Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Skandali: Edi Rama u ka mësuar zanatin e gjobvënies edhe gazetarëve të Top Channel

    Plas skandali në Top Channel/ Të gjithë akuzojnë njëri-tjetrin për gjobëvënie

    Emri:  auto_foto55_31648755700.jpg

Shikime: 80

Madhësia:  36.4 KB

    Top Channel ka shkarkuar stafin e emisionit ‘Top Story’, duke ia rikthyer Sokol Ballës, i cili ka marrë edhe postin e Drejtorit të Informacionit, me arsyen e gjobave të vendosur për interesa personale, duke pranuar në këtë mënyrë kryerjen e një apo më shumë veprave penale.

    ‘Top Story’ u përdor nga Ben Blushi dhe Endrit Habilaj për interesa krejtësisht të dyshimta përgjatë viteve të fundit, ndësa sot vetë Top Channel akuzon për gjoba stafin e Top Story.

    Autori i emisionit është kapur duke u paguar në disa kompani nga inceneratorët, që janë quajtur afera e shekullit.

    Në emër të gjoja investigimeve, bëheshin sulme për qëllime të pastra klienteliste.

    Por edhe vetë Habilaj, ish-autori i emisionit, ka akuzuar Top Channel dhe në mënyrë direkte pronaren e televizionit, Vjollca Hoxha, për gjobëvënie ndaj biznesmenëve në vend.

    Reagimi i Top Channel:

    Pak kohë më parë, redaktori i emisionit investigativ, Top Story dhe disa elemente të tjerë, u është ndërprerë marrëdhënia e punës, për shkak se janë gjetur në shkelje të kontratës së punës dhe në cenim të imazhit të televizionit.

    Ekipi ligjor i Top Channel është duke përgatitur dosjen përkatëse, për t’jua përcjellë autoriteteve, për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore dhe dëmin që i është shkaktuar kompanisë nga këta individë, të cilët kanë përdorur profesionin dhe emisionin, si mjet gjobash dhe kërcënimesh, duke keqpërdorur edhe donacione të huaja.

    Sot, këta individë ose më saktë njëri prej tyre, Endrit Habilaj, i cili ka akses në faqen e emisionit në Facebook, ka lëshuar një tjetër shpifje në drejtim të Top Channel.

    Se mbrëmë është hequr një emision i tyri. Në fakt është hequr një material i cili ashtu si dy tre javët e fundit, ishte lënë për t’u transmetuar në mirëbesim dhe jashtë kontrollit editorial të Top Channel.

    Por kur bordi shqyrtoi materialet dhe vuri re shkeljet e rënda etike dhe profesionale, mori vendimin e mos transmetimit të kësaj gjobe, vënë në emër të dy personave që dikur punonin në Top Channel, dhe jo në interes të së vërtetës. Emisioni nuk është mbyllur. Top Story si emër nuk ka lindur në vitin 2018, atëherë kur u mor dhe u transformua ashtu siç është sot. Top Story ka lindur në tetor të vitit 2006 dhe për 11 sezone ishte emisioni më i suksesshëm politik në ekran.

    Javën e ardhshme Top Story do rikthehet aty ku i takon, në “prime time” në orën 21:00.

    Emisioni investigativ që mbajti këtë emër për tre vjet, nuk do të mbyllet. Ai do të vazhdojë që javën tjetër. Me emër të ri, me drejtim të ri.

    Dhe për më tepër me mision të ri. Misionin e së vërtetës, dhe jo të gjobave.

    Ndërkohë ka reaguar edhe redaktori Endri Habilaj, duke e quajtur një shkrim të turpshëm, duke radhitur sipas tij një sërë faktesh dhe pyetjesh të rënda për pronaren Vjollca Hoxha dhe drejtuesin Sokol Balla.

    Reagimi i Endri Habilajt në Facebook:

    Një sqarim për publikun!

    Ky shkrim është i turpshëm dhe që nuk i bën nder jo Top Channel, por askujt.

    Tani le të marrim me radhë disa fakte:

    - E para, unë kam dhënë dorëheqjen në 28 shkurt 2022. Nga ajo ditë, nuk kam patur fare akses për emisionin Top Story.

    - E dyta, emisioni “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, është realizuar nga Esmeralda Keta, fituese e dy çmimeve të BE. Tema është realizuar fare pa ndërhyrjen time. Dhe kjo mund të provohet lehtësisht duke kontaktuar Esmeraldën. Emisioni është anulluar dje, në 30 Mars 2022.

    - E treta, emisioni i Rilindjes Urbane, ishte raportuar tek Bashkimi Europian, një projekt që e fitoi nëpërmjet aplikimit tim dhe FES. Unë sot e kësaj dite, këtë temë nuk e kam parë.

    - E katërta, një pyetje për Vjollca Hoxhën, a ke vënë gjobë ti ndaj Samir Manes, duke anulluar emisionin “Kadastra e Vlorës”?!

    - E pesta, një pyetje për Sokol Ballën, a po i vë gjobë fabrikave të prodhimit të vezëve dhe çfarë gjobash i ke premtuar Vjollca Hoxhës, me ardhjen në Top Channel.

    - E gjashta, zonja Hoxha, përse po i bie Kadastrës përditë, a ke kërkuar legalizimin e objektit Folie Marine dhe më pas ndërtimin e një kulle aty?

    - E shtata, faqja e facebook, është krijuar nga ekipi i Top Story dhe me ardhjen e Sokol Ballës kjo faqe u kërkua ti kalohej atij. I sugjerojë të ngrejë një faqe vet, siç ka ngritur shumë gjëra.

    - E teta, ekipi i Top Story, nuk është njoftuar për ndërrimin e emrit dhe që emisioni politik i Sokol Ballës do të merrte këtë emër.

    - E nënta, thirrje për kolegët, ky është TOP CHANNEL!

    Vijon....

    Syri

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Top Channel si cirk i gazetarëve të paradhomës së Kryeministrit

    Nga Ermal Mulosmani

    Në fund të vitit 2017, një lajm filloi të qarkullonte në ambientet e gazetarëve. Ben Blushi, lideri i Listës së Barabartë (LIBRA), kundërshtari më i madh publik i Kryeministrit të saporizgjedhur, Edi Rama, do të ulej në karrigen e Drejtorit të Përgjithshëm të Televizionit Top Channel.

    Ambienti po pregatitej prej muajsh, sinjalet u dhanë qysh kur Sokol Balla u largua nga Drejtor i Informacionit. Nuk dihen prapaskenat e këtyre ndryshimeve por një gjë merrej lehtë me mend: prapa tyre ishte vetë Kryeministri.

    Balla në Paradhomën e Kryeministrit
    Afrimiteti i Sokol Ballës me Edi Ramën dhe eksponentë të Partisë Socialiste është i njohur botërisht. Ai ishte gazetari i besuar i Kryeministrit Rama. Një lloj kryekonkubine kryeministrore. Kryeminsitri e kishte përzgjedhur atë për rrëfimet e veta, intervistat ekskluzive dhe propagandën televizive. Balla e plotësonte me devotshmëri atë detyrë. Madje kjo e bënte të ndjehej i rëndësishëm.

    Me njëfarë të drejte në fakt.

    Ai kishte mjaft konkurencë për të ofruar shërbime të ngjashme por arrinte përmes marifeteve dhe – kjo nuk duhet mohurar kurrsesi- edhe për shkak të talentit në shërbim, të ishte zgjedhja e parë. Statusi i tij prej kryeshërbëtori nuk u lëkund edhe pasi u bë publik një skandal që e nxori gollomesh para botës duke masturbuar në një rreng që i kishin punuar kundërshatrët. Sokoli nuk e dha veten. Rrënjët ishin ngulur thellë në paradhomën e Kryeministrit dhe nuk shkuleshin shpejt prej andej…E vijoi këtë punë për më shumë se 30 muaj prej atij skandali…

    Por çfarë ndodhi që Kryeministri kishte vendosur ta flakte jashtë Haremi “të preferuarin” e tij?

    Kjo është mister.

    Por duket se një konkubinë tjetër, më e bukur, më e hirshme, më joshëse kishte tërhequr nepsin e Sulltanit tonë. Ishte Ben Blushi. Si në dashuritë e adoleshentëve që fshihen pas zënkave të zhurmshme, edhe idili i Kryeministrit me konkubinën e re, buisi prej batuatve hidh e prit në publik. Sa më i sertë e diabolik kundësrshtimi blushian aq më shumë tërheqja kryeminsitrore. Në fund, gjithçka doli hapur. Zërat për një lidhje të re Rama-Blushi ranë në veshin e konkubinës xheloze që drejtonte Top Channel-in.

    Balla ishte pa shpëtim!

    Në fund të Dhjetorit ai u degdis në një televizion periferik. Plot maraz dhe i etur për hakmarrje. Blushi hyri triumfues në “shtratin” kryeminsitror duke gëlltitur gjithçka kishte sharë për vite me radhë. Fundja ky ishte qëllimi, të tërhiqte vëmendjen. Me Libra, platforma politike, batuta, qëndrime “të forta”, kërcënime….

    Ai e bëri vitin e ri 2018 në shtratin kryeminsitror si kryekonkubina e radhës!

    Degdisja e Ballës në kasollen e fundit të oborrit kryeministror nuk u bë pa njëfarë keqardhjeje. Fundja nuk kishte shërbyer keq, nuk ishte i patalent për atë punën… Kryeministri ndonjë natë shkonte edhe te kasollja e vjetër ta begeniste ish kryekonkubinën. Aq mjaftonte. Sokoli lëshohej menjëherë, nuk përmbahej dot! Një nga flirtet e pakta të Kryeministrit ishte sapo ky kishte mbërritur në koliben e re. Ja si e përjeton Balla i ngratë begenisjen e Sulltanit në atë ditë të paharrueshme:

    I ngrati Sokol! Marazi e kishte pushtuar të tërin dhe nuk arrinte të menaxhonte dëshpërimin. Paradhoma ishte pushtuar nga Blushi!

    ******

    Blushi në Paradhomë
    Blushi ishte tjetër lloj konkubine. Me atë nuk kishte besë askush. As Sulltani vetë. Ndoshta bash për këtë e pëlqente, rreziku e joshte. Ai bënte llogari. Sa herë i jepej Sulltanit një intrigë lindte në mendjen e tij. Blushi ishte krejt e kundërta e dukjes. Nëse fliste për barazi e kishte mendjen te pabarazia, nëse fliste për ndershmëri e kishte mendjen te vjedhja e nëse fliste për demokraci e kishte mendjen te autoriteti.

    Bëri dhjetëra lëvizje në Top Channel sipas motos “lëvizja gjithçka, qëllimi asgjë”. Krijoi katrahurë, frikë, panik. Filloi pushimet nga puna. Vjollca e ngratë sillej me të si kryeredaktorët e televizioneve me moderatoren-dashnore të pronarit. I la dorë të lirë. Fundja aq kishin interes, ta kishin mirë me Sulltanin.

    Top Channel u kthye në një lodër seksuale për perversitetin e Blushit. Ai eksitohej nga shantazhet, gjobat e kontrolluara dhe koshat me para që arkëtonte nga ato. I vinte këto gjoba përmes “investigimit të thellë”. Si një pervers i thellë i mori markën Top Story ish konkubinës Balla dhe me të u lëshua në batërdinë e gjobave. Sikur nuk kishte marka të tjera. Por jo, donte fiks atë. Donte ta poshtëronte publikisht ish-in e “të dashurit”.

    Njëlloj si hajdutët e Rinasit që shpërthyen dyert e aeroportit me fugonin “Hetimi Tatimor”, edhe Blushi lëshohej me fugonin “Habil” që nuhaste erën e parave si zagari shpendin e plagosur. Njerëzit mallëngjeheshin nga investigimi. Bënin be për profesionalizmin habilian. “Çfarë emisioni”!, “Ja kjo është gazetari investigative”!, “Më në fund një emision për të qenë”!.

    Ja, të tilla mallëngjime e pushtuan publikun tonë vigjilent. Edhe Sulltani kënaqej! “Çfarë djalli është more, shyqyr që e hoqa qafe” – mendonte ai. Me kalimin e kohës gjobat nuk po e kënaqnin. Si diabolik që është e rriti piacën e kërcënimit, kërkoi ortakëri në biznes. Habiliani pikasi biznesin. “Plehrat Blusho, aty po bëhet nami”…

    Dhe Blushi e shtoi presionin. U bë ortak me miliona euro. Gruaja e tij notere befas u bë bashkëpronare. Para e madhe. Çoi Habilin të tregonte dobinë e inceneratorëve, pararojën e teknologjisë botërore të plehrave. Bëri një serial televiziv për këtë punë. Brizida u mallëngjye…

    Sokoli shtoi marazin. Megjithëse kishte ndërruar kasolle nuk e begenisnin më. Te kasollja e re kishte shumë pretendente për konkubina duke filluar nga pronari, Fanja, që vdiste të jepej. Aq shumë e joshte Sulltani Fanen saqë, i brengosur nga heshtja e tij ia bënte me sy kundërshatrit të tij riosh, Bashës.

    As 200 vetë nuk kalonin asaj ane të braktisur. Ndërkohë që miliona klikime po turreshin në “orgjitë blushiane” të Përputhen apo haluçinacionet e Çakos e Trafikantit.

    Sokoli shkonte në udhëtime për tu harruar. Po plakej dhe nuk e pranonte. Dilte me pantallona të shkurtra, tregonte tatuazhe apo faktin që sapo ishte bërë baba si shenja të hapura të vuajtjes së fshehur.

    Derisa më në fund i zbardhi fati!

    Diku nga fundi i vitit u mor vesh që pushteti absolut i kryekonkubinës Blush ishte rrëzuar si kështjellë rëre! Një email njoftonte punonjësit se Blushi nuk do të ishte më në Top Channel! Nuk dihej se ku ishte Balla kur e mori vesh dihet që pasojat e atij lajmi të shumë pritur nuk kaluan pa pasoja emocionale. Më keq sesa personazhet blushianë të Përputhen njëra-tjetrës lëshoi delirin:

    “Ik shit Libra tani”.

    Emri:  1037212F-D851-48F3-B38A-B58D7FE7F447.jpg

Shikime: 2295

Madhësia:  33.6 KB

    Rikthimi triumfal i Ballës
    Eh, helmi që kishte jetuar për 4 vjet nuk ishte kollaj të dilte me një ditë. Karma siç i pëlqen Ballës ta quajë rikthimin e tij duhet të jetë e plotë. Një sulm emocional në zemër nuk e sprapsi në misionin e tij. Tani Topi ishte i Ballës. Ai duhej të luante me të. Kërkoi status special. “Dua lodrën seksuale të Blushit” – bërtiti sa erdhi. Si fëmijë i llastuar. “Dua të tallem me të në Top, dua kronikë special për gjobaxhinjtë” – nuk ngopej Sokoli ynë besnik. I kërkoi leje Sulltanit: “Ma vërteto që jam unë kryekonkubina, më lër të bëj çtë dua në Top”. Dhe Sulltani pervers e lejoi. Ai po shijonte zënkën. Plus që tani i interesonte tjetër lojë….

    Kështu u kthye Top Channeli i dikurshëm në një cirk servilizmi konkubinash moderne.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 21-03-2024, 11:53
  2. Shkollën apo zanatin?
    Nga ClaY_MorE në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 20-11-2023, 04:19
  3. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-04-2021, 12:38
  4. Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2021, 11:04
  5. "Skandali Pango": Gjykata denon "Top Channel" me 450,00 euro
    Nga digital në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1004
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 15:18

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •