Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Shqipëria e 97-ës



    ALBANIA: SARANDA: JETS ATTACK VILLIAGE


    Natural Sound
    Jets attacked a town outside the Albanian port city of Saranda on Wednesday, and local authorities said four protesters were hurt in a clash with army troops.
    The attack came despite a Defence Ministry statement issued earlier in the day which denied the government had ordered jets to bomb protesters in the south of the country.
    An Associated Press photographer saw Chinese-made MiG-15 warplanes drop a bomb next to two houses in the village of Livena, near Saranda, and the smoke from two more bombs.
    In Krania, 100 kilometres (70 miles) east of Saranda, rebels showed off their arms, including a tank and grenades.
    The smoke from MiG attacks could be seen in the hills.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Shqipëria e 97-ës



    Shqipëria “fuçi baruti”, as gjysma e armëve të 1997 nuk janë mbledhur
    Pas goditjes së bazave në të cilat u gjendën me qindra armë luftarake municione, por edhe lëndë eksplozive, Shqipëria vijon të mbesë një magazinë e madhe e armëve.

    A2 CNN ka arritur të sigurojë të dhënat zyrtare sa i përket numrit të armëve, municioneve apo dhe eksplozivëve që janë ende në qarkullim.

    Policia e Shtetit komunikoi se në harkun kohor 2015-2019 në total janë sekuestruar 4558 armë zjarri.

    Të dhënat nga Ministria e Brendshme, tregojnë se pas trazirave në vitin 1997, nga depot e armëve në vend u grabitën 16,000,000 eksplozivë, 839,310,038 municione dhe 549,775 armë. Me qëllim dorëzimin e armëve luftarake pa leje, qeveria e Shqipërisë miratoi tre amnisti për mbledhjen vullnetare të tyre.
    Amnistia e parë për dorëzimi e armëve të zjarrit u realizua në harkun kohor gusht 1998– gusht 2002.

    Amnistia e dytë u hartua në dhjetor 2002, me një amnisti dhe ligj për grumbullimin e armëve, që u miratua në 6 mars 2003, Ligji Nr. 9018 “Për grumbullimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera luftarake”.

    Ligji qëndroi në fuqi deri në vitin 2005. Një amnisti e tretë u zbatua edhe gjatë periudhës janar-prill 2017, ku u dorëzuan vullnetarisht në shkallë vendi, 1.603 armë zjarri të ndryshme, 1.558 granata dore dhe 580.634 municione të ndryshme.

    Aktualisht, në vend përllogaritet të jenë të shpërndara 325,254 armë zjarri pa leje, 720,595,182 municione dhe 14,458,614 eksplozivë.

    https://telegrafi.com/shqiperia-fuci...jane-mbledhur/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 05-03-2022 më 03:17

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Shqipëria e 97-ës




    Portreti i paautorizuar i Sali Berishes - Zone e Ndaluar - 17 qershor 2013 - Pjesa e gjashte

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Shqipëria e 97-ës


    Berisha krijoi formacion me 111 kriminelë dhe i pajisi me raketa në ’97, liroi nga burgu bandat
    Oct 3, 2020




    Report TV

    Në një kohë kur ushtria me militantë të Parisë Demokratike dhe njerëzit e SHIK-ut, me në krye gjeneralin e përgjithshëm Bashkim Gazidede, po shpartallohej dhe dezertonte në Jug të vendit, Sali Berisha, për të mbrojtur veten e tij, në mars të ’97, krijoi në mënyrë të paligjshme një formacion special i përbërë nga 111 kriminelë. Ky është një tjetër konstatim në raportin e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997. Nga hetimet e komisionit është zbuluar se formacioni i kriminelëve është pajisur edhe me raketa. Teksa krerët e reparteve refuzonin urdhrat për bombardimin e Jugut, Berisha krijoi dy garda paralele, për sigurinë e tij.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Shqipëria e 97-ës

    Shqipëria e 97-ës në kujtimet e gazetarit grek: Konflikti veri-jug dhe plaçkitja e depove të Ushtrisë
    Media greke “Protothema”, ka publikuar pjesë nga libri i gazetarit grek Stavros Tzimas i cili, siç shkruan media greke, në trazirat e vitit 1997 ka qenë në Shqipëri ku ka përjetuar disa ngjarje të dhimbshme të saj kohe në Shqipëri.

    Edhe pse versioni i tij është krejt i ngjashëm me atë që njohin shqiptarët përsëri në përshkrimin e tij ka pjesë të cilat ende janë të panjohura për realitetin dhe përjetimet e asaj kohe.

    https://abcnews.al/shqiperia-e-97-es...e-te-ushtrise/

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria Reale dhe Shqipëria e Zezë e Mediave të paguara
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-08-2016, 12:37
  2. Shqipëria dje dhe sot - Çfarë prodhon sot Shqipëria?
    Nga projekti21_dk në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 12-04-2012, 10:50
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-10-2010, 10:57
  4. Shqipëria Etnike apo Shqipëria Çetnike ?
    Nga Gjinokastra në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-11-2009, 20:05
  5. "Shqipëria e madhe" apo "Shqipëria etnike"?
    Nga RaPSouL në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 15:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •