Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Kisha nuk është me ditët e saj më të mira…

    Emri:  Screenshot_5-13-300x244.png

Shikime: 91

Madhësia:  21.6 KB

    Dom Gjergj Meta

    Kisha katolike nuk është në kohën e vet më të mirë e kjo për shumë arsye që nuk po i rradhis këtu e që shumëkush i di.

    Po ashtu, kishat orthodokse janë në zgrip të një skizme tjetër mes njëra-tjetrës.

    Jo më mirë janë përcaktimet e tjera të krishtera në shumë aspekte, sidomos në përballjen me shekullarizmin.

    E gjitha kjo është Kisha e Krishtit, pavarësisht “copave” me të cilat paraqitet në sytë e botës.

    Ne, bijtë e saj jo gjithmonë jemi sjellë si duhet, jo gjithmonë me jetën tonë kemi pasqyruar dritën që vjen nga Fjala e amshuar e Atit. Madje, e kemi penguar këtë dritë me mëkatin tonë, herë individual e herë strukturor. Ndarja e të krishterëve në katolikë, orthodoksë, ungjillorë, anglikanë e luteranë, është edhe mëkati ynë më i madh.

    Por, e gjitha kjo nuk e ka zbehur asnjëherë bukurinë e saj, pikërisht sepse Kisha nuk është e jona. Kisha është e Tij, është e Krishtit, dhe Ai i jep asaj shkëlqim, i jep jetë. Kisha është si hëna, e cila merr dritën nga dielli dhe e pasqyron mbi tokë, pavarësisht pjesëve të saj të errëta.

    Edhe kur ndonjë rrënjë apo degë e saj thahet diku, Hyji diku tjetër bën të mbijnë filiza të rinj. Edhe kur ajo përfshihet nga terri, Hyji diku tjetër ndez zjarrin e dashurisë që e ngroh dhe e ndriçon atë. Kështu ka ndodhur përgjatë tërë historisë së saj e kështu ndodh edhe sot. Ashtu sikurse fara që shpërthen në heshtje dhe pa e parë kush, ashtu Kisha ripërtërihet duke u ngritur nga hini i mëkatit të saj apo nga shkatërrimi që i vjen nga përndjekjet për shkak të emrit të Krishtit.

    Mund të them pa asnjë dyshim se pikërisht për shkak të historisë së saj, pikërisht për faktin se ajo është e përqafuar nga krahët e Tij hyjnor, ajo vazhdon të mbetet ende një zë i fuqishëm për njeriun e sotshëm e që na kujton dimensionin tonë të përtejmë.

    Ndërkohë që ajo kërkon falje për mëkatet e veta, për tradhëtitë e saj përgjatë historisë, e përtërirë nga dashuria e Hyjit, ajo nuk rresht së qëni zëri i të pazëve, streha e të pambrojturve, jehona e butësisë dhe dashurisë së Hyjit për njeriun e çdo kohe. Ajo nuk rresht së qëni nënë për çdo të pagëzuar dhe nuse e dhëndërit të saj hyjnor.

    Papa Françesku, bashkë me shumë bijë e bija të Kishës, kudo nëpër botë, po japin dëshminë e një kishe që jeton fjalën e Mësuesit dhe Zotërisë së saj: “Shpirti i Zotit është mbi mua, sepse Ai më shuguroi! Ai më dërgoi t’u kumtoj të vobektëve Ungjillin, t’u shpall robërve çlirimin, të verbërve dritën e syve; t’i lëshoj në liri të ndrydhurit, të shpall vitin e hirit të Zotit”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 21-02-2022 më 06:33

Tema të Ngjashme

  1. Cila gjuhë programimi është më e mira?
    Nga mendimi në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 21:26
  2. Kultura është Stoli,më E Mira E çdo Njeriu
    Nga Bahtir Hamza në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-06-2008, 05:40
  3. Cila eshte me e mira ?
    Nga Cimo në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 09:20
  4. Ditet E Mira
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 04:41
  5. A ka shume Kisha te krishtera apo Kisha e vertete eshte nje?
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 05:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •