Kuptohet shumë mirë se si këto 30 vite kaluan në ribërjen e `klasës së të pasurve`, klasë që komunistët e asgjësuan me shumë qejf duke u rrëmbyer atyre pasurinë, tokat dhe paratë. Por thënia e Usta të Paudhit gjatë kohës kur drejtonte vëndin se, Shqipërisë i duhet `klasa e të pasurve`, krijoi edhe idenë se të pasur mund të bëhen jo vetëm ish të pasurit e kalbur në burgje dhe në kampe përqëndrimi, por më e lehtë paskësh qënë të bëhen të pasur ata që Partia e Punës u dha mundësi të krijonin partitë e reja politike së bashku me militantët e tyre të zellshëm të ardhur po nga ajo parti të cilët u grupuan ashtu plot etje dhe uri për pasurinë, në fillim me katër partite e reja në kohën e fillimit të Demokraciës, kur populli kthërriste `E duam Shqipërinë si Europa` e më vonë në 117 parti të reja….
Këto parti dhe militantët e tyre arritën të rrjepin pasurinë e popullit, duke krijuar fondacione të veçanta, duke prishur të gjitha uzinat dhe fabrikat, e duke i shitur për skrap çdo gjë që gjenin, dhe për këtë nan ndihmuan edhe disa vëllezër kosovarë që kishin në atë kohë më shumë eksperiencë në këto elemente të kapitalizmit dhe të tregëtisë së lirë, sidomos kur `ekspertët` e famshëm të asaj kohe insistonin të realizohej në Shqipërinë e rreckosur të viteve `90 të planit të rus të z. Gajdar atë të `Terapisë së Shock-ut në ekonomi`. Kjo tip ekonomie shoku që u zbatua në Shqipëri shkaktoi formimin e Skemave Piramidale dhe formimin e pasanikëve të parë me paratë ehsitjes së pasurisë së popullit, atë të shitjes materialeve ushtarake, dhe pas viteve. Por siç thotë Bibla: `ruhu nga varfanjaku që bëhet shpejt e shpejt i pasur`.
Kjo u shoqërua me emigrimin e shqptarëve të cilët Kadareja i librave kontroversë i cilësoi si `llumi i shoqërisë`, madje për tu bërë `dissident` u largua me ndihmën e Ramiz Alisë dhe erdhi si pulë e lagur, dhe për tu treguar se sa `nuk e deshte rregjimin`, shkroi libra kontroversë me ata që kish shkruar para viteve `90…. Mirë thonë se personi që nuk ndryshon mëndje me kalimin e kohës quhet si tip `trapi`.
Numri i klasës së të pasurve filloi të shtohej në mënyrë gjeometrike sidomos pas zaptimit të tokave me urdhër të politikës së asaj kohe duke u shprehur se NBSH janë toka shtetërore dhe duke bërë ligje sipas qejfit si ai nr. 7501, por edhe nga `yneret` që morëm nga bota e lirë kapitaliste si droga, prostitucioni me tutorët përkatës, krimet e çdo lloji, çvlerësimi i familjes, rritja e divorceve. Sidoqoftë, shtimi i klasës së të pasurve erdhi më tepër nga privatizimi i aseteve kombëtare, sidomos privatizimi i prodhimit të Naftës dhe Produkteve të saj, e cila varfëroi në kulm Shqipërinë (në vënd që ta pasuronte) madje desh privatizuan dhe hidrocentralet e mëdha që për fat nuk u privatizuan të tëra. Fajtorë për këto krime ekonomike mbetën drejtuesit e asaj kohe, madje edhe të tjerë, të cilët me kalimin e kohës u perfeksionuan në hajdutllëqe duke bërë ligje specifike, duke nënëshkruar kontrata specifike në favor të të huajve, duke realizuar PPP në dëm të konsumatorëve dhe të taksapaguesve, duke gënjyer BE, etj.
Megjithatë Shqipëria lulëzonte pas çdo proteste, skandali, shkatërrimi, sigurisht edhe me ndihmën e kushteve të vendosura nga BE cdo 2-3 vjet qeverive shqiptare që derdhnin lot krokodili duke kërkuar integrimin në BE, por edhe duke e penguar me përplasjet e forta politike jo vetëm brënda vëndit por edhe jashtë vëndit, aq sa vetë qeveritë e vëndeve perëndimore habiteshin se si politikanë të një vëndi, për çështje strategjike për të mirën e Shqipërisë janë kaq armiqësore me njëri tjetrin aq sa nihilizonin fjalimet e njëri tjetrit në forumet europiane.
Kjo ndodhi edhe sepse në krye të politikës që pas viteve `90 u futën të ashtuqajturit `intelektualët katundarë`, të cilët prishin hierarkinë profesionale, meritokracinë, nihilizuan çdo gjë kombëtare, futën përçarjen dhe grindjen brënda shqoërisë, ndoshta e cila u ndihmua edhe nga lobe ekstremiste fqinjë; Me pak fjalë Shqipëria nuk u bë siç e deshe ti o Naim e Sami, por siç e deshën drejtuesit Komunistë të cilët zbatuan Katovicën, duke i krijuar popullit përshtypjen që `kapitalizmi është i keq ashtu si na paskësh thënë sh, Enver`.
Duke mos patur kriteret bazë të sigurisë sociale si: qetësia dhe siguria e jetës, elektriciteti, ujët, pagën e mirë, shëndetësinë, interesimin e qeverive për mirëqënien e popullit, për 30 vjet iku 1/3 e shqiptarëve dhe sot kanë ngelur 600.000 pensionistë me rroga nga 8.000- lekë deri në 60.000 lekë (përjashtuar pensionet e veçanta që jepen sipas qejfit në shumë raste), 1 milion moshë fëminore 0-15 vjec, 300.000 të sëmurë kronikë dhe invalidë, pjesa tjetër janë punonjës dhe qeveritarë shtetërorë dhe lokalë. Një gjëndje ku piramida shtetërore e pagave është nga më të këqiat në botë, ku sekretarja merr më shumë se profesionisti, dhe rrogat mbeten të ulta dhe nuk rriten prej vitesh duke mos vendosur as indeksin e inflacionit, pra mbetet një Shqipëri ku sipas Bankës Botërore ka 36% të GDP informale, pra, nëse GDP e shtetit është 18 miliardë dollarë, janë edhe 8 miliardë dollarë jashtë kontrollit shtetëror dhe bankar, ku Bankers që ka naftën nuk paguan asnjë taksë me pretekstin sepse po investoka për 20 vjet (a ka investim për 20 vjet rresht dhe të mos paguaj asnjë cent, dhe ku u vra edhe një bankier për këto probleme)?!
Realizimi i Vettingut dhe SPAK-ut, krijoi përshtypjen në popull se diçka do të bëhej për korrupsionin galopant të qeveritarëve që kanë drejtuar për 30 vjet rresht këtë vënd dhe janë bërë të pasur duke mos u hyrë gjëmb në këmbë duke u justifikuar me parrullën `të bëjmë klasën e pasur` që na e shkatërruan kamunistët`……
Por çuditërisht gjëndja vazhdon njëlloj, dhe pavarësisht gjëndjeve të jashtzakonshme si tërmeti dhe pandemia e tashme dhe frika e një lufte, e cila me konfliktin në Ukrainë ka rritur çmimet në Shqipëri ( ashtu sin ë gjithë Europën) - policia prokuroria, gjykatat kapin dhe dënojnë peshq të vegjël. Madje policia , prokuroria, gjykatat, kanë gjetur ca marifete interesante për tu `mbytur me punëra`, duke dërguar bilbil fryrësa në Universitete, Spitale, e kudo ku ka punë shtetërore, e tek tuk në ndonjë privat të majmur, për të kapur `armiqtë` që `pengojnë integrimin dhe shtojnë informalitetin`. Kapin infermjerë, mjekë, mesuesa, e pedagoë, sanitare, punonjës të thjeshtë, që bëjnë mitmarrje popullit të varfër ( gjë që sigurisht është shkelje por jo penale), por punë më të rëndë e të lodhëshme, policia dhe prokuroria paskërkesh patur kapjen e kurtizaneve apo si ç`thuhet rëndom- k..rvave, kurse tutorët nuk i gjen dot se ikin në drejtim të paditur.
Kështu që shteti ligjor për shkak të këtyre punëve të vogla por të shumta, ka harruar të verë para përgjegjësive peshqit e mëdhenj. Ndoshta ka frike se këta peshq të mëdhenj janë të organizuar në formë mafie së bashku me disa drejtues të shtetit. Epo ku janë trimat e Shqipërisë, a ka ndonjë `Komisar Katani`, apo ndonjë drejtues me `duar të pastra` që të mos ketë frikë? Apo shqiptarët vazhdojnë të jenë trima me atë që `mungon në tavolinë, por kur vjen, e bëjnë mik me kokë`?
Ndoshta nuk kanë faj policët, prokurorët, por ministrat e brëndëshëm, kryeprokurorët tip `Dhalla` e gjykatës tërësisht të korruptuar, që lirojnë `Sojlinjtë e rinj` të korruptuar dhe mbajnë në burg kurtizanet , etj… Po ato, siç përmëndet edhe në fjalorët politikë në fakt janë `punonjëse seksi` dhe aspak k.rva, siç ndot gojën ndonjë nga Ministria e Brëndëshme, Prokurorisë, apo plot të tjerë gojëçthurur. Ndoshta Qeveritë e pas viteve`90, e sidomos këto të pas viteve 2000, i kanë vënë prioritet sektorit të drejtësisë dhe të policisë e prokurorisë - kapjen e tyre në vënd të të korruptuarve dhe shkelësve të ligjit që quhen edhe peshq të mëdhenj``, sepse infermjrët, pedagogët, mësuesit, sanitaret, punonjës të tjeshtë e specialistë zyrash, kapen më lehtë edhe sepse janë më tepër çështje administrative se sa penale, por për tu dukur që `punohet këtu në Shqipëri`, i kthejnë në çështje penale të tëra, angazhojnë njerëz e buxhet, spiunë e bilbilfryrës, por këta peshqit e mëdhenj me në krye Usta të Paudhin nuk ua bën zemra ta kapin..
Përse xhanëm? Epo sepse, Usta i Paudhi ka aq shumë miq në Shqipëri sa më mirë te lihet Shqipëria si han pa porta se sa të futet e tërë klasa politike në burg.