Shqiptarët kalojnë kufirin për të blerë ushqime e naftë. Në Maqedoninë e Veriut janë më lirë

Emri:  Screen Shot 2022-04-06 at 10.17.24 AM.jpg

Shikime: 63

Madhësia:  29.5 KB

Shqiptarët e juglindjes duket se kanë gjetur një zgjidhje për çmimet e larta në Shqipëri, ata po i drejtohen Maqedonisë së veriut për të blerë naftë e produkte ushqimore, ndërsa të tjerë thonë se i kryejnë atje edhe shërbimet mjekësore.

Dhjetëra qytetarë kryesisht nga Juglindja, i drejtohen çdo dite Maqedonisë së Veriut për të blerë karburant që është më lirë në shtetin fqinj.

" Në Maqedoni, shumë më lirë se këtu, të paktën me 600 lekë më lirë"

" Naftën ne e furnizojmë këtej, e kemi gjithmonë më lirë" thonë disa qytetarë.

Te tjerë, i drejtohen spitaleve për të marrë shërbimet shëndetësore.

" Do të ik të gjej një doktor në Strugë. Është më lirë" thotë një tjetër.

Pensionistet thonë se edhe ushqimet e shportës i marrin përtej kufirit, për shkak se çmimet në vendin tonë janë të papërballueshme.

" Një litër vaj 2 mijë lekë është andej"

"Më lirë se tek ne, Shqipëria ka marrë fund me këtë të gjatin, po ndenji më e hëngrëm"

"Bëjmë pazare, bëjmë vizita, çdo gjë ka korrektësi por dhe gjërat janë më të lira, një pikerinë vezë tek ne shitet 5 mijë lekë ndërsa këtej shitet 3 mijë lekë"

Rritja e fundit e çmimeve në Shqipëri ka nxitur disa protesta në vend, ndërsa një ndër kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve ka qenë heqja e TVSH për produktet e shportës, gjë e cila është refuzuar nga qeveria, dhe në mungesë të kësaj qytetarët shqiptare po gjejnë zgjidhje alternative në vendet e tjera.

ORA NEWS