Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Ish-kryeministri Nikolla Gruevski mes 7 personave në listën e zezë të SHBA

    Emri:  Nilolla-Gruevski.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  30.7 KB

    Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja publikoi të hënën një listë të të sanksionuarve për vepra korrupsioni, në të cilën përfshihen gjithsej shtatë persona nga Ballkani Perëndimor.

    Në listën e Departamentit të Thesarit është edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, dhe ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit në këtë vend, Sasho Mijalkov

    Nga Bosnje e Hercegovina janë: ish-nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik Asim Sarajliç, dhe ish-kryeprokurorja Gordana Tadiç.

    Mes 7 personave të shpallur non grata nga SHBA janë edhe biznesmenët shqiptarë Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi.

    Pas SHBA-ve edhe Britania e Madhe ka nisur politiken e sanksioneve ndaj politikanëve të Ballkanit.

    Pre e sanksioneve britanike kanë rënë politikanët serbë të Bosnjës, Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanovic, të etiketuar më parë si non grata nga DASH për shkak të përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin e Bosnje-Hercegovinës.

    Sanksionet, të cilat përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalesë në udhëtim, janë të parat kundër zyrtarëve në Bosnje, që bëhen të ditura nga Mbretëria e Bashkuar.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Nikolla Gruevski mes 7 personave në listën e zezë të SHBA

    Shpalljet ‘non grata’ në Ballkanin Perëndimor, reagon Blinken

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken në një reagim për vendimet e fundit të DASH dhe Departamenti i Thesarit për personat ‘non grata’, thotë se SHBA është e vendosur për të marrë masa ndaj personave që pengojnë zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

    “Sot DASH dhe Thesari kanë marrë veprime për persona të përcaktuar në Ballkanin Perëndimor për aktivitet destabilizues dhe korruptiv. SHBA dhe partnerët si Mbretëria e Bashkuar do të nxjerrin para përgjegjësisë ata që kërcënojnë stabilitetin e rajonit, progresin dhe integrimin evropian”, shprehet Blinken.



    Vendimi më i fundit i DASH dhe Thesarit u bllokon pronat dhe asetet shtatë personave nga Ballkani Perëndimor. Në Shqipëri, vendimi ka prekur dy biznesmenë, Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi.

    Sipas vendimit të Thesarit, ‘krimi i organizuar mbetet një kërcënim domethënës në Shqipëri dhe aktorët kriminalë vazhdojnë të kenë ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar’.

    Euronews.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish-kryeministri Nikolla Gruevski mes 7 personave në listën e zezë të SHBA

    U shpall non-grata nga SHBA, reagon Gruevski: Kam punuar me nder në interes të shtetit

    Pas shpalljes non-grata nga SHBA, ka reaguar ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

    Në një reagim në Facebook ai shprehet i keqardhur dhe se arsyet se përse është vendosur në këtë listë janë të pavërteta.

    “Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u publikua sot a mes tjerash ka të bëj me mua. Arsyet e potencuar për shkak të së cilave jam vendosur në listë, janë informacione të pavërteta të cilat kanë ardhur nga përndjekja shumëvjeçare politike e cila udhëhiqet kundër meje në Maqedoni. Në këtë aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në ShBA, ndjej padrejtësi të madhe sepse punova me nder dhe me shumë përgjegjësi duke luftuar për interesat shtetërore dhe nacionale, dhe gjatë kësaj, aq sa munda, u përpoqa të mos rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë. Asnjëherë nuk punova për interes personal dhe material. Do të vazhdoj të luftoj në drejtim që të dëshmoj të vërtetën”, shkruan ai.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Politikant e Sodit (Nikolla Gruevski)
    Nga ExTaSy në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2010, 06:31
  2. Liderë të politikës në Maqedoni në listën e zezë amerikane
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 07:56
  3. Nikolla Gruevski dhe Menduh Thaci lideret me popullor
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-05-2008, 21:53
  4. Në listën e zezë të BE-së shtohen 9 shqiptarë
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-02-2005, 07:16
  5. Shkenca në listën e zezë, ultranacionalizmi në të bardhë
    Nga dodoni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2004, 23:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •