Emri:  FLM-QendraMultimedia.112021.256-scaled-1-2048x1152.jpg

Shikime: 58

Madhėsia:  49.5 KB

Agamemnoni, komandant ushtarak, ndodhet nė luftė ndėrsa e shoqja, Klitemnestra, pėrkujdeset pėr motelin e tyre nė njė vend tė Ballkanit. Agamemnoni, siē e thotė edhe miti, ka sakrifikuar tė bijėn, Ifigjineninė, dhe pėr kėtė, -duket se edhe mbi 2000 vite mė vonė-, Klitemestra do e dėnonte me vdekje kur tė kthehej nė shtėpi nga lufta.

Rreth kėsaj historie vėrtitet ‘Balkan Bordello’, njė shfaqje qė risjell Orestian e Eskilit nė realitetin e Ballkanit.

Drama e shkruar nga dramaturgu Jeton Neziraj ėshtė shfaqur nė prill nė Teatrin Eksperimental La MaMa nė Nju Jork, ku ėshtė pritur mirė nga publiku dhe kritikėt e teatrit tė New York Times.

Nėn regjinė e Blerta Nezirajt, Balkan Bordelo i zhvesh betejat dhe heronjtė nga glorifikimi, duke paraqitur anėn errėt tė njerėzve nė epokėn e luftės.

Gjithēka ndodh nė njė motel tė quajtur Balkan Express, ku personazhet janė po ato tė tragjedisė Orestia, tė vendosur nė njė kohė tjetėr, nė njė vend tė Balkanit. Nuk specifikohet se nė cilin vend, por as nuk lind nevoja. Kjo shfaqje nuk flet pėr diferencat, por pėr shpirtin e pėrbashkėt tragjiko-komik tė ballkanasve. Madje, gjatė shfaqjes ironizohet edhe tendenca e Perėndimit pėr “t’i qytetėruar” kėto treva.

Kjo shfaqje ėshtė bashkėpunim i qendres Multimedia nė Kosovė, Teatrit LaMama nė Nju Jork, dhe Atelje 212 nga Serbia.

‘Balkan Bordello’ pati premierėn nė Teatrin Oda tė Kosovės nė nėntor, gjatė Kosovo Theatre Showcase tė organizuar nga Qendra Multimedia.

Pak ditė mė pas, shfaqja u dha edhe nė Teatrin Eksperimental nė Tiranė, e mė pas nė Beograd.

Kjo shfaqje ėshtė njė nga disa sukseset e dramaturgut Neziraj, dramat dhe komeditė e tė cilit janė pėrkthyer nė mbi 15 gjuhė, dhe janė vėnė nė skenė nga teatro tė shumtė nėpėr botė.

Euronews.al