Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Grave të Edi Ramës: Ministret e Ramës flasin, shqiptarët qeshin!

    VIDEO/ Ministrja e Ramës nuk i ndal fjalimet epike: Shqiptarët nga nesër do paguajnë zero taksë për taksat

    Emri:  bora-muzhaqi.jpg

Shikime: 80

Madhësia:  23.3 KB

    Ministrja për Rininë, Bora Muzhaqi ka bërë sërish një tjetër gafë teksa ka folur në publik. Nga foltorja e Kuvendit, Muzhaqi u ndal te kriza ekonomike dhe kritikat e opozitës, ndërsa dha sugjerimet e saj, duke u ndalur te ajo që e cilësoi ‘taksa zero për taksat’.

    Ajo theksoi se duke nisur nga nesër shqiptarët do të paguajnë zero taksa për taksat, ndërkohë që fjalën e kishte për; ‘zero taksë për pagat’, ku i referohej vendimit për të zëruar taksat për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra që do të hyjë në fuqi nga 1 prilli.

    “TVSH për biznesin e vogël është më e ulëta në rajon. Le të flasim për tatim fitimin. Për bizneset e vogla është zero. Për biznesin e madh jemi në nivelin 15%, njësoj si në Serbi. Flasim edhe për taksën për punën. Një person që punon dhe tatohet në Shqipëri ka tatimin më të ulët në rajon. Me një taksë zero për taksat (pagat) deri në 40 mijë lekë duke vazhduar nga nesër. Qytetari shqiptar paguan më pak se të tjerët. Kur vini këtu dhe bëni krahasime thellojeni analizën dhe çojeni deri në fund. Nuk ka qytetar shqiptar që i besojnë analizat tuaja për pseudo ekonomistësh. Kjo qeveri do vazhdojë të jetë në krah të njerëzve në nevojë.



    576 mijë përfitues do të mbështeten me një kompensim. Paketa e masave që ne propozojmë sot do lejojë që qeveria të vazhdojë dhe të jetë mburojë. Subvencionimi do të vazhdojë me mbështetje për fermerët. Qytetarët që lëvizin me transportin ndërqytetas do mbështeten nga qeveria që të mos paguajnë asnjë qindarkë më shumë. Kjo i lejon edhe sistemit të transportit është që të vazhdojë të funksionojë. Një tjetër vendimi i afruar në kohë është zerimi i taksës për pagën për pagat deri në 400 mijë lekë”, pohoi ministrja e kabinetit qeveritar ‘Rama’.

    (BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-03-2022 më 20:30

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Grave të Edi Ramës: Ministret e Ramës flasin, shqiptarët qeshin!

    Ministrja e Bujqësisë si deputetja e “kërpëratës”, video bëhet virale në rrjet

    Emri:  dsgfhgjhkj.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  21.6 KB

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, sot në Kuvend na kujtoi kohët kur në foltore dilnin deputetë si ajo e famshmja e “Kërpëratës…” Krifca ka bërë një lapsus sot teksa mori fjalën për të folur për krizën e cmimeve. Video ka nisur të bëhet virale në rrjet ndërkohë.

    “E nderuar kryetare e seancës, të nderuar ministra. Është e rëndë të thuash që kjo luftë në fakt për shkak të, që, edhe një herë, ndjesë. Është e rëndë në fakt të thuash që kjo krizë çmimesh me të cilën ne po përballemi nuk vjen në fakt për efekt të luftës që po përballen dy superfuqi botërore, edhe të prodhimit bujqësor”, tha Krifca.

    Kritika ndaj saj pati sot në Kuvend edhe nga deputeti Erion Brace.

    Çuditërisht deri më tani ministrja e Bujqësisë s’ka bërë asnjë reagim për cështjen e gripit të shpendëve dhe faktin se prej së paku 5 ditësh qindra mijëra pula të ngordhura nuk po groposen.

    Video: https://lapsi.al/wp-content/uploads/...verted.mp4?_=1

    ©LAPSI.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-03-2022 më 20:00
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Grave të Edi Ramës: Ministret e Ramës flasin, shqiptarët qeshin!

    Na kërkoi të kursenim, Belinda Balluku për herë të dytë brenda 20 ditëve në Dubai. Të pathënat e vizitës së mbajtur “sekret” (VIDEO)

    Emri:  belinda-balluku-ofsdfs.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  19.7 KB

    Fundjavën që shkoi ministrja e Transporteve dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka kryer një tjetër vizitë në Dubai. Ishte vizita e dytë në harkun kohor të 20 ditëve po në Dubai. Në 8 mars ajo ishte bashkë me Ramën dhe disa ministra të tjerë për të marrë pjesë në panairin “Expo Dubai 2020”. Ndërsa këtë fundjavë fluturoi sërish në vendin ekzotik dhe tejet të shtrenjtë për të marrë pjesë në “Atlantic Council Global Energy Forum”, një takim i përvitshëm që sivjet u mbajt në Dubai.

    Emri:  dgfghghkl.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  38.9 KB

    Vizita e Ballukut vjen në një kohë kur ajo jep këshilla për qytetarët që të kufizojnë lëvizjet dhe të kursejnë për shkak të krizës energjitike. Por ndryshe nga çfarë predikon publikisht, ministrja jo vetëm që nuk kursen, por fluturon në Dubai edhe me vajzën e saj e për më tepër me Business Class, i tha Lapsi.al një burim i mirëinformuar në ministrinë që drejton Balluku. Udhëtimi i saj është lehtësisht i provueshëm përmes sistemit TIMS. Nuk dihet nëse biletën e kripur me linjën “Fly Dubai” ministrja e ka paguar vetë apo është mbuluar nga buxheti i shtetit.

    Kujtojmë që Rama deklaron publikisht se ministrave të tij ua ka ndaluar udhëtimin në klasin biznes. Përjashtim bën vetëm ai kur duhet të udhëtojë drejt SHBA-së për shkak të distancës së largët dhe problemit shëndetësor që ka me shpinën.

    Duke e ditur për reagimet e pritshme që do t’i vinin, Belinda Balluku është kujdesur ta mbajë larg syrit të publikut vizitën e fundit në Dubai. Edhe pse ajo ishte ndër panelistet e forumit, deri më tani nga vëzhgimi që bëri Lapsi.al nuk ka asgjë të publikuar në faqet e saj në rrjetet sociale dhe as në faqen e Ministrisë së Transporteve dhe Energjitikës.

    Emri:  dsgsdfghfhgf.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  36.7 KB

    Emri:  safdsgfdgdf.jpg

Shikime: 37

Madhësia:  41.4 KB

    Por nuk ndodh kështu me mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë raportuar për pjesëmarrjen e ministres shqiptare në forum. E po kështu fjala e saj është bërë publike në kanalet zyrtare të “Atlantic Council Global Energy Forum”. S’dihet nëse ministrja ka qenë apo jo edhe kësaj radhe në restorantin e famshëm e super të shtrenjtë të Nusretit, aty ku ishte filmuar kohë më parë duke darkuar me personazhe të njohur të politikës dhe biznesit. Me siguri që 3 ditë të axhendës së saj në qytetin përrallor nuk janë shpenzuar vetëm për forumin energjitik, aty ku ajo ishte thjesht një prej shumë panelistëve në një prej sesioneve të “Atlantic Council Global Energy Forum”. Ku ka qenë tjetër, i takon asaj ta bëjë publike.



    ©LAPSI.al

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-08-2015, 12:03
  2. Berisha tek Bugajski: Qeveria e Ramës punon për trafikantët e drogës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2014, 08:41
  3. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 19-05-2014, 11:41
  4. Qeveria socialiste e Rames po e çon vendin drejt regresit.
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-01-2014, 01:46
  5. Asambleja e Edi Ramës, me gratë e shokëve dhe shokët e grave !!!
    Nga TOKE GEGA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2007, 07:15

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •