Edi Rama: Nuk kam për të hequr asnjë taksë karburantesh!
Kryeministri Rama u shfaq i vendosur sot pas protestës së zhvilluar poshtë zyrës së tij. Ai doli në ora 15.00 live. Rama theksoi se ndjehet i turpëruar kur shikon protesta në shtetin e tij, ndërkohë që qytetarëve nuk po ua rrit faturën e energjisë elektrike.
Me tej Rama tha:
“Taksat e naftës nuk do të hiqen e këtë nuk ka protestë që e zhbën. Nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Duhet ta fusin mirë në kokë ata që flasin se edhe ato 290 milionë euro në rastin më mirë që duhet të paguajmë nuk kemi mundësi ti paguajmë, nëse mbajmë taksat më të ulëta në rajon, kontributet shëndetësore më të ulëta.
Për mua e qeverinë çështja sot nuk është si të mos na dhëmbë koka kur mbushim makinën, por si të mos faturohet kriza energjitike mbi asnjë familje dhe biznes të vogël.
As atyre që vijnë këtu poshtë për të eksituar njerëzit e nxitur, por qindra mijëra shqiptarëve që nuk kanë as vetura dhe as iPhone, as nga çmimi i biletës për ata që lëvizin me autobus. Do paguajë vetëm 50% nga nevojat për naftë, për çdo zyrtar, pjesën tjetër ta paguajnë nga xhepi.” u shpreh Rama.
Kryeministri i acaruar me protestuesit shtoi se “Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare. Deri në fund të vitit do të derdhim 650 milionë euro për faturat e energjisë për familjet shqiptare. Më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë. Të shash një qeveri në gjuhën më vulgare kur pa bërë asnjë lloj llogarie dhe sajuat fakte krejt të paqena. Pas 30 vitesh nga rënia e komunizmit akuzoni qeverinë për çmimet kur e gjithë bota po përballet me pasojat e luftës. Rritja e çmimeve në Paris është shumë herë më e lartë. Ta zhgarravisësh sot Shqipërinë në sytë e botës duhet të mos keq as moral e arsye njerëzore me kombin tënd”- shtoi Rama.
Unë e di kush i organizon këta sqaroi kryeministri, duke aluduar për Berishën dhe Metën.
Koha Jone
Krijoni Kontakt