Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Piktori kryeministër i jep humoristit Gazmend Paja 140,000 m2 në bregdet me një të rënë të lapsit

    Rama shkel ligjin për Gaz Pajën/ I jep 140 mijë metra katrorë në bregdet

    Ligji për ‘kthimin dhe kompensimin e pronave’, detyronte qeverinë që mos të jepte asnjë m2 tokë të tretëve përveçse për interes publik, derisa të kryhet procesi i 'kthimit dhe kompensimit të pronave' tek ish pronarët.

    Por edhe në rastin e fundit, kryeministri Edi Rama ka shkelur ligjin me vetëdije, pasi ish pronarëve i kanë vjedhur dhe nuk i japin asgjë nga ato që i takojnë dhe nga ana tjetër ndajnë llokma sipas qefit, si rasti i fundit ku aktori i humorit Gazmend Paja paraqitet si investitor strategjik dhe përfiton 140 mijë metra katror tokë në bregdet.

    Kujtojmë që në fillim të muajit mars edhe burri i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi ka marrë statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”.

    Sipas raportimeve në media, Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është investitor strategjik në bregdetin e jugut.

    Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro.

    Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

    Emri:  Screen Shot 2022-03-23 at 9.45.02 PM.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  57.1 KB

    Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

    Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

    Kompania ‘Startek’ në vitin 2017 aplikoi vetëm për të fituar të drejtën e ndërtimin të këtij resorti por që nuk e bindi dot komitetin e investimeve strategjike.

    Kërkesa u kthye për plotësimin e dokumentacionit. Projekti u fitua dy vite më vonë dhe aty u bashkua edhe kompania e Gazmend Pajës

    Në faqen zyrtare të projektit thuhet se ai do të zhvillohet në pronë private dhe një pjesë në tokë publike.

    Ligji i investimeve strategjike është shoqëruar me debate të mëdha pikërisht për vënien në dispozicion të pronës shtetërore të bizneseve të cilët nuk zhvillojnë resorte për të pritur turistë, por që ndërtojnë vila dhe fitimet shkojnë tek kompanitë.

    Emri:  Screen Shot 2022-03-23 at 9.45.10 PM.jpg

Shikime: 56

Madhësia:  42.3 KB

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Piktori kryeministër i jep humoristit Gazmend Paja 140,000 m2 në bregdet me një të rënë të laps

    Aktori i Portokallisë investitor strategjik/ Si po falen tokat shtetërore tek miqtë e Ramës

    Emri:  Desktop19-2048x1152.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  38.8 KB

    Tre vite më parë, aktori Luftar Paja ankohej se qeveria i kishte hequr një ilaç nga lista e barnave të rimbursueshme në një kronikë të përgatitur posaçërisht për të nga Top Channel.

    “Të më heqësh Xareto-n mua është të më thuash: Bëhu gati për trompozën! Bëhu gati për të shkuar në Sharrë apo Tufinë! Unë si pensionist nuk kam 100 mijë lekë të blej Xareto, nga halli do shfrytëzoj fëmijët e mi” thoshte Luftar Paja.

    “Një çikë mëshirë nuk duhet patur që të çpohemi nëpër damarë ne?” ishte pyetja që ngrinte ai, duke kërkuar reflektim nga qeveria për vete dhe të moshuarit e tjerë.

    Sot në media doli lajmi se i biri, Gazmend Paja, humoristi i Portokallisë është shpallur investitor strategjik i qeverisë. Do të thotë se bashkë me një kompani tjetër, Gaz Paja do të jetë përfitues i 133 mijë metër katrorë tokë në Dhërmi.

    Do të ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje.

    108 mijë metra do të përdoren për vila, të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin. Në të gjitha rastet, kohë më të mira po vijnë për familjen Paja dhe duket se çelësi është politika.

    Emri:  640-0-bylys-1639745545.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  39.2 KB
    Lidhjet e Luftar Pajes me socialistët

    Kur Edi Rama Ministër Kulture bashkëbisedonte me artistët për shembjen e Teatrit kombëtar, Luftar Paja ishte një nga aktorët që i tundte gishtin Edi Ramës dhe i bërtiste: “Me brekët e Violeta Manushit mos u tall, janë brekë të arta”

    Reagimi instiktiv erdhi pas batutës së Ramës, i cili u tha artistëve që “brekët e Violeta Manushit t’i bënin monument kulture”. Por disa vite më vonë, aktori u shfaq si vizitor në grevën e urisë që socialistët në opozitë bënë kundër Berishës me moton “Hap kutitë ose largohu”.

    Emri:  luft.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  36.6 KB

    Pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, Luftar Paja u rreshtua mes aktorëve që ishin pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

    Tashmë i biri ishte shndërruar në dekor rutinë në takimet e fushatës së Veliajt dhe ndonjëherë edhe Ramës. Në zgjedhjet lokale të 2019 ai ishte edhe kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

    Emri:  gaz-paja-472x405-2.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  41.3 KB

    Lidhjet e Gazmend Pajes me socialistët

    Njësoj si i ati, aktori Gazmend Paja i ka shprehur publikisht bindjet në favor të projektit të Rilindjes me të cilin socialistët e Edi Ramës qeverisin që prej vitit 2013.

    Fotot tregojnë disa nga aktivitetet apo takimet private mes Pajes së ri dhe drejtuesve të PS. Ai është shfaqur disa herë si bashkëpuntor në projektet e Bashkisë së Tiranës, në takimet e fushatës së Erion Veliajt apo në takimet private me Edi Ramën.

    Emri:  gaz-paja-595x405-1.png

Shikime: 41

Madhësia:  375.8 KB

    Sot, ato takime, kontributi në fushatë dhe deklaratat publike, janë provë që shpallja si “investitor strategjik” nuk ishte një rastësi.

    Skema që e bëri aktorin e Portokallisë investitor strategjik me resort në Dhërmi?

    Në vitin 2017, kompania Startek aplikoi e vetme për të fituar të drejtën e ndërtimit të resortit në Dhërmi, por dështoi.
    Kërkesa u kthye për plotësimin e dokumentacionit. Dy vite më vonë, projektit iu bashkua kompania e Gazmend Pajës. Atëherë qeveria u bind dhe e shpalli fituese.

    Pak ditë më parë u zbulua se Rama kishte shpallur investitor strategjik për një hotel në Jug të vendit edhe Artan Gaçin, burrin e ministres Olta Xhaçka.

    Edhe Gaçi do të ndërtonte një hotel në bregdet dhe tha se po paragjykohej në media sepse ishte bashkëshorti i ministres.

    Ligji për investitorët strategjikë është konsideruar nga opozita si një maskim për të favorizuar miqtë dhe klientët e qeverisë.
    Pas shpalljes si investitor strategjik, shteti ofron mbështetje me infrastrukturë, furnizimin me ujë dhe energji elektrike dhe konsolidim të titujve të pronësisë për pronën që i jep investitorit.

    Sipas kritikëve ligji po i shërben pak personave të lidhur me pushtetin, pa sjellë ndonjë ndikim të dukshëm në ekonomi. Shpallja e investitorëve strategjikë bëhet pa garë, pa transparencë, dhe pa asnjë monitorim.

    Cilido të ketë qenë roli i aktorit të Portokallisë në projektin e rezortit në Dhërmi, ai mund të konsiderohet një reflektim pas kronikës së Top Channel. Investimi prej 133 mijë metrash katrorë në bregdet është një projekt me leverdi. Në moshën e pleqërisë, ilaçet nuk do të jenë problem.

    Lapsi.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Piktori kryeministër i jep humoristit Gazmend Paja 140,000 m2 në bregdet me një të rënë të laps

    Investimi strategjik: Plazhi në Dhërmi u përfitua nga ‘kunata’ e ministres Xhaçka

    Këshilli i Ministrave i dha në përdorim për një periudhë 30-vjeçare një plazh në Dhërmi, partneres amerikane të vëllait të Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka duke ngritur shqetësime për nepotizëm dhe konflikt interesi.

    Emri:  Foto-e-Andi-Xhackes-dhe-Tawni-Sutton-e-postuar-nga-Heather-Sutton-.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  43.9 KB

    Më 2 mars, Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Dhërmi për një periudhë 30-vjeçare në favor të kompanisë ‘AGTCC Hotel Management’, pasi kjo e fundit mori statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama.

    Sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania ‘AGTCC Hotel Management’ është në pronësi të Tawni Lin Grzych-Sutton, një 31-vjeçare e lindur në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara dhe banore e rezidencës “Kodra e Diellit” në Tiranë.

    Sutton është gjithashtu partnerja prej shumë vitesh e Andi Xhaçkës – vëllai i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, një fakt që për ekspertët ngre shqetësime për konflikte të mundshme interesi dhe nepotizëm.

    Rasti në fjalë është sipas Zef Preçit, drejtues i Qendrës për Kërkime Ekonomike, tregues se ligji i investimeve strategjike është kthyer në instrument për personat e lidhur me pushtetin.

    “Madje qoftë edhe një konflikt në dukje i interesit formon detyrimin për deklarim për subjektin përkatës vendimmarrës, gjë që nuk dihet nëse është bërë apo jo,” tha Preçi për BIRN.

    Kompania e Sutton e fitoi të drejtën e përdorimit të tokës në bregdet nëpërmjet një marrëveshje me kompaninë AG.TCC Sh.p.k – në pronësi 100% të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres Xhaçka.

    Kompania e Gaçit ka marrë statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij.

    Gaçi i tha BIRN më 3 mars se për të shmangur konfliktin e interesit, ‘kishte gjetur një kompani amerikane me përvojë për të menaxhuar investimin dhe plazhin’, por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kërkimet e tij janë kufizuar brenda familjes.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshorti i saj, Artan Gaçi dhe drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë Këshillit të Ministrave, Endri Fuga nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. BIRN u përpoq gjithashtu të kontaktonte me Tawni Sutton dhe Andi Xhaçkën, por asnjëri prej tyre nuk qe i arritshëm për koment.

    Investimi strategjik

    Emri:  Skema-e-lidhjes-se-kompanive.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  19.4 KB
    Skema e lidhjes së kompanive me investimin strategjik Dreamades Luxury Suites


    Ligji për investimet strategjike, i miratuar në vitin 2015 dhe i shtyrë dy herë nga Parlamenti i njeh statusin ‘investitor strategjik’ në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë.

    Projekti “Dreamades Luxury Suites’ i kompanisë AG. TCC të Artan Gaçit e ka përfituar statusin e investitorit strategjik më 29 mars 2021, sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, KIS që BIRN e disponon.

    Kompania ‘AGTTC Hotel Management’ në pronësi të Sutton është regjistruar në QKB me 25 qershor 2021. Veprimet e regjistrimit janë bërë me prokurorë nga juristja Iris Erebara, e cila është gjithashtu juriste e kompanisë ‘AG.TTC’ Sh.p.k në pronësi të Artan Gaçit.

    Pas regjistrimit në QKB, dy kompanitë kanë nënshkruar një marrëveshje për operimin e strukturave turistike në projektin “Dreamades Luxury Suites”, ku përfshihet dhe operimi i stacioneve të plazhit përballë hotelit.

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ‘AG.TTC’ Sh.p.k i ka kërkuar Komitetit të Investimeve Strategjike reflektimin e saj në vendimin e shpalljes së investimit strategjik.

    Më 15 korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga kryeministri Edi Rama e miratoi kërkesën dhe i njohu kompanisë së sapokrijuar nga Sutton masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonën përkatëse të plazhit përballë kompleksit për një afat 30-vjeçar.

    Në dy vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike përcaktohen edhe lehtësi të tjera për dy kompanitë në pronësi të familjarëve të afërt të ministres Xhaçka, të tilla si asistencë dhe procedurë e përshpejtuar për çdo akt administrativ, funksionimin e shërbimeve mbështetëse të furnizimit me ujë, lidhjen në rrjetin elektrik, kanalizimet e ujërave dhe infrastrukturë rrugore për objektin.

    Neni 70, pika 3 e Kushtetutës i ndalon deputetët që të kryejnë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre. Për shkelje të paragrafit 3, çështja mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë.

    Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Sokol Nano nuk i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë pyetjes së BIRN nëse përfitimi i tokës publike nga të afërmit e ministres Xhaçka përbënte shqetësim për konflikt interesi.

    “I gjithë procesi është legal. AIDA ka bërë verifikimin e të gjithë dokumenteve për dhënien e statusit,” tha Nano.

    Nga studente në investitore


    Emri:  Heather-Sutton-i-uron-ditelindjen-dhendrit-Andi-Xhacka.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  25.9 KB

    Heather Sutton i uron ditëlindjen ‘dhëndrit’ Andi Xhaçka
    Ligji për investimet strategjike ka për qëllim thithjen e kapitalit të huaj ose ‘zgjimin’ e kapital vendas, për të përthithur investime në sektorë të rëndësishëm ekonomikë, duke krijuar vende të reja pune dhe zhvillim rajonal, nëpërmjet ofrimit të teknologjive të reja për rritjen e konkurrencës dhe efektivitetit të investimit, duke siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe të konsumatorit.

    Ky ligj është shfrytëzuar kryesisht nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në fushën e turizmit, për të konsoliduar pronat e kontestuara për korrupsion dhe falsifikime, mbi të cilat janë ngritur resorte me vila në bregdenin e Jonit.

    Ish-deputeti socialist Artan Gaçi njihet si investitor në fushën e ndërtimit dhe gastronomisë në Tiranë. Të dhënat e siguruara nga BIRN nuk tregojnë angazhime të mëparshme biznesi të Tawni Sutton, me përjashtim të ndjekjes prej saj të studimeve për Biznes në Universitetin e New Yorkut në Tiranë.

    Edhe pse llogaritë e Sutton dhe Andi Xhaçkës në rrjetet sociale rezultojnë të mbyllura ose të fshira, gjurmë të marrëdhënies së tyre disa vjeçare – e cila duket se ka filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të ekzistojnë në internet në postimet e njerëzve të afërt.

    Në vitin 2019, në faqen në internet të kompanisë amerikane të veshjeve dhe orendive shtëpiake ‘Antropologie’, ekziston një postim në emër të Tawni Sutton, e regjistruar për të marrë dhurata për ‘festën e nuses së zonjës së ardhshme Xhaçka’.

    Nëna e saj, Heather Sutton ka postuar gjithashtu në Instagram një foto me Andi Xhaçkën, ku pasi i uron ditëlindjen, shkruan se ishte “krenare që e kishte dhëndër”.

    Në faqen e saj në Facebook, Heather Sutton mban gjithashtu foto të çiftit të vendosura në kornizë në shtëpinë e saj si dhe foto me të bijën dhe Xhaçkën pranë një peme krishtlindjesh.

    BIRN siguroi gjithashtu dy numra telefoni nga një person që e njihte Znj. Sutton, por rezultoi se njëri prej tyre është i regjistruar në emrin e Andi Xhaçkës dhe është lënë si kontakt i biznesit të tij në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB.

    Persona që e njihnin çiftin i konfirmuan për BIRN në kushtet e anonimatit se çifti jetonte bashkë prej shumë vitesh, fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në Tiranë.

    BIRN

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Piktori kryeministër i jep humoristit Gazmend Paja 140,000 m2 në bregdet me një të rënë të laps

    Reagon Gaz Paja: Nuk kam përfituar asnjë centimetër tokë shteti

    Emri:  Gazmend-Paja.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  25.9 KB

    Aktori Gazmend Paja ka reaguar pas akuzave të opozitës se qeveria e ka favorizuar për të fituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort luksoz në Dhërmi, duke përfituar 133 mijë m2 sipërfaqe toke në këtë zonë. Paja në një reagim në rrjetet sociale, thotë se ka përfituar 0 m2 tokë nga shteti, ndërsa sqaron se kompantitë e Startek dhe Ecotech kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të huaj, të specializuar në fushën e turizmit për të ndërtuar një resort turistik. Paja thotë se çdo procedurë është ndjekur në bazë të ligjit.

    “Nuk kam perfituar asnje cm2 tokë nga shteti. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe të motivuara politikisht që qarkullojne në Media, dëshiroj të sqaroj opinionin publik për sa vijon: kompanitë Startek dhe Ecotech kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të huaj, të specializuar në fushën e turizmit për ndërtimin e një resorti turistik. Për këtë qëllim, kemi vënë në dispozicion një pronë të cilën e kemi blerë nga pronarë të ligjshëm si dhe asete financiare të garantuara nga bankat.

    Kemi aplikuar per investitor strategjik, si një e drejtë që na jep ligji në bazë të vlerës së investimit. Kushti ligjor për marrjen e statusit të mesipërm është: dakordësia me gjithë pronarët e ligjshëm të pronave në këtë zonë, ku me një pjesë te pronarëve janë nënshkruar marrëveshjet përkatëse, ndërsa me pjesën tjetër jemi ende në fazë negocimi. Përgënjeshtrojmë me forcë shpifjet në qarkullim dhe theksoj se: që nga fillimi i këtij procesi e deri më sot, nga ana jonë nuk është përfituar asnjë cm2 tokë shtetërore“- shkruan Paja.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Gazmend Leka
    Nga katana në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-03-2022, 20:22
  2. Gazmend Mullahi
    Nga sirena_adria në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-01-2020, 12:42
  3. Luftar Paja
    Nga BOKE në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-09-2012, 22:51
  4. Nga Lediana Stillo Paja: Letra e panënshkruar...
    Nga Kreksi në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-09-2011, 09:33
  5. Gazmend Muka dhe e fshehta pas pllakës 'Albania'
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 15:06

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •