohet popullsia, se konstatimi eshte kollaj..
    e forte shume kjo

    me kujtoi enver hoxhen ne nje fjalim ne popull ne kohen e komunizmit ku i thoshte njerzve :

    BENI KALAMAQER SE JA U RRIT PARTIA

  9. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Braktisja e vendit nga të rinjtë! Grupmosha 20-24 vjeç shënoi rënien më të fortë të popullsisë në 20

    Struktura e popullsisë në vend po shënon ndryshime thelbësore strukturore, të ndikuara nga faktorë të shumë si emigracioni i lartë, plakja e popullsisë dhe dy vitet e fundit pasojat që dha në shëndet pandemia e Covid 19.

    INSTAT raportoi së fundmi se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.

    Në total, në vend kishte 36 mijë banorë më pak në janar të vitit 2022, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

    Por, zhvillimi më shqetësues është fakti që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar rënia e numrit të grup-moshës 20-24 vjeç, që është dhe pjesa më vitale dhe në moshë produktive e popullsisë. Kjo grup-moshë shënoi një rënie me 15 mijë persona, duke ndikuar në gati gjysmën e tkurrjes së popullsisë totale të vendit. Rënia në vlerë është gati tre herë më e lartë se grup-moshat e tjera, një faktor indirekt që efektin më të lartë nuk e kanë dhënë zhvillimet natyrore të popullsisë, por emigracioni. (shih grafikun: Ndryshimi vjetor i popullsisë, sipas grup-moshave).

    Në krahasim me vitin 2001, grup-mosha 20-24 vjeç ka rënë me gati 12%. Tkurrja më e lartë e popullsisë së të rinjve 20-24 vjeç ka nisur pas vitit 2015, në një linjë me rikthimin e ciklit të emigracionit, që u reflektuar në rritjen e kërkesave për azil.

    Në vitin 2021, kjo grup-moshë përbënte 7.2% të totalit, nga 9% në vitin 2004. (shih grafikun: Ecuria e popullsisë së grupmoshës 20-24 vjeç).

    Rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë tek të rinjtë po ndikojnë në uljen e peshës së popullsisë në moshë të re dhe në kontrast po rritet ajo në moshë më pjekur dhe e moshuar.

    Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se gjysma e popullsisë në moshë të re (0-39 vjeç) po tkurret me shpejtësi. në të kundërt po rritet ajo mbi moshën 40 vjeç (shiko grafikun: Ecuria e popullsisë, sipas dy grupmoshave, 0-49 dhe mbi 40 vjeç)

    Në fund të vitit 2021, popullsia deri në 39 vjeç zinte 52% të totalit, nga 68% në vitin 2001, duke u tkurrur me gati 16 pikë përqindje.

    Ky ndryshim strukturor po sjell pasoja të shumta, që janë më të ndjeshme në dy drejtime kryesore:

    -Së pari në produktivitetin e punës dhe disponueshmërinë e fuqisë punëtore. Shumë sipërmarrje ankohen sot se nuk po gjejnë fuqi punëtore, sidomos të rinj. Këta të fundit janë të prirur të ikin në emigracion.

    -Së dyti, efekti në skemën e pensioneve, me më pak të rinj që do të kontribuojnë me sigurime, që përdoren për të paguar pensionet. Numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi për shkak të plakjes së popullsisë. Në vitin 2021, sipas INSTAT, popullsia mbi 65 vjeç përbënte 15.7% të totalit, nga vetëm 7.4% në 2001, me pothuajse dyfishim të peshës.

    Siç shihet dhe në grafikun “Ndryshimi vjetor i popullsisë, sipas grupmoshave”, rritjen më të lartë të popullsisë e kishin grupmoshat nga 60 deri në 74 vjeç, duke ushtruar presion mbi skemën e pensioneve./topchannel.tv

    Emri:  NDRYSH.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  24.4 KB
    Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

    Emri:  ECD.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  34.8 KB
    Burimi: INSTAT

    Emri:  EW.jpg

Shikime: 72

Madhësia:  24.7 KB

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Qeveria e Qametit: Alarmi i INSTAT, vetëm brenda vitit 2021 popullsia e Shqipërisë u pakësua me

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Na jepni ju pra ndonje mendje si mund shtohet popullsia, se konstatimi eshte kollaj..
    Po të kishin ku të parkoheshin, edhe pensionistët e shkretë do kishin ikur të gëzonin vitet e fundit të jetës diku larg...

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Qametit: Alarmi i INSTAT, vetëm brenda vitit 2021 popullsia e Shqipërisë u pakësua me

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Na jepni ju pra ndonje mendje si mund shtohet popullsia, se konstatimi eshte kollaj..
    Ajnshtajni ka thene: "Perkufizimi i cmendurise eshte te besh te njejtin eksperiment e te presesh rezultat ndryshe!" Qe ne rastin tone do te thote: Te vazhdosh te votosh per Edi Ramen kryeminister dhe te lesh keta qe e kane zbrazur Shqiperine ne kohe rekord dhe u kane vjedhur dy brezave te rinj te shqiptareve te ardhmen, dhe u kane lene qindra miliona borxhe peshqesh. Pra Edi Rama e kompani jo vetem duhet te rrezohen nga pushteti, por duhet ta gjejne veten nen akuze ne gjykate per vjedhjet e demin e shkaktuar. Ky eshte hapi i pare i rendesishem qe u jep mesazhin gjithe shqiptareve ne bote, qe shqiptaret e mbetur ne Shqiperi nuk jane te pashprese, por duan te ndryshojne per mire. Dhe kjo u jep edhe ate mesazhin tjeter, qe Shqiperia nuk eshte nje Albanistan por nje vend ku ligjin e bejne gjykatat dhe jo kryekriminelet.

    Hapi i dyte eshte rivendosja e themeleve te demokracise ne ate vend e ne ate popull. Edi Rama nuk shkaterroi vetem ekonomine shqiptare, jo vetem gjykatat e vendit, ai shkaterroi edhe themelet e demokracise ne vend. Demokracia fillon me respektimin e votes se cdo shqiptari. Dhe kete garanci e ofron ligji. Qe do te thote, nuk ka me blerje votash. Nuk ka me shantazhe per humbje vendi pune. Nuk ka me me jep voten te te jap nje dokument qe te legalizon pronen. Nuk ka me polici qe blen vota per llogari te njerezve ne pushtet dhe trafikanteve te zones. Nuk ka me kryekriminele qe behen deputete qe te fitojne imunitet ndaj ligjit. Dhe le te mbahen zgjedhje te lira e demokratike, ku e drejta e votes nuk u jepet vetem atij grushti shqiptaresh qe kane ngelur ne ate vend por gjithe shqiptareve kudo qe jetojne ne bote, dhe le te fitoje ajo force politike dhe ata politikane qe u ofrojne shqiptareve zgjidhje per kete krize kombetare.

    Qe hapi i dyte te jete i suksesshem, duhet qe te ndodhi edhe demokratizimi i partive politike te vendit. Sidomos Partise Socialiste, qe eshte marre peng nga njerez si Rama e kompani. Nese socialistet shqiptare nuk zgjohen nga gjumi dhe nuk marrin ne dore fatet e partise se tyre, sic kane bere demokratet keto muajt e fundit, Rama e kompani do te vazhdojne revanshin e tyre qe ta kthejne ate popull e ate vend ne Albanistan, qe nuk do ta njohim dot me si vendlindjen tone.

    Zoti ju shkundi njehere me termetin qe ju dha para dy vitesh qe te zgjoheni e luftoni te keqen qe ju ka zene kryet e vendit. Fatkeqesi akoma me te medha do te bien mbi ate popull nese nuk largoni lugeterit nga ai vend nje ore e me pare.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-04-2022 më 09:51

  12. #12

    Duke ju pergjigjur temes, nese behen keto qe thua, do pakesohet emigracioni?? kurrsesi. zgjidhjen e kerkon tek ndryshimi politik ardhja e se djathtes,..., dhe do bejne ata me shume se Rama, keto qe permende ti i kane bere me kohe edhe te djathtet. Se paku Rama ka bere shume sidomos per termetin, te goditurit qe po i fut ne shtepi falas.
    Persa the per Zotin, kjo mund te ishte edhe nje prove, jo denim, sic e paraqet ti.Ti e ke barazuar Ramen, me "te ligun" (nuk po ja them emrin), por ky eshte ekstremizim. Ne pergjithesi orthodhokset nuk i karakterizon ekstremizmi, por toleranca.
    Patjeter qe Rama mund te kritikohet, por nuk ka me te mire.
    Nese, jemi ne Javen e Madhe nuk po zgjas biseden.
    Ju faleminderit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 18-04-2022 më 14:01
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2022, 09:30
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-02-2018, 14:55
  3. INSTAT: Vetëm 17.7% e shqiptarëve kanë një makinë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-01-2016, 16:47
  4. Popullsia e Shqiperise, -26,000 ne 5 vitet e fundit. Tirana do rritet 25%
    Nga Qyfyre në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-04-2015, 10:32
  5. Alarmi, pasaporta vetëm për një muaj
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2005, 19:12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •