Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,414
    Postimet në Bllog
    17

    Vizita e Ramës në Berlin, Sholc: Gjermania angazhohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë

    Sholc: Gjermania angazhohet për çeljen e negociatave për Shqipërinë

    Emri:  Screenshot-2022-04-11-184918.jpg

Shikime: 58

Madhësia:  18.3 KB

    Gjermania angazhohet për hapjen sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Kështu u shpreh kancelari gjerman Olaf Sholc në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Berlin.

    Sholc vlerësoi Shqipërinë si një partner të rëndësishëm që ka mbështetur 100 për qind politikat e BE, ndërsa vlerësoi arritjet në reforma të rëndësishme siç është ajo në drejtësi.

    “Nesër do nënshkruhet njohja reciproke e patentave mes dy vendeve që është një marrëveshje me rëndësi për shqiptarët që jetojnë në Gjermani. Shqipëria ka bërë hapa përpara në demokraci dhe në të drejtat e njeriut. Ka krijuar një strukturë kundër krimit të organizuar që është thelbësore për BE”, tha Sholc.

    Kancelari gjerman tha se do të angazhohet në rigjallërimin e Procesit të Berlinit, ndërsa theksoi rëndësinë e tregut të përbashkët rajonal mbi bazën e 4 parimeve bazë.

    Euronews.al
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,414
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vizita e Ramës në Berlin, Sholc: Gjermania angazhohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë

    Rama: Në qershor presim negociatat ose ndahemi nga RMV

    Kryeministri Rama takoi kancelarin gjerman Olaf Sholc dhe pas bisedës me të deklaroi për mediat se kishte parë gatishmërinë për të shtyrë para procesin e integrimit europian.

    Ai u shpreh se do të përmbushet një fazë e procesit sa i takon ndarjes së Shqipërisë nga RMV-ja, të cilën shpresojnë ta realizojnë në muajin qershor.

    “Për ne procesi i integrimit nuk është proces për të shkuar në Europë, por për të ndërtuar një Shqipëri me standardet e BE-së, në funksion të të ardhmes dhe këtë nuk ja detyrojmë askujt përveç fëmijëve tanë,” – u shpreh Rama.

    Kryeministri tha ishin 100% në një linjë me kancelarin sa i takon agresionit rus në Ukrainë.

    “Kërkojmë armëpushim sa më të shpejtë dhe negociata sa më të vërteta,” – tha ai.

    Ndërkohë theksoi se Ballkani i Hapur cilësohet si një përpjekje për të jetësuar Procesin e Berlinit dhe diçka e tillë është e mirëpritur nga Sholc.

    Kryeministri tregoi se marrëdhëniet bilaterale janë të shkëlqyera dhe presin nga Gjermania jo vetëm të bëjë pjesën e saj sa i takon integrimit të Shqipërisë dhe ndarjes nga RMV, por dhe të ndihmojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,414
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vizita e Ramës në Berlin, Sholc: Gjermania angazhohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë

    Scholz 'shkrin' Ballkanin e Hapur: Njoh vetëm Procesin e Berlinit

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz nuk e njeh nismën e Aleksandar Vuçiç dhe Edi Ramës, 'Ballkanin e Hapur'.

    Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Edi Ramën në Berlin, Scholz i dha fund çdo dileme lidhur me 'Open Balkan', duke deklaruar se Procesi i Berlinit mbetet një dhe i vetëm.

    I pyetur nga gazetarët shqiptarë të pranishëm në konferencë, se a e sheh 'Ballkanin e Hapur' si komplementar me 'Procesin e Berlinit', Scholz u përgjigj që njeh vetëm 'Procesin e Berlinit'.

    Projekti i Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç për të shndërruar Serbinë në vend lider në rajonin e Ballkanit nuk ka mbështetjen e Bashkimit Europian e as të Gjermanisë.

    Çdo përpjekje e natyrës së kundërt, shkon për interesa të ngushta dhe qartazi antishqiptare me promotor kryeministrin e vendit.

    Edhe pse kancelari gjerman ishte konkret në përgjigjen e tij, sërish Edi Rama la të kuptohej se kishte shkuar në Berlin për të lobuar për Ballkanin e Hapur, e jo për perspektivën europiane të Shqipërisë.

    "Unë e informova Kancelarin edhe për ‘Ballkanin e Hapur’ që nuk është gjë tjetër vetëm një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit", tha Edi Rama duke kundërshtuar kancelarin gjerman.

    Nisma 'Ballkani i Hapur' është kundërshtuar fort jo vetëm si instrument keqdashës që lë jashtë Kosovën dhe favorizon Serbinë, por edhe për rrezikun ekonomik që i kanoset vendit nga supermacia e ekonomisë serbe.

    Sikurse, nuk duhen harruar as qëllimet shekullore të Serbisë, për të dalë në detin Adriatik, me në një mënyrë apo një tjetër, e siç duket për këtë po shërben Edi Rama.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,414
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vizita e Ramës në Berlin, Sholc: Gjermania angazhohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë

    Si do ndiheshit nëse Ukraina futet në BE para Shqipërisë? Rama i prerë: Kjo s’mund të ndodhë, ja çfarë më shqetëson

    Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin Olaf Scholz, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, nëse ndihet i shqetësuar për anëtarësimin në BE të Ukrainës përpara Shqipërisë.

    Rama në fjalën e tij tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë, por edhe nëse Ukraina do të anëtarësohej e para nuk do bëheshim xheloz.

    Kreu i qeverisë u shpreh se shqetësohet se mos Ukraina mendon se mund të hyjë më shpejt, jo se do hyjë më shpejt.

    Pyetje: Ukraina kërkon një procedurë të përshpejtuar për të hyrë në BE, si do ndiheshit nëse do të kenë sukses për këtë?

    Edi Rama: A ndihem i shqetësuar që Ukraina mund të hyjë më shpejt në BE sesa ne? Më vë pak në pozitë sepse duhet të them të vërtetën. Unë më shumë shqetësohem se mos Ukraina mendon se mund të hyjë më shpejt, jo se do hyjë më shpejt, kështu që do u thosha dhe atyre që e ushqejnë këtë iluzion për Ukrainën që mos e përdorin atë për të shprehur entuziazmin e tyre revolucionarë në instanca të ndryshme, se nuk duhet shumë shkencë për të kuptuar si funksionon BE, kjo nuk mund të ndodhë sipas meje, por dhe nëse do të ndodhte, nuk do të bëheshim xheloz.

    ORA NEWS

Tema të Ngjashme

  1. VENDIMI HISTORIK/ KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë!
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2019, 05:03
  2. Aeshte Greqia kunder Hapjes se negociatave te BE me Shqiperine?
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-04-2019, 03:49
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2018, 12:38
  4. Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura e Ramës me Krichbaum
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2018, 06:46
  5. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 30-09-2014, 18:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •