Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Patriarku rus Kirrill, ne nje nga fjalimet e tij pas fillimit te pushtim rus te Ukraines, nuk doli kunder luftes ne Ukraine, por perkundrasi e justifikoi si nje lufte per te vendosur ligjin e zotit kunder tendencave homoseksuale.
    Link

    Personalisht deklarime te tilla me duken kriminale sidomos kur i thone njerez qe pretendojne se flasin ne emer te zotit.

    Me kujton disi qendrimet e kishes serbe ( lufte justifikuese ) gjate luftes se fundit ne ballkan, pra luftes te serbeve kunder kroateve, boshnjakeve, shqiptareve.

    Eshte per te ardhur keq kur veshtron qe disa kisha orthodokse "jetojne ende ne shekullin e kaluar", mos edhe me pare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shaboni : 13-03-2022 mė 10:43

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Shaboni pėr postimin:

    SERAFIM DILO (15-03-2022)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Kisha Orthodhokse, quhet orthodhokse, pasi adhurimin dhe besimin e saj karshi Zotit nuk e ndryshon kurre! Besimi dhe adhurimi i drejte! Qe do te thote, qe Kisha Orthodhokse eshte sot ajo qe ka qene 2000 vjet me pare! Pra nuk ndryshon jo vetem me shekuj, sic e ze ne goje ti, por nuk ndryshon as me mijeravjecare! Bile, po te ishe besimtar orthodhoks, do te dije edhe ate tjetren: gjithe bota do te ndryshoje nje dite kur Zoti Krisht te rikthehet per te dyten here. Gjithe njerezit do te ndryshojne, nuk do te jene ata qe jane sot. Te vdekurit do te ngrihen nga varret. Kockat do te marrin mish e fryme perseri. E cila eshte ajo qe nuk do te ndryshoje si ne kete bote edhe ne ate boten tjeter? Kisha Orthodhokse! Prandaj Shen Joan Gojarti na e krahason Kishen me "arken e Noes" apo "arken e shpetimit tone".

    Kur Shen Kozma Etoliani predikonte mes popullates shqiptare ne Rumeli ne shekullin e XVIII, ai u thosh edhe keto fjale: "Kur shikoni ne rruge kadiun (gjykatesin e administrates osmane) dhe priftin, mos shkoni e nxitoni te puthni te paren doren e kadiut por doren e priftit. Te parit Perendia i ka dhene pushtet mbi trupin tuaj, ju denon edhe me vdekje. Te dytit Perendia i ka dhene pushtet te lidhi e zgjidhi shpirtra njerezish me Kishen ne kete bote e ne ate boten tjeter qe vjen!" Perse ta kujtoj kete gje? Qe te mesosh qe te kafshosh gjuhen perpara se te flasesh keq per nje prift te thjeshte, e ca me keq per nje peshkop. Leria Zotit t'i gjykoje sherbetoret e Kishes se Tij! Si te krishtere, ne nuk na lejohet te gjykojme as vellane tone, e jo me njerezit e thirrur nga Zoti per te sherbyer ne Kishen e Tij! Ne mendjen tende ti kujton se je duke mbrojtur nje te vertete, por je duke i varrur nje gur te rende rreth qafe shpirtit tend.

    Ne mendjet e njerezve te epokes ne te cilen jetojme, Zoti nuk ekziston me. E detyrimisht, njerezit sot nuk njohin as mesimet e Zotit e as friken e Tij. Dhe kujtojne se paqja do te mbizoterore ne perjetesi dhe njerezit e pafe mund te ndertojne nje qyteterim ne paqe e zhvillim pa bekimin e Zotit. E verteta eshte krejt ndryshe. Zoti asnjehere nuk e ka braktisur popullin e Tij dhe Kishen e Tij. Dhe eshte gati per ta shkundur gjithe boten nga themeli, pasi vetem keshtu njeriu i sotem mund te pendohet per mekatet qe ka bere, e te rigjeje rrugen e humbur tek Zoti.

    Dallimi mes meje dhe teje eshte se une besimin dhe moralin tim si njeri e ngre mbi deshmine universale te Kishes Orthodhokse! Besimi dhe tradite te trasheguar brez pas brezi nga te paret e mi! Kurse morali i njeriut te sotem qe beson ne homoseksualizem, pedofili, transgjinizem, kete moral e besim e keni dhurate nga fondacionet e Sorosit dhe miqve te Kabalit te tij ne mbare boten. Njerezit qe asnjehere nuk e marrin mundimin te shikojne veten ne pasqyre, i gjejne gjithe te metat ne fytyrat e njerezve te tjere.

    Albo

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    arbereshi_niko (14-03-2022)

  5. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Kisha Orthodhokse, quhet orthodhokse, pasi adhurimin dhe besimin e saj karshi Zotit nuk e ndryshon kurre! Besimi dhe adhurimi i drejte! Qe do te thote, qe Kisha Orthodhokse eshte sot ajo qe ka qene 2000 vjet me pare! Pra nuk ndryshon jo vetem me shekuj, sic e ze ne goje ti, por nuk ndryshon as me mijeravjecare! Bile, po te ishe besimtar orthodhoks, do te dije edhe ate tjetren: gjithe bota do te ndryshoje nje dite kur Zoti Krisht te rikthehet per te dyten here. Gjithe njerezit do te ndryshojne, nuk do te jene ata qe jane sot. Te vdekurit do te ngrihen nga varret. Kockat do te marrin mish e fryme perseri. E cila eshte ajo qe nuk do te ndryshoje si ne kete bote edhe ne ate boten tjeter? Kisha Orthodhokse! Prandaj Shen Joan Gojarti na e krahason Kishen me "arken e Noes" apo "arken e shpetimit tone".

    Kur Shen Kozma Etoliani predikonte mes popullates shqiptare ne Rumeli ne shekullin e XVIII, ai u thosh edhe keto fjale: "Kur shikoni ne rruge kadiun (gjykatesin e administrates osmane) dhe priftin, mos shkoni e nxitoni te puthni te paren doren e kadiut por doren e priftit. Te parit Perendia i ka dhene pushtet mbi trupin tuaj, ju denon edhe me vdekje. Te dytit Perendia i ka dhene pushtet te lidhi e zgjidhi shpirtra njerezish me Kishen ne kete bote e ne ate boten tjeter qe vjen!" Perse ta kujtoj kete gje? Qe te mesosh qe te kafshosh gjuhen perpara se te flasesh keq per nje prift te thjeshte, e ca me keq per nje peshkop. Leria Zotit t'i gjykoje sherbetoret e Kishes se Tij! Si te krishtere, ne nuk na lejohet te gjykojme as vellane tone, e jo me njerezit e thirrur nga Zoti per te sherbyer ne Kishen e Tij! Ne mendjen tende ti kujton se je duke mbrojtur nje te vertete, por je duke i varrur nje gur te rende rreth qafe shpirtit tend.

    Albo
    Po te pergjigjem vec per pjesen e pare the shkrimit tend.
    Une po flas per Kishen Orthodokse ruse, ti po flet per kishen orthodokse ne pergjithesi apo ne kuturu.
    Duke bere kete pergjithesim, ben gabimin sepse kishat orthodokse nuk jane nje dhe dhe qendrimi qe ato kane ne argumentin ne fjale, pra LUFTA NE UKRAINE ( dhe jo Soros) nuk eshte i njejti.
    Me poshte link mbi qendimin e Patriarkanes Orthodokse the Stambollit, nga e cila kisha shqiptare varet.
    Link


    Link2


    Sic parathash, ne pjesen e dyte te cfare shkruajte, nuk kam deshire te te pergjigjem sepse cfare shkruan ose jane te palidhura me temen, ose ne rastin me te keq, jane lajthitje dashakeqese te tuat.
    Po ngjajtezon luften agresore te Rusise me denimin e Zotit, pra me aksionin e Zotit.
    Po ngjajtezon homoseksualizmin, pedofiline e transgjinizmin.
    Per cdo argument flet arrin gjithmon tek Sorosi dhe ja le atij fajin.

    Eshte humbje kohe te te flas, ne pidestalin ku kujton se ke hipur, nuk arin te degjosh.

  6. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Eh more Shabon..

    Ti jeton ne Itali. Italia eshte pjese e Bashkimit Evropian me qender Brukselin. Brukseli vendeve anetare nuk u dikton vetem politikat ekonomike, politike e sociale, por u dikton edhe moralin tuaj si njerez. Kontinenti plak evropian ka 2000 vjet histori e tradite Krishterimi. E ke marre mundimin te gjesh qofte edhe nje reference per traditen e krishtere te popujve te kontinentit plak ne dokumentet themeluese te BE-se? Jo, nuk ke per te gjetur. Ky akt do te ishte gjysma e se keqes. Te njejtet burokrate e diplomate te Brukselit, ne bashkepunim te ngushte edhe me fondacionet e njerezve si George Soros, u diktojne vendeve antare te BE edhe ceshtje te moralit: homoseksualizmi, pedofilia, transgjinizmi e plot si keto. Keto jane "tradita te reja" per kontinentin plak qe bien ndesh jo vetem me moralin orthodhoks te Patrikut te Rusise, por bien ndesh me moralin e cdo te krishteri ne bote, pavaresisht se ne cilen kishe shkon e adhuron Zotin.

    Ne vendin tend te lindjes, Shqiperine e vogel matane Adriatikut, vitin qe kaloi Edi Rama me urdher te Baba Kalos (George Soros), filloi procesin e diskutimit ne Kuvend qe ne certifikatat e lindjes se femijeve, te mos kete me nje "nene" e "baba" sic ka patur qe nga krijimi i shtetit shqiptar, por te kete "Prind 1" dhe "Prind 2". Inisiativa tjeter, duke ndjekur shembullin e gjermaneve, eshte qe ne certifikatat e lindjes se femijeve te mos shkruhet as gjinia e femijes ne lindje. Jo! Femija duhet ta zgjedhi vete se cfare gjinie i perket ne liri te plote dhe mund ta ndryshoje sa here ti doje qejfi! Inisiativa e trete, qe gezon pa mase pedofilet, jane ligjet e reja te adoptimit, ku femijet e vegjel mund t'i adoptojne edhe 20 vjecare apo persona qe nuk kane familje fare. Do te adoptosh nje femije shqiptar? Shteti shqiptar ti jep femijet ashtu falas, vetem mbush nje formular te thjeshte, se femije ne Shqiperi kemi plot! Kur e pyeten Edi Ramen dhe Erion Veliaj, dy njerezit e zgjedhur te Soros ne Tirane, se perse shtyni perpara kete agjende qe nje perqindje e paperfillshme e shqiptareve e mbeshtet ne vend, a e di cila ishte pergjigjia e tyre? "Ne doni te hyni ne Evropen e Bashkuar, duhet te beni si Evropa e Bashkuar!" Pra agjendat kabaliste te Soros mbeshteten direkt dhe indirekt nga burokratet e Brukselit.

    Ti tani je nje njeri pjese e ketij realiteti. Ti jeton ne te perdite. Ti nuk arrin te kuptosh ate qe po ngjet me jeten tende. Dhe si shume njerez, ti ndihesh i pafuqishem qe te besh dicka apo ndryshosh ate qe po ngjet rreth teje. Askush nuk te pyeti ty apo mua, apo e hodhi ne vote ne referendum, nese shteti shqiptar, apo bashkimi evropian, apo shteti italian, duhet te ndiqte ligje e rregulla te tilla qe bien ndesh e shkelin me kembe natyren e njeriut. Dhe kjo eshte ajo qe po thote Patriku Kirill i Rusise.

    - Nese ti pranon moralin qe te imponohet nga forcat e erreta qe promovojne homoseksulizmin, pedofiline, transgjinine, atehere ti je i pushtuar nga djalli. Je skllav i tij.

    Dhe mesazhi tjeter i Patrikut, qe ti nuk arrin ta kuptosh e per kete nuk te ve faj pasi nuk e njeh historine e Kishes, eshte qe ai e shikon rolin e popullit rus, si populli i vetem i krishtere i mbetur ne bote, qe ende mbron traditat judeo-kristiane sic kane bere te paret e tyre. As Greqia, as Bullgaria, as Rumania, as Shqiperia e as Amerika nuk e kane bere dot nje gje te tille. Hidhu nje sy shoqerive te ketyre vendeve. Hidhu nje sy ligjeve qe nxjerrin parlamentet e tyre dhe fjalet e ligjeratat e burrave e grave te tyre te shtetit. Te gjithe duke punuar per llogari te se keqes, dhe jo te mires. Rusia eshte Roma e Trete. Roma e pare ishte vete qyteti i Romes dhe Froni i Shen Pjetrit ne Vatikan. Roma e Dyte ishte qyteti i Bizantit dhe Froni i Shen Ndreut. Roma e Trete eshte Rusia, Patriarkana e Moskes. Dhe Patriku dhe gjithe te krishteret orthodhokse me besim te forte e flake ne zemer, e shohin ate qe po ngjet jo thjeshte nje kaprico e Putinit, por si Vullnet i Vete Zotit ne qiell. Kjo eshte ora e sproves per popullin rus, qe te ndalin revanshin e se keqes ne bote qe ka shtrire duart e kembet ne mbare boten Perendimore. Patriku e quan ose njeriu do te zgjedhi te jetoje sipas ligjeve te Zotit, ligje qe lexojme ne Bibel. Ose sipas moralit te shthurrur te se keqes, qe si qellim ka jo vetem largimin e njeriut nga Zoti, por edhe shkaterrimin e vete njeriut, dhe natyres se tij njerezore.

    Gjeja tjeter qe ju nuk kuptoni eshte se ne mendjet tuaja, Zoti nuk ekziston, nuk eshte present dhe aktiv ne historine e njerezimit. E detyrimisht, ne mendjet tuaja, ka vetem aktore njerezore qe punojne per llogari te se mires e se keqes. Ne fakt, ajo qe ngjet ne boten materiale eshte vetem nje reflektim i asaj qe ka ndodhur ne boten shpirterore me pare. Nese sot po behet nje lufte ne Ukraine, ajo lufte mes engjejve te Zotit dhe demoneve te se keqes eshte bere ne boten e padukshme shpriterore me pare. Dhe asgje nuk eshte panjohur per Zotin. Kjo eshte arsyeja perse shume shenjtore te Kishes qe kane jetuar dekada e shekuj me pare, kane bere profeci dhe i kane pare ngjarjet te cilat ne po kalojme sot. Eshte Vete Zoti Ai qe lejon njerezit e zgjedhur te tij, qe te shikojne keto gjera me syte e tyre shume kohe para se te ndodhin.

    Zure ne goje edhe Patrikun e Konstandinopojes. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, nepermjet Sinodit te Shenjte te peshkopeve te saj, se bashku me disa Sinode te tjera Kishash simotra ne bote si ajo e Qipros, i kane quajtur veprimet e Patrikut Barthalomeut si veprime te nxituara dhe anti-kanonike. Patriku i Konstandinopojes ne viziten e tij te fundit ne Ukraine para se te fillonte lufta, njohu si Peshkop te Kishes Orthodhokse ne Ukraine nje peshkop qe nuk eshte zgjedhur ne menyre kanonike, sipas kanoneve te Kishes. Kjo ka sjelle nje skizem brenda vete Kishes Orthodhokse si ne Ukraine, mes besimtareve orthodhokse te devotshme, por edhe ne raportet e Patriarkanes Ruse me ate te Konstandinopojes. Dhe nuk eshte rastesi qe pasi Patriku ndermori kete hap, shteti turk doli me vendimin qe do ta kthente Kishen e Shen Sofia ne Konstandinopoje ne xhami. "As pema nuk leshon gjethen pa bekimin e Zotit!" - thosh rilindasi Jani Vreto ne Stamboll. Nga shume besimtare orthdhokse ky lajm u pa si pakenaqesi/ndeshkim i Zotit per veprimin e Patrikut. Dhe ne kete ngjarje te shemtuar do te nxjerresh edhe nje mesim te madh: sa here qe nje hierark i Kishes ben gabim, ngrihen peshkopet e tjere ne mbare boten dhe mbrojne Kishen e besimin nga gabimet e hierarkeve. Hierarket jane njerez mekatare si gjithe ne te tjeret. Zoti i plotmeshirshem na i fal mekatet te gjitheve per aq kohe sa ne i afrohemi Atij me nje zemer te penduar.

    Lexo temen "Lajme orthodhokse" per me shume se cfare ngjet ne boten orthodhokse. Niko ben nje pune te palodhur ne ate drejtim per te na informuar te gjitheve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 14-03-2022 mė 23:04

  7. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Duke shfletuar shtypin sot, shiko se cfare lajmi te cuditshem lexova, te cilin ta solla edhe ne forum, nga lagjia jote ne Evrope. Lexoje ketu. Nje ilustrim i qarte i problemit, qe nuk prek vetem Rusine dhe Kishen, por gjithe popujt qe perbejne Bashkimin Evropian.

    Nuk e lexoj Shabonin te nxitoje te hapi nje teme ne forum per kete problem qe prek direkt ate dhe familjen e tij.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 14-03-2022 mė 22:55

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    - Nese ti pranon moralin qe te imponohet nga forcat e erreta qe promovojne homoseksulizmin, pedofiline, transgjinine, atehere ti je i pushtuar nga djalli. Je skllav i tij.
    Nese ti pranon dhe justifikon per cfaredo arsye gjakederdhjen e te pafajshmeve, te grave shatezenave te femijeve akoma te palindur, te femijeve te lindur e te pambrojtujtur nga shtazeria e ruseve me idete e shekullit te kaluar,
    te familjeve qe duan te jetojne ne paqe, te civileve qe duan te jetojne vendin e tyre.
    Nese ti ende beson se bota ndryshohet me gjakederdhje e mizori, nese ti je me ate qe shkaterroi paqen ne Evrope.
    Atehere ti je nje i verber, i pushtuar nga djalli. Ti je skllav i tij!

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Dhe Patriku dhe gjithe te krishteret orthodhokse me besim te forte e flake ne zemer, e shohin ate qe po ngjet jo thjeshte nje kaprico e Putinit, por si Vullnet i Vete Zotit ne qiell. Kjo eshte ora e sproves per popullin rus, qe te ndalin revanshin e se keqes ne bote qe ka shtrire duart e kembet ne mbare boten Perendimore. Patriku e quan ose njeriu do te zgjedhi te jetoje sipas ligjeve te Zotit, ligje qe lexojme ne Bibel. Ose sipas moralit te shthurrur te se keqes, qe si qellim ka jo vetem largimin e njeriut nga Zoti, por edhe shkaterrimin e vete njeriut, dhe natyres se tij njerezore.
    Jo ne emrin tim ! Dhe ti nuk e ke te drejten as fuqine te flasesh ne emer te krishtereve orthodoke, duke e bere, ben nje mekat te rendesishem.

    Po ishe i bindur ne cfare thua, shko jeto ne "Romen e Trete". Jeto atje 1-2 vjet, sipas ligjeve te zotit Putin, jo te Zotit te madherishem, pastaj flasim bashke per lirine me te cilen tani po abuzon.
    Eshte i vetmi ilac per ty.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shaboni : 15-03-2022 mė 05:19

  9. #7

    Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Predikimi i Patriarkut tė Moskės qė skandalizon botėn, katoamerikanistėt dhe inteligjencėn Papa & Dashuria.

    E lexova kėtė titull nė edicionin online tė “Repubblica”:
    “Kirill, besniku i Kremlinit qė i ka kthyer shpinėn Papės”.
    Dhe ky, pavarėsisht nga pėrmbajtja e artikullit, tashmė ėshtė njė lajm i mirė.
    “Kirill”, pėr ata qė nuk e dinė, ėshtė Patriarku i Moskės dhe i gjithė Rusisė, kreu i Kishės Orthodhikse Ruse, ndėrsa “Papa” do tė ishte Papa Franēesku, kreu i Kishės Latine.
    Nė fund tė fundit, edhe bota e pėrfaqėsuar nga informacioni nuk ėshtė gjithmonė aq e keqe.
    Ēėshtja nė fjalė, natyrisht, ėshtė ajo ukrainase
    dhe nė kėtė rast prononcimi me tė cilin Patriarku rus
    nuk distancohet fare nga politika e atdheut tė tij, pėrkundrazi. Kėshtu qė unė vazhdoj tė lexoj dhe shfletoj midis agjencive tė lajmeve
    dhe gazetave qė flasin pėr atė qė, sipas vulgatės kryesore,
    do tė ishte "predikimi shokues” i mbajtur tė dielėn e kaluar
    mė 6 mars nga Patriarku Kirill.
    Meqenėse shumė gazetarė, siē mėson shprehja e vjetėr,
    si koka tė mira prej letre,
    shpesh ėshtė zakon t'u shpjegojnė tė tjerėve
    atė qė as ata nuk e kanė kuptuar,
    nė kėtė rast nuk thonė se pėr tė dielėn orthodhokse
    6 marsi ėshtė "E diela e faljes",
    ėshtė ajo qė i paraprin fillimit tė Kreshmės
    dhe qė nė kėtė kontekst duhet lexuar edhe i ashtuquajturi “predikim shokues”.
    Jo se kjo e bėn mė tė pėlqyeshme pėr qellėzėn gjeopolitikisht dhe teologjikisht korrekte,
    pėrkundrazi e ngarkon me njė rėndėsi mė tė madhe
    pasi kėtė tė diel tė gjithė thirren tė kėrkojnė falje
    pėr fyerjet qė u janė shkaktuar vėllezėrve. Dhe Patriarku shpjegon me gjithė qartėsi
    se si ēdokush ėshtė i ftuar
    pėr situatėn aktuale gjeopolitike nė kėtė temė shpirtėrore,
    e cila, duhet theksuar, nuk ėshtė vetėm me karakterit ushtarak.
    Ndaj mė duket se ėshtė mirė t'i drejtohemi burimit
    dhe pėr kėtė po botojmė pėrkthimin e plotė tė "predikimit tė shokues”.
    Me kėtė pajisje banale, nė fakt, shpjegohet gjithēka:
    qė kokat prej letre tė tronditura nga fjalimi i qartė i Patriarkut tė Moskės
    u ndjenė tė ēoroditur nga fakti se njė njeri i vendosur nga
    Providenca nė krye tė Kishės sė tij ka forcėn dhe kthjelltėsinė
    pėr tė shkuar kundėr tė menduarit tė kėsaj bote.
    Nuk ėshtė rastėsi qė edhe kokat e sipėrpėrmendura tė letrave
    japin njė alarm serioz pėr tė denoncuar sulmin ndaj "Modernitetit"
    nga Patriarku i Moskės dhe i gjithė Rusisė.
    Pėr ata qė duan tė luajnė me dizinformimin them
    dhe nuk flas pėr klerikėt por,
    vė nė dukje ushtrimin e jashtėzakonshėm me tė cilin “Avvenire.it”
    ( organi i pėrditshėm i shtypit tė kishės latanine)
    shpreson njė ndarje brenda Kishės OrthodhokseRuse,
    fajtore pėr tė thėnė atė qė ēdo i krishterė duhet tė ketė tė paktėn guximin pėr tė thėnė.
    Mendoni pėr homoseksualizmin & compnay ,
    pėr tė mbrojtur popullsinė e torturuar tė Donbasit dhe,
    ky ėshtė mėkati mė i madh sipas Inkuizitorit Vogėlush,
    tė flasėsh pėr njė pėrplasje metafizike midis atyre qė janė me Zotin Trinitar
    dhe atyre qė e luftojnė atė.
    Epo, ku do tė ishin lajmet atėherė?
    A ėshtė kaq e habitshme qė njė i krishterė, njė bari i tė krishterėve,
    ėshtė kaq thellėsisht i neveritshėm ndaj asaj strehe shpirtėrore,
    psikike dhe biologjike qė ėshtė moderniteti?
    A ėshtė pėr t'u habitur qė nė thellėsi tė njė konflikti politik apo
    ushtarak tė lexoni njė komplot metafizik?
    A ėshtė pėr t'u habitur qė ai ( patriku ) di tė dallojė tė mirėn nga e keqja
    dhe e bėn grigjėn e tij tė vetėdijshme pėr ēėshtje tė tilla vendimtare?
    Por a nuk duhet tė jetė befasuese e kundėrta nė njė botė normale?

    *** *** ***

    Edhe diēka, pėrpara qė tė postoj predikimin e plotė tė Patrikut,
    them se kėshtu duhet tė flasė njė pasardhės i apostujve.
    Lė tė mendojnė si duan kush ka mendimet dhe njohuritė,
    paragjykimet dhe simpatirat …, por unė nė vitin 2000 ,
    me rastin e Jubileut isha nė Romė, dhe vetėm rikujtoj qė,
    Papa Gjon Pali II
    ēensuroi gax pride duke
    e cilėsuar si ēderim i Romės….
    Por gjėrat ndėr “lėtirėt” ndryshojnė me kohėn,
    e kėshtu latinėt harrojnė shpejt!
    Pastaj, pėrse duhet me do e mos, tė shprehemi sipas orekseve tė banderistėve kievian, Cscwab, biden, von der leyen, makron & C….?!
    Ju ftoj tė bėjmė njė analizė ndėrgjegjeve tona,
    e pastaj tė komentojmė
    Pėr ata qė jetojnė nė Perėndim,
    i kuptoj qė janė mėsuar tė shohin ndėr gazetat deklarata politikeze…
    Por qė kjo ndodh pasi kisha kėtu ka njė rėnie shpirtėrore
    qė vetėm kthimi nė origjinė e shpėton….
    Pėrshėndetje

    Shpejt do tė postoj fjalėt e Patrikut origjinale
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  10. #8

    Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Predikimi i Kirillit, Patriarkut tė Moskės dhe tė gjithė Rusisė
    6 Mars 2022 - E diela e faljes


    Nė emėr tė Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė.
    Me tė gjithė ju, tė nderuar zotėrinj, baballarė, vėllezėr e motra,
    gėzohem ngrohtėsisht pėr tė dielėn e sotme, tė dielėn e faljes,
    tė dielėn e fundit para fillimit tė Kreshmės,
    Kreshmėn e Madhe!
    Shumė besimtarė i referohen Kreshmės si njė pranverė shpirtėrore.
    Ajo pėrkon me burimin fizik dhe nė tė njėjtėn kohė
    perceptohet nga ndėrgjegjja e Kishės si burim shpirtėror.
    Po ēfarė ėshtė pranvera?
    Pranvera ėshtė rilindja e jetės, ripėrtėritja, forca e re.
    Ne e dimė se ėshtė nė pranverė qė lėngu i fuqishėm shpėrthen
    dhjetė, njėzet, njėqind kėmbė nė lartėsi,duke i dhėnė jetė pemės.
    Ėshtė vėrtet njė mrekulli e mahnitshme e Zotit, njė mrekulli e jetės.
    Pranvera ėshtė rilindja e jetės, njė simbol i madh i jetės.
    Dhe kjo ėshtė arsyeja pse nuk ėshtė absolutisht rastėsi qė
    festa kryesore e pranverės ėshtė Pashka e Zotit,
    e cila ėshtė gjithashtu njė shenjė, njė peng, njė simbol i jetės sė pėrjetshme.
    Dhe ne besojmė se ėshtė, dhe kjo do tė thotė se besimi i krishterė,
    tė cilin e ndajmė sė bashku
    ėshtė besimi qė vėrteton jetėn, i cili ėshtė kundėr vdekjes,
    kundėr shkatėrrimit, i cili pohon nevojėn pėr tė ndjekur ligjet e Zotit pėr tė jetuar.
    pėr tė mos humbur nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

    Por ne e dimė se kjo pranverė ėshtė nėn hijen
    e ngjarjeve serioze tė lidhura me pėrkeqėsimin e situatės politike nė Donbass,
    e cila ēoi nė fillimin e armiqėsive.
    Do tė doja tė them diēka pėr kėtė temė.
    Pėr tetė vjet ka pasur pėrpjekje pėr tė shkatėrruar atė qė ekziston nė Donbass.
    Dhe nė Donbass ka njė refuzim, njė refuzim themelor tė tė ashtuquajturave
    vlera qė ofrohen sot nga ata qė pretendojnė fuqinė botėrore.

    Sot imponohet njė tekst besnikėrie ndaj kėsaj fuqie botėrore,
    njė lloj kalimi pėr atė botė "tė lumtur",
    njė botė konsumizmi tė tepruar,
    njė botė "lirie" tė dukshme.
    A e dini se ēfarė ėshtė ky test?
    Testi ėshtė shumė i thjeshtė dhe nė tė njėjtėn kohė i tmerrshėm:
    ėshtė njė paradė e krenarisė sė homoseksualėve.
    Kėrkesa e shumė njerėzve pėr tė pasur njė paradė tė krenarisė sė homoseksualėve
    ėshtė njė dėshmi e besnikėrisė ndaj asaj bote shumė tė fuqishme;
    dhe ne e dimė se nėse njerėzit ose vendet refuzojnė kėto kėrkesa,
    ata nuk janė pjesė e asaj bote, ata bėhen tė huaj pėr tė.

    Por ne e dimė se ēfarė ėshtė ky mėkat,
    i cili promovohet pėrmes tė ashtuquajturave marshime tė dinjitetit.
    Ėshtė njė mėkat qė dėnohet nga Fjala e Perėndisė,
    si nė Dhiatėn e Vjetėr ashtu edhe nė Dhiatėn e Re.
    Dhe Zoti, duke dėnuar mėkatin, nuk e dėnon mėkatarin.
    Ai e thėrret vetėm nė pendim, por nė asnjė mėnyrė nuk e bėn mėkatin standard tė jetės,
    njė variacion tė sjelljes njerėzore - tė respektuar
    dhe tė toleruar - pėrmes njeriut mėkatar dhe sjelljes sė tij.

    Nėse njerėzimi pranon se mėkati nuk ėshtė shkelje e ligjit tė Zotit,
    nėse njerėzimi pranon se mėkati ėshtė njė variacion i sjelljes njerėzore,
    atėherė qytetėrimi njerėzor do tė pėrfundojė kėtu.
    Dhe paradat e krenarisė sė homoseksualėve kanė pėr qėllim tė demonstrojnė
    se mėkati ėshtė njė variant i sjelljes njerėzore.
    Kjo ėshtė arsyeja pse pėr tė hyrė
    nė klubin e atyre vendeve duhet tė keni njė paradė tė krenarisė sė homoseksualėve.
    Jo pėr tė bėrė njė deklaratė politike, "ne jemi me ju",
    pėr tė mos nėnshkruar ndonjė marrėveshje,
    por pėr tė bėrė njė paradė gay pride.
    Ne e dimė se si njerėzit i rezistojnė kėtyre kėrkesave dhe si shtypet kjo rezistencė me dhunė.
    Prandaj synohet tė imponohet me forcė
    mėkati i dėnuar nga ligji i Zotit, qė do tė thotė
    t'u imponohet njerėzve me forcė mohimi i Zotit dhe tė vėrtetės sė tij.

    Pra, ajo qė po ndodh sot nė marrėdhėniet ndėrkombėtare nuk ka tė bėjė vetėm me politikėn.
    Ėshtė diēka tjetėr dhe shumė mė e rėndėsishme se politika.
    Bėhet fjalė pėr shpėtimin e njeriut, ku njerėzimi do tė gjejė veten:
    djathtas ose majtas tė Zotit Shpėtimtar,
    i cili vjen nė botė si gjykatės dhe krijues i krijimit.
    Shumė sot, nga dobėsia, marrėzia, injoranca dhe mė shpesh ngaqė nuk duan tė rezistojnė,
    shkojnė atje, nė anėn e majtė.
    Dhe ēdo gjė qė ka tė bėjė me justifikimin e mėkatit
    qė ėshtė i dėnuar nė Bibėl
    sot teston besnikėrinė tonė ndaj Zotit,
    aftėsinė tonė pėr tė rrėfyer besimin te Shpėtimtari ynė.
    Gjithēka qė them ka mė shumė se njė kuptim teorik dhe mė shumė se njė kuptim shpirtėror.
    Sot ka njė luftė tė vėrtetė rreth kėsaj ēėshtjeje.

    Ēfarė do tė thotė veprimi nė Ukrainė sot,
    ku kishte tetė vjet tė shtypjes dhe shfarosjes sė njerėzve nė Donbass, tetė vjet vuajtje,
    dhe e gjithė bota ishte e heshtur?
    Por ne e dimė se vėllezėrit tanė dhe motrat tona me tė vėrtetė vuajnė;
    Pėr mė tepėr, ata mund tė vuajnė pėr besnikėrinė e tyre ndaj kishės.
    Dhe kėshtu sot, tė dielėn e faljes, unė, nga njėra anė,
    si pastori yt, unė ftoj tė gjithė tė falin mėkatet dhe shkeljet,
    madje edhe aty ku ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta bėrė kėtė,
    ku njerėzit grinden sė bashku.
    Por falja pa drejtėsi ėshtė dorėzim dhe dobėsi.
    Pėr kėtė arsye, falja duhet tė shoqėrohet me tė drejtėn e domosdoshme pėr tė qenė nga pjesa e dritės,
    nga ana e sė vėrtetės sė Perėndisė, nga ana e urdhėrimeve hyjnore,
    nė anėn e asaj qė na ėshtė shpallur me dritėn e Krishtit,
    me Fjalėn e Tij, ungjillin e tij, mė tė madhatė besėlidhje eėqė i janė dhėnė gjinisė njerėzore.
    E gjithė kjo tregon se ne jemi tė angazhuar nė njė luftė qė nuk ka njė kuptim fizik, por metafizik.
    Unė e di se si, pėr fat tė keq, orthodhoksėt, besimtarėt,
    duke zgjedhur nė kėtė luftė mėnyrėn e rezistencės mė tė vogėl,
    nuk reflektojnė pėr gjithēka qė po reflektojmė sot,
    por ata duhet tė jenė tė bindur pėrgjatė rrugės qė tregohet nga kompetencat.
    Ne nuk dėnojmė askėnd, nuk ftojmė askėnd nė kryq,
    le tė themi vetėm pėr veten: "Ne do tė jemi besnikė ndaj Fjalės sė Perėndisė,
    ne do tė jemi besnikė ndaj ligjit tė Tij, ne do tė jemi besnikė ndaj
    ligjit tė dashurisė dhe tė drejtėsisė dhe
    nėse shohim shkelje tė kėtij ligji, nuk do tė pajtohemi kurrė me ata qė e shkatėrrojnė kėtė ligj,
    duke fshirė kufirin midis shenjtėrisė dhe mėkatit,
    dhe mbi tė gjithė ata qė mbėshtesin mėkatin
    si njė model apo model tė sjelljes njerėzore.
    Sot vėllezėrit tanė nė Donbas, popull orthodhoks,
    padyshim vuajnė dhe nuk mund ti ndihmojmė,
    por tė jemi me ta, para sė gjithash nė lutje.
    Ne duhet tė lutemi qė Zoti ti ndihmojė ata tė ruajnė besimin e tyre orthodhoks
    dhe tė mos dorėzohen nė tundimet dhe ngasjet.
    Nė tė njėjtėn kohė, ne duhet tė lutemi qė paqja
    tė arrijė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur,
    qė gjaku i vėllezėrve dhe motrave tė ndalet tė derdhet
    dhe se Zoti ka mėshirė pėr tokėn e Donbasit,
    i cili ka sjellė gjurmėt e dhimbshme tė agresionit,
    tė mėkatit dhe urrejtjes njerėzore.
    Ndėrsa hyjmė nė sezonin e kreshmės,
    ne pėrpiqemi tė falim tė gjithė. Ēfarė ėshtė falja?
    Nėse ju kėrkoni falje dikujt ose dikush qė e theu ligjin
    ose bėri diēka tė padrejtė dhe tė keqe ndaj jush,
    ju nuk jeni duke justifikuar sjelljen e atij, por thjesht mos e urreni mė atė.
    Ai pushon tė jetė armiku juaj, qė do tė thotė
    qė falja e tij i nėnshtrohet gjykimit tė Perėndisė.
    Ky ėshtė kuptimi i vėrtetė i faljes sė njėri-tjetrit pėr mėkatet dhe gabimet tona.
    Ne falim, ne heqim dorė nga urrejtja dhe hakmarrja,
    por ne nuk mund tė fshijmė fajet e njeriut atje nė qiell;
    Kėshtu, me faljen tonė i japim keqbėrėsit tanė nė duart e Perėndisė,
    nė mėnyrė qė gjykimi dhe mėshira e Perėndisė tė kryhet ndaj tyre.
    Se qėndrimi ynė i krishterė ndaj mėkateve,
    gabimet dhe veprat penale tė njerėzve nuk janė shkaku i shkatėrrimit tė tyre,
    por se gjykimi i duhur i Perėndisė ėshtė komplet nė tė gjithė,
    duke pėrfshirė edhe ata qė marrin pėrgjegjėsi mė tė rėndė,
    duke zgjeruar humnerėn midis vėllezėrve,
    duke e mbushur me urrejtje, keqdashje dhe vdekje.
    Qė Zoti i mėshirshėm tė plotėsojė gjykimin e tij tė drejtė mbi tė gjithė ne.
    Dhe pėr tė shmangur kėtė si rezultat i kėtij aktgjykimi,
    ne gjejmė veten nga ana e majtė e Shpėtimtarit qė erdhi nė botė,
    ne duhet tė pendohemi pėr mėkatet tona.
    Ne duhet t'i qasemi jetėve tona me njė analizė shumė tė thellė dhe tė gjerė,
    duke vetė pyetur se ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė ėshtė e keqe,
    dhe nė asnjė mėnyrė nuk e justifikon veten duke thėnė:
    “Unė kisha njė diskutim me kėtė apo atė, sepse ata ishin tė gabuar".
    Kjo ėshtė njė temė e rreme, kjo ėshtė qasja e gabuar.
    Gjithmonė duhet t'i kėrkoni Perėndisė: "Zot, ēfarė bėra keq?"
    Dhe nė qoftė se Zoti na ndihmon tė realizojmė ( kuptojmė )padrejtėsinė tonė,
    pastaj le tė pendohemi thellėsisht pėr kėtė padrejtėsi.
    Ėshtė sot dita, tė dielėn e faljes, qė ne duhet tė kryejmė kėtė ndėrmarrje tė abnegacionit
    nga mėkatet tona dhe nga padrejtėsitė tona,
    impenjimi pėr tė braktisur veten nė duart e Perėndisė
    dhe ėshtė njė nga ndėrmarrjet mė tė rėndėsishme pėr tė falur ata qė na lėndojnė.
    Qė Zoti tė na ndihmojė tė gjithėve tė kalojmė ditėt e kreshmimit
    nė njė mėnyrė qė tė mund tė jemi tė denjė
    nė gėzimin e ringjalljes sė Krishtit.
    Dhe ne lutemi qė tė gjithė ata qė po luftojnė sot,
    tė cilėt po derdhin gjak,
    tė cilėt po vuajnė,
    edhe ata gjithashtu tė kėtė pjesė nė gėzimin e ringjalljes nė paqe dhe qetėsi.
    Ēfarė gėzimi ėshtė, nėse disa janė nė paqe
    dhe tė tjerėt janė nėn fuqinė e sė keqes dhe nė dhimbjen e pėrpjekjeve ?
    Se Zoti na ndihmon tė gjithė tė hyjmė nė rrugėn e Kreshmės sė shenjtė nė njė mėnyrė tė tillė, dhe jo ndryshe.
    Se vetėm Ai mund tė shpėtojė shpirtrat tanė
    dhe tė promovojė pėrhapjen e tė mirės nė botėn tonė mėkatare
    dhe shpesh tė frikshme, nė mėnyrė qė e vėrteta e Perėndisė
    tė mbretėrojė dhe tė udhėheqė racėn njerėzore.
    Amin.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  11. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Nese ti pranon dhe justifikon per cfaredo arsye gjakederdhjen e te pafajshmeve, te grave shatezenave te femijeve akoma te palindur, te femijeve te lindur e te pambrojtujtur nga shtazeria e ruseve me idete e shekullit te kaluar,
    te familjeve qe duan te jetojne ne paqe, te civileve qe duan te jetojne vendin e tyre.
    Nese ti ende beson se bota ndryshohet me gjakederdhje e mizori, nese ti je me ate qe shkaterroi paqen ne Evrope.
    Atehere ti je nje i verber, i pushtuar nga djalli. Ti je skllav i tij!
    Genjeshtra me e madhe ne bote eshte: "Djalli nuk ekziston!" Dhe njerezit e djallezuar, jane aq te mberthyer nga e keqja, aqsa erresira u duket drite dhe e verteta u duket e genjeshtert. Dhe sic eshte tipike per kete kategori njerezish qe jeton ne erresire te plote shpirterore, ata nuk arrijne as te perceptojne e kuptojne realitetin ne te cilin jetojne edhe e gjejne veten.

    - A e di sa viktima nga popullata civile kane vdekur ne 3 jave konflikt ne Ukraine?

    Numri qe nje agjensi e OKB qe merret me kete pune tha se ky numer eshte me pak se 600 civile te vdekur ne 3 javet e para te konfliktit. Se sa ushtare ukrainas apo ruse kane vdekur, nuk po i zeme ne goje pasi nuk i njohim shifrat se nuk jane bere publike.

    - A e di se sa femije vdesin ne bote ne barkun e nenes, pa pare driten e diellit, nga aborti i ligjeruar?

    8.5 milion femije qe nga 1 janari 2022 dhe deri ne diten e sotme.

    - A e di se sa femije te humbur/trafikuar ne bote, fati i te cileve nuk dihet nga familja se ku kane perfunduar eshte?

    Rreth 8 milion femiije.

    Nuk te degjoj e lexoj ty te ngresh zerin per keto krime monstruoze kunder njerezimit ne gjithe historine e tij. Beje llogarine vete ne koke se sa qindra milione femije jane vrare ne barkun e nenes nga aborti ne 30 vjetet e fundit. Sigurisht, ju nuk shqetesoheni per keto gjera, ju shqetesoheni e ngrini zerin vetem per propaganden e "bombave ruse mbi maternitete ne Ukraine". Ne te krishteret jemi te vetmit qe i ngrejme zerin per keto ceshtje, dhe i lutemi Zotit per meshire e falje per te gjithe ata qe i kryejne keto krime monstruoze dhe u duhet te jetojne me vendimet qe kane marre ne jete. Ne te krishteret jemi po ata qe lutemi per paqe, jo paqe njerezish, paqe Perendie. Paqe qe nuk vjen nga mendja e dora e njerezve, paqe qe vjen nga dora e Perendise! Paqe qe vjen nga lart nga qielli! Lutja e te krishtereve ne kete bote e mban kete bote akoma gjalle pasi po te mos ishin te krishteret e Kisha qe lutet per boten, Zoti do ti kish dhene fund kesaj bote te djallezuar me kohe!

    Por ti vazhdo ti mbushesh mendjen vetes se ti je nje njeri i virtytshem duke perseritur leksionet qe ustallaret e propagandes te japin perdite ne ekrane televizori dhe ne ekrane telefoni.

    Jo ne emrin tim ! Dhe ti nuk e ke te drejten as fuqine te flasesh ne emer te krishtereve orthodoke, duke e bere, ben nje mekat te rendesishem.

    Po ishe i bindur ne cfare thua, shko jeto ne "Romen e Trete". Jeto atje 1-2 vjet, sipas ligjeve te zotit Putin, jo te Zotit te madherishem, pastaj flasim bashke per lirine me te cilen tani po abuzon.
    Eshte i vetmi ilac per ty.
    Une nuk flas ne emer te te krishtereve ne bote. Une flas ne emrin tim si i krishtere orthodhoks, pjese e pandare e Trupit te Krishtit, Kishes Orthodhokse! Ti nuk je as i krishtere, e na vjen e na shet mend ne kendin e forumit orthodhoks ne te krishtereve orthodhokse. Meso nga Kisha dhe nga hierarket e saj, pasi qellimi i tyre nuk eshte te skllaverojne e vjedhin pushtetin e votes tende te lire sic bejne gjithe politikanet qe shikon ne TV. Qellimi i hierarkeve te Kishes eshte te te mesojne e mbrojne nga i ligu, qe shpirti yt pas vdekjes te mos mberthehet nga demonet, por te kapet nga engjejt e Zotit e te ngjitet lart ne Mbreterine Qiellore! Qellimi i tyre eshte shpetimi i shpirtit tend, or Shabon..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-03-2022 mė 11:02

  12. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Fillove te flasesh per abortin, sikur ky te ishte i lidhur me Ukrainen, apo do qe kalosh idene se mqs ne bote praktikohet aborti, atehere te bombardosh nje maternitet nuk eshte ndonje gje e madhe.

    Problemi yt eshte se shpesh flet pa ditur, jep vendime, gjykon te tjeret, vetezgjidhesh perfaqesues i besimtareve te krishtere, jep te drejten per qene i krishtere, heq te drejten per qene i krishtere, a thua kjo varet nga ty.
    I mbeshtjelle ne boshllekun e argumentave te tua dhe vetekundershtimeve qe shkruan nga posti ne post kujton se je "ne te drejten tende".

    Ti qe justifikon luften e Putinit si aksionin e Zotit, ti nuk ke kuptuar asgje se cfare eshte Zoti.
    Permend shpesh ne poste se ti je "i krishteri" ( sot biles arrite dhe te thuash se nuk jam i tille :-) ) me duket se do te sigurosh edhe vetveten ne kete.
    Dije se ne ligesite qe thua, nuk ka asnje gjurme nga krishterimi dhe nuk eshte cka nje i krishtere shqipeton, lutet e predikon.

    Per mua kjo teme mbaron ketu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shaboni : 15-03-2022 mė 13:29

  13. #11

    Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Unė si gjithmonė u shmangem debateve tė kota dhe polemikės sė pafund!
    Gjithėsesi Albo ta ka dhėnė pėrgjigjen dhe me shumė zemėrgjerėsi,
    unė do tė shtoja thjesht dy gjėra qė nė gjuhėn qė do tė mė kuptosh.
    Jam shumė dakort me ty nė pikėn qė ti pėrfundon postimet…
    Pra, tė mbyllet kėtu debati!
    Si e tha Albo, ti nuk je orthodhoks, ndaj ske si ta kuptosh predikimin me nuanca tė theksuara teologjike…
    Ti je bėrė pre ( dhe ky nuk ėshtė faji yt ) i propagandės ku jeton!
    Pėrshkallėzimi ushtarak nė Ukrainė shkon paralelisht me njė Histeri kolektive qė ka pėshtjellė tėrė Perėndimin.
    Kjo duket qartė nė ēensurėn mė ekstreme tė ēdo lloji tė informacjonit qė vjen nga Ukraina lindore….
    Vėrejmė bojkotimin e gjithėēkaje ruse, nga atletėt, futbolli, formula uno, orkestrat sinfonike e opera&balet, konkurset e maceve dhe qenėve, deri tek kultura ruse si Dostojevski ….
    Ridikolizimi i ēensurės kėtu nuk ka fund, sikurse dizinformacjoni, devijimi me dashje i lajmeve,
    dhe shtyrja e urrejtjes ndaj ēdo gjėje ruse, sikur tė pėrbėnin “rrezik rradioaktiv” !
    Ja pra ti lexon nėpėr internet komente dashakeqe dhe luftėnxizitėse dhe mjaftohesh me kaq.
    Kėtu pra qėndron gabimi yt dhe jo vetėm i yti…
    Duke u mjaftuar dhe pa kėrkuar opozitėn e informimit…, pikė bazė e demokracisė sė vėrtetė!
    Liria e fjalės = 0
    Ky trumbetim nė njė kor idealistėsh qė patriku moskovit qėnka pro-luftės,
    duke e “justifikuar” nuk qėndron!
    Pasi po ta dinin nė perėndimin e largėt, qė njė kryebari orthodhoks lutet gjithmonė pėr popullin besimtar,
    presidentin, ushtrinė, etj, nuk do tė bėnin kėsoj Gafash!!!
    Edhe kryepiskopi ynė po kėshtu lutet!
    Po kėshtu lutet edhe kryepiskopi i Ukrainės…
    Edhe patrikėt e tjerė orthodhoksė, nuk mbajnė anėn e askujt!
    Disa shembuj;
    Nė luftėn ruso-japoneze, patriku i Rusisė lutej pėr popullin dhe ushtrinė ruse…
    ndėrsa mitropoliti i Tokios pėr popullin dhe ushtrinė japoneze….
    Kėshtu me rradhė, ngjarjet e kohėve tė shkuara, konfliktet midis Bullgarisė dhe Rumanisė,
    po kėshtu ato midis serbėve dhe bullgarėve…
    Kėto janė fakte!
    Pra kisha ruse me pėrfaqėsinė e saj, nuk ka se si tė sillet ndryshe,
    thjesht pėr tė fituar simpatitė e injorancės fetare qė mbretėron nė Perėndim.
    Jam i bindur qė, kurrė nuk do tė gjesh fjalė tė shqiptuara “ proluftės “ nė rradhėt e asnjė eprori tė asnjė kishe orthodhokse…
    Kuptohet qė, ai vend me kishėn e saj autoqefale, qė nuk merr pjesė nė konflitin nė fjalė, e ka tė lehtė tė pronuncohet.
    Por gjithnjė, tė gjithė janė hapur kundėr luftės dhe derdhjes sė gjakut, pėrfshirė edhe patrikun qė po flasim.
    Por ska se si tė pretendohet qė njė patrik tė “bėjė hasha” tė mohojė detyrėn e tij .
    Pra tė shprehet nė mbrojtje dhe lutet pėr besimtarėt e kishės qė udhėheq!
    Tek e fundit, nė perėndimin ku ti dhe unė jetojmė, jemi mėsuar me deklarata hapur politike, tė krerėve fetarė, por kjo nuk ka si tė pretendohet pėr primatėt e Kishės Katolike Apostolike,
    pra orthodhokse!
    Unė tė kėrkoj ndjesė qė duke zgjatur postimin, tė kam lėnduar ndoshta ( mė beso, nuk ėshtė fare qėllimi im ), por kėrkova tė pėrgjigjem me njė gjuhė qė ėshtė mė e kuptueshme pėr tė gjithė.
    Pra pa u thelluar nė shpjegime teologjike….
    Jam i mendimit qė nuk ėshtė as rasti dhe as nevoja qė, anėtarėt e njė forumi, dhe mė pak akoma qė besimtarėt e njė kishe autoqefale, tė marrin pjesė nė orkestrėn histerike propagandiste!
    Mė e mira ėshtė qė tė qėndrojmė asnjanės dhe thellojmė vetė informimin tonė,
    nėse dėshirojmė.
    Tė tjerat ēdo njeri i di vetė!
    Patriku i gjithė rusėve tha:
    “ nuk ka falje pa drejtėsi “
    E unė jam shumė dakort!
    Pasi teoria me praktikėn, qėndrojnė larg…..
    Pėrshėndetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 16-03-2022 mė 08:12
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  14. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Thumbs down Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Pa respekt!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 16-03-2022 mė 07:56 Arsyeja: Pa respekt!

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar SERAFIM DILO pėr postimin:

    King Bardhyl (16-03-2022)

  16. #13

    Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Ju lutem, do tė komunikojmė me respekt dhe seriozitet,
    ndryshe do tė mbyllet kjo temė!
    Pasi qė nuk ka argumente, ėshtė fare e lehtė tė kalohet nė banalitet.
    Ndaj ju ftoj tė postoni me respektin qė ka njerėz kėtu,
    qė nuk ka se si tė konsiderohen Fajtorė, pėr sa ndodh nė Ukrainė.
    Faleminderit pėr mirėkuptimin!
    Pėrshėndetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  17. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Kisha orthodokse ruse dhe lufta ne Ukraine

    Mbetem gjithmone nje popull "shalshqyer".Nje shalé nga perendimi dhe nje shale nga lindja .

    Mbetoja se fajin e kishte osmanizmi dhe ekstremizmi musulman per shalshqyerit shqipatar. Po tani po e kuptoj qe ka me shume shalshqyer shqiptar ekstremist ortodoks sesa nga fete e tjera !

    Jemi bere "Zot na ruaj " Mbetem qe mbetem shalshyer. As liria dhe as demokracia nuk na bejne njerez qe ti perkasim ketij perendimi.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-02-2014, 10:52
  2. Protesta nė Ukrainė kundėr marrėveshjen pėr bazėn ruse nė Detin e Zi
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2010, 17:15
  3. Lajme te fundit nga Kisha Orthodokse...
    Nga isidor nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 05:11
  4. Ukraine - Policia ndalon autokolonat ushtarake Ruse , shtihen tensionet.
    Nga Glaukia88 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-07-2009, 16:03
  5. Kisha orthodokse,Kosova,dhe emigrantet shqiptare ne Greqi
    Nga FLORIRI nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •