Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Dikur, fuqia e tretë bërthamore…!/Ukraina pendohet që i dorëzoi raketat rusisë



    Top News- Dikur, fuqia e tretë bërthamore…!/Ukraina pendohet që i dorëzoi raketat rusisë
    Feb 11, 2022


    Top Channel Albania

    Në fund të Luftës së Ftohtë, fuqia e tretë më e madhe bërthamore në botë nuk ishte as Britania, as Franca, as Kina. Ishte Ukraina .

    Me rënien e Bashkimit Sovjetik, Ukraina e pavarur trashëgoi rreth 5000 armë bërthamore që Moska kishte vendosur në territorin e saj. Tunelet nëntokësore në bazat ushtarake të vendit përmbanin raketa bërthamore me rreze të gjatë, të afta të mbanin deri në dhjetë koka bërthamore, secila prej të cilave ishte shumë më e fuqishme se bomba e Hiroshimës.

    Por sot, ndërkohë që Rusia po përgatitet ta pushtojë, Ukraina mund të jetë penduar për largimi i këtij arsenali nga vendi dhe dorëzimin e tyre në Moskë.

    Gazeta amerikane Neë York Times raporton se armët vdekjeprurëse mund të ishin mjeti i vetëm i besueshëm për të penguar agresionin rus.

    "Ne i kemi dorëzuar aftësitë tona për asgjë. Ne i kishim armët, i dhamë dhe tani shikoni se çfarë po ndodh," tha për Neë York Times Andrei Zahorodnyuk, ish-ministri i mbrojtjes së Ukrainës.

    Pamje: AFP

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Dikur, fuqia e tretë bërthamore…!/Ukraina pendohet që i dorëzoi raketat rusisë

    Armet berthamore kane qene prone e ish bashkimit sovjetik dhe ne kembim te pavaresise ukraina ishte e detyruar tja dorezonte moskes ato arme, ne situaten e sotme ku ka presion nga te dyja anet e lindjes dhe perendimit ukraina do ishte me mire te merrte nje pozicion neutral dhe te mos behet loje dhe vegel perdorimi nga te dyja anet si ajo e lindjes dhe ajo e perendimit ,nje pozicion i tille neutral dhe larg konflikteve do ta ndihmonte shume kete vend te varfer dhe te gjitha ato risorse te medha qe ka ky vend ne vend i madh le te shkojne ne popull dhe jo te favoreve te levizjeve gjeostrategjike te fuqive te medha si bashkimi europian,usa,kina apo federata ruse ,fare mire keto risorse ne njerez dhe pasuri te tjera mund ti shfytezonte ne favor te popullit te vet,dhe per te arritur kete qellim politikanet vendas duhet te marrin ne dore fatet e vendit te vet te vendosim me nen kushtetuaes qe ky vend te ruaje neutralitetin , lufta nuk i sherben askujt dhe aq me pak nje vendi te varfer si ukraina
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 13-02-2022 më 10:38

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Dikur, fuqia e tretë bërthamore…!/Ukraina pendohet që i dorëzoi raketat rusisë

    Rusët e kanë gabim që ankohen. Atë lëmsh në Ukrainë e ka krijuar Stalini. Siç i thonë në Shqip, "tahmaja e madhe të lë pa gjë".

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Dikur, fuqia e tretë bërthamore…!/Ukraina pendohet që i dorëzoi raketat rusisë



    Top Neës – Britania nuk i beson Putinit / Dyfishon forcat ushtarake pranë kufijve të Rusisë



    Top Channel Albania

    Britania e madhe i është përgjigjur agresionit të Putinit duke dyfishuar forcat afër kufijve të Rusisë. Ndërsa frika për një pushtim të mundshëm të Ukrainës vazhdon, ushtarë shtesë, tanke dhe mjete të blinduara janë nisur tani për të forcuar trupat e NATO-s. HMS Diamond, një destrojer 1.4 miliardë dollarësh i marinës britanike dhe helikopterë Apache, do të drejtohen për në evropën lindore brenda pak ditësh – tha sekretari britanik i mbrojtjes Ben Uollace. Dhe katër avionë shtesë Typhoon të forcave ajrore britanike kanë mbërritur në qipro, të gatshëm për tu përballur me avionët ushtarakë rusë në hapësirën e kontestuar ajrore mbi Detin e Zi. Prania ushtarake në Estoni do të rritet nga 850 në 1700. Trupat nga grupi i betejës i udhëhequr nga Royal Ëelsh, do të përforcohen edhje me tanke Challenger 2 po ashtu. Ndërsa një ekip prej 350 marinsash ka mbërritur në Poloni për të përforcuar një skuadër prejk 150 inxhinierësh të ushtrisë që ndodhen atje. Mijëra trupa ndërkohë janë në gatishmëri të lartë për të reaguar ndaj një krize të mundshme refugjatësh nëse rusia pushton ukrainën.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Dikur, fuqia e tretë bërthamore…!/Ukraina pendohet që i dorëzoi raketat rusisë




    Vazhdon lufta në Ukrainë, presion e sanksione ndaj Rusisë
    Feb 26, 2022

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Dikur, fuqia e tretë bërthamore…!/Ukraina pendohet që i dorëzoi raketat rusisë


    Vullnetarët çeçenë që luftojnë për Ukrainën/Kundër Rusisë, Ramazan Kadirov është tradhëtar
    Aug 29, 2022

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2015, 13:54
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-11-2015, 13:31
  3. Pse pendohet njeriu...
    Nga FlashMx në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 19:03
  4. Moska kërcënon bazat amerikane të mbrojtjes nga raketat
    Nga RTP në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 12:55
  5. Si mund te pendohet Zoti?
    Nga FLORIRI në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 01-02-2004, 18:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •