Festë me fishekzjarre, Abazoviç shpall fitoren në Ulqin: Morëm 43%. Bajraktari, kryetari i ri i komunës

Emri:  -640-0-rtygt5-1648413761.jpg

Shikime: 100

Madhësia:  36.1 KB

Sipas rezultateve të para, Koalicioni “Për një Fillim të Ri”, i përbërë nga GP URA, PD, SD, SDP dhe Atraktivja Shqiptare, fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale në Ulqin. Ka qenë vetë shqiptari Dritan Abazoviç ai që ka shpërndarë pamje nga festa.

Kreu i GP URA, Dritan Abazovic dhe partnerët e tij të koalicionit filluan të festojnë fitoren me fishekzjarre që ndezën qytetin jugor malazez

“Fitore bindëse. Ne fituam 43%”. Omer Bajraktari ynë do të jetë kryetari i ri i Ulqinit", ka shkruar Abazoviç në Facebook.



Rezultatet:

Lista e Koalicionit Shqiptar – 5 mandate

Mali i Zi Demokratik – 2 mandate

Aleanca “Për një Fillim të Ri” , pjesë e së cilës është GP URA – 15 mandate

DPS – gjashtë mandate.

ORA NEWS