Historia e Esat Pashë Toptanit mbetet historia e një politikani tradhëtar i cili për lavdinë e tij personale dëshirën për pushet e pasuri u shndrua në tradhëtar klasik i atdheut të tij.
Mbetetet tradhëtari i dytë më klasik i kombit shqiptar pas Ballaban Pashës.
Vepra e tij e fundit ishte ajo e para 99 vitesh me 13 prill 1920, Esat Pashë Toptani ndërmori një përpjekje të fundit me dhunë për t’u bërë mbret i Shqipërisë së tij të mesme. Qeveria në Tiranë e asaj kohe paralajmëroi popullatën kundër pjesmarrjes në veprimet e Esadit, duke thëne se ai financohej nga jugosllavët, të cilët kishin pretendime e tyre ndaj Shqipërisë veriore. Kjo Lëvizja esadiste u shkatërrua nga forca të armatosura, të komanduara nga Bajram Curri, nën urdhërat e Ahmed Zogut si ministër i Brendshëm. Kështu, 72 udhëheqës kryesorë esadistë – përfshi ish prefektët e Tiranës dhe Durrësit, shefin e xhandërmarisë së Shijakut, si dhe nipin e Esadit, Veli bej Kruja – dolën para një gjykate ushtarake dhe u dënuan në burgun e Kalasë, Gjirokastër. Gjatë kësaj kohe Esad Pasha kishte shkuar në Paris, Francë, ku pas një muaji (13 qershor) do të vritej me atentat nga Avni Rustemi – student shqiptar – i cili “kishte ardhur në Paris për të vrarë një tradhëtar të kombit të vet”, do të shprehej avokati. Gjykata franceze e shpalli Avniun fajtor për vrasje politike dhe e dënoi atë me gjobë (1 frankë). Avni Rustemi 24 vjeçar, pagoi gjobën, u lirua në sallën e gjyqit, dhe u kthye në Shqipëri ku u prit si hero; qeveria i lidhi pension; më pas u bë anëtar udhëheqës i Klubit Bashkimi, i Partisë Demokratike të Fan Nolit, dhe anëtar parlamenti. Edhe Rustemi me atentat u vra; u qëllua me plumba në Tiranë më 20 prill 1924, dhe vdiq në spital pas dy ditësh nga plagët e marra; vdekja e tij do të shfrytëzohej politikisht, dhe demokratë erdhën në pushtet duke përmbysur me dhunë një qeverie të zgjedhur. https://konica.al/2019/04/histori-cf...r-me-13-prill/.
Kjo është një copëz e Historisë së Shqipërisë së pavarur ku politikanët të ndarë në dy grupe të mëdha si gjithmonë njëra palë me ide të mëdha pra idealist edhe tjetra përmbledh politikanët e blerë nga fqinjët dhe politikanët egoist e arrogantë të cilët gjithashtu për interesa të tyre shesin vëndin e tyre për tu pasuruar dhe për pushtet dhe bien në prehërin e politikave fqinjë antishqiptare duke u quajtur tradhëtarë. Po si arriti të bëhet Esat Pashë Toptani aq tradhëtar sa edhe hymni ynë kombëtar flet për tradhëtinë dhe tradhëtarët e shumtë që paska patur Shqipëria?
Esat pashë Toptani lindi në Tiranë, 1863 dhe- u vra në Paris, 13 qershor 1920). U lind në Tiranë, i biri i Ali bej Toptanit dhe Vasfije hanëm Alizotit. Ka qenë ushtarak i Ushtrisë Osmane, deputet shqiptar në Mexhlisin osman, drejtues i Rrethimit të Shkodrës dhe kryeministër shqiptar.
Në vitin 1929, qyteti i Parisit vendosi të sjellë në një vendvarrim të vetëm në Thiais eshtrat e ushtarëve serbë dhe malazezë, aleatë të Francës, të vrarë në Luftën Botërore. Eshtrat e Esatit u shpunë në atë parcelë më 2 korrik 1934.
Në 1897 luftoi nën ushtrinë osmane në Greqi tek gryka e pesë puseve,dhe aty i dhanë gradën general brigade.
Më 1902, pas një situate të pakëndshme me valiun e Janinës, Osman Pashën, emërohet komandant xhandarmërie në Shkodër, qëndroi në postin e ri gjer më 1908, kur u shpall Hyrrijeti dhe shpalli kandidaturën për deputet i Durrësit.
Më 1908, u zgjodh, duke qenë pjesë e partisë "Bashkim e Përparim" të Xhonturqve dhe ishte kundër Komitetit "Bashkim e Përparim" .
Më 1913 në mbrojtjen e Shkodrës pasi u vra nga Osman Bali, Hasan Riza Pasha komandanti i ushtrisë turke, Esat Pasha u bë vali i Shkodrës deri në prill të atij viti. Pastaj në marëveshje me Malazezët Esat Pasha u shpërblye me një shumë prej 600 mijë frangash nga malazezët. Dhe dorëzoi Shkodrën.Gjithashtu mbreti Nikita e princi Danillo e ndihmuan në ambiciet e tij personale.
Në fund të qershorit të 1913 u emërua ministër i Brendshëm në qeverinë e ismail Qemalit dhe ditët e para të korrikut mori kabinetin e lënë nga Libohova. Shkoi në Itali atë verë, ndërkohë në Vlorë zienin intrigat dhe në tarafin e tij ishin radhitur kushërinjtë e tij Toptanë, Mehdi bej Frashëri, Dervish Hima dhe iu bashkua Faik Konica.
Esat Pasha kur e pa se Ismail Qemali s´i nënshtrohej dot vullnetit të tij, i ndërpreu përfundimisht lidhjet me te, dhe më 12 Tetor 1913 në Durrës shpalli një qeveri të emërtuar si: "Pleqësia e Shqipërisë së Mesme“ . Pas këtij akti ndjellakeq Esati e bashibozukët e „pleqësisë…“ intensifikuan hapur luftën kundër qeverisë së Vlorës për ta shtrirë sundimin e tij në jugë e në veri të vendit.
Në mbledhjen e 31 korrikut u vendos që në krye të shtetit shqiptar të caktohet një princ i huaj, brenda 6 muajve nga vetë Fuqitë e Mëdha. Dhe me propozimin e Austro-Hungarisë - Italisë të miratuar edhe nga shtetet tjera evropiane, u pranua që në fronin shqiptar të vijë princi gjerman Ëilhelm Friedrich Heinrich von Wied, i cili me religjion ishte protestan dhe nuk i përkiste asnjë besimi ekzistues fetar në Shqipëri dhe ky ishte fakti kryesor ndikues në vendimmarrjen e Fuqive të Mëdha.
Meqenëse Fuqitë e Mëdha caktuan princ Vidin për të qeverisur në Shqipëri, Qeveria e Vlorës me Ismail Qemalin në krye, dha pëlqimin për ardhjen e tij në vend. Më 15 janar 1914 ismail Qemali i propozoi Komisionit të Kontrollit që të merrte në dorë qeverisjen e vendit. Për t´i hapur rrugë një zhvillimi të ri politik në Shqipëri si dhe sigurisë së saj në të ardhmen, më 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqjen dhe pushtetin ia dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit.
Më 1914 kryesoi delegacionin shqiptar që i dorëzoi kurorën e fronit shqiptar Princ Vidit. Atë të kapitullimit të qytetit, malazeztë përhapën zëra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqipërisë.
Më 1914 u emërua ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës. Në Durrës iu organizua një komplot nga oficerët hollandezë, këshilltarët austro-hungarezë dhe disa bejlerë me mbështetjen e Vidit. Me ndërhyrjen e italisë, u largua pa u burgosur.
Në dhjetor të 1915, pasi përzuri përfaqësuesit diplomatikë të Vienës dhe Sofies nga Durrësi, i shpalli luftë Austro-Hungarisë. E shtriu qeverisjen në një hapësirë më të madhe se qeveria e Vlorës, derisa hyri ushtria austro-hungareze në territorin shqiptar. i detyruar të largohej, e vendosi qeverinë e tij në Selanik në krahun e Antantës.
Esati e shpalli veten të pavarur nga Qeveria provizore e Vlorës. Është fakt se fati i Esatit ishte lidhur me atë të serbëve, aleatë dhe bamirës të tij, dhe si i tillë, ai u detyrua të largohet nga Shqipëria e të kërkojë strehim në Selanik ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar i Qeverisë Shqiptare, titull që e kishte marrë gjatë diktaturës të shkurtër dhe të përkohshme që ai ushtronte në Durrës. Në Selanik, Esati u trajtua mirë nga grekët dhe francezët, por sidomos u mbrojt nga serbët, që i dhanë një pension mujor prej 200 mijë frangash për shpenzimet e të ashtuquajturës qeveri të tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerëz që merrnin tituj ministrash si dhe “taborin” i tij të famshëm.
Në fillim të vitit 1919, Esati erdhi në Paris; ai nuk kishte asnjë funksion zyrtar, mbasi ndërkohë një qeveri ishte formuar në Shqipëri dhe një delegacion ishte dërguar në Paris, gjë që nuk e pengonte pashanë tonë t’i jepte vetes tituj si kryetar i qeverisë shqiptare dhe kryetar i delegacionit.
Gjatë viteve 1918-20 Esat Pasha përfaqësonte të vetmen qeveri legjitime shqiptare në Paris, Francë pranë Konferencën e Paqes që kishte mbajtur qëndrim gjatë luftës. Por për shkak të konkurrencës politike në Shqipëri, delegacioni shqiptar nuk e përkrahte.
Më 18 janar 1919 në Paris filloi punimet Konferenca e Paqes, organizuar nga pesë Fuqitë e Mëdha (fituese të LPB-së): SHBA, Anglia, Franca, Italia dhe Japonia, për të përfunduar Traktatin e Paqes me fuqitë tjera të mundura. Për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Paris shkuan delegacioni i Qeverisë Durrësit, delegacioni i qeverisë së Tiranës i dalë nga Kongresi i Lushnjës, si dhe disa delegacione nga mërgata shqiptare jashtë atdheut. i mbështetur drejtpërdrejt nga Qeveria serbe në krye me Nikolla Pashiqin dhe me përkrahjen e qeverisë franceze, në Paris po qëndronte edhe Esat Pashë Toptani me pretendimin se ishte përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit shqiptar.
Esat Pasha, duke pretenduar se ishte kryeministër i shtetit shqiptar, në vend se t´i mbrojë interesat e Shqipërisë, ai u vu në shërbim të Serbisë, dhe kështu ka vazhduar rrugën e tij antikombëtare të trasuar prej kohësh.
Esat Pashë Toptani për interesat e tij politike u afrua dhe shiti edhe miqtë e partnerët e tij politikë të vëndit dhe të huaj por mbajti lidhje të forta me Sërbinë e Pashicit i cili e ndihmoi për të shkatërruar lëvizjen e Haxhi Qamilit i cili i dogji kullat e tij në Tiranë. https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Esad_pash%C3%AB_Toptani.
Edhe Mit-hat bej Frashëri e akuzon atë si tradhëtar.. Megjithëse Esat Pasha justifikohej se përkrahu dhe luftoi përkrah ANTANTËS kundër autstriakëve , ai ndikoi për keq edhe kundër Republikës Autonome të Korçës, ku e akuzoi Themistokli Gërmenjin si njeri të austriakëve.
https://ëëë.xhafershatri.info/kuisli...pashe-toptani/
Pos italisë dhe Francës, më 26 tetor 1918 bëhej me dije që edhe Anglia pajtohet me të dy aleatët, që Esat Toptanit të mos i lejohet kthimi në Shqipëri. Madje, u kërkua që të mos dukej as afër kufijve të Shqipërisë. Në këtë situatë, Esat Pasha i humbi shpresat se do të mund të hyjë në Shqipëri dhe përfundimisht kah fundi i dhjetorit 1918 nga Selaniku shkoi (nëpër Shkup) në Beograd, prej nga pastaj kthehet sërish në Paris.
Madje, më 19 prill 1919 në Paris, në cilësinë e kryeministrit, Toptani ka shkruar një memorandum ku shpjegonte arsyet se përse e meritonte këtë pozitë të lartë shtetërore. Sipas Esat Pashës, me të filluar Lufta e Madhe, (kështu quhej atëherë Lufta e Parë Botërore , duke qenë aleat i Serbisë, ai u bashkua me Antantën kundër Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë. Shqipëria radhitet me shtetet fituese e si pasojë, edhe ai, si aleat i Antantës, ka të drejtë të jetë kryetar i qeverisë shqiptare... shkruan në memorandum Toptani. Përkujdesja e Nikolla Pashiqit për Esat Pashë Toptanin nuk ka munguar asnjëherë, madje ndihma e tij ka vazhduar Këtë fakt e dëshmojnë shumë dokumente arkivore.
Në 30 janar 1920, Nikolla Pashiqi për kontributin e Esat Pashë Toptanit dhënë, në kuadër të Fuqive të Antantës në Frontin e Selanikut, më 30 janar 1920 i dërgon një letër Kryetarit të Konferencës së Paqes në Paris z.Aleksandër Mileran, i cili ishte edhe kryeministër i Francës. Pas vrasjes së Esat Pashë Toptanit, sënduku me dokumentat private të Esat Pashë Toptanit i mori qeveria serbe për ti ruajtur (https://sites.google.com/site/juridi...pashe-toptanit).
Kjo tregon edhe njëherë se çfarë politikani tradhtar për interest shqiptare ishte ky njeri. Për fat të keq edhe në ditët e sotme në Shqipëri, ndoshta edhe në Kosovë ka politikanë të tillë.

priftipirro2017@gmail.com