Koncert me 300 artistë në Pallatin e Kongreseve - Të ardhurat shkojnë për familjet në Ukrainë
3 Dhjetor 2022
110-vjetori i Forcave të Armatosura festohet përmes një koncerti, në të cilin marrin pjesë 300 artistë nga 10 shtete të botës.
Drejtori artistik, Arben Skënderi thotë se do të këndohet për paqen, ndërsa zbulon se të ardhurat do të shkojnë në mbështetje të familjeve të lënduar nga lufta në Ukrainë.
Koncerti madhështor me 300 artistë nga 10 vende të ndryshme të botës, për të festuar 110-vjetorin - vjetorin e Forcave të Armatosura, u performua para publikut mbrëmjen e së shtunës në Pallatin e Kongreseve. Drejtori artistik, Arben Skënderi tha se repertori muzikor është i përzgjedhur e se artistët këndojnë për paqen.
“Do të ekzekutojnë jo vetëm himnet tona kombëtarë, jo vetëm himnet e NATO-s dhe Europës por mbi të gjitha një repertor të gjërë shqiptar.
I kanë pranuar dhe është një gjë fantastike muzikën shqiptare sot, himni ynë kombëtar do të luhet nga këto vende të NATO-s, pra partneriteti ynë është i gjithëanshëm dhe siç e kemi parë dhe titullin e eventit është për paqen. Thelbi është që jemi të gjithë për të ruajtur paqen, jemi të gjithë për të participuar çfarë janë vlerat tona, vlerat e vendeve që ne përfaqësojmë”, u shpreh Skënderi.
Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve e fëmijëve të lënduar nga lufta në Ukrainë.
“Të ardhurat e këtij koncerti do të shkojnë për fëmijët e lënduar në Ukrainë. Pra, ka shumë tematika brenda, ka shumë simbolika brenda. Po këto banda na nderuan edhe në ngritjen e flamurit në Vlorë. Secili shtet përfaqësonë në radhë të parë veten e tij dhe së bashku nderojmë dhe respektojmë Shqipërinë . Dhe Kosova është mes nesh, megjithëse nuk është anëtare e NATO-s, Kosova është Shqipëria tjetër” shtoi Skënderi.
Syri.net
https://www.syri.net/arte-media/5526...et-ne-ukraine/
Krijoni Kontakt