Ambasadorja Yuri Kim: Vizat turistike dhe për biznes në SHBA do të jenë 10-vjeçare

Emri:  Ambasadorja-Amerikane-yuri-Kim.jpg

Shikime: 88

Madhësia:  31.8 KB

Ambasadorja Yuri Kim ka ndarë ditën e sotme një lajm shumë të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.

Me anë të një videomesazhi, diplomatja amerikane thotë se, duke nisur nga 1 prilli, vizat turistike dhe për biznes tashmë nuk do të jenë më 3-vjeçare por do të zgjaten në 10 vite.

“Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara. Shihni videon për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi fantastik!”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Kjo vjen si dhuratë për popullin shqiptar në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.



Koha Jone