Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Shën Maksim Rrëfimtari

    NGA MARRJA NË PYETJE E SHËN MAKSIM Rrëfimtarit

    Shenjtori deklaron:

    Zoti ynë Jisu Krisht e quan Kishën Katolike,
    Kishën e cila ruan lidhjen e vërtetë me depozitimin e Besimit.
    Për këtë rrëfim ai thirri të bekuarin Petro
    dhe mbi këtë rrëfim tha se do të ndërtojë Kishën e tij.
    Megjithatë, do të doja të dija përmbajtjen e rrëfimit tuaj
    në të cilin të gjitha Kishat, siç thoni ju,
    janë në bashkësi ( kungatën hyjnore ) me ju.
    Nëse nuk është kundër të vërtetës,
    atëherë as unë nuk do të ndahem prej saj.

    Shpëtimi i plotë nuk varet vetëm nga besimi i zemrës,
    por edhe nga rrëfimi, siç tha Zoti:
    Kushdo që rrëfen për mua përpara njerëzve,
    unë do të rrëfej për të përpara Atit tim qiellor.
    Për më tepër, Apostulli Pavli na mëson:
    Me zemër njeriu beson dhe kjo të çon në shfajësim,
    por me gojën e tij rrëfen për shpëtim.
    Pra, nëse Zoti, profetët dhe apostujt hyjnorë caktojnë se
    si rrëfehet me fjalë misteri i besimit
    dhe në këtë mënyrë misteri shpie në shpëtim gjithë botën,
    atëherë njerëzit nuk duhet të detyrohen të heshtin,
    për sa i përket rrëfimit (të besimi),
    për të mos penguar shpëtimin e tyre.

    Kur të gjithë njerëzit në Babiloni adhuruan idhujt e artë,
    tre fëmijët e shenjtë nuk ranë në gabim.
    Ata nuk tërhiqeshin nga të tjerët,
    por kujdeseshin që të mos largoheshin nga besimi i vërtetë. Pikërisht në të njëjtën mënyrë,
    kur Danieli u hodh në gropën e luanëve,
    ai nuk i dënoi ata që iu bindën ligjit të Darit
    dhe refuzuan t'i luteshin Perëndisë,
    ai preferoi të vdiste sesa të mëkatonte kundër ndërgjegjes së tij,
    duke shkelur ligjin e Perëndisë.

    Edhe sikur e gjithë bota të hyjë në kungim me Patriarkun,
    unë nuk do të jem në kungim me të.
    Nga letrat e apostull Shën Pavlit e di se:
    Fryma e Shenjtë deklaron se edhe për engjëjt do të ishte mallkim
    nëse do të fillonin të predikonin një ungjill tjetër
    dhe të futnin një mësim tjetër.

    Burimi: ortodossia-la-retta-fede
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 17-03-2022 më 07:57
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  2. #2

    Për: Shën Maksim Rrëfimtari

    Shën Maksim Rrëfimtari


    Emri:  8D0B8AB9-0349-41C3-97F3-9859786F96FE.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  41.7 KB
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2021, 12:13
  2. Abuzimi seksual me jetimët, arrestohet pedofili Maksim Liço
    Nga Vinjol në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-10-2014, 20:10
  3. Maksim Gorki
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 07:47
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-07-2011, 15:36
  5. Shën Maksim Rrëfimtari - 21 janar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-04-2005, 08:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •