Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Nafta mbi 230 lekë/litri, Rama: Sot prapë jemi mirë se ka dhe më keq

    Emri:  rama.jpg

Shikime: 108

Madhësia:  28.7 KB

    Solidariteti me Ukrainën ka kosto. Kështu deklaroi kryeministri Rama në një konferencë për shtyp për energjinë ku paralajmëroi se rritja e çmimit të karburanteve do të vijojë.

    "Sot prapë jemi mirë se ka dhe më keq. Europa duhet të përgatitet për 300 dollarë fuçia e naftës. Është më shumë se dyfishi i çmimit aktual që është çmim marramendës në raport me ku ishim. Kemi qenë në 45 dollarë fuçia jemi në 127 dollarë" tha Rama.

    Deklarata e kreut të qeverisë erdhi pak minuta pasi Shoqata e Transportit kërkoi rritje të çmimit të biletave pasi çmimi i naftës ka arritur nivelin 230 lekë për litër.

    Por sipas Ramës, shtrenjtimi i arit të zi në Shqipëri ndikohet nga tregu dhe jo nga vendimet e qeverisë.

    “Dua ta theksoj shumë qartë çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Nuk është qeveria në tregun e lirë në një vend qe e ka zgjedhur prej 32 vitesh tashmë, është tregu. Dhe natyrisht që tregu është super i ndjeshëm. Evropa ka hyrë në luftë"

    Ai i konsideroi absurd kërkesat për heqjen e taksave të karburanteve, madje duke e konsideruar dhe mjet luksi qarkullimin me makinë.

    “Kemi hequr çfare kemi mundur nga te gjitha llojet e taksave. Nuk kemi ku lëvizim me nga pikëpamja e heqjeve. Kemi kontribute që në vende të tjera paguhen veças. Shumatorja e shpenzimeve e atyre që konsumojnë naftë është njësoj"

    Për qeverinë shqiptare duket çmimi i lartë i naftës është problemi më i vogël, por qytetarët ankohen se po përballen çdo ditë me kosto të shtuara edhe për produktet e tjera bazike.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrikee

    Rama: Në rastin më të keq do vuajmë për furnizim me energji dhe naftë

    Qeveria nuk mund të ndërhyjë në rritjen e çmimit të naftës, për shkak se ky është ndikim nga tregu i lirë dhe qeveria s’mund të ndërhyjë.

    Kjo ishte deklarata e kryeministrit, i cili theksoi se jemi në një kohë lufte, të cilën nuk e dimë sa do zgjasë e si rrjedhojë jemi përballë të panjohurës, njësoj siç ndodhi për pandeminë.

    Rama thekson se është absurde që të hiqen taksat e naftës, pasi sipas tij me mbledhjen e taksave qeveria po “mban me dhëmbë” çmimin e energjisë të pa rritur.

    “Dëgjojmë propozime absurde për heqjen e taksës së naftës. Kjo qeveri po mban të pa lëvizur në kushtet e një kërcimi shumë herë më të lartë të çmimit të energjisë,” – u shpreh Rama.

    Në rastin më të keq kryeministri tha se Shqipëria mund të vuajë për furnizimin me naftë, ose energji.

    Euronews.al

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Ne qofte se doni qe qeveria te nderhyje ne çmimin e naftes duhet qe nafta te ishte shteterore ose te liberalizoje me shume tregun ne qofte se eshte e mundur.

    Eshte e kote ti kerkohet Rames qe praktikisht te heqi taksat nga nafta dhe ti vendosi keto taksa diku tjeter. Me borxhin qe ka Shqiperia,qe praktikisht eshte afer kolapsit, nuk mundet te ulet apo te hiqet asnje takse.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Shqipëria gjithë këto vitet e fundit ka qenë ndër 4-5 vendet me çmimin më të lartë në botë. Kujt duhet që ti kërkojnë llogari njerëzit për këtë?
    Fushë-Marinza është fusha naftëmbajtëse më e madhe në Europë dhe ne kemi çmimin e naftës më të lartin në gjithë Europën!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Citim Postuar më parë nga King Bardhyl Lexo Postimin

    Cmimi i larte i karburantit ne Shqiperi ka te beje ne pergjithsi me taksat. Rames mundet ti kerkohen dy gjera ose te uli taksat qe jane ne karburant ose ti heqi taksat. Ne te dyja rastet sikur keto taksa ti uli apo ti heqi prap duhet ti vendosi diku tjeter. Vendet ku mundet ti vendosi keto taksa jane ose fatura e ujit ose fatura e korendit.

    Fushe-Marinza qe kur eshte privatizuar,me sa kam degjuar,shteti Shqiptar pothuajse nuk ka fituar asgje,plus qe ke edhe falimentimin e rafinerise te Ballshit,megjithe rrogat e punetorve etj etj,pra ma ha mendja qe shteti shqiptar keto 15 vjet teorikisht ka humbur nga nafta.

    Ka faj Rama,ka sa te duash,por si çdo gje qe ndodh ne Shqiperi fajtore jane te gjithe dhe fajin se ka asnje.

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 8.9 terravat energji elektrike.
    - Nevoja për konsum ishte 6.6 terravat.
    - U importuan 2.2 terra dhe u eksportuan 2.8 terra.
    - Humbjet në rrjet arritën 1.78 terravat (nga 1.6 që ishin në 2020).

    Po të mbledhim konsumin edhe me humbjet në rrjet, atëherë e gjithë nevoja për energji e vendit do të ishte mbuluar nga prodhimi vendas (hidrocentrale publike dhe privatë). Por nuk ndodhi kështu.

    Fatura për importin e energjisë në vitin 2021 arriti 250 milion euro dhe qeveria dha garanci sovrane që OSHEE të merrte kredi për të blerë energjinë elektrike.

    Kryeministrit i duhet një luftë për të justifkuar minimalisht keqmenaxhimin, për të mos thënë abuzimin. Njëherë tërmeti, njëherë pandemia e njëherë mbyllja e tec-eve në Europë, ndërsa tani gjeti Ukrainën - njësoj si Don Kishoti mullinjtë e erës!

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    SERAFIM DILO (09-03-2022)

  8. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Cmimi i larte i karburantit ne Shqiperi ka te beje ne pergjithsi me taksat. Rames mundet ti kerkohen dy gjera ose te uli taksat qe jane ne karburant ose ti heqi taksat. Ne te dyja rastet sikur keto taksa ti uli apo ti heqi prap duhet ti vendosi diku tjeter. Vendet ku mundet ti vendosi keto taksa jane ose fatura e ujit ose fatura e korendit.

    Fushe-Marinza qe kur eshte privatizuar,me sa kam degjuar,shteti Shqiptar pothuajse nuk ka fituar asgje,plus qe ke edhe falimentimin e rafinerise te Ballshit,megjithe rrogat e punetorve etj etj,pra ma ha mendja qe shteti shqiptar keto 15 vjet teorikisht ka humbur nga nafta.

    Ka faj Rama,ka sa te duash,por si çdo gje qe ndodh ne Shqiperi fajtore jane te gjithe dhe fajin se ka asnje.
    Qeveria duhet te uli taksat. Dhe keto taksa nuk ka nevoje qe te transferohen diku tjeter. Qeveria duhet te luftoje vjedhjen e fondeve publike qe behet nga antaret e qeverise perfshire kryeministrin i cili eshte Ali Baba dora vete. Shikoje kete videon me poshte:

    Tre mandate ne Shqiperi do te thote qe politikani kryesor i mazhorances kthehet ne nje mbret.

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Citim Postuar më parë nga King Bardhyl Lexo Postimin
    Qeveria duhet te uli taksat. Dhe keto taksa nuk ka nevoje qe te transferohen diku tjeter. Qeveria duhet te luftoje vjedhjen e fondeve publike qe behet nga antaret e qeverise perfshire kryeministrin i cili eshte Ali Baba dora vete. Shikoje kete videon me poshte:

    Tre mandate ne Shqiperi do te thote qe politikani kryesor i mazhorances kthehet ne nje mbret.
    Po te jete qe qeveria lufton vjedhjen e fondeve publike atehere karburanti mundet te ket çmimin e Venezueles. Taksat, ne Shqiperi per ate jane vene, per te barazpeshuar vjedhjet qeveritare. Por ne Shqiperi me fondet publike nuk mbulojme vetem vjedhjet qeveritare por mbulojme edhe aferat opozitare.

    Megjithate,ne kete moment ka shume here me propabilitet qe qeveria te luftoje vjedhjen (qe hajduti mos vjedhi) se sa qe qeveria te uli taksat. Me ate borxh publik qe ka Shqiperia eshte e pamundur qe taksat te mos shtohen e jo me te ulen.

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Edi Rama: Nuk kam për të hequr asnjë taksë karburantesh!

    Emri:  rama-6-770x411-1.jpg

Shikime: 59

Madhësia:  30.3 KB

    Kryeministri Rama u shfaq i vendosur sot pas protestës së zhvilluar poshtë zyrës së tij. Ai doli në ora 15.00 live. Rama theksoi se ndjehet i turpëruar kur shikon protesta në shtetin e tij, ndërkohë që qytetarëve nuk po ua rrit faturën e energjisë elektrike.

    Me tej Rama tha:

    “Taksat e naftës nuk do të hiqen e këtë nuk ka protestë që e zhbën. Nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Duhet ta fusin mirë në kokë ata që flasin se edhe ato 290 milionë euro në rastin më mirë që duhet të paguajmë nuk kemi mundësi ti paguajmë, nëse mbajmë taksat më të ulëta në rajon, kontributet shëndetësore më të ulëta.

    Për mua e qeverinë çështja sot nuk është si të mos na dhëmbë koka kur mbushim makinën, por si të mos faturohet kriza energjitike mbi asnjë familje dhe biznes të vogël.

    As atyre që vijnë këtu poshtë për të eksituar njerëzit e nxitur, por qindra mijëra shqiptarëve që nuk kanë as vetura dhe as iPhone, as nga çmimi i biletës për ata që lëvizin me autobus. Do paguajë vetëm 50% nga nevojat për naftë, për çdo zyrtar, pjesën tjetër ta paguajnë nga xhepi.” u shpreh Rama.

    Kryeministri i acaruar me protestuesit shtoi se “Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare. Deri në fund të vitit do të derdhim 650 milionë euro për faturat e energjisë për familjet shqiptare. Më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë. Të shash një qeveri në gjuhën më vulgare kur pa bërë asnjë lloj llogarie dhe sajuat fakte krejt të paqena. Pas 30 vitesh nga rënia e komunizmit akuzoni qeverinë për çmimet kur e gjithë bota po përballet me pasojat e luftës. Rritja e çmimeve në Paris është shumë herë më e lartë. Ta zhgarravisësh sot Shqipërinë në sytë e botës duhet të mos keq as moral e arsye njerëzore me kombin tënd”- shtoi Rama.

    Unë e di kush i organizon këta sqaroi kryeministri, duke aluduar për Berishën dhe Metën.

    Koha Jone

  11. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,455
    Postimet në Bllog
    1

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Pse mos ka njeri qe se di se keta i organizon non-grata,
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,455
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Mund te tolerohej 1 dite 2 protesta, por kjo qe po ndodh eshte skandal. Keto jane protesta te paligjshme dhe duhen shperndare menjehere, s`kane nge njerezit te vuajne prej bllokimit te rrugeve, 2017 cadra tre muaj, 2019 molotovet, sot bllokimet e rrugeve. Toleranca duhet te marre fund ndaj non=grates
    Perndryshe cenohet e drejta e neve qe duam te jemi te qete, ...,
    Duaje te afermin tend si veten

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    Po te mos ishte kjo proteste Palloshi do ishte akoma ne gjume,tani qe e pa qe populli po proteston e kuptoj se populli nuk eshte si PD me LSin.

    Te gjitha vendet e Europes dhe rajonit kane mare dhe po marin masa si kunder krizes edhe kunder ritjeve te çmimeve,i vetmi vend ne rajon qe po flinte gjume ishte Shqiperia... me nje qeveri qe ka vetem nje kryeminister dhe asgje tjeter,se edhe qeverine e kemi pa ministra... apo dikur tjeter qe te flasi.

    Por mos u be merak per protesten,sa te degjoje populli qe edhe partite e opozites jane ne proteste,protesta mbyllet vete.

  14. #13

    Ik o pirdhu!

  15. #14
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,455
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po te mos ishte kjo proteste Palloshi do ishte akoma ne gjume,tani qe e pa qe populli po proteston e kuptoj se populli nuk eshte si PD me LSin.

    Te gjitha vendet e Europes dhe rajonit kane mare dhe po marin masa si kunder krizes edhe kunder ritjeve te çmimeve,i vetmi vend ne rajon qe po flinte gjume ishte Shqiperia... me nje qeveri qe ka vetem nje kryeminister dhe asgje tjeter,se edhe qeverine e kemi pa ministra... apo dikur tjeter qe te flasi.

    Por mos u be merak per protesten,sa te degjoje populli qe edhe partite e opozites jane ne proteste,protesta mbyllet vete.
    Vete pjesemarresit jane pjese e politikes sallisite , por jo kokat, se diskreditohen, njeri doli dje hapur, aq hapur sa nuk e lane, nje tjeter ka qene nje berishist qe hipi ne shkalle me 8 janar duke sulmuar ndertesen e pd, kjo cepani eshte pjese si gruaja e nje pd-isti (bogdani), cdo me shume,.., nuk te mjaftojne thirrjet "rama ik"?? ose rama ka maru?? etjj. Keta duan renjen e qeverise, sua malli per cmimet.
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Vete pjesemarresit jane pjese e politikes sallisite , por jo kokat, se diskreditohen, njeri doli dje hapur, aq hapur sa nuk e lane, nje tjeter ka qene nje berishist qe hipi ne shkalle me 8 janar duke sulmuar ndertesen e pd, kjo cepani eshte pjese si gruaja e nje pd-isti (bogdani), cdo me shume,.., nuk te mjaftojne thirrjet "rama ik"?? ose rama ka maru?? etjj. Keta duan renjen e qeverise, sua malli per cmimet.
    Po te jete qe protesta eshte politike do shuhet vetvetiu duke pare dhe gjendjen e opozites dhe Rama duhet te qendrjoje i qete,dhe ska pse te mari asnje mase. Ndersa po te jete qe popullit i ka ardhur ne maje te hundes nga ritja dhe abuzimi i çmimeve atehere edhe Rama duhet te mari ndonje mase apo jo ?
    Tani,ty si te duket qe deri dje Rama thoshte ;"tregu lire,tregu lire,ska abuzime se eshte tregu lire" dhe sot ka ndryshuar mendim dhe thote qe çmimin do ta vendosim Ne bashke me importuesit e naftes ?! Pra eshte politike apo eshte ekonomike ?

  17. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,455
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    https://youtu.be/IpR7WNL9QM4?t=300

    Minuta 4, 54, protestat u sherbejne aleateve te kremlinit (alias=non grata, lulush,
    Duaje te afermin tend si veten

  18. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    https://youtu.be/IpR7WNL9QM4?t=300

    Minuta 4, 54, protestat u sherbejne aleateve te kremlinit (alias=non grata, lulush,
    Sherbimin me te madh Kremlinit ne Shqiperi po ja ben e ashtuquajtura kisha ortodokse e Shqiperise e cila po mban nje qendrim antishqiptar ne kete konflikt duke u rreshtuar me Kremlinin. Dhe kuptohet qe te aleatet hyjne dhe keta karagjozet e forumit.

  19. #18
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,455
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 14-03-2022 më 16:57
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Turp te keni ju qe protestoni ,jeni i vetmi vend i natos qe protestoni , keshtu thote ed rama, edi qametit

    Pra ketij derdimeni nuk i rruhet fare se cfare motivi kane njerzit qe protestojne

    Dhe ky qe flet keshtu eshte personi qe duhet te zgjidhe problemet e njerzve per te cilet edhe eshte zgjedhur aty ku eshte

    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 14-03-2022 më 17:56

  21. #20
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,455
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kryeministri i Qametit: Përgatituni për mungesa nafte dhe energji elektrike. Fajin e ka Putini!

    Po pra, po puna eshte se nuk varen ne dore te tij,
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-01-2022, 14:56
  2. Berisha: Brenda 2 vjetësh Shqipëria do të eksportojë energji elektrike
    Nga irexha në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 10-02-2007, 12:51
  3. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52
  4. Përmirësohet ndjeshëm furnizimi me energji elektrike në vend
    Nga Darius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 01-02-2006, 00:54
  5. Biznes pa energji elektrike!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-11-2002, 20:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •