Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Gjykata vendos: PD e Berishës është PD e vërtetë dhe e ligjshme

    Emri:  berisha-16.jpg

Shikime: 104

Madhësia:  57.4 KB

    Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 dhjetor të vitit të kaluar.

    Vendimi për regjistrimin e statutit të grupimit të Berishës është marrë nga gjyqtari Agron Zhukri.

    Me njohjen e këtij vendimi, janë shkarkuar strukturat drejtuese të PD-së, siç edhe u kaluan me votë dhe u miratuan gjatë Kuvendit të 11 dhjetorit.

    Pra nga sot PD e Bashës mbyllet.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjykata vendos: PD e Berishës është PD e vërtetë dhe e ligjshme

    Sali Berisha hyn në selinë blu: Partia Demokratike është e jona!

    Emri:  berisha2.jpg

Shikime: 72

Madhësia:  33.3 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu.

    “Partia Demokratike është e jona” është shprehur Berisha për gazetarët.

    Bashkë me Berishën ishte edhe Klevis Balliu si dhe Tritan Shehu.

    Ndërkohë para tyre në selinë blu kanë mbërritur Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso, të cilët ndodhen në një nga zyrat e selisë blu në takim me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

    Berisha ngjiti shkallët drejt katit të dytë dhe iu bashkua bisedimeve me pjesën tjetër të grupit të Rithemelimit dhe Gazment Bardhit e Alibeajt.

    Tani priten zhvillime pozitive për PD. Bashizmi u zhduk si fenomen dhe sekt.

    Emri:  a1.jpg

Shikime: 68

Madhësia:  26.0 KB

    Emri:  a2.jpg

Shikime: 67

Madhësia:  26.7 KB

    Emri:  a3.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  30.0 KB

    Emri:  ber.jpg

Shikime: 67

Madhësia:  27.0 KB

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjykata vendos: PD e Berishës është PD e vërtetë dhe e ligjshme

    Berisha: Në PD ka grupe me mendime të ndryshme, por kurrë nuk do të ketë PAZAR

    Emri:  Capture-101.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  14.9 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e parë që mabjti në selinë e PD-së pas vendimit të Gjykatës që njeh Komisionin e Rithemelimit, tha se në PD ka grupe me mendime të ndryshme, por që kurrë nuk do të ketë PAZAR mes palëve. Po ashtu Berisha ka zbardhur detaje nga bisedimet që pati me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeajn dhe sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

    ”U shtrëngova dorën dhe bisedova me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin. Ishte diskutim për problemet, ku kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD, kontributin e tyre dhe të çdo demokrati. I gjeta të prekupuar për këtë proces, por diferencat në mendime presistoi. Unë gjykoj se është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë të debatojnë në Grupin Parlamentar të PD. Komisioni i Rithemelimit ka besim të plotë te Grupi Parlamentar i kësaj partie dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetët e PD është normalizimi i plotë iu jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të partisë dhe në interesin më të mirë të vendit”.

    Po ashtu Berisha ka zbutur tonet edhe me Lulzim Bashën, ku tha se për të nuk do të jetë më Lulzim Brava, por deputeti Basha dhe se do i jap dorën sa herë ta takojë. ”Zoti Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorin por ka dhe serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Nuk kam pse i them më deputeti Brava, por deputeti Basha”.

    Lideri historik i PD, ka konfirmuar sot se do të jetë pjesë e garës për kreun e PD. Berisha u shpreh se ai fton cilindo të interesuar t’i bashkohet garës, duke theksuar se ajo do të jetë më e hapur se ndonjëherë.

    “Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet, jo deputet që dëshiron të garojë se është i mirëpritur në një garë të hapur e të ndershme. I ftoj ata që kanë ndërmend të garojnë të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë çfarë rregullash duan dhe i garantoj që do jetë gara më e hapur ndonjëherë. Të themi që nuk vendos Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosën një lëvizje që filloi unike në llojin e saj ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë dhe anëtarësia ka në dorë dhe fatin tim”.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjykata vendos: PD e Berishës është PD e vërtetë dhe e ligjshme

    Nuk thone kot qe me moshe, njeriu piqet dhe urtesohet. Aksioni politik i Berishes per te ardhur ne diten e sotme, eshte nje leksion demokratik per cdo shqiptar. I gjetur para nje situate te paprecedente, ku kreu i partise qe ai themeloi e perjashton nga Partia me urdher te amerikaneve qe e shpallen te padeshiruar per te vizituar Ameriken, ai iu drejtua gjykates dhe filloi mbrojtjen e dinjitetit te tij, duke bere takime me elektoratin demokrat ne mbare vendin. Ajo qe ne media u quajt "turi i foltores" ishte nje leksion i madh demokratik per politiken e qelbur nga korrupsioni: sa here e keni pare Edi Ramen apo Lulzim Bashen te bejne nje dialog me elektoratin e tyre ne kete dekaden e fundit? Nuk e bejne, pasi ata nuk duan t'ia dijne per interesat e zgjedhesve te tyre, atyre u intereson vetem llogaria e tyre bankare dhe pasurimi me anen e korrupsionit e krimit.

    Mbledhja e antaresise se PD ne Tirane ne nje kuvend partiak, ishte prape nje leksion demokratik i madh. Vendimet qe u moren atje duhen pershendetur nga gjithe shqiptaret. Listen e kandidateve nuk e zgjedh me kryetari i PD-se por e zgjedhin vete antaresia lokale e PD ne qytetet e rrethet e vendit. Ndryshimi i kodit partiak per te institucionalizuar mendimin ndryshe brenda partise, ishte po ashtu nje hap pozitiv demokratik per mbare politiken shqiptare. Nje rikthim ne politiken e vertete, politiken qe punon per te fituar besimin e shqiptareve me qendrimet, premtimet qe kane ne qender mireqenien e qytetarit.

    Aspekti tjeter pozitiv eshte respektimi i kuadrit ligjor ne vend. Shume mire Berisha dhe mbeshtetesit e tij mund te kishin zgjedhur dhunen ne rruge per te rimare celsat e godines se PD. Po ta bente kete gje, gotat e shampanjes do te mbusheshin plot ne llozhet e ambasadave amerikane ne Tirane dhe ne restorantet e preferuara te piktorit-kryeminister. Jo, Berisha tregoi durim, dhe iu drejtua gjykatave te vendit, per te kerkuar te drejten ligjore. Dhe gjate kesaj kohe pritje, ai mori edhe pjese ne zgjedhjet e pjesshme lokale, qe provuan pa asnje dyshim se kush ishte opozita e vertete e vendit, dhe kush ishte opozita e shitur e vendit. Vota e shqiptareve perseri e tregoi verdiktin e sovranit popull.

    Tani nuk ngelet gje tjeter qe ministrat e kryeministri te rifreskojne planet e tyre per tu larguar nga vendi me milionat e vjedhura. Dhe ambasadorja amerikane ne Tirane te beje gati valixhet e saj per te fluturuar ne Amerike. Shume shqiptare e pane kete histori me syzet e erreta te politikes. Ne fakt, kjo ngjarje nuk kish te bente vetem me Berishen dhe PD. Kjo ngjarje ishte nje perpjekje e te gjithe njerezve qe organizuan "revolucione me ngjyra" ne Ukraine, edhe ne Shqiperine e vogel. Ishte perpjekja e tyre per ta kthyer Shqiperine ne nje Ukraine! Ishte perpjekja per ta kthyer Shqiperine ne kolonine e tyre moderne! Ishte perpjekja per ta kthyer Shqiperine ne nje vend te komanduar jo nga vota e shqiptareve, por nga njerezit e Soros ne Departmantin e Shtetit amerikan.

    Duke filluar nga sot, Shqiperia ka prape nje opozite politike dhe parlamentare!
    Pluralizmi u rivendos ne vend!

    Albo

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Ingenuous (25-03-2022)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Gjykata vendos: PD e Berishës është PD e vërtetë dhe e ligjshme

    Siç po duken bathet Ramen do ta kemi edhe per mandatin e katert. Jane dy-tre gjera te sigurta 1) Berisha se mund dot Ramen. 2) Ne PD po nuk munde Berishen nuk ke si te mundesh Ramen. 3) Nuk ka ne xhiro ne PD asnje personalitet qe te sfidoje Berishen dhe me vone Ramen. Me pak fjale, ishim aty ku e lame ! Hoqi nje lulzim dhe me shume propabilitet do te detyrohet te vendosi nje lulzime tjeter.
    Plus kemi dhe nje pasoje tjeter,qe Rames duket "sikur nuk i intereson" me te perdore as drejtesine. Si me Meten edhe me fitoren e Berishes po i heq opozites armen e kapjes se drejtesise.

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    225

    Bashkimi i PD- A ngjitet buka e thyer?

    Bashkimi i PD- a bashkohet buka e thyer?
    Dorëheqja e Lulzim Bashës pas 7 humbjeve rradhazi në tetë vitet e fundit, mbetet i vetmi lajm i mirë për PD e copëtuar zyrtarisht nga momenti kur SHBA shpalli non gratta Usta të Paudhin- Berisha. Kjo ishte goditja përfundimtare e cila copëtoi PD të vetmen parti opozitare reale e cila që nga marrja e drejtimit nga Basha e deri më sot nuk ka paraqitur asnjë Program dhe Projekt real se si mund të merret pushtetin lokal dhe ai parlamentar kur bëhen zgjedhjet e përgjithshme.
    Interesant është fakti se kjo PD ka patur si lajt motiv kryesor parrullën fëminore `Rama ik` sikur Rama po e pengon fitoren e zgjedhjeve dhe jo votuesit. Parrulla tjerër fshatareske është `qeveria bandë` , `banditë, dhe plot fjalë rrugaçërore që hasin kur grinden katundart për gardhin e fqinjit.
    Asnjë Program real gjatë gjithë kësaj kohe sesi mund të përmirësohet gjëndja ekonomiko-financiare në Shqipria, se si mund të rregullohen taksat dhe tatimet dhe sesi mund të përfshihet e gjithë popullata për të paguar taksat e detyrueshme, se cilat mund të ishin prioritet kryesore në ekonominë shqiptare nëse duhej turizmi dhe si mund të përmirësohej gjëndja, ose industria e plehrave, apo do të mund të ishte prioritet një nga fushat më të prekëshme dhe më të dobëta të sistemit si p.sh., reformat në sistemin shëndetësor publik i cili pavarëisht përmirësimit në infrastrukturë, manaxhimi shëndetësor public ambulator dhe spitalor mbetet një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare në të cilën popullata shpenzon ¼ e pagës mujore çdo muaj për medikamente, vizita, shtrime në spital në formën e bakshisheve, si dhe mungesën e kontrollit të PPP në mjekësi të cilat thithin një pjesë të madhe të buxhetit që vjen nga taksapagonjësit shqiptarë, pa përmendur mos funksionimin si duhet të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
    Në Programin e kësaj Partie Opozitare nuk u pa asnjëherë zgjidhje e problemit të sistemit të pagave për punonjësit publikë dhe privatë, mos realizimi i pagaës minimale reale, rritja dhe rregullimi i pensioneve të ulta dhe rritja e pensioneve të tjera.
    Një pikë tjetër e cila nuk u pa në asnjë Projekt dhe Program të PD gjatë këtyre 9 viteve në pushtet të maxhorancës socialiste problemi i rregullimeve të reformës në Arsimin e Lartë, nuk u pa asnjëherë një propozim nga ana e PD opozitare për rregullimin me ligj të këshilltarëve të ministrave dhe të Kryeministrit, të Presidentit apo dhe të këshilltarëve të Kryetarëve të bashkive të cilët duhet të kishin kritere të sakta si eksperienca mbi 20 vjeçare në punë, profesionalizmi, meritokracia dhe titujt, por kanë lënë këshiltarë vetëm militant dhe persona me moshë të re pa eksperiencë.
    Nga PD nuk u pa asnjë rresht në Proramin e saj të problemit të shtetëzimit të prodhimit të Naftës (pra të lëndës djegëse) për shkak se prodhimi i saj është një element Strategjik kombëtar ashtu si dhe hidrocentralet, por ja kanë lënë një firme private e cila nuk paguan asnjë taksë dhe tatim me justifikimin se po bën investime.
    Po si mund të ketë bërë kjo firmë që quhet Bankers investime për 20 vjet dhe të mos paguajë asnjë cent në arkën e shtetit? A nuk do të ishte kjo një opsion shumë i mirë për të bindur elektoratin se ardhja në Pushtet e PD do të sillte më shumë të mira dhe përmirësim të gjëndjes së popullit, sesa nga qeverisja e maxhorancës socialiste. Ka plot probleme të tjera me të cilat mund të bëhej një Program bindës dhe i fortë me të cilin mund të konkurohej shumë saktë PS.
    Por ç`ndodhi? Ish pushtetarët e PD të korruptuar që humbën zgjedhjet që nga viti i largët 2013 vazhduan të sillen si gangsterw politikë, duke luftuar politikisht Maxhorancën e sotme me parrulla të vjetëruara dhe qesharake si ato të `Nano ik` me `Rama ik`, bojkotuan Parlamentin gjë që solli edhe krizën e madhe dhe `thyerjen e bukës` në Pd, thyerje e cila nuk mund të riparohet dhe ngjitet me dorëheqjen e Bashës.
    Kjo thyerje nuk mund të ngjitet as me mbajtjen larg të Berishës non gratta. Një nga mënyrat për të rikthyer partinë opozitare më të madhe si PD në funksion të plotë nuk mund të arrihet as me protesta politike në këtë periudhe të rrezikëshme lufte, por me krijimin e një komisioni iniciator të përbërë nga individë e politikanë të papërlyer , komision i cili do të mbledhë në të ardhmen një kongres mbarë kombëtar të PD me tematike jo vetëm bashkimin formal të PD por edhe largimin e të korruptuarve dhe personave të njollosur.
    Kjo do të jetë e vështirë për tu realizuar por e vetmja rrugë, Ndryshe nuk do të ketë PD por do të ketë dy, ose më shumë derivate të PD të cilat nuk do të mund të fitojnë ndaj kësaj maxhorance.
    Si përfundim mund të shprehet se Programi i maxhorancës aktuale pavarësisht gabimeve dhe gabafave, korrupsionit, pavarëisht reforme në drejtësi, ka patur pozitiven sepse në këto gjëndje të turbullta ka patur përkrahjen e shumicës së votuesve si dhe përkrahjen e Perëndimit: SHBA dhe BE.
    Kjo tregon se buka e thyer e PD nuk mund të ngjitet me të dy ish drejtuesit e dështuar Berisha dhe Basha, nuk mund të zgjidhet me ish drejtues dhe deputetë të sotëm të lodhur dhe të ezauruar të cilët pengojnë më të rinjtë që të futen dhe drejtojnë në të ardhmen këtë Parti vetëm e vetëm për arësyet e tyre personale , për të mbijetuar, për të fshehur shkeljet e tyre të ligjit, dhe për të ruajtur një krenari idiote e cila nuk do tu shërbejë në asnjë rast.
    Kjo maxhorancë nuk mund të `luftohet` më klithma rrugaçërie, as me forcën e parrulës budallallaqe `Rama ik`, por me një Program dhe Projekte të cilat do të mund të bindin votuesit se kjo Parti Demokratike (tashmë e copëtuar nga kafshimet e `ujqërve` të partisë); do të mund të fitojë kur në krye të saj do të vihen njerëz të pakorruptuar dhe të pastër por me eksperiencë politike dhe që pëlqehen edhe nga votuesit.

    priftipirro2017@gmail.com

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2022, 02:15
  2. Gjykata Kushtetuese vendos: Shtepite u kthehen pronareve
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 05-11-2012, 10:55
  3. Gjermani, gjykata vendos qe syneti eshte ilegal
    Nga Qyfyre në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-06-2012, 14:03
  4. Kush vendos se cili është Islami i vërtetë?
    Nga ZbatoRregullat në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 10-06-2010, 15:25
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2005, 08:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •