Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Bllokohen kryeqëzimet e rrugëve në Tiranë

    Emri:  auto_Qytetaret_ne_proteste71646844614-1.jpg

Shikime: 129

Madhësia:  46.6 KB

    Mijëra qytetarë nga Tirana kanë bllokuar bulevardin kryesor para kryeministrisë, duke protestuar kundër rritjes se çmimeve. Qytetarët po flasin me radhë kundër kryeministrit.

    Revolta e tyre është e madhe pasi karburantet janë dyfishuar, çmimet e tjera po njohin rritje përditë dhe nga varferia po shkohet në mjerim.

    Të gjithë deklarojnë se çdo ditë në ora pesë pasdite do të mblidhen para kryeministrisë kundër çmimeve. Ndërsa ditën e shtunë bëjnë thirrje se në ora 11.00 të vijnë nga e gjithë Shqipëria në Tiranë.

    Ndërkohë protestues të ndryshëm kanë bllokuar kryqëzimet kryesore në Tiranë në shenjë revolte ndaj qeverisë. Vargu i makinave të bllokuara ka kapur me kilometra.

    Emri:  9-MARS-2022-PROTESTA-2_frame_16759-1280x720-1.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  40.1 KB

    Emri:  auto_Qytetaret_ne_proteste1646844619.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  45.4 KB

    Emri:  auto_Qytetaret_ne_proteste31646844632.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  55.4 KB

    Emri:  IMG_6677.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  73.0 KB

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Aktori i njohur Florjan Binaj në protestë: Të ngrihemi të gjithë siç rrëzuam diktaturën. Liderin e Ballkazanit (Ramën) e kemi në Dubai

    Emri:  ls7.jpg

Shikime: 83

Madhësia:  45.3 KB

    Një protestë e madhe para kryeministrisë kishte bllokuar krejt bulevardin kryesor të Tiranës sot nga ora 17.00 deri nga ora 19.00. Por më pas grupe protestuesish bllokuan kryqëzimet kryesore në qendër të Tiranës.

    Pjesë e protestës që u mbajt para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, ishte edhe aktori i mirënjohur i humorit, Florjan Binaj. Në fjalën e shkurtër, ai tha se kur shqiptarët u bënë bashkë, rrëzuan diktaturën. Po ashtu ai ironizoi kryeministrin që është në Dubai, duke e quajtur ”Ballkazani”.

    ‘‘Për ata që nuk e gjejnë guximin, unë ju them vetëm kaq. Shqiptarët rrëzuan diktatturën kur u ngritën të gjithë bashkë, po të çohemi të gjithë bashkë, nuk ulim vetëm taksat por do të marrim edhe atë që meritojmë si qytetar.

    Kjo fillon sot, por nuk duhet që të mbarojë me kaq. Ndërkohë që ne protestojmë, liderin e ballkazanit e kemi në Dubai”.

    Ndërkohë që folen dhjetra qytetarë në fund bllokimi i rrugëve kryesore shkaktoi bllokimin e krejt trafikut me kilometra.

    Protestuesit vendosen që çdo ditë në ora 17.00 do të mblidhen para kryeministrisë, kurse ditën e shtunë në ora 11.00 bënë thirrje krejt popullit shqiptar të vijnë në sheshin “Skenderbej” kundër rritjes së çmimeve.

    Emri:  binaj-800x450-1.jpg

Shikime: 94

Madhësia:  33.8 KB

    Koha Jone

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    saliistet ne sulm,,,, pak me respekt per popullin Albo, shqiptaret jane emancipuar mjaft per te kuptuar se kjo eshte thjeshte politike,....gjithe bota eshte ne lufte, cfare prisni
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Keto protesta ekonomike popullore, tregojne se ne ate vend ka akoma nje fije shprese. Shpresoj qe te shumfishohen si ne njerez dhe ne numer protestash.

    Kur nje popull nuk proteston per ngritje dhe abuzime çmimesh eshte nje popull qe egziston kot.

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Ky eshte imoralitet politik. S`eshte faji i qeverise, e gjithe bota eshte mbytur nga kriza. jane saliistet qe duan rremuja, po me shume i shtohen votat Rames
    https://youtu.be/oq_KSwmgysA?t=1

    Ja trimat e sales/lulit, rrugacet qe ngacmojne qytetaret
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 11-03-2022 më 09:59
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ky eshte imoralitet politik. S`eshte faji i qeverise, e gjithe bota eshte mbytur nga kriza. jane saliistet qe duan rremuja, po me shume i shtohen votat Rames
    https://youtu.be/oq_KSwmgysA?t=1

    Ja trimat e sales/lulit, rrugacet qe ngacmojne qytetaret
    Ke te drejte. Bejme DUA mos iki Rama se do vdesim per buke…
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    King Bardhyl (11-03-2022)

  8. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ke te drejte. Bejme DUA mos iki Rama se do vdesim per buke…
    Po me 2025 po ishit te zote hiqeni
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Po me 2025 po ishit te zote hiqeni

  10. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Megjithese pd-iste, ne frymen e tyre keto "thirrje" kane tendenca extra majtiste
    "mobilizimi" i rinise te kujton "gardistet e kuq" te maos ne vitet 1966-1970, non-grata i njeh mire keto
    Por, Rames me shume do t`i shtohen votat, te jeni te sigurt
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 11-03-2022 më 12:52
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Kur çmimet riten,sidomos ne nje vend me roga te vogla dhe varferi te tejskajshme.... vetem budallenjte dhe llogoristet e partise mundet te jene kundra protestave.

    Protestat ekonomike ne Shqiperi duhen te jene shume me masive dhe shume me te ashpra.

  12. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Edhe pse protestat "paqesore" njihen ne legjislacionin BE, ato jane shume te dyshimta dhe per hir te demokracise jane lejuar, por qe shpesh degjenerojne ne "jopaqesore".
    Shembull kemi France, Por cfare u be?? Asgje, qeveria vazhdoi rrugen e vet. Demokracia ka krijuar mundesine qe 1 here ne 2 vjet te shfaqim mendimin tone mbi ata qe udheheqin. Kush fiton ka pushtetin. Kaq, asgje me shume, kallamkusuri eshte abuzim me demokracine me te drejten e tjetrit. Keshtu ka ndodhur keto vitet e fundi nga pd, e po sot e njeta gje, pengojne trafikun, fyejne qytetaret, etj.
    Keto jane thjesht lufte e sales per te mbijetuar ne politike, e fshehur, u ka dhene nga1000leke e u thote kalamajve dilni rrugeve. Para ka boll se ka vjedhur aq shume sa edhe SHBA e nxorri non-grata. Shikoni kush flet, nje Cepani grua e nje pd- isti, Mema, etj., thjesht per te fituar pushtet, se sua ndjen per hallet e popullit te thjeshte.
    Duaje te afermin tend si veten

  13. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Edhe pse protestat "paqesore" njihen ne legjislacionin BE, ato jane shume te dyshimta dhe per hir te demokracise jane lejuar, por qe shpesh degjenerojne ne "jopaqesore".
    Shembull kemi France, Por cfare u be?? Asgje, qeveria vazhdoi rrugen e vet. Demokracia ka krijuar mundesine qe 1 here ne 2 vjet te shfaqim mendimin tone mbi ata qe udheheqin. Kush fiton ka pushtetin. Kaq, asgje me shume, kallamkusuri eshte abuzim me demokracine me te drejten e tjetrit. Keshtu ka ndodhur keto vitet e fundi nga pd, e po sot e njeta gje, pengojne trafikun, fyejne qytetaret, etj.
    Keto jane thjesht lufte e sales per te mbijetuar ne politike, e fshehur, u ka dhene nga1000leke e u thote kalamajve dilni rrugeve. Para ka boll se ka vjedhur aq shume sa edhe SHBA e nxorri non-grata. Shikoni kush flet, nje Cepani grua e nje pd- isti, Mema, etj., thjesht per te fituar pushtet, se sua ndjen per hallet e popullit te thjeshte.
    Propaganda perdor te gjitha mjetet e mundshme per te indoktrinuar opinionin publik.
    Ndodh shpesh qe propaganda nuk e arrin qellimin. Psh kur gruri serb blihet me te njejtin cmim ne Shqiperi dhe Kosove, eshte e pashpjegueshme perse çmimi i bukes ne Shqiperi eshte gati 2 here me i larte se ne Kosove. Tjeter shembull eshte importi karburanteve nga Shqiperia dhe Maqedonia. Maqedonia edhe mbasi paguan taksa ne portin e Durresit bashke me kostot e transportit Durres-Shkup, e ka çmimin per liter me te lire, madje dhe cilesia eshte me e mire se ne Shqiperi.
    Perballe ketyre 2 anomalive ka edhe individ qe tallen me protestuesit. Keta e meritojne plotesisht shprehjen: marrte Edi Rama nga ditet tuaja!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 12-03-2022 më 05:01
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Dita e katert e protestave, edi drama tragjedia vazhdon me perrallen fajin e ka saliu

  15. #14
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    https://youtu.be/ZSq_j73GMu4?t=162

    fjalor rrugacesh, shikoni kush flet, (ne fund)
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    Dita e katert e protestave, edi drama tragjedia vazhdon me perrallen fajin e ka saliu
    Per ate mir ben,perball Saliun,Liken dhe Lulin ka ! Kur opozita eshte kaq e paafte sa te gjej nje surat te ri,s'ke pse ti vesh fajin Rames.

    Ate pret Rama, qe Saliu,Luli dhe Meta te futen ne proteste dhe protesta shkrihet penjeher, si protestat e studenteve apo protesta e rruges se Kuksit.

    Pastaj vazhdon avazi,ti biem legenit,ku gjysma thote qe fajin e ka Saliu dhe gjysma tjeter thote qe fajin nuk e ka Saliu. Se kjo gjysma e dyte ka nja 10 vjet qe thote qe Saliu eshte terhequr nga politika,kjo po qe ka qene peralle...qe ka bere dhe Ramen te fitoj 3 here
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 12-03-2022 më 11:36

  17. #16
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Tiranë: Protestë e madhe qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

    Ilia Spiro gjithe ato revolta jane si pasoje e Edvinit ku cdo dite po ua shtrengon litarin njerzve dhe te tjereve kane mare emigrimin me kohe.

    Te jesh i bindur qe ne mos ne 2025 edhe ai e ka nje date qe do skadoje se qenuri aty ku eshte, po deri atehere mbajeni forte ate kerme politike..

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2014, 10:46
  2. Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 21-02-2014, 15:25
  3. Festat, fillon “çmenduria” e rritjes së çmimeve
    Nga Lioness në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-12-2006, 20:31
  4. Proteste qytetare perpara Ambasades Greke.
    Nga kacaku basket në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2004, 07:54
  5. Studentet shperthejne ne proteste para kryeministrise
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-01-2004, 17:22

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •