Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2022
    Postime
    1

    Historia e Tradhëtisë

    Ishte gusht i vitit që sapo lamë pas. Një zënkë momentale e vogël, do të destinohej të kthehej në ndarje pas disa ditësh.

    “Nuk të ndjej më, kam nevojë për kohë”, ishte përgjigja e personit që kisha 5 vite në lidhje. U bëra si i çmendur, tentoja me çdo kusht që të vendosja sërish një urë komunikimi, por më kot. Disa ditë më pas, më thotë që gjithçka ka mbaruar, ti je fajtori, më ke mërzitur dhe gjithçka ka marrë fund. U shkatërrova. Ndihesha me të vërtetë në faj, sepse unë isha ai që shkatërrova një lidhje 5-vjeçare. Një lidhje që e doja shumë, që kisha krijuar shumë ëndrra, dëshira dhe plane mbi të ardhmen. Me muaj me radhë, më brente brenga se unë isha fajtori, ditë natë mendoja vetëm për të. Vjen nëntori, gjithë këto muaj pa e parë thuajse fare.

    Zgjedh t’i bëj pritë në vendin që kalonte çdo ditë për në shkollë. Ndalon, më sheh e nis të dridhet. Tentoj të flas e të zbuloj se cili ishte shkaku i ndarjes. Marr një përgjigje të ftohtë, një përgjigje fare të akullt dhe asgjë më shumë. Iki me zhgënjim nga ajo ditë dhe me një brengë të thellë në shpirt e zemër, që çdo ditë, mendonte vetëm për personin që doja më shumë në jetë. Kaluan muajt dhe ndeshemi rastësisht në një dyqan. Ajo hap sytë, ndërsa unë bëj sjellje indiferente. Jo se doja, por sepse ndihesha shumë i prekur. Kështu kaloi dhe ky takim i kaq pas muajsh. Por ndërkohë fjalët dolën. E gjitha u zbulua. Vajza që kisha dashur aq shumë dhe që vazhdoj ta dua, ishte në krahët e një tjetri, një njeriu që e ka dëshiruar para se të ishte me mua, por që ajo refuzoi të ishte me të. E tani, ata ishin bashkë. E mora vesh sa me intuitë aq dhe me sinjale.

    Gjithçka u zbulua kur ata të dy bashkë, i pa shoqëria jonë. I shqetësuar në maksimum, por edhe i lehtësuar se më në fund mësova shkakun e ndarjes. Për të mos mjaftuar, një takim rastësor ndodhi sërish së fundmi. Isha duke bërë shëtitje, kur ajo kalon me makinë, më pa që prej së largu, mbulon fytyrën me kapuç, thuajse deri në majë të buzës që të mos e njihja, por si mund të mos e njihja, një person që e kam dashur më shumë se vetja. Edhe ai i dashuri i ri ishte mbrapa, qëndronte dhe ai i fshehur që të mos njihej nga unë. Por fati ndonjëherë nuk duhet shmangur, ajo s’e dinte që do të më dilte sërish përpara me makinë dhe do e shihja qartë se kush ishte. Dhe kështu iku kjo histori, e një personi që e kam dashur me gjithë shpirt, mendoja vetëm me e bë të lumtur. Ia dhashë të gjithë rininë, u lidhëm që në moshën 16-vjeçare dhe e gjitha që doja ishte vetëm ajo.

    Tashmë kjo ndarje më ka lënë boshllëk, që vështirë se mund ta zë ndokush. E mendoj? Po çdo ditë. A do të doja të kthehesha? Jo. Jo. Absolutisht jo, do e mbaj mend si një kujtim të hidhur që më ndryshoi jo si njeri, por në ndjenja.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BabMyslymi për postimin:

    Neteorm (21-03-2022)

Tema të Ngjashme

  1. Dekoratat e Presidentit përballë Tradhëtisë së Balli Kombëtar
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-11-2016, 06:48
  2. Hija e Tradhëtisë në politikën Shqiptare të pas diktaturës
    Nga pirro10 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2011, 11:38
  3. Historia ime!!
    Nga MAtilda_sexy në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 20:45
  4. DERI KUR DO TË KËRCASË PUSHKA E TRADHËTISË NË DRENICË?
    Nga dilaver në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 06:44
  5. Historia
    Nga Eda H në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 07:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •