Dėshmitė e rralla: ‘Enveri dhe Nexhmija strehoheshin tek ne, por pas ’44-ės, na burgosėn dhe na morėn pasuritė dhe…’, Kujtimet e Sherif Delvinės, qė u shua nė moshėn 90-vjeēare

Nga Prof. Dr. Luan Malltezi

Emri:  historiani.jpg

Shikime: 94

Madhėsia:  53.3 KB

“Mėsuesin e Popullit”, historianin, publicistin dhe studiuesin e njohur, tė nderuarin mikun tim, Sherif Delvina, e kam njohur fillimisht kur isha Drejtor i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shtetit, nė vitet 1992-1997. Pėr tė mė kishte folur pėr herė tė parė miku im, historiani i njohur prof. Ferit Duka: “Sherifi ka lexuar shumė libra pėr historinė dhe kulturėn shqiptare, ai ėshtė si njė bibliotekė lėvizėse, si historian”.

Nė vitin 1994, Sherifi mė kėrkoi njė takim nė zyrė; kėrkoi tė mos pengohej nė kėrkimet e tij shkencore nė Arkiv. Mė erdhi keq pėr kėtė kėrkesė, sepse nuk kisha penguar deri atėhere asnjė studiues nė Arkiv. Pas takimit, thirra shefin e sallės sė leximit dhe e porosita tė mos pengohej ky studiues. Pas vitit 1997, u bėra mik me Sherifin; bashkė botuam katėr libra pėr Mit’hat Frashėrin.

Bisedat midis nesh ishin kryesisht pėr historinė, pėr prof. Budėn, prof. Pollon, qė kishin drejtuar historianėt tanė nė Institutin e Historisė. Rasti e sillte qė nė kėto biseda, Sherifi tė fliste edhe pėr tė parėt e familjes sė tij, njė familje e madhe e vjetėr patriotike…! Disa nga kujtimet e tij, fillova t’i regjistroj me aparatet celularė qė dolėn vitet e fundit. Kėto regjistrime po botoj nė kėtė artikull, nė kujtim emrit tė tij, pėr miqtė dhe tė dashurit e tij tė shumtė…!

Kujtimet e Sherif Delvinės:

“Unė kam lindur nė Tiranė nė vitin 1932. Kam kryer i vogėl shkollėn fillore italiane; klasėn e shtatė e kam bėrė shqip. Shkolla ishte tek Rruga Durrėsit, pėrballė Fabrikės Duhanit, afėr manastirit. Shkolla ishte njė ndėrtesė e madhe e bukur, kishte nxėnės shqiptarė dhe italianė, aty bėnin edhe mėsime feje, po unė pėr personelin e shkollės “isha italian”, kėshtu qė nuk merrje pjesė nė mėsimin e fesė.

Tek shkolla italiane, ishin fėmijė tė familjeve intelektualėve, Shundėr, Hovdarėt, etj. Ndėrkohė kam kryer edhe mėsime private pėr mėsimin e latinishtes dhe italishtes. Pastaj shkova nė gjimnaz, por qeveria na ēoi nė mes tė vitit, nė Shkollėn Pedagogjike nė Tiranė, sepse vendi kishte shumė nevojė pėr mėsues.

Tek ne nė shtėpi vinte shpesh Mit’hat Frashėri. Babai ishte kushėri me tė. Mit’hati me donte kur isha i vogėl. Ai mė mori njė ditė pėr drekė nė shtėpi; mbaj mėnd qė mė pyeti nėse dinja frėngjisht, unė i thashė jo, nuk kam mėsuar akoma. “Si, tha, akoma nuk ke mėsuar frėngjisht nė kėtė moshė?! Mirė, tha ai, do t’i flas unė babait qė nuk tė paska mėsuar frėngjisht. Nė fund Mit’hati mė solli edhe diēka tė mbledhur nė letėr. Kėtė, tha, do t’a hapesh nė shtėpi. Mit’hat kishte futur nė letėr njė llokum pėr mua.

Babai, (Neki Delvina-red.) ishte anėtar dhe nėnkryetar i Gjykatės sė Diktimit nė periudhėn e Monarkisė sė Zogut. Miq tė tij ishin juristė tė shquar, si: Andrea Sahaēiu, Hasan Dosti, etj.

Babai, ishte djali i Nedime Hanėmit nga familja Alizoti. Nedimeja kishte kryer gjimnazin “Zosimea” nė Janinė; ajo ishte nėnkryetare e Shoqatės sė Gruas Shqiptare nė kohėn e Princ Wiedit, kryetare ishte e shoqja e Princ Wiedit, Princeshė Sofija. Populli pėr zonjėn Nedime, kėndonte vargjet: ”Nedime hanėm / Tė bukur takėm / Ti na fal ne sot / Mbretėrofsh jetė e mot”.

Ndihmat qė Nedimeja shpėrndante nė Delvinė pėr delvinjotėt, jepeshin nga familjet e mėdha e tė pasura tiranase, Begejat dhe Toptanasit.

Babai, Nekiu, kishte kryer shkollėn e mesme anglisht “Robert Kolege” nė Stamboll dhe shkollėn e larta pėr ‘Drejtesi’ nė Turqi. Ai kishte shėrbyer si gjyqtar qė nė kohė tė Ismail Qemalit, nė qytete dhe prefektura tė ndryshme tė vendit; babai ishte gjyqtar i zoti, por edhe i njeri ndershėm. Kur ishte nxėnės nė Stamboll, babai vizitonte rregullisht nė shtėpi, Naim Frashėrin.

“Mė thuaj se do tė bėhesh gjyqtar dhe do t’i shėrbesh Shqipėrisė” – i thoshte Naimi. Babai i pėrgjigjej: “Po, do tė bėhem gjyqtar dhe do punoj pėr Shqipėrinė”. “Mė jep dorėn se do tė veprosh kėshtu”. Dhe babai i jepte Naimit dorėn e tij. Babai e kishte divizė nė veprimtarinė se tij fjalėn e dhėnė Naimit nė Stamboll.

Babai ishte kushėri i parė i Faik Konicės; nė martesėn e babait, Konica i kishte sjellė njė pikturė tė blerė nga rusėt e bardhė nė Angli. Babai kishte miqėsi me kunatin, vėllain e gruas, Asimesė, Esat Dishnicėn. Nėpėrmjet tij, babai u njoh edhe me komunistėt, me udhėheqėsit e Luftės Nacionalēlirimtare, si: Enver Hoxhėn, Ymer Dishnicėn, Nako Spirun, Beqir Ballukun, Sejfulla Malėshovėn, Abdyl Kėllezin. Babai e kishte Ymer Dishnicėn, njeri tė fisit tė vet.

Nė bodrumin e shtėpisė sonė nė Tiranė, Beqir Balluku, Nako Spiru, Qemal Stafa, etj., sillnin fshehurazi nė ilegalitet, broshura me thirrje tė Partisė Komuniste Shqiptare, drejtuar popullit shqiptar. Nė shtėpinė e tonė, hynte e dilte Enveri; kėtu hante edhe shumė herė drekė, tė pėrgatitur nga nėna. Enveri mė njihte nga afėr mua, motrėn time, Nedon dhe vėllanė, Xhavitin. Nė shtėpinė e tonė Enveri takoi edhe Ibrahim bej Biēakēiun; ish-kryeministrin e mėvonshėm dhe ata diskutonin midis tyre, fatin e Luftės Dytė Botėrore.

Gjermanet, kishin marrė vesh se tek shtėpia e Neki Delvinės, hynin e dilnin komunistė dhe dėrguan njė patrullė tė armatosur pėr kontroll tė befasishėm nė shtėpi.

Ne e kishim shtėpinė tek ‘Pallati i italianeve’, kati i parė. Patrulla ndaloi afėr shtėpisė Malo Kodrėn, (tė atin e Prof. Dr. Klara Kodrės), qė po kalonte afėr tyre me njė shok. Malo u tha se diku kėtu e kishte shtėpinė dhe u kėrkoj lejė qė tė pyeste njerėzit pėrreth; ai shkoj shpejt dhe lajmėroi nėnėn, se po vinin gjermanėt pėr kontroll. Me tė marrė kėtė njoftim, nga dritarja e shtėpisė u largua me shpejtėsi Nexhmie Hoxha dhe komunistė tė tjerė, qė ishin me tė. Kur erdhėn gjermanėt, nuk gjetėn asnjė komunistė siē ishin njoftuar.

Pas ēlirimit jeta solli ndryshime nė jetėn e vendit dhe tė familjeve shqiptare.

Unė jam arrestuar bashkė me tre katėr vetė tė tjerė, (nga Policia) pėr revolverin e Qemal Stafės, qė kishte humbur nė Muze. Atėhere mė mbajtėn disa ditė nė burg; u liruam mė pas, se u gjet revolveri, ata tė policisė na dhanė makarona qė tė shėndosheshim…!

Mua me pėrjashtuan nga rinia kur isha nė Shkollėn Pedagogjike dhe isha pa triskė rinie, kur mbarova studimet aty.

Pas mbarimit tė Luftės, babai u pushua nga puna dhe dėnua me burg politik nė kohėn e Koci Xoxes; pastaj u lirua si pafajshėm, por nuk fillojė punė si avokat; nė burg ra edhe dajua i im, Ibrahim bej Biēakēiu, Bimi siē i thonim ne, kishte qenė disa muaj nė vitin 1944, si kryeministėr i Shqipėrisė.

Kur ishte nė burg, pėr Bimin, kujdesej dajua, Esati (Esat Dishnica-red) dhe Humajuni, motra e Aqif Pashė Biēakēiut. Humajumi ishte njė zonjė e kulturuar; ajo kishte kryer gjimnazin “Zosimea” nė Janinė, aty kishte njohur Naimin e Sami Frashėrin. Aqif Pasha e konsideronte Humajumin, bashkėpunėtore tė ngushtė tė tij. “Kur tė vdes – i kishte thėnė ai tė motrės – do tė shoqėrosh arkivolin tim deri nė varr, qė tė mos ketė mundėsi Shefqet Vėrlaci, tė vėrė gishtin nė tė”! Shefqet Verlaci (kryeministėr i Shqipėrisė nė vitet 1939-1942), ishte baxhanak me Aqif Pashėn por ata nuk shkonin midis tyre…

Humajuni kishte shumė fėmijė: Alon, Esatin, Melin, Hiqmeten, (nėnėn e gjinekologut tė njohur Dr. Ilir Dishnicės). Fėmijtė e Humajunit, ishin tė lidhur me Luftėn Nacionalēlirimtare; Alo u vra gjatė njė beteje nė Luftė dhe pas 1944-ės, u shpall “Dėshmor i Atdheut”. Esati ishte antizogist i vjetėr, mė pas u bė mik dhe shok me Enver Hoxhėn; tezja ime, Meli, po ashtu ishte njė antifashiste e zjarrtė nė periudhėn e Luftės; ajo kaloi nė rreshtat partizane gjatė pushtimit gjerman. Meli ishte vajzė e gjallė, ajo ishte shoqe me Nexhmijen; Meli kishte njohur nga afėr edhe Enverin nė periudhėn e fashizmit.

Humajuni i dėrgonte Ibrahimit bej Biēakut nė burg, pensionin qė qeveria i kishte lidhur djalit tė saj,‘Dėshmorit’ Alo Dėshnica. Pensionin i’a dėrgonte nė burg, (nėpėrmjet postės), me mua qė isha arsimtar. Unė i dėrgoja Ibrahim beut nė burg, ushqime dhe gjera tė tjera, qė pėrgatiste Esati.

Humajuni shkojė vetė tek Enveri, pėr tė kėrkuar lirimin e Ibrahim beut. Enveri e njihte Humajumin dhe e vlerėsonte shumė. Humajumi mori takim me Enverin edhe t’ėmėn e tij. “Enver mor bir, – tha ajo- s’mė zė gjumi pėr Bimin, e kam evlat dhe mė djeg zėmra, jam e vjetėr tani, liroje nga burgu, se nuk ka bėrė gjė, pėr Shqipėrinė kemi punuar ne, nga i pari deri tek i fundit; bukėn e tij e ke nė dhėmbė edhe ti; ėshtė gjynah, bėri shumė vite burg deri tani; me pensionin e djalit e mbaj nė burg”.

Enveri pasi e dėgjoi deri nė fund, i tha: “Zonja Humajun, Bimi ka qenė kuisling dhe kryeministrat kuislingė, janė dėnuar me vdekje kudo nė Evropė; Bimi nuk ėshtė dėnuar me vdekje; do tė bėj edhe ca vite dhe do tė lirohet”.

Humajuni u mėrzit nga kėto fjalė dhe tha: “Si?! Bimi paska qenė kundėr popullit tė tij? Nuk ke faj ti Enver me Bimin, ti ngrė lart tani Haxhi Qamilin, qė na dogj e na vrau”. “Ua- tha edhe e ėma e Enverit, kur dėgjojė kėtė fjalė. Haxhi Qamili na vrau e na preu tė gjithė, ē’bėhet kėshtu – tha ajo.

“Po daleni mo plaka, daleni…’ – tha Enveri, ‘se Haxhi Qamili ka qėnė mė i keq sa thoni ju, po mė duhet moj…”!

Mua pasi mbarova shkollėn e mesme, mė emėruan mėsues nė Gjirokastėr, sepse qytetet e Jugut kishin nevojė pėr mėsues. Kėtu u jepja mėsim edhe oficereve nė shkollėn e natės pa shkėputje nga puna siē quhej atėhere. Nė Gjirokastėr, punova dy vjet nė tė katėr shkollat qė kishte Gjirokastra.

Njė hall tjetėr pėr familjen ishte arrestimi i babait. Pas arrestimit tė tij, erdhėn nga Sigurimi i Shtetit pėr kontrollin e shtėpisė, ato morėn enciklopedinė ‘Triccani’, koleksionin e gjyshit, Sherif beut (vjehrrit tė Nekiut), njė koleksion me monedha ari tė vjetra – blerė nė Korfuz, nga stėrgjyshėrit, qė kishin qenė sundimtare tė Delvinės; pastaj i kėrkuan nėnės gjerdanin me pika loti (me 33 brilante); nėna e kishte hequr kėtė dhe e kishte vėnė nė njė sirtar te divanit. Nėna kėtė gjerdan e kishte vend nė qafė, kur u martua Enveri.

Nėna e kishte harruar kėtė gjerdan dhe e tronditur, u thoshte: ku kam unė gjerdan?! Atėhere u bė bujė nė Tiranė, qė po kontrollohej shtėpia e Neki bej Delvinės. Sapo e morri vesh, erdhi nė shtėpi, Gani Ēano. Ganiu kishte qenė pronari i Hotel “Internacional”-it qė ishte afėr me shtėpinė tonė; kėtė shtėpi, babai e kishte marrė me qira, shtėpia kishte bodrume tė mėdha, dhe dy kate, kjo ishte shtėpi e shkodranit Gjon Laca. Ēano hyri brenda dhe pyeti nėnėn, se ēfarė kishte ndodhur?

“Mė kėrkojnė gjerdanin, po nuk po e gjej dot; oh ja ku qenka” tha nėna dhe nxori gjerdanin, Ēano mori gjerdanin, e futi nė xhep dhe doli; kur shkoi nė shtėpi, ia dha tė shoqes kėtė gjerdan, kjo e futi nė pus nga frika, se mos e kontrollonin ata tė Sigurimit qė i kishin vrarė edhe tė birin; (Besnik Ēano, eksponent i Rinisė sė ‘Ballit Kombėtar’, i vrarė dhe masakruar me thika nga disa partizanė tė Ēetės sė Pezės nė vitin 1944, sė bashku me shokun e tij, Qeramudin Sulo, teksa po shkonin nė Jug tė Shqipėrisė, tė dėrguar nga Mit’hat Frashėri. Red.Memorie.al), kėtė gjerdan, ky e shiti pastaj pjesė pjesė, nė Pazarin e Tiranės dhe na sillte para nė shtėpi, me te cilat blinin bukė dhe ilaēe pėr Nekiun.

Babai siē ju thashė, u lirua mė pas, ai kishte thyer 7 napolonat siē lejohej me ligj nga qeveria qė kėrkonte tė mblidhte napolonat e arit; napolonat i’u kthyen babait, dhe pas vrasjes sė Koci Xoxes, iu kthye edhe pensioni, qė ja kishin ndalur kur u fut nė burg.

Kur u arrestua babai, Nekiu, ne na nxorėn nga shtėpia dhe na ēuan tek romėt, diku nė fund tė rrugės Rrugės “Ali Demi”; atėherė na sekuestruan edhe plaēkat; Shaja, qe punonte dikur tek ne, na pruri dy krevate dhe njė divan; Sejfulla Malėshova qė e kishim mik tė familjes, na solli njė sobė, dru dhe plaēka. Nė kėtė lloj shtėpie, morėm edhe Bimin (Ibrahim bej Biēakun), qė kishte dalė nga burgu.

Nedo, e mban mend kėtė shtėpi si ka qėnė”; (fol moj Nedo si ka qėnė -, i drejtohet Sherfi, tė motrės)!

Rrėfimi i Nedos, motrės sė Sherif Delvinės:

“Unė kam qėnė e vogėl atėhere, po e mbaj mėnd shtėpinė, Kjo shtėpi ishte tek Rruga “Ali Demi”; me kėtė rrugė na ndante njė pus mbushur ne plehra, matanė nesh ishin shtėpia ne qerpiē, kėtu jetonin disa gra rome, si: Bajamja, Kajamja, Synia, etj., kėto shisnin aranxhata tek pazari vjetėr, ku ėshtė sot Pallati Kulturės, siē i thonė…! Kėtu erdhi edhe Bimi, kur doli nga burgu…! Ai u ēudit kur pa shtėpinė; “Tė ikė Neki beu nga nga shtėpia dhe tė vijė kėtu tek jevgjit”, tha ai i tronditur. Shtėpia pikonte nga tė gjithė anėt, ne venim legenin qė mos tė lageshim nga shiu. Bimi nuk mblidhte dot vetėn “More, po ē’ėshtė kjo shtėpi kėshtu; po ne nė burg kemi qene me mirė se ju kėtu”, thoshte shpesh ai”. Memorie.al

Ky shkrim, botohet nė shenjė homazhi pėr historianin e studiuesin e njohur, Sherif Delvina, “Mėsues i Popullit”, i cili u nda nga jeta dje (dt. 7 Prill 2022).

Balkanweb