Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Të nderuar mësues,mësuese,arsimdashës,urime 7 Marsi dita e hapjes së shkollës së parë shqipe!!!!

    Duke e parë të pamundur futjen e gjuhës shqipe në shkollat e huaja, Komiteti Kombëtar i Korçës, i themeluar në vitin 1886, një vit më vonë, përkatësisht në fillim të vitit 1887 vendosi të krijonte shkolla shqipe të veçanta, të pavarura nga shkollat që administroheshin nga silogu grekoman. Ndërsa patriotët e Korçës dhe të Bukureshtit po përpiqeshin të siguronin pajisje, librat mësimorë dhe lokalin për shkollën, ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare – Sami Frashëri (1850-1904) dhe bilbili i gjuhës shqipe – NaimFrashëri, pas kërkesave të reja që i paraqitën qeverisë turke, shkëputën prej saj lejen, në emrin e PandeliSotirit (1843-1891) për çeljen e një shkolle private shqipe në Korçë.PandeliSotiri ishte veprimtar i shkollës shqipe, dëshmor i Rilindjes Kombëtare. Lindi në fshatin Selckë të Lunxhërisë (Gjirokastër). Në Normalen greke të Qestoratit pati mësues atdhetarin KotoHoxhi(1824-1895) i cili u mësonte nxënësve fshehurazi shkrim e këndim në gjuhën shqipe. PandeliSotiri studimet e larta për mjekësi i kreu në Vjenë. Mori pjesë në themelimin e “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip” (1879-1891) në Stamboll dhe u zgjodh anëtar i kryesisë s saj. Bashkë me publicistin rilindës JaniVreto(1822-1900) ndihmoi për formimin e degëve të “Shoqërisë së Stambollit” në kolonitë shqiptare të Bukureshtit, të Egjiptit etj. JaniVreto ishte adhurues i kulturës helene. Për këtë arsye Faik Konica (1875-1942)e quajti grekoman. PandeliSotiri drejtoi revistën kulturore, arsimore e letrare “Drita-Dituria” (1884-1885). Emri i tij është i lidhur ngushtë me shkollën e parë kombëtare shqipe Mësonjëtorja Shqipe e Korçës si drejtor i parë i saj dhe mësimdhënës i lëndëve: aritmetikë, histori, gjeografi, mësim natyre dhe gjuhë frënge. Ishte një ndër nismëtarët e themelimit të “Shoqërisë së Mësimit Shqip” (1888) në Korçë. U vra pabesisht në Stamboll nga armiqtë e çështjes kombëtare shqiptare, nga agjentët grekomanë.MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE E KORÇËS - Pas një lufte këmbëngulëse gati dyvjeçare, më 7 mars 1887 u çel në Korçë shkolla e parë kombëtare dhe laike shqiptare, drejtor i së cilës ishte PandeliSotiri. Si lokal për shkollën shërbeu shtëpia e dhuruar nga patrioti i mërguar korçar MandiTërpo.Qysh ditën e parë në këtë shkollë u regjistruan 35 nxënës. Numri i tyre erdhi duke u rritur dhe në vitin e dytë arriti në 200. Ishte një shkollë fillore me fizionomi të plotë kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Shkolla u hap në kushtet e pushtimit osman, me nismën e një grupi rilindësish dhe me mbështetjen e masave patriotike korçare dhe atyre të mërgimit. Mësimi jepej falas për nxënësit meshkuj dhe femra të çdo lloj besimi fetar apo shtrese shoqërore. Nxënësit mësonin shkrim e këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, aritmetikë, gjeografi dhe histori të botës dhe të Shqipërisë etj. Drejtuesit a saj ishin veprimtarë të shquar të arsimit kombëtar.

    Çelja e shkollës shqipe të Korçës ishte një ngjarje e shënuar dhe një fitore për gjithë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ajo ishte kurorëzimi i përpjekjeve të përbashkëta të organizatave patriotike të të mërguarve shqiptarë dhe të mëmëdhetarëve brenda vendit. Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës nuk varej dhe nuk financohej prej asnjë shteti apo shoqërie të huaj. Ajo u hap, u financua dhe u mbrojt nga populli dhe nga shoqëritë shqiptare të mërgimit.

    Dita e përurimit të saj u kthye në një ditë feste. Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, më 8 mars 1887 veprimtari i Rilindjes Kombëtare, veçanërisht i arsimit në gjuhën shqipe ThimiVasilMarko(Korçë, 1855 – Korçë, 1922) i shkruante publicistit VissarDodanit (rreth v. 1857-1939) në Bukuresht: “Dëshira jonë u mbarua; shkolla shqipe u hap, druri që mbollëm këtu e dy vjet, sot lulëzoi dhe dha pemë të ëmbla. Përpjekjet e faqezinjve grekomanë dështuan.”

    Drejtuesit e saj ishin veprimtarë të shquar të arsimit kombëtar. Turqishtja mësohej si gjuhë e huaj, më vonë u fut edhe frëngjishtja. Si tekste mësimore përdoreshin ato që ishin përgatitur nga Naimi e Samiu dhe që ishin shtypur e dërguar falas nga kolonia shqiptare e Bukureshtit. Mësonjëtorja e Korçës u bë qendër e përhapjes së shkrimit e të këndimit të gjuhës shqipe edhe për të rriturit. Ajo ishte gjithashtu qendër e përhapjes së ideve kombëtare shqiptare. Duke qenë shkollë e përbashkët për fëmijët e besimeve të ndryshme, ajo ndihmonte bashkimin e shqiptarëve pavarësisht nga feja dhe ngrinte tek ata ndërgjegjen kombëtare.

    Përveç PandeliSotirit që qe drejtori i parë i kësaj shkolle, në të punuan si drejtorë e mësues edhe atdhetarë të tjerë të shquar si veprimtari i Rilindjes Kombëtare ThanasSina(1859-1934),PetroNiniLuarasi(1865-1911),atdhetari i Rilindjes Kombëtare Naum DhimitërNaçi(1871-1927) i njohur si NuçiNaçi, veprimtari i Rilindjes Kombëtare, i shkollës shqipe dhe i shtypit shqiptar ThomaAvrami(1869-1943) etj. Th. Avrami, si delegat i Korçës, mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit (1908). Në vitet 1911-1912 drejtoi Mësonjëtoren Shqipe të Korçës.

    Në pranverë të vitit 1891, pas PandeliSotirit, drejtimin e shkollës shqipe në Korçë e mori PetroNiniLuarasi. Njëherazi, ai ndihmoi edhe financimin e shkollave të tjera në Shqipërinë e jugut. P. N. Luarasi ishte edhe zëvendëskryetar i kongresit të dytë të Manastirit, më 1-6 prill 1910, në të cilin u zgjodh përfundimisht debati për alfabetin e shqipes. Vdiq në Gostivisht më 17 gusht 1911. Sipas të dhënave të caktuara, e helmoi kleri grek, në bashkëpunim me xhandarët vendës.Shkolla e vashave në Korçë -Hapja e të parës shkollë shqipe, të njohur zyrtarisht, në Korçë më 1887, e frymëzoi Gjeraqimin dhe të motrat Sevastie Parashqevi, të hapnin një shkollë për vajzat. Me ndihmën e NaimFrashërit (1846-1900) dhe të misionarëve amerikanë e anglezë, ato morën autorizimin e duhur në Stamboll dhe më 15 tetot 1991 hapën të parën shkollë shqiptare të vashave në Korçë.

    Mësuesetë para të kësaj shkolle ishin SevastiQiriazi, FankaEfthimi, e lindur në Manastir,PolikseniLuarasi dhe ParashqeviQiriazi.PolikseniLuarasi, e lindur në Korçë në vitin 1880, ishte e para mësuese që dilte nga bankat e shkollës së parë shqipe për vashat në Korçë. Njëherazi, ajo është edhe e para tipografe femër në Shqipëri.

    * * *

    Prej vitit 1960, “7 Marsi” festohet si ditë e mësuesve dhe e nxënësve, si përkujtim i themelimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës. Në këtë festë vlerësohen traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit dhe të gjithë punonjësve të arsimit, si edukatorë të brezit të ri, si veprimtarë dhe ndërtues aktivë të një shoqërie të përparuar. Kjo ditë festohet me nderim çdo vit në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan.

    Festohet pra në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe ndër çamë. E feston edhe diaspora shqiptare në Evropë, në ShBA etj.
    Të dhënat jan marrë nga https://www.botasot.info/kultura/152...qipe-e-korces/
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Të nderuar mësues,mësuese,arsimdashës,urime 7 Marsi dita e hapjes së shkollës së parë shqipe!!!

    Gëzuar 7 Marsin ! Urime të Gjithë Mësuesve & Mësueseve të Forumit - Staf, Forumistë & Forumiste , si dhe Lexues !

    Qofshi gjithmonë të suksesshëm në këtë Mision Fisnik tuajin ! Respekt & Mirënjohje Gjithmonë !

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2022, 10:02
  2. Mesues - Urime 7 Marsi Mesues!
    Nga ZANOR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-03-2010, 19:11
  3. 13 Tetori dita e pare e Shkolles Universitare
    Nga Gloria83 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-10-2008, 19:02
  4. dita e pare e shkolles
    Nga lumee në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-01-2008, 23:22
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2005, 19:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •