Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Rritja e çmimeve zbraz xhepat e shqiptarëve, mbush arkën e Qeverisë Rama!

    Çmimet e larta mbushin arkën e buxhetit, 18 mld lekë më shumë në dy muaj

    Emri:  LEKE.jpg

Shikime: 64

Madhësia:  27.9 KB

    Të ardhurat që ka arkëtuar buxheti nga taksat e tatimet kanë shënuar një nivel rekord historik në dy muajt e parë të këtij viti, të nxitura edhe nga importet e larta dhe shtrenjtimi i çmimeve, çka ka bërë që të paguhet më shumë TVSH. Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat në total në buxhet ishin 87.6 miliardë lekë për janar-shkurtin, me një rritje prek 26%, ose 18 miliardë lekë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat doganore u rritën me 24.2%, ndërsa ato tatimore me 19.4%.

    Rritjen më të fortë e shënuan të ardhurat nga TVSH. Të ardhurat nga TVSH në tatime e arkëtuar (neto), u realizua në masën 9.1 miliardë lekë, 3.3 miliardë ose 56.8%, ndërsa TVSH në import ishte 29.5% më shumë. Ndërkohë, tatim fitimi u rrit me ritme më të ngadalta, me 7.8% më shumë se 2 mujori 2021. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 2 – mujore (Janar – Shkurt 2022) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

    Të ardhurat totale për 2 – mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 108 % të planit të 2 – mujorit.

    Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dytë të vitit 2022, arritën në rreth 68.8 miliard lek me një realizim në masën 86.7% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 1.7% më i ulët ose 1.2 miliard lek më pak. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 2 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 10.6 për qind të planit vjetor.

    Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i sufiçitit në muajin për vitin 2021 rezultoi në rreth 18.8 miliard lek.

    Performanca Paraprake 2-Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

    Të Ardhurat

    Të ardhurat totale për 2-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 87.6 miliardë ose 108 % të planit të 2-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 18 miliard lekë.

    Emri:  g1.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  18.8 KB

    Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 76.8 miliardë lekë, 13.5 miliardë ose 21.3% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 3.6 miliardë ose 5% më shumë se plani 2-mujor për vitin 2022. Në këtë realizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve më poshtë.

    Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 29.6 miliardë lekë, 5.8 miliardë lekë ose 24.2% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe 1.3 miliardë lekë ose 4.7 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 2 mujorin e vitit 2022.

    Të ardhurat nga TVSH në import për 2 mujorin rezultojnë 20.5 miliardë lekë, 4.7 miliardë lekë ose 29.5 % më shumë se një vit më parë, si dhe 1.4 miliardë ose 7.2% më shumë se plani për 2 mujorin 2022.

    Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 7.5 miliardë lekë, 840 milionë lekë ose 12.7% më shumë se viti 2021, si dhe 53 milionë lekë ose 0.7% më pak se plani i akcizës për 2 mujorin 2022.

    Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 603 milionë lekë, 137.6% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 104.4% kundrejt planit.

    Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 1 miliardë lekë, 91 milionë lekë ose 9.7% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe realizim në masën 99% kundrejt planit.

    Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 2 mujorin 2022 u realizuan në masën 47.3 miliardë lekë, 7.7 miliardë ose 19.6% më shumë se 2 mujori i vitit të kaluar, si dhe 2.3 miliardë lekë, ose 5.1% më shumë se plani i 2 mujorit 2022.

    Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 9.1 miliardë lekë, 3.3 miliardë ose 56.8% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe 1.8 miliardë ose 24.4% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 2 mujorin 2022. Rimbursimet për periudhën 2 mujore 2022 janë 1.7 miliardë lekë, 2.1 miliardë lekë ose 55.4% më pak se 2 mujori 2021, si dhe 524 milionë lekë ose 23.6% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për 2 mujorin 2022.

    Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 4 miliardë lekë 289 milionë lekë, ose 7.8% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe 104 milionë lekë ose 2.7% më shumë se plani i vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin.

    Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 8.4 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 28.7% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe 404 milionë ose 5.1% më shumë se plani i 2 mujorit 2022.

    Taksat nacionale, për përudhën 2 mujore 2022 u realizuan në masën 6.7 miliardë lekë, 331 milionë lekë ose 5.2% më shume se 2 mujori 2021, si dhe 84 milionë lekë ose 1.2% më pak se plani i përcaktuar për 2 mujorin 2022.

    Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 19.1 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 11.4% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe realizim 105% të planit për 2 mujorin 2022.

    Shpenzimet

    Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dytë të vitit 2022, arritën në rreth 68.8 miliard me një realizim në masën 86.7 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 1.7 për qind më i ulët ose 1.22 miliard lek më pak. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 2 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 10.6 për qind të planit vjetor.

    Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 2 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 90.7 për qind dhe 32.2 për qind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 13.4 për qind dhe 1.4 për qind të tij.

    Shpenzimet korente për periudhën 2 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 67.3 miliard lek, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 6.4 për qind më i lartë ose 4 miliard lek më shumë.

    Shpenzimet kapitale për periudhën 2 mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën rreth 1.54 miliard lek. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë është 76.9 për qind më i ulët ose rreth 5.12 miliard lek më pak.

    Revista MONITOR

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rritja e çmimeve zbraz xhepat e shqiptarëve, mbush arkën e Qeverisë Rama!

    'Sukses historik' për qeverinë, nga kriza e çmimeve, në 7 muaj 375 mln euro të ardhura shtesë

    Emri:  auto_auto_foto7316579000301661178484.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  43.5 KB

    Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, buxheti ka arkëtuar gjithsej në 7 muajt e parë të vitit janar-korrik 2022, rreth 327 miliardë lekë, me një rritje prej 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Në vlerë janë arkëtuar 44 miliardë lekë më shumë nga plani, ose rreth 375 milionë euro.

    Me syrin e propagandës, fasadës dhe gënjeshtrës së sektit Rama në pushtet, ngjan sikur, nëpërmjet mirëadministrimit fiskal, qeveria ka arritur sukses.

    Në të vërtetë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Po të lexosh midis rreshtave dhe po të analizosh situatën e krijuar nga kriza energjetike dhe ajo e çmimeve, të nxitura nga pandemia dhe pushtimi i Ukrainës, atëherë kupton se kjo rritje e të ardhurave në arkën e shtetit nga tatimet, ka goditur konsumin dhe më rëndë shtresat në nevojë. Janë me qindra mijëra familjet shqiptare që nuk kanë marrë ndihmë reale, edhe pse arka e Shtetit është plot me 375 milionë euro më shumë!

    Deri tani, qeveritë e Evropës i janë përgjigjur rritjes së kostos së energjisë, kryesisht me masa frenuese të çmimeve me bazë të gjerë, duke përfshirë subvencionet, ulje të taksave, rishpërndarje të të ardhurave të tyre në konsum, si dhe kontroll të vazhdueshëm të çmimeve. Në Shqipëri, që prej nisjes së invazionit rus në Ukrainës më 24 shkurt 2022, asnjë prej këtyre ndërhyrjeve nuk ka ndodhur.
    Nuk ka marrë mbështetje buxhetore as edhe sipërmarrja prodhuese e vendit, edhe pse janë me qindra kompanitë prodhuese që po punojnë ndjeshëm nën kapacitet dhe vetëm për mbijetesë, për shkak të kostos së papërballueshme të energjisë elektrike, transportit dhe lëndëvë të para.

    Sekti Rama deri tani nuk ka dhënë asnjë euro nga Buxheti i Shtetit, në mbështetje të sipërmarrjeve prodhuese të vendit, në një kohe kur shpenzimet buxhetore jo të domosdoshme për fasada dhe shpenzimet pa efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet(3 E-të), kapin nivelin e 600 milionë eurove në vit.

    Sekti në pushtet duket se i ka “shkelur syrin” oligarkëve në këtë situatë, duke mbajtur bordet e karburanteve dhe të ushqimeve të shportës, edhe pse i vendosi gjoja për pak javë, për përballimin e situatës emergjente. Emergjenca ka ikur, por bordet po rrinë!

    Jo në funksionim, në kundërshtim me çdo llogjikë tregu të lirë, për të maksimizuar fitimin e oligarkëve dhe beniaminëve sipërmarrës të Rilindjes, ndërsa sekti Rama vijon të arkëtojë më shumë taksa dhe ndihmojë anëtaret e tij të vazhdojnë aferat korruptive me të njëjtin ritëm dhe të godasin ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve, me cinizmin dhe pandjeshmërinë më të madhe, në kohë krize dhe mbijetese.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rritja e çmimeve zbraz xhepat e shqiptarëve, mbush arkën e Qeverisë Rama!

    Qeveria del e fituara kryesore nga inflacioni më i lartë në dy dekada

    Ministria e Financave paraqiti për shqyrtim në parlament projektbuxhetin e vitit 2023, në të cilin, të ardhurat e qeverisë rriten me shpejtësi marramendëse falë inflacionit të lartë që po paguajnë shqiptarët. Bankat që kanë blerë borxhin publik të brendshëm dhe kreditorë te huaj janë gjithashtu përfitues madhorë nga rritja e interesave.

    Emri:  Delina-Ibrahimi-ne-parlament.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  33.5 KB
    Ministrja e Financave Delina Ibrahimi duke prezantuar projekt-buxhetin në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë më 21 tetor 2022. Foto: LSA

    Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë vetëm 3.7% këtë vit dhe të zbresë më tutje në 2.6% vitin e ardhshëm si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga pasojat e COVID-19 dhe sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, por ndërsa shqiptarët pritet të vuajnë, arka e qeverisë po njeh rritje rrekord në të ardhura si pasojë e inflacionit më të lartë në dy dekada. Me pak fjalë, ndërsa shqiptarët paguajnë çmime më të larta për mallrat kryesore, taksat që arkëton qeveria nga ky aktivitet ekonomik janë gjithashtu më të larta se sa më parë.

    Të ardhurat e qeverisë pritet të arrijnë në 632 miliardë lekë, (5.4 miliardë euro), me një rritje prej 550 miliardë lekë ose 10% më shumë se sa të ardhurat e pritshme të vitit aktual. Diferenca e stërmadhe mes rritjes ekonomike reale 2.6% dhe rritjes së të ardhurave buxhetore me 10% do të thotë se shqiptarët do të konsumojnë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh por më shtrenjtë, duke paguar rrjedhimisht edhe më shumë taksa.

    Qeveria parashikon nga ana tjetër të rrisë shpenzimet me 4% në mënyrë që të ulë borxhin e lartë publik të akumuluar gjatë viteve të fundit.

    Kontraktorët e qeverisë duket se do të jenë përfituesit më të mëdhenj të të ardhurave shtesë të qeverisë ndërsa bankat që janë blerëset kryesore të borxhit publik të brendshëm pritet të shijojnë rritje dyshifrore në të ardhurat nga interesat. Kreditorët e huaj pritet gjithashtu të përfitojnë një rritje dramatike prej 72% në të ardhura.

    Qeveria duket se ka në plan të shtojë shpenzimet për personelin edhe më shumë se sa rritja ekonomike, pasi ka fryrë administratën publike me mbi 20 mijë vetë përgjatë pesë viteve të fundit.

    Investimet

    Programi i shpenzimeve kapitale pritet të jetë 122 miliardë lekë ose mbi 1 miliardë euro vitin e ardhshëm, ndërsa deficiti buxhetor pritet të jetë 55 miliardë lekë. Kontratat koncesionare, të tilla si Rruga e Arbrit apo disa projekte rrugore kontroverse si Tuneli i Llogarasë, pritet të jenë konsumatoret kryesore të fornit të investimeve publike me financim të brendshëm ndërsa hekurudha Tiranë-Durrës dhe hekurudha Hani i Hotit – Shkodër pritet të jenë konsumatoret kryesore të investimeve publike me financim të huaj.

    Investimet publike me financim të brendshëm pritet të jenë 70 miliardë lekë. Projekti më i madh, Tuneli i Llogarasë, pritet të financohet vitin e ardhshëm me 6.2 miliardë lekë. Projekti pritet të lidhë zonën e Palasës dhe vilat e pasunarëve të rinj me Vlorën me distancë më të shkurtër se sa rruga aktuale që kalon nga Qafa e Llogarasë. Totali i projektit është 20 miliardë lekë. Projekti i dytë më i madh është Rruga e Arbrit. Ajo pritet të financohet vitin e ardhshëm me 2.8 miliardë lekë. Këto nuk janë paratë e vetme që shqiptarët po shpenzojnë për këtë projekt, i cili duhej të ishte përfunduar në prill të këtij viti por që për momentin konsiston në disa segmente të vogla dhe një mbikalim i ngushtë, i rrezikshëm dhe gjithë gropa nga Qafa e Murrizit. Këto nuk janë paratë e vetme që qeveria do të paguajë për këtë projekt. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur së fundmi dy tenderë të tjerë me vlerë të përbashkët 2.2 miliardë lekë dhe që titullohen: “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Shkallen e Tujanit” dhe “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Plani i Bardhë.”

    Incineratori i Tiranës, i cili në fakt nuk ekziston, pritet të përfitojë 1.3 miliardë lekë nga taksapaguesit përveç tarifave të shërbimit të paguara veçmas. Ai është përfituesi i tretë më i madh pas Tunelit të Llogarasë dhe Rrugës së Arbrit.

    Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat pritet të marrë 833 milionë lekë ndërsa subvencioni i koncesionit për rrugën Milot-Morinë, 735 milionë lekë. Koncesionari i Milot-Morinë përfiton nga tarifa 5 euro që arkëton nga përdoruesit e autostradës, por edhe pagesa vjetore nga taksapaguesit.

    Rruga Kardhiq-Delvinë, e cila u përurua nga qeveria, pritet të hajë edhe 2.3 miliardw lekw tw tjera pwrgjatw viteve tw ardhshme.

    Projektet me investime të huaja parashikohen të jenë 45 miliardë lekë, nga të cilat, 12 miliardë janë grante ndërsa 33.6 miliardë janë kredi.

    Hekurudha Tiranë-Durrës dhe lidhja me Rinasin është një përfitues i madh me 2.1 miliardë lekë të alokuara, pasuar nga Hekurudha Shkodër-Hani i Hotit me 1 miliardë.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka planifikuar edhe një “investim” të një natyre të veçantë. Ai quhet “Vendime Gjyqësore në Proces” dhe duket se përbëhet nga pretendimet në gjykata të kompanive që kanë kontrata me të. ARRSH parashikon të paguajë 2.6 miliardë lekë për këtë shpenzim, i cili gjendet në listën e “investimeve publike”.

    Borxhi publik rëndohet

    Interesat e borxhit publik janë rritur në mënyrë stratosferike këtë vit dhe pritet të rriten akoma më shumë vitin e ardhshëm, sipas parashikimit të Ministrisë së Financave. Në vitin 2021, shërbimi i borxhit publik i kushtoi shqiptarëve 35.8 miliardë lekë, por këtë vit kostot janë rritur në 51 miliardë ndërsa në vitin e ardhshëm parashikohet të rriten në 61 miliardë.

    Borxhi i brendshëm i emetuar kryesosht në lekë pritet të kushtojë 34 miliardë lekë ku bankat, të cilat janë blerëse të mbi 90% të këtij borxhi pritet të jenë përfitueset kryesore. Qytetarët pritet të paguajnë dyfish: një herë si taksapagues dhe një herë tjetër si kredimarrës.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-11-2015, 11:34
  2. Saranda mbush arkën, 200 mijë turistë të huaj
    Nga Nice_Boy në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 17:07
  3. Kush i mbush xhepat me Lazaratin?
    Nga soni12 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-04-2010, 04:01
  4. Rritja e çmimeve, shqiptarët “braktisin” restorantet.
    Nga RaPSouL në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-03-2008, 09:33
  5. Rritja e cmimeve te apartamenteve ne Shqiperi
    Nga Zemrushja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 10:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •