Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Pas humbjes në zgjedhjet lokale, shtohen zërat brenda PD për dorëheqjen e Lulzim Bashës

    Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka dalë kundër Lulzim Bashës pas humbjes shkatërruese në zgjedhjet e 6 marsit.

    Emri:  ervin-salianji-707x450.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  29.2 KB

    Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se Basha është barrë e rëndë për opozitën dhe duhet të ikë një orë e më parë.

    Në vijim postimi i plotë

    Rezultati i zgjedhjeve të 6 Marsit ishte katastrofik për Partinë Demokratike. Kandidatët e PDSH në 6 bashki ishin demokratë dinjitozë, ata bashkë me demokratët bënë çdo përpjekje, por fryma popullore ishte mesazh i qartë për çdo demokrat. Opozita u dëmtua dhe mori më pak se gjysmën e votave që grumbulloi më 25 Prill, bojkoti i votuesve tregoi krizën e besimit tek opozita. Të gjithë kanë përgjegjësi për këtë situatatë, përgjegjësia kryesore është tek kryetari i partisë.

    Personalisht kam bërë beteja të ashpra duke rriskuar gjithçka, kam luftuar fort për të ndihmuar që Partia Demokratike të vijë në pushtet.

    Kam bërë beteja që Lulzim Basha të jetë kryetar i Partisë Demokratike sepse kam menduar që ishte rruga e duhur që PDSH të vijë në pushtet!

    Sot nuk mund të mbyll sytë dhe as të fshihem, duhet ta lexojmë realitetin duke marrë çdo përgjegjësi, por përgjegjësia kryesore bie tek kryetari i partisë!

    Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është barrë e rëndë për opozitën!

    LB duhet të bëjë hap pas dhe të krijojë mundësinë që PD të zhvillojë zgjedhje!

    Demokratët janë fitues, nuk pranojnë të quajnë fitore vendin e tretë! Partia Demokratike do të ribëhet, forca dhe energjia e demokratëve është e pashtershme!

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pas humbjes në zgjedhjet lokale, shtohen zërat brenda PD për dorëheqjen e Lulzim Bashës

    Deputetët i kërkojnë Bashës dorëheqjen, nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve

    Emri:  basha-1536x1024.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  36.7 KB

    Në një kohë që deputetët e PD-së i kërkojnë Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen për shkak të rezultatit katastrofik që PD-ja mori në zgjedhjet e 6 marsit, kryetari ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve. Mbledhja ka nisur që në orën 17:00. Dje u bë me dije se PD do të mbledhë strukturat e saj për të analizuar humbjen e 6 bashkive në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pas humbjes në zgjedhjet lokale, shtohen zërat brenda PD për dorëheqjen e Lulzim Bashës

    Një tjetër deputete kërkon që Basha të dorëhiqet, Ilda Dhori: Na ka çuar në shtigje pa krye

    Emri:  Dhori.jpg

Shikime: 74

Madhësia:  21.7 KB

    Deputetja e PD-së, llda Dhori i bashkohet kolegëve të saj që kërkojnë që Lulzim Basha të japë dorëheqjen si kryetar, kjo pas humbjes drastike të PD në zgjedhjet e 6 marsit. Për të, me Bashën në krye, demokratët janë çuar në shtigje pa krye. Përmes një postimi në facebook, ajo thekson se të ndarë, demokratët nuk kanë më shpresë. ”6 marsi duhet të shërbejë si një leksion i fortë për të parë e lexuar realitetin, dhe për të marrë vendime konkrete, radikale secili prej nesh. Kjo me qëllimin e vetëm, atë të përbashkimit të të gjithë demokratëve, e pas kësaj të gjithë shqiptarëve, duke parë tek PD alternativën reale për vendin”.

    Postimi i plotë

    Jemi te gjithe deshmitare te nje rrugetimi te veshtire, prej shtatorit, te familjes sone politike Partise Demokratike te Shqiperise, duke na çuar në shtigje pa krye. Me keqardhje kam pare e ndjere nga afer, urrejtje mes demokrateve te sakrifices, te cilet kane luftuar perkrahe njeri- tjetrit, pergjate opozites se gjate e te veshtire te PD. Sot demokratet jane te perçare me shume se kurre; Duke luftuar me njeri tjetrin dhe karrigen e kryetarit, harruam armikun e vertete te shqiptareve dhe demokracise, kete regjim, qe po na merr frymen çdo dite ne vendin tone, duke detyruar shumekend ta braktise Shqiperine tone, pa mundesi zgjedhjeje.

    Rezultatet e 6 marsit treguan qarte, se sigla e PD ka humbur vleren dhe fuqine e saj; Demokratet ne shumicen e tyre, per here te pare nga themelimi i saj, braktisen siglen e PD, siglen e sakrifices se tyre shumevjeçare. Ne 6 mars, çarja e PD ne dy copeza, pavaresisht dimensioneve, na beri te qarte si drita e diellit, mua, çdo demokrati e shqiptari, se te ndare nuk jemi alternative per njerezit. Te ndare nuk jemi alternative per shqiptaret. Te ndare, madje nuk jemi alternative as per demokratet, ku ndoshta nje pjese e vogel e tyre, bazuar ne rrethanat specifike, kane humbur shpresen dhe kane zgjedhur te votojne regjimin.

    TE NDARE, PO LARGOJME SHPRESEN E DEMOKRATEVE DHE SHPRESEN E SHQIPTAREVE!
    Mendoj se 6 marsi duhet te sherbeje si nje leksion i forte, per te pare e lexuar realitetin, dhe per te marre vendime konkrete, radikale,secili prej nesh, me qellimin e vetem, ate te perbashkimit te te gjithe demokrateve, e pas kesaj te gjithe shqiptareve, duke pare tek PD alternativen reale per vendin!

    Personalisht kam kerkuar publikisht, per gjithesecilin pavaresisht pozicionimit pergjate muajve te fundit, te dalim pertej egos personale, duke filluar nga z.Basha, i cili duhet te dorehiqet nga funksioni si kryetar i PD, bashkimin e te gjithe demokrateve dhe çuarjen e PD ne nje proçes zgjedhor model, meritokratik, duke respektuar vullnetin e çdo demokrati te thjeshte. PD ka nevoje per nje lider te ri, te pranuar, zgjedhur e respektuar nga çdo demokrat e demokrate!

    BASHKIMI, RESPEKTI DHE VLERESIMI BRENDA FAMILJES SONE, eshte guri i pare i themelit, per te ngritur nje PD TE FORTE, ALTERNATIVE KONKURUESE DHE FITUESE, NDER SHQIPTARET

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pas humbjes në zgjedhjet lokale, shtohen zërat brenda PD për dorëheqjen e Lulzim Bashës

    Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti: Lulzim Basha duhet të ik menjëherë!

    Emri:  800-0-0030eb26cbe98dc1b5c85581898e33de.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  34.2 KB

    Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës nga Partia Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 Marsit.

    I ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Alizoti i quajti absurde justifikimet e Bashhës për të mos u larguar nga PD.

    ‘U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet’, tha Alizoti.

    Sa i përket deklaratës së Bashës i cili tha se nuk njeh asnjë humbje, Alizoti tha se kreu i PD nuk jeton me realitetin.

    Sipas tij është e palogjikshme që të qëndron në krye të një partie të cilën e ke shkatërruar.

    ‘U shokova kur dëgjova deklaratën e tij se ai nuk njeh humbje. Ky njeri sikur vjen nga Kozmosi. Ai duhet të largohen menjëherë’, deklaroi Alizoti.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-03-2022 më 12:40

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pas humbjes në zgjedhjet lokale, shtohen zërat brenda PD për dorëheqjen e Lulzim Bashës

    Dha dorëheqjen si nënkryetar i PD, Gjekmarkaj: Berisha dhe Basha të bëjnë një hap pas

    Emri:  Agron-Gjekmarkaj.jpg

Shikime: 69

Madhësia:  26.1 KB

    Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD, deputeti Agron Gjekmarkaj, bëri me dije se jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Partisë Demokratike.

    Në një reagim në facebook, thirrja e tij është që Basha dhe Berisha të bëjnë një hap pas, ku edhe ka treguar pse e mori vendimin.

    “Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëjë një hap pas SB dhe LB. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi.

    Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD”.

    Koha Jone

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Pas humbjes në zgjedhjet lokale, shtohen zërat brenda PD për dorëheqjen e Lulzim Bashës

    Edhe nje lider europian qe kemi po na i kerkojne dorheqjen ! Ai eshte lider qe s'ka humbur asnjehere edhe keta kerkojne dorheqjen !

    Nuk ka lider europian qe te japi dorheqjen kur del i dyti ose i treti.Vendi i dyte dhe i treti jane vende nderi. Pastaj te gjithe ata qe abstenojne ose nuk votojne supozohet qe mendonin se do te votonin per Bashen,keshtu qe shpresa se asnjehere nuk ka per te humbur zgjedhjet vazhdon.

    Nuk ka rendesi fiton apo nuk fiton,rendesi ka qe nuk humb. Fitues, nuk eshte ai qe fiton por ai vazhdon ta argumentoje gjithmone qe nuk ka humbur. Kot nuk thone ;qe kush ka deshire te fitoj e ndjen veten humbes. Njerezit nuk ndahen vetem ne fitues dhe humbes, ka dhe njerez qe vetem nuk humbasin edhe pa fituar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 08-03-2022 më 15:33

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Neteorm (08-03-2022)

  8. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pas humbjes në zgjedhjet lokale, shtohen zërat brenda PD për dorëheqjen e Lulzim Bashës

    Basha eshte kryetari me i kontestuar ne rang nderkombertar. Veshtire ta konkuroje ndonje politikan ne bote per statusin e merituar te humbesit serial. Jo vetem shqiptaret por as nderkombetaret nuk jane te gatshem te vejne me bast per te.

    Po pertej Lulit, opozita shqiptare sot eshte e detyruar te riformohet, me ide, figura, mentalitet etj etj. Perveç denoncimit te skandaleve, teper e rendesishme zbritja e saj ne terren per te evidentuar problemet reale te njerzve. Po nuk ndodhi kjo gjykoj se do vazhdojne t’i japin gjithmone e me shume oksigjen qeverise Rama…
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 08-03-2022 më 16:23
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    Neteorm (08-03-2022)

  10. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Pas humbjes në zgjedhjet lokale, shtohen zërat brenda PD për dorëheqjen e Lulzim Bashës

    Eshte nje situate skandaloze. E shkaterruan PD-ne. Kam fituar thote debili. Nuk iken ai, nuk jep doreheqje. Punen e kryetarit e ka biznesin me fitimprures te jetes se tije dhe do ta shfrytezoje deri ne fund.

  11. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pas humbjes në zgjedhjet lokale, shtohen zërat brenda PD për dorëheqjen e Lulzim Bashës

    Disa vrojtime interesante:

    1. Zgjedhjet e pjesshme lokale, i dhane nje mundesi elektoratit shqiptar qe te votoje e tregoje se kush eshte opozita e vertete. Dhe shqiptaret votuan e thane qe ata nuk kane besim ne opoziten e ofruar nga Lulzim Basha.

    2. Njerezit me te afert ne PD te Lulzim Bashes, moren edhe nje mesim te madh demokratik. Sado e madhe te jete mbeshtetja nderkombetare nepermjet ambasadave ne Tirane, asgje nuk e zevendeson votebesimin e shqiptareve qe jetojne ne ate vend. Politikan nuk te ben ndihma e nderkombetareve, te ben vota e shqiptareve. Dhe te gjithe njerezit e Bashes ne PD, qe kane dy pare mend ne koke, e kuptuan qe nese duan te kene nje karriere politike, ata nuk mund te ndjekin pas nje njeri qe ka humbur besimin e elektoratit shqiptar.

    3. Interesant eshte edhe fakti qe sot shume deputete te Bashes, kane gjetur kurajon qe ose te japin doreheqjen nga funksionet e partise, ose te kerkojne doreheqjen e Lulzim Bashes. Nje shembull i mire edhe per krahun tjeter te politikes, krahun qe jeton ende me kulturen komuniste. Socialistet i shohin ndryshimet e transformimin qe po kalon PD sot dhe bejne pyetjen e thjeshte qe nuk ka nevoje per pergjigje: Po ne socialistet, perse nuk kemi kurajo e kulture qe te ngrejme zerin kunder drejtuesve te partise kur keta humbin besimin e qytetareve ose marrin vendime ne dem te interesave te qytetareve te atij vendi?

    4. Shqiptaret deshmuan ne keto zgjedhje se edhe pse ata kane humbur besimin tek politika shqiptare, ata nuk jane koloni. Ata nuk qeverisen nga ambasadoret e huaj ne Tirane.

    Albo

  12. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pas humbjes në zgjedhjet lokale, shtohen zërat brenda PD për dorëheqjen e Lulzim Bashës

    Reagon deputetja Grida Duma: Basha po keqpërdor PD-në për interesa personale

    Emri:  grida-duma.jpg

Shikime: 64

Madhësia:  26.3 KB

    Reagon Grida Duma, deputete e PD, pas keqpërdorimit që Basha po i bën PD.
    Ja statusi i saj në facebook:

    “Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyne nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë: .
    Lulzim, kepërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam Nën/Kryetare Partie dhe keqpërdorimi që po i bën institucioneve të partisë duke futur njerëz si ish-kandidati i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tënde dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqpërdorimit të Partisë Demokratike.
    T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”.
    Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me rradhë të vije në Durres dhe të denoncoje aferen e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!
    Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhines duke i vene sikur ka thënë gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi.
    Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe qē zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”!
    Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerezve.

    Koha Jone

  13. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Pas humbjes në zgjedhjet lokale, shtohen zërat brenda PD për dorëheqjen e Lulzim Bashës

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Basha eshte kryetari me i kontestuar ne rang nderkombertar. Veshtire ta konkuroje ndonje politikan ne bote per statusin e merituar te humbesit serial. Jo vetem shqiptaret por as nderkombetaret nuk jane te gatshem te vejne me bast per te.

    Po pertej Lulit, opozita shqiptare sot eshte e detyruar te riformohet, me ide, figura, mentalitet etj etj. Perveç denoncimit te skandaleve, teper e rendesishme zbritja e saj ne terren per te evidentuar problemet reale te njerzve. Po nuk ndodhi kjo gjykoj se do vazhdojne t’i japin gjithmone e me shume oksigjen qeverise Rama…
    PD perveç emrave te rinj,figurave ideve etj ka nevoje per elektorat te ri,qe do te thote : 1) Futja e domosdoshme e emigracionit ne listat elektorale. 2) Nje ligj elektoral qe te jete i favorshem per partite e vogla. 3) Ligj per moslargimin apo ndryshimin e vendeve te punes ne administraten publike,duke filluar edhe tek komunat. Asnje parti qe vjen ne pushtet te mos kete te drejte te ndryshoje administatoret si te komunave po ashtu edhe te ministrive e me radhe. Vetem keshtu PD mundet ta luftoje sistemin ne radhe te pare dhe Ramen ne radhe te dyte. Kjo duhet te jete baza nga ku duhet te niset, ne qofte se do qe te pakten te konkuroje kunder socialisteve,pa votuesit e jashtem eshte e veshtire te shkundesh sistemin e sotem. Duhet nje rruge e re, jo siç kerkon apo shpreson PD nje rotacion te radhes.

    Pastaj ne qofte se do vertet te behet nje parti ideologjike,qe do te thote te fitoje besimin ne popull duhet te denoncoje perpara drejtesise gjerat qe ka bere vete,qe nga mos hapja e dosjeve e deri tek korrupsioni partiak. Vetem kur PD te dergoje perpara drejtesise Bashen dhe Berishen atehere populli do ti japi voten i bindur se PD do te dergoje edhe Ramen perpara drejtesise

  14. #12
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Deputetët i kërkojnë dorëheqjen, Basha pranon humbjen: Gati për gjithçka që bashkon PD

    Lulzim Bashës iu deshën 4 ditë pas zgjedhjeve të 6 marsit për të pranuar humbjen. Para gazetarëve u shpreh i gatshëm të mbajë përgjegjësi dhe theksoi nevojën për reflektim, njësoj siç ka deklaruar pas çdo rezultati zgjedhor që ka rezultuar zhgënjyes.

    Por kërkesat për dorëheqjen e tij vijuan edhe nga deputetët që ende nuk ishin shprehur deri tani. Kontaktuar nga A2 CNN, Dhurata Çupi i kërkoi kreut demokrat të largohet e të hapë garën.

    “Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen zoti Basha, që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve. PD-ja sot ka nevojë për një lider që të na çojë drejt fitores”.

    Ervin Salianji dhe Grida Duma insistojnë që Lulzim Basha ta lërë përfundimisht postin e kryetarit të demokratëve.

    Kalimin te Komisioni i Rithemelimit në krah të Sali Berishës e cilësoi kthim mbrapa. Një qasje kjo që nuk shqetëson ish-kryeministrin e PD.

    “Respektoj mendimet e cilitdo, qëllimi i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës është hapja e plotë mbi bazën e kontributeve dhe ato që pranojnë votën e lirë. Kushti i vetëm që do të pranohen janë vota e lirë, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër”, tha Berisha.

    Njësoj si Basha, edhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi u detyrua të pranojë krizën në PD, pa harruar të nënvizojë se përgjegjësitë duhen përcaktuar pas analizës dhe reflektimit.

    “Nuk është çështje karrige, por përgjegjësie”.

    Paraditen e të shtunës Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e grupin parlamentar të PD-së ku pritet të përballet me deputetët që kërkojnë largimin e tij. /a2news.com

Tema të Ngjashme

  1. 14 gafat epike të Lulzim Bashës,
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2021, 11:16
  2. Shtohen zërat brenda PS kundër bojkotit të Kuvendit nga Rama
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 19:50
  3. Shtohen zërat për dorëheqjen e ministrit nën akuzë Basha
    Nga vagabondo_nyc në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 27-01-2008, 09:32
  4. Trajneri Otto Baric jep doreheqjen pas humbjes ne Rumani 6-1.
    Nga DYDRINAS në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 28-11-2007, 15:08
  5. Shtohen zërat për dorëheqjen e kryesisë së PS
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 09-09-2005, 12:52

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •