Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Itali: Mes të arrestuarve të një grupi që trafikonte drogë, këngëtarja Elsa Lila

    Pamjet/ Elsa Lila me pranga në duar, momenti kur e shoqëron policia italiane (VIDEO)

    Emri:  sdgrgth.jpg

Shikime: 102

Madhësia:  31.8 KB

    Publikohet video e momentit të arrestimit të këngëtares Elsa Lila, si llogaritare e grupit të trafikut të drogës në Itali.

    Policia italiane ka shkatërruar më 16 mars një organizatë italo-shqiptare që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në Itali. Mes të hetuarve, spikat edhe emri i këngëtares shqiptare Elsa Lila, e cila sipas mediave italiane, ishte llogaritarja e grupit.

    Mes të dyshuarve figurojnë edhe emrat e shqiptarëve pranë klanit Guarnera: boksieri Petrit Bardhi, i njohur më mirë si “Titty”, miku i tij Arben Zogu i njohur si “Riccardino”, i cili me një tjetër boksier, gjithashtu shqiptar, Orial Kolaj, i përket kësaj bande.



    Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Mes të arrestuarve të një grupi që trafikonte drogë, këngëtarja Elsa Lila

    Gazeta e njohur italiane “La Repubblica” shkruan për Elsa Lilën dhe mafien shqipare

    Emri:  1200-630-5750cda5e358fa3232a7b8452ab706db.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  17.5 KB

    Shkrimi i gazetës La Repubblica për Elsa Lilën dhe mafien shqiptare:

    “Marsin që kaloi u shfaq edhe një këngëtare shqiptare, e cila i ka dhënë shërbimet e saj bandave që në mënyra të ndryshme kishin të bënin me krimin shqiptar. Ajo quhet Elsa Lila dhe më parë fytyra e saj me flokët e mbledhura bisht apo të lëshuara në një mane të gjatë, ishin përjetësuar teksa zbriste shkallët e Aristonit në Sanremo.

    Po, sepse ajo, fëmija gjeni e këngës shqiptare, ndodhi që në vitin 2003 të debutonte në festivalin e Sanremos dhe më pas të rikthehej në të njëjtën skenë katër vite më vonë.

    Elsa arrestohet pasi mbante ‘tarifën’ dhe mbi të gjitha kujdesej për kontabilitetin, për librat e llogarisë të një bande narkotikësh, ku shënohen pazaret e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës.

    Elsa funksionon edhe si një ‘këshilltare’. “Si i bëhet që të kesh një mik brenda aparatit shtetëror?,” thotë ajo në telefon. “E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri, sepse të shpëton, çfarëdo qeverie të jetë, duhet ta kesh një atje”.

    Përgjimi luan një rol të rëndësishëm dhe Elsa, megjithëse mendon se nuk po dëgjohet, është e vetëdijshme: “Nëse i hapin këto, bëjnë një burg të ri në Romë”.

    Por në fund, pikërisht celularët ‘hapen’ dhe Elsës dhe tetë bashkëpunëtorëve të tjerë i hapen dyert e një burgu. Jo të ‘ri’, por gjithsesi burg.

    Ata kishin një shtëpi në Torrevecchia dhe një kuti në Acilia për të ruajtur drogën, makina në emër të të tjerëve dhe dy bare ku bënin takimet e tyre. Në krye të grupit ishin Fabrizio Capogna dhe Petrit bardhi, një peshë e rëndë. Titi, siç njihet në rrugët e kryeqytetit, në dokumentet e hetimit cilësohet si subjekti kryesor i botës së krimit shqiptar, i lidhur me Arben Zogun dhe Dorian Petokun.

    Në fund të fundit, Titi është një lavdi i vjetër. Ai ishte në kontakt me vëllezërit Bennato, protagonistë të sherrit ku mbeti i vrarë Diabolik”, shkruan gazeta.

    Protagonistët

    Në vitin 2015, dyert e burgut hapen për Arbenin, por edhe Elvis Demçe, që duhet ta pasojë atë, është pas hekurave, pasi akuzohet për vrasjen e Federico Di Meo, një 30 vjeçar i vrarë me armë zjarri në Velletri në 2013. Elvis do të shpallet i pafajshëm në Apel, por fakti mbetet se ai nuk është gati për trashëgimi. Pra, i takon Dorian Petokut! Djali ka lindur në vitin 1988 në Shqipëri, në Lezhë, një qytet me 113 mijë banorë, ku komandon ata që radhazi ose së bashku, trafikojnë armë, njerëz dhe drogë, edhe falë lidhjeve me politikën. Kërcimi nga Lezha në Ponte Milvio të Romës, duket se nuk e mërzit Dorianin, i cili e mbush shpejt boshllëkun e lënë nga Arbeni, Mbreti i parë.

    Në vitin 2018, në rrjetet sociale ai pëlqen të përjetësojë veten mes tufave të kartëmonedhave dhe armëve. Një vit më parë, hetimi “Grande Raccordo Criminale” dokumentoi se si ai bënte biznes me Fabrizio “Diabolik” Piscitelli dhe partnerin e tij Fabrizio Fabietti. Edhe nëse imazhi që fotografon respektin e fituar nga shqiptarët në bilancin kriminal të qytetit është ai i përjetësuar nga një drekë e 13 dhjetorit 2017, në restorantin “L’Oliveto” në Grottaferrata. Atë ditë, ulur rreth një tavoline, janë katër burra të rëndë. Është një i infiltruar, i cili e quan veten “Francezi” dhe veprat e të cilit rrëfehen në operacionin “Brazil loë cost” (kur familja Casamonica tentoi të sillte në Itali një avion të ngarkuar me kokainë të pastër që do t’i bënte milionerë). Pranë tij qëndron Salvatore Casamonica, i lindur në vitin 1976, një figurë e kalibrit të madh kriminal dhe kryetar i klanit që kontrollon Romën Lindore. Përpara tij ha dhe diskuton Fabrizio Piscitelli, ‘Diabolik’. Dhe pastaj është ai Dorian Petoku. Nuk është një drekë me miqtë. Casamonica, Piscitelli dhe shqiptarët në fakt po vulosin një ‘pakt mafioz’ që do të duhet t’i japë fund konfliktit midis familjeve Esposito dhe Spada dhe të lejojë që trafiku i drogës të lulëzojë në bregdetin e Lazios. Një ekuilibër i ri në të cilin shqiptarët fitojnë vend në tavolinë. Megjithatë, historia e Dorianit është e shkurtër. E arrestuan në vitin 2019 në Shqipëri. Dhe prandaj, më në fund radha për të mbretëruar i takon Elvis Demçes, i cili ndërkohë i ka zgjidhur problemet me drejtësinë.

    Elvis, ‘Zoti’

    Elvisi ka një pamje të ashpër. Ai rrezikoi të kalonte jetën në burg. Por, 36 vjeçari, sa ishte në vitin 2020, ishte i lirë dhe tashmë kishte në dorë gjithçka: urinë, karizmën, ligësinë, aftësitë logjistike dhe kontaktet e duhura. Ai del nga burgu më 19 prill 2020, në pandemi dhe izolim të plotë. Me një bindje të rrënjosur thellë: “Unë jam Zoti”. Ai e shkruan në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, “Spartacus” ose “Perseo”, të cilave u lidh një kuptim i fortë simbolik. Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u morën nga Ermal Arapaj, shqiptar si ai dhe drejtues i një organizate tjetër shumë ‘të respektuar’. Por tani që ai ka dalë nga burgu, pronari pretendon atë që ai e konsideron të tijën. “Isis është jashtë,” thotë Elvis, duke e krahasuar veten me kalifatin e zi dhe duke shpallur luftën. Tashmë, ai synon të rikuperojë “menjëherë qarkun e tij të marrëdhënieve kriminale për të rimarrë kontrollin dhe dominimin në pazaret e kryeqytetit dhe të krahinës (Velletri dhe Acilia)”, shkruajnë magjistratët.

    “Edhe këtu kalldrëmet janë tanët”, thotë duke dhënë urdhra nga veranda e shtëpisë së tij, në via Foglianese, një grup shtëpish jo shumë larg Prenestinës, në jug të Romës. Elvisi përpiqet të eliminojë rivalin e tij Arapaj duke e dorëzuar ‘nën kujdesin’ e një komandoje prej katër vrasësish pranë Lanuvios. Ai synon të vrasë dy magjistratë romakë që kishin vendosur ‘shkopinj nën rrota’. Dhe ai urdhëron të zbulohet se ku jetojnë policët që janë marrë me njerëzit e tij.

    Në këtë periudhë Elvis ka kontakte me Kolumbinë, Marokun dhe Ekuadorin. Dhe ai është i armatosur deri në dhëmbë. Ai punon me ‘Ndrangheta’, bisedon me kupolën e ushtrisë marokene dhe me “trashëgimtarët e Pablos që janë ata të kartelit Medelin. “Ata që kontrollojnë guerilët në Amazon”, thotë ai. E megjithatë për Elvisin, paratë nuk janë gjithçka. Krimineli, për të, është një dimension ekzistencial, i vetmi që mund të imagjinohet.

    “Gjithmonë do të më mungonte diçka sepse brenda jam një kriminel. Edhe me kostum 100 milionë dhe kravatë të shtrenjtë”, thotë ai.

    Ai nuk konsumon ajër. Ai jeton në magjepsjen e një “miti” si Raffaele Cutolo, për të cilin regjistrohet ditën kur ai vdiq: “Ky njeri i madh ka vdekur. Që në 1979 i burgosur”, shkruan ai duke kujtuar refuzimin e shefit të Camorra për të bashkëpunuar: “Ai u përgjigj se është mësuar mes hekurave të shohë familjen dhe kjo është në rregull. Më jep më shumë dashuri të vdes mes hekurave dhe qelive me dinjitet sesa mes luksit dhe turpit”.

    Me Elvisin, Roma është e përmbytur me tonelata kokainë dhe tym. Të cilat kthehen në para. Por, në fakt, pasuria nuk mjafton. Ai ka nevojë për gjak. Përpiqet më kot të vrasë Arapaj. Por nuk i japin kohë. Ai arrestohet. Dhe, disa muaj më vonë, Europol arrin të marrë në dorë një server të dedikuar të quajtur “Sky Etc”, i cili përmban bisedat e koduara të 170 kriminelëve të bindur se ata mund të flasin lirshëm. Ka edhe ato të Elvisit dhe të bindurve të tij. Janë fotot e viktimave të klanit, në shkurre me armën e drejtuar në kokë, në pritje për të marrë vendimin e fundit të Elvisit dhe për rrjedhojë fatin e tyre të jetës ose vdekjes.

    Republica
    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-05-2022 më 08:46

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Mes të arrestuarve të një grupi që trafikonte drogë, këngëtarja Elsa Lila

    Lirohet Elsa Lila, avokati Visha: Isha në Itali, drekova me të, janë pushuar të gjitha akuzat

    E njohura artiste Elsa Lila ka dalë e pafajshme në Itali. Avokati Saimir Visha thotë se mbesa e tij Elsa Lila është e lirë dhe janë pushuar të gjitha akuzat ndaj saj.

    “Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat.

    E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha.

    Elsa Lila njihet si mbreteresha e kengës shqiptare.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Mes të arrestuarve të një grupi që trafikonte drogë, këngëtarja Elsa Lila

    Elsa Lila flet për arrestimin në Itali: Ngjarja më e rëndë në jetën time

    Emri:  Elsa-Lila.jpg

Shikime: 12

Madhësia:  19.6 KB

    Këngëtarja Elsa Lila që prej më shumë se dy dekadash jeton në Itali, e cilëson si ngjarjen më të rëndë në jetën e saj arrestimin e para disa muajve në shtetin italian, e dyshuar si pjesë e një grupi të trafikut të drogës.

    Elsa Lila qëndroi dy muaj në paraburgim në Itali dhe më pas u provua pafajësia e saj dhe u la e lirë.

    Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Elsa Lila tregoi se shkaku i arrestimit të saj ka qenë njohja me 2 prej shqiptarëve që ishin pjesë e rrjetit të drogës, me të cilët ishte takuar në disa raste

    “Për mua mbetet kjo mbetet pikëpyetje shumë e madhe nga momenti që jam e pafajshme dhe nuk kam asnjë lidhje. Sistemi i drejtësisë italiane sidomos në rastin e grupazheve është një sistem i mbrapshtë.

    Ata në filim bllokojnë grupin i cili dyshohet për diçka dhe më pas ky grup krasitet deri kur mbetet bërthama kryesore dhe ata që nuk kanë lidhje lirohen. Në këtë lloj sistemi grupazhi që mori brenda shumë njerëz qëllova edhe unë.

    Unë duke qenë personazh publik në Romë, dy prej shqiptarëve që unë njihja, mesa duket merreshin me aktivitet për të cilat unë nuk isha në dijeni. Telefoni im ka qenë i vetmi objekt i sekuestruar, nga apartamenti im procesverbali ka qenë shumë i varfër. Më pas pas disa muajsh këto objekte më janë rikthyer pasi nuk përbënin asnjë provë kundër meje pasi ishin pa asnjë lloj lidhje me këtë lloj grupazhi.

    Pasi unë gjatë gjithë këtyre 2 muajve në të cilat vuajta jolirinë time dhe zhdukjen nga shoqëria… Hallka që më lidhte ishte njohja. Për mua është mister i jashtëzakonshëm. Unë isha parë duke ngrënë darka apo dreka me këta persona, isha parë duke i frekuentuar. Këto ishin provat kryesore. Nëpërmjet avokatit im, i cili u gjet pas arrestimit tim, më është dhënë nga shteti italian, më shpjegoi dhe më tregoi më vonë që ndërkohë atë natë në shtëpitë e gjithë këtyre personazheve të tjerë, në procesverbalet e sekuestrimeve ishin shumë të pasura me elementë të jashtëligjshëm, janë gjetur para, armë, lëndë narkotike. Ndërkohë që në shtëpinë time nuk është gjetur asgjë. Celulari im nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie telefonike as me këtë grupazh as me këta persona.

    Ishte ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur më jetën time dhe që nuk ja uroj askujt sepse ja që ndodhka që të jesh i pafajshëm dhe të përfundosh në një histori absurde. Kush më njeh nga afër e di shumë mirë se si jetoj, i njeh shumë mirë principet e mia, vlerat e mia. Ishte thjesht një absurditet”.

    Të shumta kanë qenë edhe pyetjet e publikut në momentin e arrestimit të Elsa Lilës, se me çfarë jetonte këngëtarja shqiptare pasi prej vitesh nuk ishte aktive në muzikë.

    Edhe këtyre dyshimeve, Elsa Lila u ka dhënë përgjigje.

    “Në atë periudhë kisha AIR BNB timin personal, i cili është një aktivitet që në Romë më lejonte mua që të kisha një jetesë shumë të mirë krahas punëve të tjera artistike që bëja, sepse kam punuar shumë në studio”.


    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Elsa Lila
    Nga forever në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 23-11-2023, 09:10
  2. Kapen 1.5 ton drogë, mes të arrestuarve edhe 13 shqiptare
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-01-2011, 12:37
  3. Elsa Lila kthehet nga Afrika me buzët me silikon
    Nga Nice_Boy në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-09-2010, 23:49
  4. Arrestohet në Itali vrasësi i Eva Vishës, nënës së Elsa Lila
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 03:31
  5. Elsa Lila konkuron per ne Sanremo
    Nga peshkatari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 14:29

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •