Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 92
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    225

    Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    SHBA dhe BE ashtu si dhe bota perëndimore po shohin me shqetësim agravimin e situatës në Ukrainë ku trupat ruse rreth 12.000 ushtarë kanë kaluar kufirin për të ndihmuar dy të ashtuquajturat republika e Doneckut dhe e Luganskut, në të cilën jetojnë rrth 14 milionë rusë.
    Rreth 27 vënde kanë aplikuar ssanksione të rrepta ndaj zyrtarëve rusë të implikuar direct në konflikt, Gjermania ka pezulluar punën e Nordstream-2, por BE dhe SHBA do të largojnë Rusinë nga sistemi financiar swift, dhe plot sanksione të tjera të cilat do të përkeqësojnë situatën ekonomike në Rusi. Këto snaksione mund të tërhiqen nëse Rusia largon trupat nga Ukraina. Gjëndja ështëshumë e tensionuar edhe për shkak të deklaratave të Presidentit Putin për historinë se si u formula shteti i Ukrainës nga komunistët rusë, dhe më tepër nga firmosja e njohjes së dy republikave separatiste DPR dhe LNR, si dhe futjen e trupave të ashtuquajtura `paqeruajtëse` në këtyo zona duke shkelur sovranitetin e Ukrainës. Kjo shkelje është dënuar nga e gjithë bota dhe OKB do të bëjë një mbledhje të jashtzakonshme për të analizuar ngjarjet. Në këtë moment Ukraina ka shpallur gjëndjen e jashtzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm.
    Për të ndaluar konfliktin midis separatistëve dhe qeverisë ukrainase u miratuan draft marëveshjet Minsk -1 në 2014me pjesmarrjen edhe të OSCE, dhe Minsk -2 në 2015. Marëveshjet në fakt marëveshjet nuk u implementuan siç duhet e për këtë arësye Konflikti vazhdoi i ashpër dhe deri tani janë vrarë në këto zona 13 mijë njerëz të pafajshëm dhe rreth 5000 ushtarë ukrainas dhe separatist, janë largur mbi 61 mijë njerëz dhe është çvendosur rreth gjysma e popullsisë për shkak të luftimeve.
    Po në mars 2014 u bë një referendum në Krime ku popullata votoi për bashkimin e Rusinë. Kështu kjo pjesë i u shkëput Ukrainës duke dëmtuar integritetin e këtij shteti, me gjithë pretendimet e Ruruse së tokat janë të Rusisë.
    Përplasja e egër midis Rusisë dhe Ukrainës është shumë dimensionale, qoftë historic, qoftë gjeopolitik për të penguar Ukrainën të futet në Nato.
    Ky konflikt u acarua shumë pasi në 2004 nëpërmjet të ashtuquajturit `revolucion portokalli`` u krijuan kushte që Ukraina të integrohej në BE dhe të futej në NATO.
    Në 2014 Presidenti Janukovic detyrohet të largohet nga pushteti për shkak të trazirave të ngjashme me vitin 2004, dhe opozita e drejtuar nga Julia Timoshenko dhe ish Boksieri Klishko realizuan `revolucionin e dinjitetit` ose siç u quajt `revolucioni i Maidan-it` një vazhdim i revolucionit portokalli, e cila u shkaktua nga mos pranimi nga ana e Janukoviçit për tu integruar në BE për shkak të `kostos së lartë`.
    Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës gjithmonë popullsia e Ukrainës lindore përkrahte kandidatin prorus Janukoviç kurse Ukraina perëndimore përkrahte kandidaten Julia Timoshenku. Lëvizjet populiste treguan se sa e paqëndrueshme mbeti situate në Ukrainën me 44 milion banorë dhe me një popullsi heterogjene prej gati 20 kombësish. Ukraina u dekoministizua por tokat që përfshiheshin në shtetin ukrainës të dhuruara nga rregjimi komunist sovjetik i paraluftës së dytë botërore nuk u përfshinë në të ashtuquajturin `dekomunistizim`, por u mjaftuan me rrëzimin e monumenteve të Leninit dhe Stalinit. Pra problemet mbetën të pazgjidhura që pas rifitimit të pavarësisë së Ukrainës kur BRSS u shpërbë. Kështu që në 20 shkurt 2014 u vranë mbi 100 vetë në sheshin Maidan dhe ndodhi i ashtuquajturi revolucioni Maidan një variant i Revolucionit portokalli për shkak se opozita kërkonte integrimin në BE kurse Presidenti prorus nuk e dëshëronte. Për këtë shkak, u largua dhe emigroi në Rusi. President u zgjodh Poroshenko, i cilimori gjithë ndihmën e BE dhe të SHBA për tu integruar në BE dhe për tu përfshirë në NATO.
    Pasi u largua Poroshenko, President u bë komedianti Zelenskij të cilit i ra barra e rëndë për të përballuar situatën.
    Problem doli se krahinat ku baonin rusë me shumicë nuk ishin dakort me qeverinë qëndrore dhe sigurisht të nxitur edhe nga Rusia u ngritën në revoltë, u armatosën me armë të marra nga Rusia. Filloi një konflikt i armatosur dhe deri tani janë vrarë 13 mijë civile në zonat e Luganskut dhe Doneckut pra Donbassit.
    Trupat ruse për disa muaj rresht urreshtuan në kufi me Ukrainën duke pretenduar se po bëjnë stërvitje ushtarake. Kët trupa arritën deri në 150 mijë vetë duke përfshirë edhe trupat ruse të dislokuara në Bjellorusi.
    Futja e trupave ruse brënda territorit ukrainas tek krahinat separatiste që tashme janë njohur nga Rusia dhe Siria si republika të pavarura, pavarësisht pretendimeve të Putin se Krahinat janë rusisht folëse dhe se i janë dhënë Ukrainës në kohën e ish BRSS, përbën një shkelje të sovranitetit të një shteti dhe kjo shkelje është dënuar masivisht.
    Për këtë arësye sanksionet e vëna nga SHBA, Britani e Madhe, dhe BE si dhe nga 27 shtete të tjera, kanë për qëllim ështu siç tha dhe Presidenti Biden të frenojnë dhe të largojnë trupat Ruse nga territory ukrainas.
    Sidoqoftë përpjekjet diplomatike janë një opsion pavarësisht luftimeve dhe Perëndimi nuk i ka humbur shpresat që të realizohet një zgjidhje kompromisi, pas largimit të trupave ruse nga Ukraina, pavarëisht deklaratës së Putin se Marëveshja e Minskut, ka përfunduar me njohjen e `dy republikave të pavarura të Donckut dhe Luhanskut`.
    Rusia do ti duhet të paguajë një çmim të rëndë për këtë shkelje të ligjeve ndërkombëtare, e cila mendohet ti shkaktojë asaj një dëmtim të rëndë të ekonomisë dhe financave të saj pavarësisht se Kina ka ofruar për ta ndihmuar në këtë kohë, por duke mbajtur një qëndrim neutral.
    NATO pavarëisht se nuk mund të ndërhyjë në Ukrainë, ka forcuar krahun lindor duke dërguar trupa dhe logjistikë në Poloni, Rumani, si dhe ndihma me armatim Ukrainës, Presidenti i së cilës ka shpallur gjëndjen e jashtzakonshme. SHBA dhe NATO janë në gadishmëri për të ndihmuar Ukrainën nga `invazioni` rus.

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    Europa tani është më e bashkuar se kurrë.

    Rusët nuk mund ti rezistojnë gjatë përballjes me Europën e ShBA

    Unë jam Ukrainas!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    Simbas meje çdo gje do varet nga qendresa e ukrainasve dhe ndihma qe perendimi do ti japi Ukraines. Putini dhe Rusia po humbi luften do paguaj nje çmim te forte,ndersa po fitoj do fillojne bisedimet,traktativat-pazaret dhe ka mundesi qe Putini te dali edhe me i forte...

    Deri tani,me sa shikoj... sanksjonet kunder Rusise me duken kot,te pakten per nje afat afatshkurter,qe do te thote qe ne nje lufte te plote jane sanksione pa kuptim. Europa po ecen kuturu,deri tani e vetmja ndihme ndaj Ukraines jane 500 helmetat qe dergoj Gjermania. (ka rrezik qe edhe Shqiperia mundet ti dergonte me shume).
    Perendimi ne qofte se do ta demtoje sanksione Rusin duhet bllokade totale duke filluar nga gazi,nafta etj,etj.,ne qofte se do ta ndimoje Ukrainen te fitoj lufte (edhe se duhet ta bente me perpara) duhet te derdhi para dhe te japi armatime.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    Nuk e di nese ruset kane menduar per nje rruge dalje nga kjo situate nese plani deshton. Sepse e kane ngritur shume steken dhe nga endrra qe ata kane per rikthimin ne kufijte e Perandorise Ruse mund te shikojme nje shperberje te Federates Ruse.

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë


  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    Ka vend per diskutime pafund.
    Por pergjigjet e verteta per ket konflikt, ku Rusia sulmon Ukrainen per inat” te Amerikes/NATO mendoj se nuk i ka kush.

    Sistemi e ka perfundu ciklin…, duhet restart…, perndryshe maksimumi per 10 vite vendet dikatoriale do jene me te fuqishem se USA dhe vendet e tjera demokratike.

    USA dhe NATO duhet te mbronin Ukrainen qe ne momentin e pare kur Ruset shpallen luften.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Ka vend per diskutime pafund.
    Por pergjigjet e verteta per ket konflikt, ku Rusia sulmon Ukrainen per inat” te Amerikes/NATO mendoj se nuk i ka kush.

    Sistemi e ka perfundu ciklin…, duhet restart…, perndryshe maksimumi per 10 vite vendet dikatoriale do jene me te fuqishem se USA dhe vendet e tjera demokratike.

    USA dhe NATO duhet te mbronin Ukrainen qe ne momentin e pare kur Ruset shpallen luften.
    Vendet diktaktoriale (teorikisht ne pergjithsi) nuk mundet kurre te jene me te forta se vendet demokratike per nje arsye te thjeshte elementare ; ne vendet demokratike kur nje kryeminister-qeveri gabon humbasin zgjedhjet dhe shkojne ne shtepi ndersa ne vendet diktatoriale gabimet nuk pranohen,shtohen deri sa sistemi rrezohet. Demokracia ka te keqia sa te duash por ka nje te mire te madhe qe korrigjon gabimin o gabimet politike me ane te zgjedhjeve.
    Ne kete konflikt sido qe te perfundoje perendimi pothuajse se ka fituar,te pakten nga ana ideologjike-morale per aq sa vlen. Futja e Rusise ne lufte, si agresor apo si nje vend qe ndjek interesa te thjeshta imperialiste...qe nje fitore ne tavoline e perendimit,per vite me radhe Rusia nga sot e tutje do shikohet me sy tjeter. Nje tjeter rezultat pozitiv i kesaj lufte eshte se ne njefare mase bashkoj si Naton gjithashtu dhe vendet europiane.

  8. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    problmi kryesor tani është perëndimi që po bën gjenocid duke i vaksinuar njerëzit dhunshëm me helme që vetëm vaksina nuk janë. ne nuk duhet ti gëzohemi aspak faktit që këta jehudë të mallkuar po bëjnë gjenocid mbi racën e bardhë

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    problmi kryesor tani është perëndimi që po bën gjenocid duke i vaksinuar njerëzit dhunshëm me helme që vetëm vaksina nuk janë. ne nuk duhet ti gëzohemi aspak faktit që këta jehudë të mallkuar po bëjnë gjenocid mbi racën e bardhë
    Keto jane teorira kot,jane si teorite qe na vjedhin qeveritaret se e ka fajin Sorrosi...

    Dhunshem deri me sot e gjithe bota eshte vaksinuar dhe do vaksinohet. Shteti dhe mjeksia per kete pune jane.

    Qe jehudet e mallkuar po bejne genocit me popullsine jane teori te cilat kane filluar te qarkullojne qe kur bota ishte 1 miliard,dhe kane vazhduar dhe vazhdojne dhe sot kur bota ka shkuar 8 miliard. Nuk jam kunder teorive dhe fantazive ;por te pakten te kene nje baze historike,se po te jete per matematiken ky genocid jehud i ka sjellur botes te pakten 7 miliard njerez me shume.
    Nuk dalin "hesapet" ose fjala genocit a gjenocid duhet te kete kuptim te kundert
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 27-02-2022 më 09:24

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë


  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    Ne videon me poshte, nje tankist bjellorus i dehur i kerkon nje plaku ukrainas buke per te ngrene:
    https://twitter.com/peterslens1/stat...75272312238080

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    Nje kolone me mjete te blinduara Ruse e shkaterruar nga ukrainasit me ane te droneve turq Bajraktar:

    Kjo ka ndodhur ne nje qyteze te vogel prane Kievit, Bucha.

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    "Çunat" e Putinit:

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë


  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    Starlink:
    Emri:  Screenshot 2022-02-28 at 16-05-28 Mykhailo Fedorov on Twitter.jpg

Shikime: 121

Madhësia:  48.0 KB

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë


  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    Aplikimi i Ukraines per antaresim ne Bashkimin Europian firmosur nga Zelenski:

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë


  19. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

    Christoph Koettl
    Feb. 28, 2022, 12:21 p.m. ET2 hours ago
    2 hours ago

    Christoph Koettl
    Russian convoy north of Kyiv is now stretched out over at least 17 miles.

    Maxar Technologies
    A large convoy of Russian armed forces is moving closer to Kyiv. The group of at least several hundred vehicles was initially detected in satellite imagery from Maxar Technologies on Sunday. On Monday, it was approximately 20 miles north of Antonov Airport on the outskirts of Kyiv, and 30 miles from the city limits. The convoy is stretched out over at least 17 miles, with some gaps in the column of vehicles. The line of vehicles is so extensive that it was not entirely captured in today’s satellite imagery. In some areas, the vehicles are two to three rows deep.

    Maxar Technologies

    It is unclear if the convoy is planning to go toward Kyiv’s city center or if it will possibly join forces with other Russian troops to encircle the city.
    https://www.nytimes.com/live/2022/02...least-17-miles

  20. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë


Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-02-2018, 02:44
  2. Përleshje me grushta mes deputetëve ukrainas
    Nga {A_N_G_E_L_69} në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-05-2012, 06:03
  3. Rikthehet konflikti ruso-çeçen
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-01-2012, 16:13
  4. Zhan Zhak Ruso-Jeta dhe vepra
    Nga StormAngel në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 22:12
  5. Kush do t'i paguajë më shumë se 1 milionë dollarë
    Nga Anton në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-07-2002, 04:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •