Kongresi i PS, Sali Berisha: Edi Ramës i hyri dhe më thellë lepuri në bark

Emri:  rama-berisha2-1536x1129.jpg

Shikime: 60

Madhësia:  36.0 KB

Nga ish-kryeministri, Sali Berisha

Miq, kongresi i djeshëm i PS u parapri nga ngjarje të rëndësishme: legalizimin e drogës dhe tërbimin e Edvinit në studion e Opinion të enjten që kaloi për aferën e djegsave. Kongresi filloi si Kanabo-Kongres dhe përfundoi si SPAK dhe Sali Kongres, me fjalë të tjera si kongresi i Lepurit në Bark.

Dje kreu i organizatës kriminale, në një fjalim të denjë për dajon e tij Koleka që kërkonte në dhjetor të vitit 1990 të futeshin tanket kundër studentëve, ulurinte i tmerruar ‘erdhi Saliu apo Berisha ante portam’. Njëlloj si dajua e tij xhelat i shqiptarëve Spiro Koleka, që kërkonte të shtypej me tanke opozita, Rama thërriste i trembur gjer në palce ‘në djall të vejë opozita’ dhe çirrej në kup të qiellit ndihmë ndihmë dhe me klithmat skape, skape ndërsente SPAK-un e Partisë.

Kështu, ai me zë dhe figurë i kërkoi dhe i bëri thirrje SPAK-ut: Më shpëtoni nga Sali Berisha. Në fakt ndjesitë nuk e gënjejnë, ai është i pashpresë! Opozita e vërtet, më shpejt se sa ai vet mendon, do ta arkivoje atë në inceneratorin e hedhurinave të historisë.

Por Rama dje, pjesën më kryesore të fjalës së tij koprolalike e çjerrëse ia kushtoi SPAK-ut të partisë. Kështu ai nën moton ‘Skape por mos guxo të më prekësh’ shpalli botërisht SPAK krijesë të dashur të Partisë Socialiste.

Madje megjithëse SPAK sipas tij ishte krijesë e tij dhe partisë së tij të krimit, ai vet ishte i gatshëm të ndihmonte organin e partisë e te kapte për veshi e zverku zyrtarët e tij e ti dërgonte në SPAK.

Por jo vetem kaq, por ai ishte i gatshëm edhe të shkonte vet e të zbulonte aty kuçedrën e korrupsionit duke ju thënë shqiptarëve mos kujtoni se është ai vet, Edi Rama kuçedra e Korrupsionit.

Të dashur miq, po ato motive që e detyruan Edvinin të ngrihet ditën e enjte për të ikur nga emisioni i Opinionit kur moderatori i emisionit filloi ti shfaqi në ekran dokumentat përvëluese që faktojnë, certifikojnë Ramën si kreun e organizatës kriminale të djegsave, e shtynë atë t’i kërkonte SPAK-ut të partisë të mos guxonte të kryente aktin e tradhëtisë së lartë të interpretimit të mbështetjes së tij dhe të PS si dobësi dhe të guxonte të merrej me atë dhe bosët e tjerë ministra të organizatës kriminale të incineratorëve sepse do shkrumbohej në flakët e tyre.

Përveç këtyre, pasi Presidenti i Republikës Meta njoftoi krijimin pranë institucionit të Presidencës të Komitetit të Transparencës për aferën e 430 milionë eurove të djegsave, ai doli vet në Konferencë Shtypi në vend të Gjiknurit, për të cilin ishin njoftuar mediat.

I tronditur, i sfazuar dhe në panik të thellë ai përsëriti për SPAK-un e Partisë të gjitha ledhatimet dhe kërcënimet që kishte lëshuar në pak orë më parë në kongresin e partisë. Si përfundim të dashur miq, Kongresi mbaroi por në të vërtetë kreut të organizatës kriminale të inceneratorëve Edi Ramës i hyri dhe më thellë lepuri në bark!

Koha Jone