“Socialistëve po u lëviz tepeleku”- Berisha parlajmëron zhvillime të rëndësishme: Në Tiranë ndodhen 30 prokurorë evropianë, kanë dosje përvëluese për…


Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mbrëmjen e kësaj të hëne se 30 prokurorë evropianë ndodhen aktualisht në Tiranë për të transkriptuar telefonat e koduar të njohur si BQ.

Emri:  sali-berisha-1280x720-1.jpg

Shikime: 62

Madhësia:  18.2 KB

Përmes një interviste të dhënë në emisionin Politiko, Berisha paralajmëroi se në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të rëndësishme, pasi po hetohen dosje përvëluese për politikanë në Tiranë, Shkup dhe Beograd.

“Në Tiranë janë 20-30 prokurorë evropian, kanë disa ditë këtu. E keni dëgjuar ju atë historinë e telefonave BQ. 30 prokurorët kanë dosjet më përvëluese për Tiranën, për Beogradin dhe për Shkupin. Unë nuk e di të jetë i përfshirë Basha. Nuk di të ketë patur telefon BQ.

Kur unë ia shihja, në parlament thosha kush e di pse mbajnë dy telefona, ato paskan qenë telefona të tillë. Atyre po u lëviz tepeleku tani. Janë disa emra, janë socialist.

Qeveritë e Beogradit, aty ka akuza nga më të rënda, gjithashtu dhe qeveria e Tiranës dhe e Shkupit. Po punuhet ditë e natë për transkriptin me një numër të madh përkthyesish. Nuk ka parë Tirana kurrë më parë një numër kaq të lartë prokurorësh të huaj”, tha Berisha.

Panorama